Horoskopi Ditor
13/11/2022

Peshorja

Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shumë personalisht. Nëse jeni në një lidhje bëni të pamundurën për të shmangur tensionin dhe hapni rrugë sa më tepër. Po u treguat kokëfortë vetëm sa do i përkeqësoni gjërat dhe do vuani vetë. Nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak, as sot nuk do ndodhë ndonjë mrekulli. Do keni njohje të reja, por askush nuk do ua mbushë mendjen. Në punë nuk do doni t’iu bini në qafë të tjerëve dhe as të përfitoni nga dobësitë e disa kolegëve. Në fakt këto do jenë gabime që do ju lënë mbrapa. Për shkak të disa borxheve të marra më parë apo të disa faturave të papaguara financat do dobësohen goxha.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News