E hënë, 15 Dhjetor 2025
17:13
Cila skuadër i bën lojtarët të shënojnë më tepër? Interi dhe Juventusi janë në krye në Serie A, por PSG kryeson në Europë.

Bardhezinjtë dhe Zikaltrit kanë 14 golashënues të ndryshëm deri më tani, parizienët janë më të mirët me 19.

17:09
Tragjedia në Hollywood/ Çifti u gjend i vrarë në shtëpi, bie në pranga djali i tyre 32-vjeçar, dyshohet si autor i masakrës me thikë

Nick Reiner, djali i regjisorit të njohur Rob Reiner dhe Michele Reiner, ndodhet në paraburgim pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij.

17:08
Shefja e re e FBI-së britanike ngre alarmin: Rusia po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, duhet të parandalojmë sabotimet e tyre

Shefja e re e shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike (MI6) ka paralajmëruar për kërcënimin në rritje nga Rusia dhe nevojën për të trajnuar spiunët në teknologji për t’u përballur me kërcënimet gjithnjë e më komplekse në fjalimin e saj të parë publik që nga marrja e detyrës në selinë e agjencisë në Londër.

17:05
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

17:03
Slot rikthehet të flasë për mardhënien me Salah: Trajtohet si të gjithë lojtarët, nuk kam asnjë problem për të zgjidhur me të.

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, pas rikthimit të Salah në ekip dhe në lojë në ndeshjen e fundjavës së shkuar ju rikthye çështjes së mardhënies së tyre duke sqaruar më tepër. Salah bëri një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 2-0 ndaj Brighton-it, ndeshje që e nisi nga stoli dhe dha një asist vendimtar.

17:00
Alarm në Karaibe, një aeroplan ushtarak amerikan eviton për mrekulli përplasjen me një aeroplan pasagjerësh

Një aksident gati sa nuk ndodhi të premten kur një fluturim i JetBlue nga Curacao për në Nju Jork u detyrua të ndërpriste ngjitjen e tij për të shmangur një aeroplan ushtarak amerikan që po furnizohej me karburant, me kapitenin që fajësoi aeroplanin e Forcave Ajrore të SHBA-së.

16:51
“Pamje të tmerrshme, trupa të pajetë, fëmijë që…”/ Dëshmitari flet për një nga autorët e masakrës në Australi: E meritonte, ia shkela kokën me këmbë

Një dëshmitar okular i sulmit të përgjakshëm në Bondi Beach ka përshkruar për mediat momentet kaotike pas neutralizimit të njërit prej autorëve të dyshuar.

16:50
Drejtori i Leverkusenit zbulon problemin e Alonsos tek Reali: E kanë lënë vetëm, është i mirëpritur të rikthehet në Gjermani.

Drejtori i Bayer Leverkusenit Fernando Carro nga Gjermania tregon atë që po i ndodh Xabi Alonsos tek Reali i Mdridit, duke dërguar një mesazh të qartë mbështetjeje për ish-trajnerin e skuadrës gjermane.

16:45
Presidenti i Azerbajxhanit planifikon amnisti për rreth 20,000 të burgosur

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka propozuar atë që mund të konsiderohet amnistia më e madhe e të burgosurve në historinë e vendit për të shënuar “vitin e Kushtetutës dhe sovranitetit”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Azertac.

16:42
Nju Jorku ‘vishet’ me të bardha, foto dhe video nga Central Park me dëborë

Qyteti i Nju Jorkut u zgjua i ‘veshur me te bardha’ të dielën, ndërsa Parku Qendror ishte i mbuluar nga një shtresë e trashë bore, me pemë dhe shtigje të mbuluara me të bardha pas reshjeve të para të dendura të borës së sezonit.

16:37
Mbetjet radioaktive pranë kufirit me Bosnjën, Kroacia miraton ligjin për ndërtimin e një qendre menaxhimi

Parlamenti i Kroacisë, miratoi Ligjin për ndërtimin e një qendre për menaxhimin e mbetjeve radioaktive në Tëgovska Gora.

16:34
Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sistemet e armëve

Gjermania dhe Ukraina kanë rënë dakord për bashkëpunim gjithëpërfshirës në fushën e sistemeve të armëve, pavarësisht rezultatit të bisedimeve të vazhdueshme mbi një armëpushim të mundshëm.

16:29
Nxjerre e sekretit shtetëror, armëmbajtje pa leje dhe organizimi i lojërave të fatit, dënohet ish-kreu i SHISH dhe djali i tij

Ish kreu i SHISH, Aleksandër Shulla dha djali i tij, Pandeli Shulla janë dënuar nga gjykata e Beratit për tre vepra penale, organizimi i lojërave të fatit, armëmbajtje pa leje dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

16:20
Vin Diesel zbulon hapin e radhës të Cristiano Ronaldos: Ai do të luajë në Fast and Furious 11

Një foto e përbashkët e dy yjeve, e cila u bë një vit më parë, por që u “rishfaq” tani, mjaftoi për të ndezur internetin dhe të merrte përmasa… të pakontrollueshme.

16:00
Sherri me thika mes adoleshentëve pranë një shkolle, Gjykata e Shkodrës lë të lirë shtatë të rinjtë e përfshirë

Shtatë të rinjtë e ndaluar nga Policia e Shkodrës, mes të cilëve dy të rriturit Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, janë liruar nga Gjykata e Shkodrës.

15:43
“Ditën paraqitej si opozitës, natën flirtonte me të”/ Balla i përgjigjet Berishës: Procesi për Avokatin e Popullit u zhvillua sipas Kushtetutës, PD e shndërroi në “hajgare”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ndaj deklaratave të kreut të PD, Sali Berishës lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se procesi është zhvilluar tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin organik të institucionit.

15:34
Detaje nga ngjarja e rëndë në Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së tij.

15:34
Spiropali vizitë zyrtare në Athinë, pritet nga Presidenti grek, ministri i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes, në fokus mbështetja e Greqisë për integrimin europian të vendit

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë, në dy ditët e ardhshme, 16 dhe 17 Dhjetor.

15:27
Ngjarja e rëndë në Vlorë, policia njoftim zyrtar: Viktima u gjet i djegur në sediljen e shoferit

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes tragjike ku një person u gjet i djegur brenda makinës.

15:19
4.4 miliardë euro nga turizmi/ Çmimet e rritura dhe rënia e kursit të euros i detyruan të huajt që të shpenzojnë më shumë

Deti, natyra, çmimet konkurruese dhe një imazh gjithnjë e më i fortë në hartën turistike të Europës kanë kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të kërkuara të viteve të fundit.

15:12
E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina në Llogara, gjendet një person i djegur

Një automjet tip BMw është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.

15:10
“Çmimi i paqes po rritet”/ Shërbimi Sekret Britanik paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj NATO-s

Britania e Madhe ndodhet tashmë në vijën e frontit kundër Rusisë dhe duhet të jetë e përgatitur që “eksporti i kaosit” nga Presidenti Putin të vazhdojë derisa ai të detyrohet të ndryshojë strategjinë e tij, paralajmëroi drejtuesja e MI6, Blaise Metreweli, në fjalimin e saj të parë publik që nga marrja e detyrës.

15:07
Vdekja tragjike e dy grave nga Shqipëria, prokuroria e Kosovës nis hetimet edhe për sinjalistikën rrugore

Mëngjesin e 12 dhjetorit, në segmentin e 26-të të autostradës Ibrahim Rugova, në një aksident humbën jetën dy shtetase të Shqipërisë.

15:01
Vrau bashkëmoshatarin e tij, dënohet me 11 vite burg 16-vjeçari në Itali

Gjykata për të miturit në Bolonjë ka dënuar me 11 vite e 6 muaj burg 16-vjeçarin që akuzohej për vrasjen me thikë të Fallou Sall, bashkëmoshatarit të tij, më 4 shtator 2024 në Via Piave.

14:48
Korrupsion dhe pastrim parash, dy djemtë e ish-presidentit të Jemenit përballen me drejtësinë franceze

Dy pasardhësit e ish-presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, do të gjykohen në Paris në shtator të vitit të ardhshëm për pastrim parash, shpërdorim fondesh publike dhe korrupsion në grup të organizuar, njoftoi të hënën Prokuroria e Financave në Francë.

14:45
Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025/ Ylli i mbrëmjes legjenda argjentinase, dikur synonte të drejtonte kuqezinjtë

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” që do të mbahet mbërmjen e sotme në Teatrin e Operas dhe Baletit do të nderojë me trofe protagonistët e futbollit shqiptar përgjatë këtij viti.

14:45
Futbollisti i njohur u vra gjatë sulmit në Australi, klubi i futbollit në Sidnei: Ishte shumë i talentuar

Një futbollist ishte mes viktimave nga sulmi në plazhin Bondi të Sidneit, Australi ku babë e bir hapën zjarr gjatë një feste duke lënë 16 viktima.

14:45
Thiago Silva merr vendimin për të ardhmen, 41-vjeçari kërkon të largohet nga Fluminense për të luajtur në Botëror

Ish-ylli i Chelsea, Thiago Silva, 41 vjeç, nuk ka hequr dorë nga ëndrra për të luajtur për Brazilin në Kupën e Botës 2026.

14:36
Rusia kërcënon BE-në, kërkon 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Euroclear për asetet e ngrira

Tensionet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian janë përshkallëzuar, pasi Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po kërkon 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Euroclear, depozita qendrore e letrave me vlerë me seli në Bruksel, ku mbahen shumica e aseteve të ngrira ruse.

14:35
Përmbytje masive në Marok/ 37 viktima, qyteti kthehet në ‘grumbull mbeturinash’

Rreth 37 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në rajonin bregdetar Safi të Marokut.

14:31
Tronditëse/ Ishte pjesë e grabitjes në shtëpinë e Donnarummës, 21-vjeçari vret veten në burg

Një nga personat e përfshirë në grabitjen e portierit italian Gianluigi Donnarumma ka gjetur një fund tragjik.

14:19
“Na bëri të gjithëve krenar”/ Flet familja e heroit që i mori armën njërit prej sulmuesve në Australi

Australia është tronditur nga një sulm i përgjakshëm në plazhin Bondi të Sidneit, ku babë e bir hapën zjarr gjatë një feste duke lënë 16 viktima.

14:19
“Zbatimi i buxhetit të 2025 në Tiranë në nivele alarmante”, Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak të Tiranës para miratimit të buxhetit 2026.

14:16
Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu

Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë të Serbisë i ka pezulluar hetimet kundër ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili është dyshuar për kryerjen e “vrasjes së rëndë” në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

14:06
Thirrjet në rrjetet sociale nuk reflektohen në terren/ Protesta në Durrës me pjesëmarrje minimale, 6 vite pas tërmetit familjet ende pa strehë

“Zhgënjen” sërish Durrësi në thirrjet për protestë.

14:02
Sherr mes të rinjve në një lokal në Tiranë, shpallen në kërkim, goditën personin që tentoi të shuante konfliktin

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi janë përfshirë në një sherr në një lokal në Tiranë.

13:57
“Teknologjia, një formë pushteti”/ Linda Rama: Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet iCloud

“Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet iCloud. Teknologjia nuk është më thjesht një mjet, por një formë pushteti”.

13:57
Protesta e PD para Kryeministrisë, Policia publikon masat: Ja akset që do të bllokohen sot

Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit.

13:54
“Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik”/ Çaushi përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen disa herë deputetes: Të bëhemi pak seriozë

Me debate është shoqëruar Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimeve për “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, të ndryshuar”, ku këtë herë nisi pas fjalës që iu dha Saimir Korreshit.

13:46
Video/ Ylli i Portugalisë përplaset me tifozin? Si qëndron e vërteta pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale

Mbrojtësi portugez Joao Cancelo u bë viral në rrjetet sociale pas një videoje ku dukej sikur përfshihej në një përplasje me një tifoz, i cili po e filmonte pa lejen e tij.

13:33
Ish-pronari i Tottenham ngre hipotezën e bujshme: Klubi duhet të marrë në stol Jurgen Klopp

Ish-pronari i Tottenham Hotspur, Lord Alan Sugar, ka bërë thirrje që klubi londinez të emërojë Jurgen Klopp si trajner të ri, mes presionit në rritje ndaj stafit aktual teknik.

13:27
Tronditëse në Greqi, nxënësi plagos me thikë vajzën 14-vjeçare brenda në shkollë

Një incident i rëndë mes nxënëseve ka ndodhur këtë të hënë brenda një shkolle në zonën e Kypselit, në Athinë.

13:18
Ligji për “spiunët” në administratë, Manja përplaset me Tedi Blushin në Komision: Ti i bie bilbilit kot

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016, “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, të ndryshuar”, nismë e deputetit Erion Malaj, kryetari i komisionit Ulsi Manja është përfshirë në një debat me anëtarin Tedi Blushi.

13:14
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi Ramën, një natë para votimit Balla i tha përfaqësuesit tonë se…

Nga deklarata e përditshme për shtyp, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës, i cili më herët sot tha se “nëse opozita nuk merr pjesë në komisione, atëherë do të ndryshojë formula për anëtarë të barabartë”.

13:10
Nga vajza 10-vjeçare te një i mbijetuar i Holokaustit, kush janë viktimat e sulmit terrorist në Australi

Autoritetet kanë identifikuar disa nga viktimat e sulmit me armë zjarri në plazhin Bondi, ku humbën jetën të paktën 15 persona gjatë një aktiviteti për festën e Hanukës.

12:59
“Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit”, Rama me fermerët: BE vjen si bekim për ata që janë përgatitur, mallkim për ata që s’janë gati

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me fermerë të qarkut të Elbasanit.

12:50
Bujqësia 2030/ Rama takim me fermerët: Brenda vitit do të mbyllim 100% pagesat, buxheti do vijojë të rritet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku diskutoi mbi prioritetet dhe mbështetjen financiare të parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.

12:41
Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

Tubimin vjetor të partisë së saj, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e mbylli me thirrjet jo vetëm për mbrojtjen e arritjeve të qeverisë së saj, por edhe drejtuar Europës të forcojë aftësitë e veta mbrojtëse, sidomos në kohën kur administrate e Donald Trumpit po lëshon sinjale të një ndryshimi të strategjisë së saj të sigurisë, dhe një tërheqjeje të mundshme nga angazhimet në kontinentin e vjetër.

12:34
Rifillojnë bisedimet Kiev–Uashington, Berlini: Negociatat për Ukrainën më serioze se kurrë

Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë hyrë në fazën më serioze deri më tani.

12:33
Negociatat për Ukrainën, Wall Street Journal: SHBA nuk duan kompromise mbi planin e paqes. Kievi: Witkoff kërkon të lëshojmë Donbasin. Italia: Kufijtë s’ndryshohen me forcë

Në Berlin diskutohet prej dy ditësh për plani i paqes me 20 pika, teksa Wall Street Journal njofton se amerikanët nuk janë të gatshëm të bëjnë shumë kompromise.

12:32
Garat e shahut, klubi Tirana mblodhi këtë fundjavë 120 fëmijë

Në një situatë alarmante sa i përket të rinjve në vendin tonë, ku adoleshentët gjithmonë e më tepër po përfshihen në dhunë deri me humbje jete, të gjithë mundohen të kërkojnë një alternativë për të mbrojtur fëmijët nga kjo situatë terrorizuese për prindërit dhe ata vetë.

12:22
Frikë në pallatet e rindërtuara/ Gjashtë vite pas tërmetit, banorët në Durrës ankohen për cilësinë e punimeve

Gjashtë vite pas tërmetit të vitit 2019, banorët e një pallati në lagjen nr. 12 të Durrësit shprehin shqetësime serioze për cilësinë e punimeve, ndërsa kanë nisur të futen në apartamentet e pallatit të rikonstruktuar pas dëmtimeve DS4.

12:10
Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizatorë

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”.

12:07
Hetimi për ndotjen në Metalurgjik/ 16 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim. Prokuroria do të kryejë vetë matjet

16 persona 9 prej të cilëve të huaj përfunduan në pranga në Elbasan pas kryen krime kundër mjedisit.

12:06
Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Anglisë dërgohet me urgjencë në spital

Ylli i Newcastle United, Dan Burn, është dërguar me urgjencë në spital pas një dëmtimi të fortë të pësuar gjatë derbit të nxehtë ndaj Sunderlandit në “Stadium of Light”.

11:57
“Pse votuat Endri Shabanin”/ Balla: Ishte kandidaturë e opozitës, ishte zgjedhja më e mirë…

Pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, i pyetur nga gazetarët se përse zgjodhën Endrit Shabanin si Avokat Populli, Taulant Balla tha se ishte kandidatura e opozitës.

11:41
“Në fillim mendova se ishte ndonjë peshkaqen”/ Legjenda angleze tregon momentet e tmerrit nga sulmi terrorist në Australi: U bllokuam në…

Legjenda e kriketit anglez, Michael Vaughan, ka treguar për herë të parë momentet dramatike që përjetoi gjatë sulmit terrorist në Bondi, Australi, ku mbeti i bllokuar brenda një restoranti së bashku me familjen e tij.

11:41
Dy aksidente në pak orë në aksin Maqellarë-Peshkopi, përplasen dy makina, lëndohet pasagjerja

Një tjetër aksident është shënuar paraditen e kësaj të hënë në aksin ‘Maqellarë-Peshkopi’.

11:37
“Nuk pranojmë kërcënime, nëse nuk vijnë në komisione…”/ Balla: PD të shohë punën e saj, emocionet do t’i kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë

Pas mbledhjes së grupit Parlament të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi vendimin e opozitës që do të tërhiqet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Territoriale.

11:33
Kryeadministratorja e AAPSK: Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, instrument kundër pabarazive dhe diskriminimit

Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mbajti sot fjalën përshëndetëse në Konferencën Vjetore të organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile.

11:23
Çudira nga Serie A, Pioli mund të rikthehet në stolin e klubit që sapo e shkarkoi

Fiorentina po rishqyrton seriozisht të ardhmen e trajnerit Paolo Vanoli, pas humbjes në shtëpi ndaj Hellas Veronës, e nënta në 15 ndeshje të Serie A.

11:17
Tragjedia në Hollywood/ Regjisori legjendar dhe bashkëshortja e tij gjendën të vrarë në shtëpi, djali i tyre problematik merret në pyetje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Hollywood-in, pasi legjenda e kinemasë amerikane Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele Singer Reiner, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre luksoze në Los Anxhelos.

11:13
“PD, si pulë pa kokë”, ish-deputeti demokrat: Çfarë i thashë Berishës në zyrë dhe si më hëngrën pas krahëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD.

11:11
Përse nuk e votoi ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, Braçe me tone të ashpra: Përjashtuan kategori qytetarësh

Deputeti socialit, Erion Braçe, ka bërë një reagim në lidhje me zgjedhjen e tij për të mos votuar ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

11:09
Goditi me thikë vëllanë e tij për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari në Elbasan

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosje dhe arrestim në zonën e Labinot Fushës, në qarkun e Elbasanit. Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij.

10:48
Nga Ukraina në Ballkan, The Telegraph ngre alarmin: Militantët serbë po përgatiten për luftë të re, Rusia do i shpërblejë me… Kosovën

Një gjeneratë e re nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për një konflikt të ri të armatosur në Bosnje, paralajmëron The Telegraph në një investigim të gjatë, duke ngritur alarmin për rrezikun e destabilizimit të rajonit 30 vjet pas përfundimit të luftës së përgjakshme në Bosnje.

10:48
Përplasen dy automjete në aksin “Peshkopi-Maqellarë”, plagoset çifti, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin Peshkopi- Maqellarë.

10:44
Berisha lëshon akuza ndaj prokurorisë dhe drejtuesit të saj: Jo mandat të dytë Dumanit

Edhe në vizitën e radhës të detyruar me vendim gjykate ish kryeministri Sali Berisha nuk i kurseu kritikat jo vetën ndaj Edi Ramës, gjykatës Kushtetuese, gjyqtarëve antikorrupsion por si përherë edhe ndaj kryeprokurorit Altin Dumani.

10:43
Foto-lajm/ Sot mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, mbërrin ministrja Belinda Balluku

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste po mblidhet sot, teksa e pranishme është edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

10:35
Rritje rekord për aksionet e Juventusit/ Refuzimi i ofertës së Tether hap skenarë për një ofertë të re bombë

Reagimi i tregjeve financiare ndaj vendimit të Exor për të refuzuar ofertën e Tether ishte i menjëhershëm dhe i fortë. Tregu i aksioneve e priti me entuziazëm zgjedhjen e John Elkann, duke sinjalizuar besim të lartë te strategjia dhe menaxhimi aktual i klubit bardhezi.

10:29
Plas te Chelsea, Enzo Maresca drejt shkarkimit/ Ja emrat që përfliten se do të zëvendësojnë italianin

E ardhmja e Enzo Marescas në stolin e Chelseat është vënë në pikëpyetje, teksa mediat angleze raportojnë se klubi po shqyrton alternativa në rast të një ndryshimi të mundshëm.

10:28
Berisha del nga SPAK: Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë! Prej 20 vitesh…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, ku zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për dosjen ‘Partizani’.

10:25
Mblidhet sot grupi parlamentar i PS, i pranishëm Rama, merr pjesë Balluku

Sot mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

10:14
Sali Berisha në SPAK, zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për aferën Partizani.

10:06
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend, merret vendimi nga Sekretariati i Etikës

Këtë të hënë u mblodh Sekretariati i Etikës për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi.

09:53
I rrëmbeu armën autorit/ Miliarderi dhuron 65 mijë dollarë për heroin e Bondi Beach

Një miliarder amerikan i ka dhuruar 65,000 dollarë amerikanë, “heroit” i cili i rrëmbeu armën njërit prej autorëve të masakrës së ndodhur Bondi Beach.

09:50
Në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, pranga 24-vjeçarit në Kukës, pritet ekstradimi

Një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Kukës.

09:48
Masakra në Australi/ Si e planifikuan babë e bir sulmin terrorist? Udhëtimi në Filipine, lidhjet me ISIS-in dhe gënjeshtrat ndaj familjes

Australia është tronditur nga një sulm terrorist i përgjakshëm në plazhin Bondi të Sidneit, ku babai dhe djali i tij hapën zjarr gjatë një feste hebraike Hanukkah, duke lënë 16 viktima.

09:44
10 qytetet më të sigurta për të jetuar në botë, të gjitha ndodhen në Europë

Në një renditje të re, plot 38 qytete europiane renditen mes 50 qyteteve më të jetueshme në botë, bazuar në kritere si siguria personale, strehimi dhe të tjera.

09:18
Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nxori muajin e kaluar një dekret pak të reklamuar, i cili kërkon që shumë burra të huaj që synojnë të marrin leje të përhershme qëndrimi ose shtetësi ruse, të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë, në mes të luftës së Moskës kundër Ukrainës, ka zbuluar një hulumtim i Radios Evropa e Lirë (REL).

09:16
Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, arrestohen dy kolumbiane, procedohen gjashtë të tjerë

Goditja e rasteve të prostitucionit nga shtetaset e huaja në Durrës po vijon pa ndërprerje.

08:47
Të shtëna pa ndalim, njerëz që bien në tokë/ Si iu rrëmbye nga duart arma njërit prej autorëve në Australi, tjetri vijon sulmin (VIDEO)

16-persona mbetën të vrarë nga një sulm me armë në Australi, nga dy persona të identifikuar si babë e bir.

08:37
Zelensky braktis planet për anëtarësim në NATO/ Analiza e DW: Rusia pret “gjëra të mira” nga takimi në Berlin

Presidenti Zelensky nuk këmbëngul më për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe kërkon një armëpushim përgjatë frontit. Megjithatë, Kremlini nuk tërhiqet dhe nuk pret “gjëra të mira” nga takimi në Berlin.

08:24
Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër/ Autori 19-vjeçar i armatosur, u ndihmua nga një i mitur

Është zbardhur djegia e qëllimshme e dy automjeteve në Shkodër pak ditë më parë në lagjen “Iliria”.

08:13
Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur, nis hetimi për vrasje (Detajet)

Regjisori dhe aktori i njohur i Hollivudit, Rob Reiner, dhe gruaja e tij Michele, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen e njohur Brentwood të Los Angeles.

08:07
VIDEO/ “Transformimi i Onkologjikut vazhdon”, Rama publikon pamjet nga brenda spitalit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndryshimi që po ndodh në Spitalin Onkologjik.

08:01
Kush janë viktimat e sulmit në Bondi Beach të Australisë/ Njëri prej tyre i mbijetuar i Holokaustit, dy rabinë izraelitë dhe një vajzë 10-vjeçare

Të paktën 15 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin me armë zjarri që goditi plazhin Bondi gjatë festës hebraike të Hanukkah.

07:31
Masakra në Sydney, një mysliman i dha fund të shtënave/ Kush është heroi Ahmed al-Ahmed që ndaloi përshkallëzimin e situatës, arriti t’i rrëmbente autorit armën

Në një moment të tensionuar, një sulmues i armatosur me pushkë e shndërroi Bondi Beach në një skenë terrori, duke qëlluar në drejtim të turmës.

07:15
“Ik, ik vrapo”, britmat e avokatit për gruan dhe vajzën gjatë masakrës së Bondi Beach në Australi. Vrasësit babë e bir të armatosur edhe me eksploziv

Avokati Arsen Ostrovsky sheh në sy gruan e tij dhe i bërtet: “Ik, ik, vrapo”. Ajo merr vajzën e vogël, ai largohet me vrap me djalin. Në plazh shpërthen paniku.

07:11
Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Java nis me Diell, por temperatura të ulëta

Java në vendin tonë do të nisë me kthjellime, ku Dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës.

07:00
Autobusi që po transportonte 40 studentët doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

Të paktën 16 të rinj humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Kolumbi, pranë komunës së Segovias, në verilindje të vendit, në një rrugë që lidh Medellín-in me bregdetin.

00:47
Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina

Neymar tërhoqi vëmendjen me një kostum rozë dhe të bardhë, përfshirë një pallto prej 4,300 stërlinash, ndërsa po kalonte pushimet në New York të shtunën.

E diel, 14 Dhjetor 2025
23:11
Jordan Henderson shënoi pas 4 vitesh në Premier League, golin ia dedikoi të ndjerit Diogo Jota

Mesfushori anglez me përvojë hapi serinë e golave kundër Leeds dhe i bëri homazh ish-shokut të tij të ndjerë të skuadrës nga koha kur ishte kapiten te Liverpooli.

22:57
“Trimoshët e BKH me armë në kryeministri, episodi më i ëmbël”, Rama reagon pas deklaratës së Byrosë: Ka ardhur koha për një reflektim serioz që…

Edi Rama i është përgjigjur sërish deklaratës së BKH-së, sa i përket rastit kur hetuesit janë futur në këshillin e ministrave.

22:55
Xabi Alonso i falet sërish të padëshiruarit, Reali mund Alavesin dhe mban “gjallë” të ardhmen e trajnerit

Reali i Madridit ka arritur një fitore të rëndësishme kundër Alavesit, që jo vetëm mban gjallë shpresat për titull, por edhe mban në punë trajnerin Xabi Alonso.

22:54
Ngrohja globale po kërcënon mbijetesën e kafshëve, studimi: ADN-ja e arinjve polarë po ndryshon për tu përshtatur me temperaturat e larta

Studiuesit kanë zbuluar ndryshime në ADN-në e arinjve polarë që mund t’i ndihmojnë këto kafshë të përshtaten me klimat më të ngrohta. Studimi konsiderohet si hera e parë që është gjetur një lidhje statistikisht e rëndësishme midis rritjes së temperaturave dhe ndryshimeve të ADN-së në një specie të egër gjitarësh.

22:45
“Ca trimosha të BKH nuk donin të linin patllaken”/ BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap, nuk pati debate

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

22:45
Një gol i mjafton bardhezinjve, Juventusi mund Bolognan dhe afrohet me zonën Champions

Juventusi ka marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Bolognas, duke triumfuar 1-0 në ndeshjen përmbyllëse të javës së 15-të të Serie A.

22:43
Golat spekakolar të Ernest Muçit mahnisin Turqinë, sekretari i federatës i dorëzon vlerësimin: Goli me i bukur i nëntorit

Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja zyrtare e Super Ligës së Federatës Turke të Futbollit.

22:27
Enzo Maresca shpall “luftë civile” te Chelsea, zbulohet arsyeja e shpërthimit tronditës të ’48 orëve’ të trajnerit

Arsyeja pas deklaratës tronditëse “48 orët më të këqija” të Enzo Maresca-s pas ndeshjes së fundit të Premier League të Chelsea-s kundër Everton-it është zbuluar.