U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, për herë të parë nuk u zhvillua ceremonia tradicionale e hedhjes së Kryqit në Gjirokastër.
Moti i keq, i shoqëruar me reshje dhe temperatura të ulëta, e bëri të pamundur organizimin e këtij rituali të rëndësishëm për besimtarët ortodoksë.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt vetëm mesha e shenjtë, e cila u drejtua nga At Emiljano Ligo. Besimtarë të shumtë morën pjesë në shërbesën fetare, duke u lutur për shëndet, paqe dhe mbarësi, ndërsa ceremonia jashtë katedrales u anulua për arsye sigurie.
Edhe pse pa hedhjen e Kryqit, kjo ditë u përjetua me përkushtim dhe besim nga komuniteti ortodoks i qytetit, duke ruajtur frymën shpirtërore të festës dhe rëndësinë e saj fetare.
Top Channel