Hëna, Urani dhe Mërkuri do bashkëpunojnë fort gjatë kësaj dite për t’iu siguruar qëndrueshmërinë emocionale. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e këndshme. Do jeni tejet bashkëpunues me njëri-tjetrin dhe do buzëqeshni edhe para sfidave të vështira që mund t’iu dalin. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi të afroni me forcë një person pas vetes sepse do lëndoheni dhe do lëndoni. Në punë, më në fund do konkretizoni shumë nga dëshirat që keni pasur dhe do filloni një projekt gjigand. Buxheti herë pas here do jetë shumë delikat kështu që duhet të mendoheni mirë para se të veproni.