Mërkuri do ju bëjë më të dashur sot dhe do i shprehni më tepër pëlqimet. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni jashtëzakonisht mirë. Partneri do jetë si xhindi i llambës së Aladinit dhe do ju plotësojë çdo dëshirë që do i shprehni. Nëse jeni beqarë mund të takoni personin e duhur me të cilin do kaloni gjithë jetën. Në punë situata do jetë goxha e qëndrueshme. Do dini si të veproni në çdo moment dhe gjithçka do ju ec sipas planeve që keni bërë. Nëse jeni të papunë do ju ofrohet një mundësi goxha e mirë. Financat do i keni kujdes. Jo vetëm që nuk do shpenzoni, por do filloni te hiqni edhe disa para mënjanë.