E enjte, 08 Janar 2026
18:39
Senati amerikan voton kundër Trump, miraton rezolutën që e ndalon të kryejë veprime të mëtejshme ushtarake në Venezuelë

Senati i SHBA-së votoi sot në favor të një rezolute që do të kufizonte veprimet ushtarake të administratës Trump në Venezuelë, pas bastisjes së papritur për të kapur Presidentin Maduro.

18:33
Situata e përmbytjeve në vend, Balluku mbledh Shtabin e Emergjencave për qarkun Gjirokastër: Në Memaliaj Fshat ka disa banesa që do të inspektohen

Zv. Kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbledhur këtë pasdite Shtabin e Emergjencave për qarkun Gjirokastër, i cili është prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut.

18:30
“Venezuelën do ta mbikëqyrim për shumë më gjatë se një vit”, Trump: Kemi filluar të gjenerojmë të ardhura nga nafta e tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, zbuloi në një intervistë me New York Times se Shtetet e Bashkuara mund të mbikëqyrin Venezuelën dhe të kontrollojnë të ardhurat e saj nga nafta për vite me radhë, duke përshkruar planet për të shfrytëzuar burimet e saj të energjisë dhe potencialisht për t’i kthyer përfitime ekonomike vendit, pa specifikuar një afat kohor për mbajtjen e zgjedhjeve.

18:26
Situata nga reshjet në vend, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Të gatshëm të ndihmojmë shqiptarët për të përballuar motin ekstrem

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet në vend, duke u shprehur se po e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve.

17:58
Moti i keq/ Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse

Policia rrugore i ka bërë thirrje drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të kushteve të rënduara në akset rrugore si pasojë e motit të keq.

17:57
“Do përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen”, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takon krerët e rinj të SPAK e BKH: Luftë krimit dhe korrupsionit

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta.

17:55
Situatë alarmante në Ferras, çahet argjinatura e kanalit të Martinës, uji vërshon në fshat dhe rrezikon banesat

Çahet argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras.

17:52
Nis bora intensive në Bulqizë, rëndohet situata në rrugët nacionale dhe rurale

Reshjet e dendura të dëborës të shoqëruara me erë të fortë dhe me temperatura të ulëta, kanë sjellë në rëndimin e situatës në rrugët nacionale dhe ato rurale të Bulqizës. Korrespondenti i Toip Channel Dëfrim Karaj bën me dije se trashësia e dëborës ka arritur 15 centimetra në qytet. Ndërkohë 15 deri në 25 centimetra […]

17:48
Agravon situata në Durrës, protestuesit dhe dy deputetët e PD tentojnë të futen me forcë në Bashki

Është tensionuar situata në Durrës, teksa një grup protestuesish, mes tyre dhe deputetët e PD Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.

17:35
Përleshje mes qeverisë dhe kurdëve në Siri, ushtria siriane urdhëron banorët të evakuohen nga zona e Alepos

Ushtria siriane u përlesh me luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët në zona të Alepos të hënën dhe urdhëroi banorët të evakuojnë shtëpitë e tyre, raportuan mediat shtetërore siriane.

17:29
Përmbytjet në Durrës, dhjetëra banorë në protestë: Shpallni gjendjen e emergjencës

Me thirrjet “Durrësi, skenë e krimit” “shpallni gjendjen e emergjencës” dhjetëra banorë kanë protestuar në rrugët e Durrësit kundër situatës që po kalon Durrësi.

17:24
Njëra familje në zi e tjetra duke festuar/ Policia ngatërron identitetin e viktimës me shokun që shpëtoi nga aksidenti, prindërit zbulojnë të vërtetën pas 22 ditësh

Një hetim gjyqësor ka zbuluar se një gabim i rëndë policor bëri që familja e gabuar të njoftohej për vdekjen e djalit të tyre adoleshent, pasi në vendngjarje u ngatërruan dokumentet e identifikimit.

17:19
“Nuk jetoj dot si gjithë të tjerët”/ Mbesa e Trump tregon vështirësitë në jetën e saj personale: Kam gjithmonë pas vetes një agjent sekret

Mbesa e presidentit amerikan, Donald Trump, Kai Trump dha intervistën e saj të parë publike ku zbuloi disa detaje mbi jetën e saj personale dhe publike.

17:15
Cisterna ruse me naftë e kapur nga SHBA-ja në Atlantikun e Veriut, e lidhur me oligarkun moldav

Roja bregdetare amerikane e ndaloi dhe e kapi cisternën e naftës Marinera, dikur e njohur si Bella 1 – në Atlantikun e Veriut më 7 janar. Ata e ndoqën këtë cisternë për rreth dy javë e gjysmë. Derisa po ndiqej, ajo e ndryshoi flamurin duke e marrë atë rus dhe e siguroi mbështetjen e Moskës.

17:12
“Je diagnostikuar me kancer”/ Për 15 vite iu nënshtrua kimioterapisë, por rezultoi se s’ishte e sëmurë, spitali dëmshpërblen me 460 mijë euro pacienten

Gjykata e Apelit e Firences ka urdhëruar Spitalin Universitar të Pizës t’i paguajë mbi 460 mijë euro dëmshpërblim një gruaje 47-vjeçare, e cila iu nënshtrua për vite me radhë trajtimeve të rënda kundër kancerit, pa pasur në të vërtetë asnjë tumor.

17:12
Moti i keq, policia e Elbasanit nuk lejon asnjë makinë pa zinxhirë dhe goma dimërore në disa akse

Policia Rrugore Qarku Elbasan nuk lejon asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë apo goma dimërore në disa akse.

16:56
“Nuk kanë bërë një punë të mirë”, JD Vance kritikon Evropën dhe Danimarkën pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se Groenlanda është “kritike” për mbrojtjen e SHBA-së dhe të botës nga sulme të mundshme raketore ruse ose kineze, duke akuzuar Evropën dhe Danimarkën se “nuk kanë bërë një punë të mirë” në sigurimin e rajonit.

16:55
I moshuari në Novoselë evakuohet nga banesa e mbuluar nga uji, merr në prehër qenin dhe dhinë

Policia Kufitare ka evakuuar mesditën e sotme dy familjarë në zonën e Novoselës, ku ndodhen 10 banesa të komunitetit rom, të cilët nuk kishin dashur të largoheshin më parë.

16:51
E rëndë në SHBA, 32-vjeçari godet disa herë me thikë punonjësin e fast-foodit sepse në porosinë e tij nuk i pëlqeu… salca

Një incident i frikshëm ndodhi në një dyqan KFC në Nevada, kur një klient sulmoi dhe goditi me thikë një punonjës disa herë sepse ishte nervozuar për salcën që i ishte dhënë në porosinë e tij.

16:35
FOTO/ Vrasja e 37-vjeçares nga agjenti i ICE-së në Minneapolis, protestuesit përleshen me forcat e rendit

Tensionet po shtohen në zonën e Minneapolis, ndërsa protestuesit dhe forcat e rendit u përleshen pasi një agjent i ICE-së qëlloi për vdekje një grua dje.

16:35
Moti i keq në vend, ngrica e dëbora bllokojnë qarkullimin në Qafën e Llogarasë

Reshjet e dëborës dhe ngrica gjatë ditës së sotme kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në qafën e Llogarasë.

16:33
Përmbytjet në Vlorë/ Dy të moshuar në Novoselë shpëtohen me gomone, procesi i evakuimit tashmë drejt fundit

Për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, autoritetet kanë nisur evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Novoselë, në Bashkinë Vlorë dhe procesi është tashmë drejt përfundimit.

16:33
Situata pas motit të keq në Shqipëri, Ambasada Amerikane thirrje shtetasve të saj: Kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bën me dije se po vijon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin, ndërsa u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.

16:30
Exclusive/ “Kadri Roshi, mik me Fatos Nanon, pse duhet t’i kërkonte lëmoshë Servet Pëllumbit”, djali i aktorit kundërshton dëshminë e Hamdi Jupes: Pse, kisha vdekur unë?

Djali i aktorit të madh Kadri Roshi, Kliti Roshi, ka kundërshtuar me forcë dëshminë e gazetarit të njohur Hamdi Jupe, i cili pak ditë më parë rrëfeu se Kadri Roshi, i kërkoi ndihmë ekonomike ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi nga shtrati i spitalit.

16:21
I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 milion eurosh Byrosë Kosovare të Sigurimit, 39 të arrestuar, sekuestrohen mijëra euro e ar

Autoritetet kosovare kanë arrestuar 39 persona të enjten gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër dy ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), të cilët dyshohen për keqpërdorime që i kanë shkaktuar dëme byrosë në vlerë mbi 1 milion euro.

16:17
Video/ Stuhia e fortë përfshin Stambollin, era e madhe pengon avionin e pasaregjëve të ulet në aeroportin Sabiha Gokcen

Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu po godet Stambollin, duke sjellë probleme me transport dhe në jetën e përditshme.

16:10
Zbulohet dosja e Sigurimit për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Aktori i madh Sandër Prosi u vetëvra për shkak të artistes Nexhmije Pagarusha. Deklaratën e ka bërë mbrëmë në studion e “Top Story” në Top Channel gazetari Milaim Zeka.

16:03
“Vazhdoj e shpresoj që mund të jetë ndryshe”, Stelina e përlotur në Dhomën e Rrëfimit: Nuk di nëse Keijsi e ka shfaqur ndonjëherë dashurinë

Stelina ka folur në Dhomën e Rrëfimit në lidhje me raportin e saj me Kejsin.

16:00
Video/ Kërcënohet dhe lëndohet me thikë punonjësja e një marketi në Tiranë, një person i vjedh një shumë parash

Një grabitje është shënuar këtë të enjte në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

15:53
Juventus zgjidh kontratën me Igor Tudor; trajneri kroat do të kthehet në pankinë?

Igor Tudor zgjidh kontratën me Juventusin. Pas shkarkimit të tij në 27 tetorin e 2025, këtë të enjte trajneri kroat gjeti marrëveshjen për të zgjidhur kontratën që e lidhte me Zonjën e Vjetër. Igor Tudor u ul në stolin e Juventusit në fundin e sezonit të kaluar kur zëvendësoi Thiago Mottan e shkarkuar duke rinovuar kontratën me torinezët deri në vitin 2027 me opsion zgjatjen edhe për një vit tjetër deri në 2028.

15:48
Niveli i ujit arrin kufirin maksimal të argjinaturës në Fier, banorët vendosin thasë me rërë për të shmangur përmbytjet. Bllokohet aksi i vjetër Levan-Vlorë

Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Ferrasit, Fier, pasi niveli i ujit ka arritur pranë kufirit maksimal të argjinaturës.

15:45
Përmbytje të mëdha edhe në Kosovë/ Lumenjtë dalin nga shtrati. Mitrovica, Vushtria dhe Prizreni më të prekurat

Kosova vazhdon të përballet me situatë të rëndë të shkaktuar nga vërshimet.

15:38
E rëndë në një lokal në Itali/ Nuk i shërbyen më shumë pijë alkoolike, klienti shqiptar plagos me thikë pronarin dhe djalin e tij

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë pronarin e një lokali dhe djalin e tij gjatë një sherri të dhunshëm të ndodhur fundjavën e kaluar në Occhiobello.

15:28
Manchester City, Erling Haaland takon Khabib Nurmagomedov dhe shkon në 150 gola

Erling Haaland është një makineri golash. Nuk është diçka e re, por penalltia e shënuar në ndeshjen me Brighton i dha mundësi sulmuesit norvegjez të arrijë kuotën e 150 golave në Premier League dhe këtë e ka arritur në vetëm 173 ndeshje të shënuara. Kjo shifër u arrit vetëm pak kohë pasi Haaland arriti kuotën e 100 golave në 111 ndeshje në kampionatin anglez ku ai është shpallur dy herë shënuesi më i mirë në 3 vjet.

15:27
Drejt një “PO”-je zyrtare të Maignan për ofertën e re, por Milani nuk do të presë më tepër se një javë

Një tjetër përditësim ka dalë në lidhje me situatën e kontratës së Mike Maignan dhe duket se po shkon në një drejtim pozitiv.

15:24
Mbushet Liqeni Artificial i Tiranës, 40 cm larg pikës maksimale/ Ka nisur shkarkimi automatik

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, po japin efektet e tyre edhe në Tiranë, duke rritur nivelin e ujit në digën e Liqenit Artificial.

15:21
Përmbytjet në vend me një viktimë, Prokuroria e Durrësit nis hetimin për shpërdorim detyre

Prokuroria e Durrësit kërkon hetimin mbi përmbytjet në qytetin e Durrësit.

15:20
Trump tërheq SHBA-në nga 66 organizata ndërkombëtare, ndër to edhe organizata që e drejtoi 6 vjet Majlinda Bregu

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë vendin nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë shumë që punojnë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe disa organe të Kombeve të Bashkuara, si Konventa Kornizë e OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

15:19
Probleme me motin në Përmet/ Evakuohen katër familje, vërshimesh ujërash dhe inertesh në disa lagje

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna dy ditët e fundit, në Përmet ka pasur vërshim ujërash dhe materiale inertesh duke rrezikuar, sigurinë e banorëve të zonës në lagjen Sede.

15:15
Dënohet arbitri i Premier League, për video intime me të mitur, përdorim droge dhe vendime të diskutueshme në lojë…

David Coote i ka shpëtuar burgut pasi u deklarua fajtor për krijimin e një imazhi të pahijshëm të një fëmije. Ish-arbitri i Premier Ligës u dënua me nëntë muaj burg, me dy vjet pezullim, në Gjykatën e Kurorës së Nottinghamit të enjten.

15:10
Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.

15:03
Çudia afrikane, pas 7 vitesh Eritrea vendos të luaj futboll, e kishte të ndaluar për shkak të arratisjes së futbollistëve

Pas një pushimi shtatëvjeçar, pa luajtur asnjë ndeshje të vetme, skuadra kombëtare e Eritreas po kthehet në futbollin ndërkombëtar garues.

14:57
Dalja e lumit Vjosa nga shtrati, niveli i ujit kalon mbi urën e vjetër të Mifolit

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka bërë që uji të kalojë mbi urën e vjetër të Mifolit.

14:56
Juventus, dëgjo trajnerin e Kanadasë: Pas golit, David nuk do të ndalet më

Jonathan David, me golin e shënuar ndaj Sassuolos, u zbbllokua pas 135 ditësh dhe tani, sipas trajnerit të përfaqësueses kanadeze, Jesse Marsch, ai nuk do të ndalet më në fushën e lojës.

14:55
Lionel Messi edhe ne pijet alkoolike është ndryshe nga të tjerët…e përzien verën me Sprite…

Ai është padyshim lojtari më i madh që ka shkelur ndonjëherë në një fushë futbolli, një sulmues që, fjalë për fjalë, ka fituar gjithçka, por si relaksohet Lionel Messi?

14:46
Gabime të pafalshme në ndeshjen Lazio-Fiorentina, dënohen arbitrat, nota pozitive për arbitrat e Napoli-t

Arbitri dhe gjyqtarët e ndeshjes Lazio-Fiorentina do të pezullohen. Gjithçka ishte në rregull në ndeshjen Napoli-Verona.

14:39
Pas Redon Xhixhës, Tirana zyrtarizon edhe nënshkrimin me portierin Klajdi Kuka

Pas Redon Xhixhës, Tirana zyrtarizon ardhjen e një tjetër futbollisti në radhët e tij dhe bëhet fjalë për portierin Klajdi Kuka që bëri edhe prezantimin e tij me skuadrën 26 herë kampione të vendit. Klubi bardhebliu njoftoi ardhjen e Kukës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

14:31
Metoda Spalletti: si i fitoi Yildiz dhe shokët e tij të ekipit në 70 ditë

Rregulla të përbashkëta, besim i plotë dhe udhëzime të forta gjithashtu udhëheqin afatin kalimtar të janarit: trajneri ka gjetur lojtarë të gatshëm të bëjnë sakrifica dhe i ka mbështetur ata në realizimin e potencialit të tyre. Prapa skenave

14:30
Situatë e rënduar në Pogradec/ Vërshimi i lumit Vërdovë dëmton një pjesë të rrugës, lëvizja bëhet me një korsi

Situata vijon të jetë e rënduar në Pogradec ku si pasojë e vërshimit të ujit të lumit Vërdovë është dëmtuar një pjesë e rrugës në unazën e qytetit.

14:26
Kombëtarja/ Pas rinovimit të kontratës, reagon Sylvinho: Vazhdojmë së bashku. Ajo që na pret më pas kërkon më shumë përkushtim

Një ditë pas njoftimit për rinovimin e kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në korrik të 2026, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka bërë reagimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale duke pohuar se bëhet fjalë për vazhdimin e projektit aktual

14:17
Zelensky: SHBA të rrëzojë Kadyrov! Përgjigjet lideri çeçen, vasal i Vladimir Putin: Të kishe një fije burrëri ti…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të ushtrojnë presion ndaj Rusisë duke larguar nga pushteti liderin çeçen, Ramzan Kadyrov.

14:15
Champions League me një top të ri për sezonin 2025/2026, sezoni jubilar i 25 vjetorit…

Sot është zbuluar një top special nga gjiganti Adidas, i cili do të përdoret në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2025-2026, duke i përfshirë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve dhe ato të “play-off”-it drejt fazës së eliminimit direkt.

14:11
SHBA nuk jep afate: Naftën e Venezuelës do ta shesim ne për një periudhë të pacaktuar

Shtëpia e Bardhë e pohoi se ka në plan të kontrollojë shitjet e naftës së Venezuelës “për një kohë të pacaktuar”, teksa administrata Trump harton plane për kompanitë amerikane të naftës që të kthehen në vend.

14:06
Axhenda e Kuvendit, Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

Megjithëse opozita ka bërë pesë tentativa në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të 2026 për të mbledhur Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për kërkesën e SPAK lidhur me zv.kryemnistren Balluku, ky organ i Kuvendit nuk do të mblidhet përpara 19 janarit.

14:06
Përmbytjet në vend/ Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët e prekur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, si dhe për të bërë vlerësimin e plotë dhe objektiv në vlerën reale të dëmeve dhe kompensimin e plotë financiar për dëmet ndaj banorëve të prekur.

14:02
Trump “me gishtin” nga NATO: SHBA do të jetë aty për ta, por a do të jenë ata për ne?

Mes paralajmërimeve të Danimarkës se një ndërhyrje e tij me forcë në Groenlandë do të nënkuptojë fundin e NATO-s, Donald Trump postoi në Truth Social një mesazh plot nënkuptime për aleancën ushtarake transatlantike.

14:01
Nga rrjeti i prostitucionit te bumi i pasurive të paluajtshme, ulje-ngritjet e forta të pronarëve të lokalit në Crans-Montana ku humbën jetën mbi 40 të rinj

Muajt e parë në Zvicër nuk kishte qenë nga më të mirat. Edhe pse gjyqi u zhvillua në Francë, në Annecy, akuzat ndaj Jacques Moretti-t kishin të bënin me Gjenevën.

13:57
Dënohen 15 shqiptarë ne Liverpul, iu kapën 650 rrënjë kanabis

Pesëmbëdhjetë burra janë dënuar sot, të mërkurën, pasi oficerët zbuluan një fermë kanabisi brenda një magazine në qendër të qytetit të Liverpulit.

13:56
Benfica humbet ndaj Bragës në Kupën e Portugalisë, Jose Mourinho shpërthen kundër futbollistëve të tij

Te Benfica kanë shpërthyer problemet pas disfatës 3-1 ndaj Sporting Braga në Kupën e Portugalisë. Trajneri Jose Mourinho nuk i kurseu kritikat e ashpra ndaj futbollistëve të tij për këtë disfatë

13:49
Përmbytjet në Durrës, evakuohen rreth 500 persona në Sukth dhe Katund të Ri. Lumi i Erzenit del nga shtrati

Rreth 500 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura në Sukth e Katund të Ri, Durrës.

13:30
Situata nga përmbytjet në vend/ Rama drejton nesër mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

Situata e krijuar nga reshjet e shiut do të jetë në fokus të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave.

13:29
“Paketë dëmshpërblimi për dëmet në bujqësi dhe banesa”, Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga vendet që është prekur më së shumti nga përmbytjet.

13:20
Senatorë republikanë dhe demokratë kundër Trumpit, fusin për miratim rezolutën që i ndalon presidentit veprimet ushtarake në Venezuelë

Senati i SHBA-së pritet të shqyrtojë sot një rezolutë që do t’i ndalonte presidentit Donald Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake kundër Venezuelës pa autorizimin e Kongresit.

13:19
Dëbora bllokon automjetet në aksin Librazhd-Peshkopi, ende asnjë masë për pastrimin e rrugës

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit.

13:07
Juventus, lajme të mira nga Vlahovic, synon të kthehet në fushë për ndeshjen me Interin

Juventus mund të ketë Dusan Vlahovic në dispozicion përpara kohës së parashikuar. Sipas asaj që publikohet nga ‘Tuttosport’, sulmuesi serb mund të kthehet në fushën e lojës 2-3 javë përpara afatit të përcaktuar. Kjo do të thotë se Vlahovic mund të jetë në fushë që në mesin e muajit shkurt dhe në shënjestër është sfida me Interin(fundjava e 15 shkurtit).

13:06
Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë, lumi Vjosa ka rrezikshmëri

Edhe nga konferenca e kësaj të enjteje, kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar nga qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve nga moti i keq në vend.

12:55
Përmbytjet në Dimal, flet qytetari: Kanë ndodhur si pasojë e pritave poshtë urës së re, nuk ka bërë vaki që…

Dimali është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në vend.

12:55
80 ha tokë bujqësore nën ‘pushtetin’ e ujit në Cakran të Fierit, rrezikohet bllokimi i autostradës Levan-Tepelenë

Rreth 80 ha tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Cakran të bashkisë Fier.

12:52
54-vjeçari humbi jetën në krye të detyrës? Reagon bashkia e Durrësit: U paraqit në punë dhe u largua…

Astrit Hysenaj, 54 vjeç është viktima e parë nga moti i keq në vend. 

12:42
Vendimi i Apelit për masën ndaj Belinda Ballukut, ende pa rekurs në Gjykatën e Lartë, avokatët: Gjykata e ka printuar keq, arsyetimi nuk lexohet

Nga data 30 dhjetor 2025, Gjykata e Apelit të Posaçëm e ka zbardhur vendimin ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, dhe dy drejtorëve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, por asnjëri prej tyre nuk është ankuar ende me rekurs në Gjykatën e Lartë.

12:40
Napoli-Verona, Hojlund dhe goli i anuluar: Nuk e preka topin me dorë

Rasmus Hojlund nuk e pranon aspak anulimin e golit të anuluar në ndeshjen mes Napolit dhe Verona, një gol që do të barazonte rezultatin në 2-2 në atë moment. Qendërsulmuesi danez iu drejtua rrjeteve sociale për të folur për këtë anulim nëpërmjet një Instagram Story duke e thënë qartë se në momentin që shënoi nuk kishte prekje të topit me dorë nga ana e tij.

12:38
Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

Autoritetet civile në Fier kanë shpallur evakuim të menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras, për shkak të rrezikut të lartë nga përmbytjet.

12:32
Kaos trafiku, dimri mbërthen Europën/ Ngrica të papara, pezullohen udhëtimet e transportit publik

Dimri ka mbërthyer rajone të tëra të Europës, duke shkaktuar një kaos të vërtetë të lëvizjes. Reshjet e dëborës dhe ngricat po mundojnë kontinentin e vjetër.

12:30
Torturat e Sigurimit të Shtetit, dosja për djalin e ish-kryeministrit: U mbajt 6 muaj në arkivol si i vdekur

Top Story ka sjellë mbrëmë “Dosje dhe hije të spiunazhit”, rrëfime dhe pjesë nga dosjet e Sigurimit të Shtetit për figura të rëndësishme publike në vend.

12:28
Çështja ‘Balluku’/ “Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin”, Bardhi hedh poshtë propozimin e Shehajt: Nuk do shkelim ligjin për favor të qeverisë

Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se edhe sot nuk është zhvilluar mbledhja, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, çka i hap rrugë arrestimit të kësaj të fundit.

12:24
Inter, një tjetër klub kandidat për Kristjan Asllanin nga Spanja

Në horizont shfaqet një tjetër kandidat për Kristjan Asllanin. Nga Spanja vijnë konfirmime se ka një interes konkret nga Girona me klubin katalanas që ka bërë një sondazh për mesfushorin e kombëtares shqiptare që është te Torino por që kartoni i tij është në pronësi të Interit.

12:21
Familja shqiptare përfshihet në një aksident në Gjermani, plagosen rëndë gjashtë persona, mes tyre tre të mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në zonën Liedermatte, pranë Waldshut-Tiengen në Gjermani, ku u plagosën një familje nga Kosova me pesë anëtarë dhe shoferi i një kamioni.

12:18
Rrezikohen banesat, jepet urdhër evakuimi në Sukth dhe Katund i ri në Durrës

Si pasojë e përmbytjeve, bashkia e Durrësit ka dhënë urdhër evakuimi për banorët e Sukthit dhe të Katundit të Ri në Durrës. 

12:17
Investimet e FSHF, punimet për kompleksin “Shefqet Lamçja” në Elbasan drejt fundit

Punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” po shkojnë drejt fazës përmbyllëse. Tashmë ka përfunduar ndërtimi i bazamentit si edhe janë realizuar punimet për sistemin modern të drenazhimit, depos së ujit dhe sistemin e vaditjes.

11:56
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Unioni i të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë deklaratë kundër PD-së: Po tregoni lojën e pistë me PS-në

Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka reaguar sërish ndaj qëndrimit të Partisë Demokratike në lidhje me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e konsideruar mungesën e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese si tregues të një marrëveshjeje të fshehtë me Partinë Socialiste.

11:49
Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq në vend, ra në kanal teksa kthehej në shtëpi

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës. Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.

11:46
Video-lajm/ Lumi Vjosa del jashtë kontrollit, banori merr qenin në krahë dhe e shpëton nga përmbytja

Ndërsa niveli i ujit të lumit Vjosa vijon të rritet, banorët e zonave pranë shtratit të lumit, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë nisur evakuimet parandaluese.

11:46
Kush ishte Renee Nicole Good, viktima e të shtënave nga ICE në Minesota/ Trump i del në mbrojtje agjentit që qëlloi: E bëri për vetëmbrojtje

Gruaja e vrarë në makinën e saj nga një agjent i emigracionit ishte poete dhe nënë e një vajze dhe dy djemve. Nëna e saj tha se ajo ishte “e tmerruar” ndërsa përpiqej të largohej nga incidenti në Minneapolis.

11:41
Të shtëna me armë pranë një kishe mormone në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri jashtë një kishe në Salt Lake City, në shtetin e Utah-ut.

11:38
Situata nga moti i keq, policia bën thirrje: Ja akset ku duhet të përdorni zinxhirë

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe në disa zona edhe reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, njësitë “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren për menaxhimin e qarkullimit rrugor dhe për ndihmën ndaj qytetarëve.

11:38
Serie A/Inter-Napoli; rebusi për arbitrin, Daniele Doveri në pole position

Java e 19 e Serisë A italiane shkaktoi sërish polemika arbitrare sidomos në Napoli-Verona dhe Lazio-Fiorentina dhe kjo nuk duket se nuk është dicka pozitive teksa po afron java e 20 që do të kulmojë në mbrëmjen e së dielës me supersfidën mes Interit dhe Napolit, që është një ndeshje delikate për cilindo gjyqtar që do ta arbitrojë.

11:27
Moti i keq në vend/ Anulohen lundrimet me traget Sarandë-Korfuz, shkak era e fortë dhe dallgët

Për shkak të motit të keq dhe i detit me dallgëzim 6 ballë sot nuk do të funksionojë linja e tragetit Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas Sarandë-Korfuz.

11:22
“Merr Venezuelën, na lërë dorë të lirë në Ukrainë”, zbulohen prapaskenat e paktit që Moska i ofroi Trumpit në 2019. Ja si u përgjigj Presidenti i SHBA

Zyrtarë rusë sinjalizuan në vitin 2019 se Kremlini do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga mbështetja e tij për Nicolás Maduron në Venezuelë, në këmbim të një dore të lirë në Ukrainë, sipas Fiona Hill, këshilltare e presidentit Donald Trump në atë kohë.

11:21
Braktisi dy fëmijët e mitur, procedohet nëna 26-vjeçare në Kavajë

Procedohet penalisht një 26-vjeçare, pasi dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur në Kavajë.

11:18
Probleme nga reshjet e shiut dhe dëborës në qarkun e Dibrës/ Bllokohet rruga e fshatit Zall Dardhë, dalja e përroit nga shtrati rrezik për banesat e zonës

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës, territori i Qarkut Dibër vijon të përballet me problematika të izoluara, ndërsa situata në përgjithësi paraqitet e menaxhueshme.

11:03
Lumi Erzen del nga shtrati, përmbytje masive në Sukth dhe Katund i Ri

Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e larta kanë nxjerrë nga shtrati lumin Erzen, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme serioze në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri.

11:01
Aksident në afërsi të tunelit të Murrizit, borëpastruesja përplas tre automjete

Një aksident ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit, ku një borëpastruese është përplasur me tre automjete.

10:58
Reshjet dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në Bulqizë, të moshuarit më të rrezikuarit

Reshjet dhe temperaturat e ulëta kanë rritur rrezikun në qarkullim, veçanërisht për moshat e treta në Bulqizë.

10:47
Reshjet e shiut në Berat/ Përmbyten 15 banesa në Dimal, evakuohen 6 familje

Reshjet e shiut me intensitet mesatar vijojnë në territorin e qarkut Berat. Sipas informacioneve të siguruara nga bashkitë dhe institucionet përkatëse, problematikat kryesore janë evidentuar si pasojë e përmbytjeve.

10:42
Kthyen banesën në një shtëpi bari, shpallen në kërkim dy persona në Shkodër, nis hetimi dhe për dy punonjës të OSHEE-së

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me pajisje elektrike, duke finalizuar operacionin policor të koduar “Neonët 6”.

10:37
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post: Ky vizion është i ngrirë me arrestimin e Veliajt

Jerusalem Post

10:37
Përmbytjet në Qarkun e Durrësit, anulohet sërish mësimi në Universitetin Aleksandër Moisiu

Qarku i Durrësit vazhdon të jetë një nga qarqet më të prekura nga reshjet e shiut dhe përmbytjet.

10:36
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

10:34
Reshjet e dëborës në Kukës sjellin bllokime dhe ngrica në rrugë, pezullohet procesi mësimor në disa shkolla

Reshjet shiut ia lanë vendin dëborës, e për pasojë ka sjellë probleme në qarkun e Kukësit.

10:30
Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes me reagim zyrtar: Ja qarqet ku pritet të ketë problematika

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata më problematike si pasojë e reshjeve të dendura paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik të menjëhershëm.