08:34
Bill Klinton zbret për herë të parë në tokën shqiptare! Policia plan të detajuar masash: Rrugët që do të bllokohen
Në kuadër të vizitës së Presidentit të 42-të të SHBA-ve në Shqipëri, Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e ish-përfaqësuesit të lartë të shtetit amerikan, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.