Sot Plutoni do nxitë shpirtin e iniciativës dhe dëshirën për të zbuluar gjëra të reja. Do luftoni fort për gjithçka dhe ne fund do ja dilni. Ju të dashuruarit do jetoni në një ambient tej mase të ngrohtë dhe të mbushur me emocione. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do arrini t’i sqaroni që në orët e para të mëngjesit. Ju beqarët do jeni shumë të sigurt për hapat që do hidhni dhe do e bëni për vete këdo që do pëlqeni. Në punë do jetë Marsi planeti që do ju japë forcë dhe kurajë. Mund të nënshkruani edhe kontrata sot. Financat mund të përmirësohen pas fitimit të një lotarie.