Fati nuk do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra do ju ecin keq. Për ju që keni një lidhje kjo e do jetë një dite tejet e vështirë. Nuk do merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe mund të debatoni ashpër. Nëse jeni beqarë do keni mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë sado të mundoheni të ecni përpara do ketë diçka që do ju pengojë. Qëndroni për pak minuta në qetësi, reflektoni dhe më pas vendosni çfarë do bëni. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, por mundohuni sa të mundni të ruani qëndrueshmërinë.