Sipërfaqja prej rreth 370 metrash katrorë - “Air Force One” është më shumë sesa thjesht i madh. Edhe pse konsiderohet si avion privat i “POTUS”-it, ai është një mekanizëm tejet i avancuar ajror dhe me një siguri të lartë, si të ishte një kështjellë fluturuese. Po, është mjaftueshëm i madh sa për të qenë një shtëpi, që ofron hapësira për të gjithë zyrtarët qeveritarë, gazetarët, bagazhet e cilitdo prej tyre, veçanërisht të Zonjës së Parë.