Horoskopi Ditor
3/5/2024

Dashi

Nuk duhet të fiksoheni gjatë kësaj dite dhe të kërkoni gjëra që nuk mund të arrihen dot. Tregohuni më realistë. Nëse keni një lidhje, mos kërkoni me forcë ta mbani pas vetes partnerin tuaj, por gjeni mënyra për ta joshur si më pare atë. Kujdes me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët nuk duhet ta lini t'iu ike nga duart një rast që do iu jepet sepse më vonë do pendoheni, por nuk do mund të ktheheni dot pas. Në punë do keni shumë gjëra për të rregulluar, prandaj duhet të zgjidhni metodat më të mira. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm dhe mos blini gjëra të shtrenjta vetëm për t'ia plotësuar qejfin vetes.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News