Horoskopi Ditor
13/7/2024

Ujori

Gjatë kësaj dite do i realizoni një e nga një të gjitha ato që keni pasur në mendje dhe do ndiheni më të plotësuar. Ju të dashuruarit do ndiheni edhe më të sigurt për vazhdimësinë e lidhjes dhe marrëdhënia me partnerin do lulëzojë. Në çdo moment emocionet do jenë të veçanta. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri dhe ka rrezik të mbeteni sërish të vetmuar. Në punë do i keni të gjitha kushtet për të arritur atje ku keni dashur, mjafton të mos ndaleni. Nëse jeni në fushën e marketingut do keni më tepër fat. Buxhetin mbajeni sa më tepër nën kontroll dhe keni për ta parë që gjendja do mbetet e kënaqshme.

Pop News
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta