Nëse gjatë kësaj dite ju kërkohet të nënshkruani kontrata, më mirë shtyjini për ë vonë. Sot nuk është momenti i duhur. Perspektivat për ju që keni një lidhje duken goxha të mira. Do keni një marrëdhënie pasionante dhe romaneske, e cila do ju bëjë të përjetoni kënaqësi pafund. Ju beqarët nuk duhet të kërkoni me çdo kusht ta ndryshoni statusin sepse mund të lëndoni veten. Në punë duhet ta dëgjoni me kujdes instinktin dhe intuitën. Ka shumë gjasë që ato t’iu çojnë në rrugën e duhur. Në planin financiar do jenë tre planetë që do sjellin fat kështu që gjendja do përmirësohet jashtëzakonisht.