Mërkuri do ua vërë më në pah gabimet e bëra sot dhe në momente të caktuara do jeni më të vetëdijshëm për ato që keni bërë. Për ju të dashuruarit e sotmja do fillojë qetësisht, por pas mesdite situata do nxehet, pasioni do shtohet dhe emocionet do bëhen të paimagjinueshme. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Ju beqarët më mirë t'i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do arrini të rikuperoni kohën e humbur dhe më në fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Në fakt pa ndihmën e kolegëve do kishit mbetur në vend. Në planin financiar do ju duhet maturi dhe përkujdes maksimal.