E hënë, 05 Janar 2026
18:53
Milan, fanelat e reja të mundshme për sezonin e ardhshëm, frymëzohen nga e kaluara

Fanela e parë e Milanit e sezonit 2026-27 do të jetë e frymëzuar nga e kaluara dhe më konkretisht nga sezoni 1998-1999; shiritat kuqezi do të kthehen në versionin më klasik të tyre.

18:49
Përfundon seanca e parë gjyqësore për Maduron, në 17 mars caktohet e radhës

Pas rreth 30 minutash ka përfunduar seanca e parë gjyqësore për Nicolás Maduron dhe bashkëshorten e tij, pas arrestimit të tyre nga SHBA.

18:44
Në Gjykatë bashkë me të shoqin, bashkëshortja e Maduros: Nuk jam fajtore për trafik droge dhe armësh

Nicolas  Maduro  ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për katër akuzat me të cilat përballet në SHBA.

18:43
Maduro para gjykatës në Nju Jork, avokati i tij: Nuk po kërkon lirim me kusht, mund ta bëjë kur…

Avokati i Maduros thotë se klienti i tij nuk po kërkon të lirohet me kusht, por mund ta bëjë këtë gjë në vazhdim.

18:37
I prangosur në këmbë dhe me duart e lira, Maduro futet në Gjykatë me uniformën e burgut

Nicolas Maduro sapo ka hyrë në gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut i veshur me uniformë burgu dhe me këmbët e prangosura, raporton CBS News.

18:32
E bujshme / Reali i Madridit është i hapur për largimin e Vinicius, Chelsea ka gati një ofertë të jashtëzakonshme

Vinicius Jr. është në treg. Sipas The Guardian, një tabloid i njohur anglez, Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për brazilianin.

18:24
“Jam ende president i Venezuelës”/ Maduro dhe gruaja e tij para gjykatës në Nju Jork, nuk pranon fajësinë

Maduro nuk ka pranuar fajësinë para gjykatës ditën e sotme.

18:23
Shqiptarët mbrojtësit më të mirë të Serie A, formacioni i javës mban dy prej tyre…

Serie A ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 18-të të kampionatit.

18:20
‘Një i çmendur u përpoq të hynte me forcë në shtëpinë time’, Vance: Theu me çekiç xhamin e dritares, por…

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance tha të hënën se “një i çmendur” u përpoq të futej me forcë në shtëpinë e tij në Ohio duke thyer dritaret, duke vënë në dukje se ai dhe familja e tij nuk ishin aty.

18:19
Maduro paraqitet në gjykatën amerikane, Trump kërcënon vendet e tjera pas sulmeve në Venezuelë

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, është paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nju Jork pas kapjes së tij pas një operacioni amerikan të shtunën.

18:13
Në pritje të Maduros, turma njerëzish mblidhen jashtë gjykatës së Nju Jorkut

Turma njerëzish janë mbledhur pranë gjykatës së Nju Jorkut ku po shfaqet aktualisht presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro.

18:12
Celtic shkarkon trajnerin pas 6 humbjesh në 8 ndeshje që i drejtoi…

Celtic ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Wilfried Nancy pas vetëm tetë ndeshjesh në krye të skuadrës.

18:12
Drogë, rrëmbime, vrasje/ Aktakuza e rëndë kundër Maduros dhe gruas së tij

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi një padi të re kundër Presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, së bashku me gruan e tij, Celia Flores, djalin e tij Nicolas Maduro Guerra dhe zyrtarë të tjerë venezuelianë.

18:09
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, flet i dërguari i SHBA-së në OKB: Nuk po pushtojmë asnjë vend, duam një të ardhme të mirë për Venezuelën

Kapja e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, u përshkrua nga i dërguari i SHBA-së në Kombet e Bashkuara si një “operacion i zbatimit të ligjit”, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara “nuk po pushtojnë një vend”.

18:08
Gara për titullin kampion të Serisë A tashmë merr formë, një sprint i tre skuadrave që u shkëputën…

Inter, Milan dhe Napoli: shkëputje treshe. Fitoret e Zikaltërve, Kuqezinjëve dhe Të kaltërve gjatë fundjavës, së bashku me hapat e gabuar të Juventusit dhe Romës, ndoshta e kanë ndarë përfundimisht renditjen e Serie A dhe e kanë vendosur garën për Scudetto si një betejë midis Cristian Chivu, Max Allegrit dhe Antonio Contes.

18:00
Avokati i Assange, Barry Pollack, do të përfaqësojë Nicolas Maduron në gjyq

Nicolas Maduro do të përfaqësohet nga Barry Pollack, një avokat amerikan me përvojë i cili aktualisht përfaqëson Julian Assange dhe ndërmjetësoi marrëveshjen e tij për pranimin e fajësisë dhe lirimin nga burgu verën e kaluar.

17:48
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Venezuelën, Guterres: I shqetësuar për intensifikimin e mundshëm të paqëndrueshmërisë në vend, por mirëpres…

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësime në lidhje me një intensifikim të mundshëm të paqëndrueshmërisë në Venezuelë pas kapjes së presidentit të vendit Nicolas Maduro, nga SHBA-të.

17:45
Reshje të dendura dëbore në Paris, anulohen 15% e fluturimeve nga aeroportet Orly dhe Charles de Gaulle

Autoriteti i aviacionit civil të Francës u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë 15% të fluturimeve të planifikuara për këtë pasdite dhe mbrëmje nga aeroportet Orly dhe Charles de Gaulle të Parisit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në rajon.

17:34
‘Superdëshmitari’ në çështjen e Maduros, ja kush është ish-spiuni i Chávez-it që tradhtoi presidentin e Venezuelës

Akuzat për përfshirje të Nicolas Maduro-s në trafikun e drogës, të ngritura nga presidenti Donald Trump, janë parë me skepticizëm si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

17:33
Rusia humbet aleatin e saj në Venezuelë, por shpreson të përfitojë nga politika e ‘Perëndimit të Egër’ e Trumpit

Kapja e udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro nga Shtetet e Bashkuara e ka privuar Vladimir Putinin nga një aleat dhe mund të rrisë “ndikimin e naftës” të SHBA-së, por Moska po synon përfitimet e mundshme nga ndarja e botës në sfera ndikimi nga Presidenti Donald Trump.

17:26
Protestat dhe paralajmërimet e SHBA-së, Irani goditet në pikën e tij më të dobët, pse situata është kritike?

Irani nuk është i panjohur me protestat në rrugë, por disa faktorë që lidhen me trazirat aktuale i bëjnë ato shumë serioze.

17:22
I dashuruar marrëzisht pas bashkëshortes së tij, deklarata e yllit të filmave: Edhe nëse nuk do të isha aktor, do të isha martuar me Jackien

Aktori Adam Sandler beson se dashuria e tij me gruan Jackie Sandler ishte e shkruar në yje.

17:18
“Njerëzit do të bëjnë një pushim nga unë”/ Habit aktori i njohur: Shpresoj mos të më shohë askush deri në vitin 2028 sepse…

Paul Mescal, aktori i cili aktualisht është në kulmin e famës së tij, deklaroi se dëshiron të fillojë ta ‘përmirësojë’ punën e tij.

17:17
Pas deklaratave të Trump, NATO merr në mbrojtje Groenlandën

Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful tha se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për të forcuar mbrojtjen e saj nëse është e nevojshme.

17:09
“Do të marr armët”, Presidenti kolumbian i përgjigjet kërcënimeve të Trump për të sulmuar vendin e tij

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka paralajmëruar se do të “rrëmbejë armët” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin ta sulmojnë atë ose vendin e tij, pas një sërë kërcënimesh nga Donald Trump.

16:59
Ariu polar plagos tre anëtarë të një familjeje në Siberi, përfshirë një fëmijë

Një ari polar ka plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë një fëmijë, në Siberinë veriore, në një sulm të rrallë nga kafsha, thanë autoritetet lokale.

16:52
Identifikohen 116 të plagosurit nga zjarri me 40 viktima në Zvicër, shumica e tyre të mitur të moshës 14-vjeçare

Policia zvicerane ka konfirmuar se janë identifikuar 116 personat e plagosur në zjarrin tragjik që shpërtheu në barin “Le Constellation” në Crans-Montana natën e ndërrimit të viteve, ku humbën jetën 40 persona, shumica të rinj që po festonin Vitin e Ri.

16:52
Barcelona po mendon për Cancelon, por tifozët vërshojnë komentet kundra kësaj zgjedhjeje

Barcelona synon ta rikthejë Joao Cancelon në janar, por tifozëve nuk duket se u pëlqen kjo ide.

16:46
Mbi 400 turistë të bllokuar në ishullin jemenas të Sokotrës, shkak tensionet që kanë përfshirë vendin ditët e fundit

Mbi 400 turistë, përfshirë 86 qytetarë italianë, kanë mbetur të bllokuar në ishullin jemenas të Sokotrës, pasi fluturimet e tyre janë anuluar për shkak të tensioneve që kanë përfshirë vendin prej ditësh, raportojnë zyrtarët vendas për AFP.

16:41
Juventusi po bën përpjekje të reja për Chiesa-n, kanë filluar kontaktet e para për ta rikthyer në Torino

Një operacion i vështirë deri më tani, Liverpooli nuk dëshiron ta lërë të shkojë edhe pse ai nuk luan shumë.

16:33
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet për të diskutuar zhvillimet në Venezuelë

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi zhvillimet në Venezuelë.

16:27
Arrestimi i Maduros nga SHBA shkakton reagime të forta në Moskë, Kremlini flet për shkelje të së drejtës ndërkombëtare

Një bastisje e papritur në kryeqytet në mes të natës, që përfundoi me kapjen e udhëheqësit të vendit. Të nesërmen, fuqia pushtuese njofton se do ta sundojë kombin për një periudhë të pacaktuar.

16:22
Tragjedia në Zvicër, flet mes lotësh babai i një prej viktimave: Ai ishte dielli i shtëpisë sonë, herën e fundit…

Tragjedia e rëndë në lokalin “Le Constellation” në Crans-Montana të Zvicrës, ku dhjetëra të rinj humbën jetën natën e Vitit të Ri, ka goditur rëndë dhe disa familje italiane.

16:01
Qeveria zvicerane ngrin pasuritë e Maduros, çfarë do të ndodhë me llogaritë e tij

Qeveria zvicerane ka ngrirë asetet e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe “persona të tjerë të lidhur me të”.

15:41
Inter, Massimo Morati ‘hedh helm’ mbi Inzaghin: Një imitim i shëmtuar i Mourinhos, u largua shumë keq

Massimo Moratti, ish presidenti i Interit nuk ngurroi të ‘hedhë helmin’ e tij mbi Simone Inzaghit që verën e kaluar u largua nga klubi zikaltët pas finales së Ligës së Kampioneve për t’u transferuar te Al Hilal në kampionatin e Arabisë Saudite.

15:39
Presidentja meksikane dënon sulmin e Amerikës në Venezuelë: Ndërhyrja nuk ka sjellë kurrë demokraci

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka dënuar sërish ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolas Maduro.

15:31
Rënie në blerjet e fundvitit, ekspertët: Ka tkurrje të popullsisë, por është rritur edhe kujdesi për shëndetin

Nga blerja e shumtë e ushqimeve, dhuratave të ndryshme dhe mbushja e tavolinës tradicionale, shqiptarët iu larguan disi traditës festive në fundvit.

15:17
Kriza e raportit mjek-pacient, cenohet besimi/ Urdhri i mjekut: Nuk mjafton vetëm paga për të mos ikur

Tensionet mjek–pacient dhe shpesh mungesa e besimit nga ana e pacientit e kanë futur në krizë marrëdhënien ndërmjet tyre. Për vitin 2026 Urdhri i Mjekut ka gati një dokument strategjik për të përmirësuar imazhin e mjekut te qytetarët.

14:47
“Ëndërroj Realin e Madridit”/ Adoleshenti Lennart Karl ‘tërbon’ tifozët e Bayernit të Mynihut

Talenti më i fundit i Bayernit të Mynihut, Lennart Karl po mendon që tani për një të ardhme jashtë Gjermanisë. Mesfushori 17 vjecar që është lojytari më i ri në historinë e Bayernit që shënon në ndeshje të Ligës së Kampioneve, ka bërë që të shpërthejnë kritikat dhe të ngrihen dyshime për të teksa pranoi se ëndërronte të luante për Realin e Madridit.

14:42
Reshje intensive shiu, paralajmëron IGJEUM: Rritje e rrezikshme e prurjeve deri të enjten, ja zonat më të prekura

Këtë pasdite dhe ditën e nesërme priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.

14:41
Emri/ Emërohet drejtori i ri i UKT, ja kush do të zëvendësojë ish-kreun që u shkarkua në ditët e fundit të vitit 2025

Flauers Shoshi është emëruar në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT).

14:24
Kisscam-i 16 sekonda i Coldplay i shkatërroi jetën, rrëfehet ish-shefja e HR-së, Kristin Cabot: Vajza shpërtheu në lot, u mbylla në një shtëpi në mal dhe…

Për herë të parë, ish-drejtoresha ekzekutive e Astronomer flet publikisht për panikun pasi pa videon, ndikimin mbi fëmijët e saj dhe rrezikun e turmës online.

14:21
I dëbuar dy herë nga Britania, 31-vjeçari shqiptar sfidon drejtësinë angleze dhe publikon pamje nga jeta luksoze

Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dorian Puka, i dëbuar dy herë nga Britania, ka sfiduar drejtësinë britanike duke u parë duke festuar në seksionin VIP të klubit ekskluziv Cirque le Soir në Mayfair, Londër.

14:19
Emri/ Goditi disa herë me thikë një person në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje.

14:17
Nusja rreh vjehrrën në Lushnjë, “merr hak” i biri

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnjë, ku nusja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës, e më pas ajo është dhunuar nga bashkëshorti.

14:16
Formula 1/ Guanyu Zhou, piloti rezervë i Cadillac, debutueses në Botëror

Guanyu Zhou do të jetë piloti rezervë i Cadillac në Botërorin e Formula 1 të këtij viti. Piloti kinez i bashkohet skuadrës amerikane që do të bëjë debutimin në kampionatin më të rëndësishëm të garave automobilistike, në rolin e pilotit rezervë, ndërkohë që ata titullarë do të jenë Valtteri Bottas dhe Sergio Perez, ndërsa në rolin e kolaudatorit është Colton Herta që do të garojë në kampionatin e Formula 2.

14:11
Maduro përpara gjykatës, kush është gjyqtari 92-vjeçar që është caktuar për çështjen e presidentit venezuelian

Çështja e bujshme penale kundër presidentit venezuelian Nicolás Maduro i është caktuar gjyqtarit federal 92-vjeçar Alvin K. Hellerstein, i cili u nominua dhe u konfirmua në këtë detyrë nga presidenti Bill Clinton në vitin 1998.

13:59
“Karantinë ushtarake nafte”, plani i Trump për Venezuelën: Cisternat nuk lëvizin pa urdhër

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio njoftoi se presidenti Trump do të përdorë një të ashtuquajtur “karantinë ushtarake nafte” për t’u siguruar që Venezuela të zbatojë urdhrat e SHBA-së pas përmbysjes së liderit të saj Nicolás Maduro, mesazh i destinuar edhe për veshët e drejtueses së re të vendit, besnikes së tij Delcy Rodriguez.

13:55
Zv/Presidenti i UEFA, Boniek: Jam kundër botërorëve me 48 skuadra, Polonia, sfidë e vështirë me Shqipërinë

Duke nisur nga edicioni i këtij viti, Botërorët e futbollit do të jenë me 48 skuadra. Por një situatë e tillë jo të gjithë e kanë pritur me entuziazëm dhe një prej tyre është presidenti i nderit i Federatës Polake dhe njëkohësisht zv/presidenti i UEFA Zbigniew Boniek në një intervistë për median italiane.

13:54
“Gjyqtarët janë mafia”/ Capello lëshon deklaratën e bujshme: Cili është ndryshimi midis rastit Negreira dhe Calciopoli?

Fabio Capello nuk ka kursyer kritikat ndaj sistemit të arbitrazhit dhe përdorimit të VAR-it.

13:54
Khamenei mendon t’ia mbathë/ Lideri suprem i Iranit, planifikon të ikë në Moskë nëse protestat dhe trazirat intensifikohen

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollahu iranian Ali Khamenei ka një plan rezervë për t’u larguar nga vendi në rast se forcat e tij të sigurisë nuk do të arrijnë t’i shtypin protestat e fundit që kanë përfshirë vendin.

13:48
A do të ketë sërish zgjedhje në pranverë? Kurti: Në fillim duhet konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë. Çështja e Presidentes…

Zgjedhjet e 28 dhjetorit prodhuan këtë herë një shumicë të qartë, duke ofruar mundësinë për konstituimin pa vonesa të Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

13:46
Rrëzohet kërkesa e Metës për zëvendësim mase, avokati: Iliri nuk ka pasuri për ta vënë në garanci, kam ofruar një nga pronat e mia

Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Metës iu rrëzua sërish kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë.

13:42
Gjyqi për Nicolas Maduron, presidenti venezuelian transportohet me helikopter së bashku me gruan e tij drejt gjykatës

Një eskortë me presidentin Nicolas Maduro u largua nga Qendra Metropolitan e Paraburgimit në Brooklyn, New York, ku ai është mbajtur për dy ditët e fundit për akuza për trafikim droge dhe armësh.

13:40
U përfshi në një aksident me makinë, arrestohet shoku i skuadrës së Bajramit pak orë pas fitores me Celtic

Ylli i Rangers, Dujon Sterling, është arrestuar dhe është akuzuar për shkelje të trafikut rrugor, pas një aksidenti me makinë vetëm pak orë pas fitores 3-1 të skuadrës së tij ndaj Celtic në Parkhead.

13:37
Trump paralajmëron liderët e tjerë të Venezuelës dhe Kubës: Kujdes, atje u vranë kubanë

Me Nicolas Maduron tashmë prapa hekurave, Donald Trump i dërgoi një paralajmërim udhëheqësve autoritarë të vendit të Amerikës së Jugut se do të “paguajnë një çmim shumë të madh” nëse nuk “bashkëpunojnë” me Uashingtonin.

13:30
“Arratisen” 16 anije-çisternë të Venezuelës, New York Times: Sfiduan bllokadën e SHBA-së

Të paktën 16 cisterna nafte të prekura nga sanksionet e SHBA-së kanë tentuar sipas New York Times, t’i shmangen bllokadës detare që Washingtoni ka vendosur ndaj eksporteve energjetike të Venezuelës.

13:29
“Gjëja ime ‘big’ është motra ime e vogël”/ Intervista e Grida Dumës me të motrën. Pse zgjodhi kriminalistikën duke hequr dorë nga muzika?

Në episodin e parë për këtë vit në Grida Duma Podcast, Grida Duma flet me motrën e saj, Gerisin, për marrëdhënien mes tyre, kujtimet e fëmijërisë dhe rrugët që jeta i ka çuar ndryshe, por gjithmonë pranë.

13:23
Zv.kryeministri italian reagon pas arrestimit të Maduros: Ndërhyrja ushtarake ishte legjitime, SHBA-të vlerësuan se ka rrezik për sigurinë kombëtare

Zëvendëskryeministri italian Antonio Tajani tha se edhe pse Italia i konsideron ndërhyrjet ushtarake të përshtatshme për të zgjidhur problemet, ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë bazuar në kërcënimin që ata perceptuan ishte legjitime.

13:20
Interi nuk ka plan ta mbajë Asllanin, mesfushori shqiptar propozohet te klubi i njohur i Serie A

Kristjan Asllani duket se e ka mbyllur aventurën e tij te Torino.

13:10
“Largimi i Maduros është lajm i mirë për venezuelianët”, Macron: Metoda e SHBA-së për arrestimin nuk ishte e duhura

Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjatë një takimi të kabinetit të hënën se “metoda e përdorur” nga Shtetet e Bashkuara për të arrestuar presidentin venezuelian Nicolas Maduro “nuk mbështetet ose miratohet” nga Franca, tha një zëdhënëse e qeverisë.

13:10
“Furgoni i policisë u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve i përgjigjet Erion Veliajt: Mjeti i policisë arriti në orar, kryebashkiaku refuzoi të dilte

Seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ishte parashikuar të mbahej sot u shty për më datë 19 janar.

13:08
‘CR7 shkencëtar, peshk për Buffon dhe tani gatuaj për Theo’/Sekretet e shefit të kampionëve

Nuk ka një restorant, nuk ka logo të shndritshme, por klientët e tij kanë një vlerë merkatoje prej qindra milionë eurosh. Giorgio Barone, 51 vjecari sard është ‘shefi hije’ i futbollistëve.

13:07
U zëvendësua me Mal-in për t’u futur në shtëpi, si ishte takimi i parë mes Stelinës dhe Keijsit brenda Big Brother-it

Gjatë Prime-t të së shtunës, tre banorë të rinj u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 5, duke u futur në një zonë të re të shtëpisë e quajtur “Akuarium”.

13:02
“Të premten mblidhet tryeza e opozitës”/ Berisha: Qeveria përdor rregulloren e Parlamentit në mbrojtje të Ballukut

Nga deklarata për mediat, kreu i PD Sali Berisha tha se kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

12:53
Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut raportojnë 16 viktima, qeveria minimizon ngjarjet: Mos bini në kurthin e armikut

Të paktën 16 persona janë vrarë gjatë një jave trazirash në Iran, thanë të dielën grupet e të drejtave të njeriut, ndërsa protestat kundër inflacionit në rritje u përhapën në të gjithë vendin, duke shkaktuar përplasje të dhunshme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

12:46
Incidente në shtëpinë e J.D. Vance në Cincinnati, thyhen dritaret e shtëpisë, arrestohet një person

Një incident ka ndodhur në shtëpinë e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance në Cincinnati, në orët e para të mëngjesit të së hënës, 5 janar.

12:38
Ish-presidenti Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, mbrojtja: I ka përfunduar afati i paraburgimit

Ish presidenti Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë.

12:32
Artizania e Durrësit prezanton punimet e saj me dorë, i reziston “sulmit” të mallrave kineze

Edhe pse janë ditët e para të vitit, qendra e Durrësit po i rikthehet dalëngadalë gjallërisë.

12:28
“Cigania” qindravjeçare, instrumenti muzikor që ruhet ende me fanatizëm në Librazhd

Megjithëse njeriu krijoi e ndërtoi vegla muzikore profesionale e moderne, cigania qindravjeçare vazhdon të mbajë gjallë traditën dhe të zbukurojë dasmat shqiptare. 

12:23
Ndihmohet nëna me fëmijët autikë/ Beteja nuk ka përfunduar, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Pas transmetimit të rastit tronditës në Top Channel, ku u pasqyrua historia e Elenës dhe dy fëmijëve të saj me autizëm, ndërgjegjja qytetare u zgjua. Një histori që preku zemrat e shumëkujt dhe nxori në pah një realitet të dhimbshëm: tre jetë që prej kohësh përballen me të ftohtin, varfërinë dhe mungesën e kushteve më bazë.

12:20
Shpërthimi me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri/ U la në burg, Gerti Bushati: Porositësi më tha se do ishte për të trembur dikë, jo për të vrarë

Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjylata e Shkallës së Parë në Shkodër, i dyshuar në vrasjen e Hysni Ymerit.

12:18
Akuza e SPAK për “korrupsion politik”, Berisha: Po hetohem pse Argita ka përfituar një apartament 77 m2 nga privatizimi, si 1 milionë shqiptarë të tjerë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se SPAK e ka akuzuar edhe për korrupsion politik kur i ka dhënë të bijës, Argitës, 1/3 e një apartamenti të privatizuar, meqenëse ajo ka qenë në atë kohë mbi 18 vjecc.

12:08
Statistikat/ Man Utd shkarkon Amorim pas 14 muajsh në krye, rekordi më i keq i shekullit në Old Trafford

Manchester United konfirmoi të hënën se u nda nga trajneri kryesor Rúben Amorim, pas barazimit 1-1 të klubit me Leeds United të dielën, i cili e la klubin nga Old Trafford në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League.

12:04
Juventus, rikthen interesin për Kessie; futbollisti kërkon Evropën, shifrat e operacionit

Merkato e janarit e Juventusit do të nisë nga mesfusha dhe jo nga sulmi. Prioritet i trajnerit Luciano Spalletti për këtë sesion të merkatos është pikërisht përforcimi i mesit të fushës. Orët e fundit u fol për Frattesin që kërkohet edhe në Turqi, u fol edhe për Guido Rodriguez, ndërsa tani është shfaqur emri i Franck Kessie.

12:01
I dënuar me burg nga Lituania, kapet në pikën kufitare të Morinës 39-vjeçari nga Kosova

Një 39-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi rezulton i dënuar me 2 vite e 3 muaj burg nga autoritet lituaneze.

11:53
Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, gjykata e Parisit dënon me burg 10 persona

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit francez Emmanuel Macron, nga një gjykatë në Paris.

11:53
“Sugjeroj rrëmbimin e ‘neonazistit’ Merz”, batuta e besnikut të Putin pas arrestimit të Maduros: Do ishte e kthesë e mirë për të gjithë

Dy ditë pas arrestimit të Presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga SHBA-të dhe transferimit të tij në Nju Jork, ish-Presidenti rus dhe Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Medvedev, sugjeroi rrëmbimin e Kancelarit “neonazist” gjerman, Friedrich Merz.

11:52
Sulmet vdekjeprurëse ruse, Ukraina përgatitet për bisedime në me liderët europianë

Pas muajsh përparimi të pasigurt në procesin e paqes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi do të përqendrohet këtë javë te aleatët evropianë në dy takime, me shpresën për ta “përshpejtuar fundin” e luftës së Rusisë kundër vendit të tij.

11:51
Moti i keq, anulohen lundrimet nga Saranda drejt Igumenicës dhe Korfuzit

Për shkak të motit të keq dhe me det të trazuar Kapiteneria e Portit të Korfuzit ka bllokuar sot lundrimin drejt Shqipërisë dhe Igumenicës.

11:49
Vini Jr. u zëvendësua në më shumë se gjysmën e ndeshjeve që filloi nën drejtimin e Xabi Alonsos, shihni shifrat

Rifillimi i duhur i Realit të Madridit ndaj Betisit u shënua nga performanca e shkëlqyer e Gonzalo Garcías, i cili shënoi tre gola, por edhe nga një notë negative që përfshiu Vinicius Jr., i cili u zëvendësua përsëri nga trajneri Xabi Alonso.

11:46
ANALIZA në The Times/ Pse bastisja e Trumpit në Venezuelë mund ta afrojë Rusinë dhe Kinën më pranë njëra-tjetrës

Kur në vitin 1990 ekipi rrëmbyes i George H. W. Bushit kapi me forcë udhëheqësin panamez, Manuel Noriega, me akuza për drogë, kjo u pa si një mënyrë e re se si SHBA-të mund të përdornin forcë selektive për të sjellë ndryshim regjimi, duke siguruar rrugët e furnizimit të vendit dhe kufijtë jugorë. Kjo duhet të ketë shërbyer si një precedent i fortë për rrëmbimin me armë të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë fundjavës.

11:45
Kthimi pas pushimeve për festat e fundvitit, fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës, radha shkon në 4 km

Pas përfundimit të festave të fundvitit në pikën kufitare të Kakavijë ka pasur fluks të lartë lëvizjesh.

11:40
Shkarkimi i Ruben Amorim, ish-mesfushori do të zëvendësojë portugezin në drejtimin e Manchester United

Pas shkarkimit të Ruben Amorim, Darren Fletcher pritet të marrë drejtimin e Manchester United në mënyrë të përkohshme, sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein.

11:36
“Policët tërhoqën plasmasin dhe ngrohësja më ra pas koke”, Lapaj flet për TCh nga spitali: Mjekët më kanë dhënë disa ditë pushim, por do kthehem në shesh

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për Top Channel ka folur lidhur me incidentin që ndodhi ditën e djeshme në mesnatë teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij para Kryeministrisë.

11:35
Reali i Madridit nuk mund të firmosë me Salah pasi iu ofrua nga agjenti i tij…

Agjentët e Salahut po ua ofrojnë atë disa klubeve në të gjithë Evropën.

11:35
Defekti në tubacionin që la qytetin e Vlorës pa ujë për 5 ditë, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Defekti i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm, i cili la qytetin e Vlorës pa ujë të pijshëm për pesë ditë me radhë, nuk do të mbetet pa pasoja dhe nuk do të kalojë në heshtje nga institucionet përgjegjëse.

11:32
Sfida e presidentit për Kurtin, pengesë e parë për Vetëvendosjen pas dy muajsh kur do të zgjidhet kreu i shtetit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit prodhuan një fitues të qartë, Lëvizjen Vetëvendosje që mori rreth 50% të votave.

11:29
U arrestua pasi ktheu godinën 3 katëshe në kazino, lirohet nga qelia 47-vjeçari në Lezhë

47-vjeçari, i cili u arrestua në flagrance si përgjegjës i kazinosë, e cila u zbulua tre ditë më parë në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, u lirua nga qelia.

11:21
Kushtet e vështira atmosferike prekin dhe detin, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet dot, shkak era e fortë

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erës së fortë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi nuk ka mundur të ankorojë në kalatat e portit të Vlorës, pasi ekziston rreziku i përplasjes me kalatën.

11:19
Kalimi i emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

Autoritetet britanike kanë nisur zbatimin e ligjit të ri që u lejon oficerëve të sekuestrojnë telefonat celularë të emigrantëve të paligjshëm edhe pa kryer arrestim.

11:16
Brenda Mar-a-Lagos/ Si Trump udhëhoqi operacionin për kapjen e Nicolas Maduro nga rezidenca e tij luksoze në Palm Beach

Vetëm disa orë pasi shpalli nga brenda tendës së “Tea Room” në Mar-a-Lago se udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro ndodhej në duart e SHBA-së dhe se Amerika po menaxhonte situatën në vend, Presidenti Donald Trump doli triumfues në verandën e klubit të tij të mbushur me të ftuar, të cilët e duartrokitën për misionin e guximshëm që ai kishte urdhëruar vetëm disa metra më parë.

11:13
Moti i keq në veri të vendit/ Reshjet e shiut bllokojnë rrugët në Malësi të Madhe, uji prezent në oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut këtë mëngjes kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

11:05
Tenis, Djokovic largohet nga sindikata që krijoi vetë: Nuk pasqyron vlerat e mia

Novak Djokvic befason teksa largohet nga Shoqata e Tenistëve Profesionisë, sindikata e lojtarëve të cilën ai e themeloi në bashkëpunim me Vasek Pospisil dhe që vitin e kaluar ngriti padi ndaj organeve drejtuese të kësaj disipline sportive, duke shkruar në rrjetet sociale se vlerat dhe qasja e tij nuk janë më në një linjë me atë të drejtuesve organizatës aktualë të organizmit.

11:04
Zyrtare/ Mbushet “kupa” te Manchester United, Ruben Amorim shkarkohet nga drejtimi i ‘Djajve të Kuq’

Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ruben Amorim, vetëm pak ditë pasi portugezi sulmoi publikisht drejtuesit e klubit pas barazimit 1-1 me Leeds United.

11:03
Aksident me vdekje në aksin ‘Peqin-Elbasan’, humb jetën këmbësorja

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar këtë të hënë në aksin ‘Peqin-Elbasan, pranë Bradasheshit.

11:00
Kishte humbur kontaktet me familjarët që prej 1 janarit, gjendet i pajetë i moshuari në Elbasan

82-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh është gjetur i pajetë në Elbasan.

10:56
Ndryshime në tregun global/ Çmimet e naftës bien pas arrestimit të Maduros, rriten ari dhe argjendi

Pas ngjarjeve të fundjavës në Venezuelë me arrestimin e Nicolas Maduro, çmimet e naftës ranë të hënën, pasi analistët thanë se çdo ndërprerje në eksportet e vendit do të zëvendësohej lehtësisht nga furnizimet e tjera globale.

10:55
32 kubanezë u vranë gjatë aksionit për arrestimin e Maduros, Venezuela: Dhanë jetën në krye të detyrës

Rreth 32 shtetas kubanë janë vrarë gjatë sulmeve amerikane për të kapur presidentin venezuelian Nicolás Maduro.

10:51
Legjionarët kuqezi mes më të mirëve me klubet e tyre në ndeshjet e para për vitin 2026-s

Viti 2026 ka nisur mjaft mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë.