Horoskopi Ditor
13/11/2022

Dashi

Sot do fryje edhe erë e ngrohtë edhe e ftohtë për ju. Mund të keni kundërshtime të njëpasnjëshme me ata që ju rrethojnë dhe vështirë se mund t’i kuptoni gabimet. Nëse keni një lidhje duhet patjetër të dyfishoni energjinë për të bërë më të mirën. Nëse vetëm debatoni me partnerin ose nëse e lini shumë pas dore atë gjërat do marrin tatëpjetën dalëngadalë. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndryshime në jetën tuaj, por një person nuk do ju shqitet derisa t’iu bëjë për vete. Në punë me shumë gjasë do ndërmerrni edhe disa rreziqe për të treguar sesa vleni. Çuditërisht disa kolegë do ju mbështesin fort. Financat do fillojnë të dobësohen pas mesditës.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News