E martë, 23 Dhjetor 2025
08:18
JD Vance stërvitet me ushtarë amerikanë dhe britanikë: Ndihem sikur më goditi treni

Zëvendëspresidenti J.D. Vance mori pjesë në një seancë intensive stërvitore 90-minutëshe me Navy SEALs në një plazh të Kalifornisë të hënën, si pjesë e vizitës së tij në një bazë ushtarake.

08:10
Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës, dinjitetit dhe shpirtit europian

Mbrëmjen e djeshme, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin Arben Fetai, morën pjesë në një ceremoni nderimi pranë monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër.

08:00
Të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të Marinës Meksikane, përfshirë një fëmijë

Të paktën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u vranë kur një aeroplan i Marinës Meksikane që transportonte pacientë mjekësorë u rrëzua në ujërat e Gjirit Galveston, Teksas, të hënën pasdite, sipas autoriteteve amerikane.

07:47
Sulm i ri amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor, një i vdekur

Një burrë u vra nga forcat amerikane gjatë një sulmi të synuar ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge që po lundronte në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin Lindor, u njoftua herët këtë mëngjes.

07:37
Gruaja greke bie viktimë e mashtrimit dashuror në Stamboll, i besoi “Muratit nga Libani” dhe humbi 60,000 euro

Një grua greke në Stamboll ra viktimë e një mashtrimi dashurie që i kushtoi 60,000 euro, me mediat turke që e quajtën autorin e krimit “Murati nga Libani”.

07:31
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, bën ushtrime dhe gatuan për ta

Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë çdo vit që nga viti 2017, ndërsa afrohet sezoni i festave të Krishtlindjeve.

07:26
Sulm i ri ajror rus në kryeqytetin ukrainas

Forcat e armatosura ruse nisën një sulm ajror kundër Kievit në orët e para të mëngjesit, njoftoi nëpërmjet Telegramit kreu i forcave të armatosura në kryeqytetin ukrainas dhe rajonin me të njëjtin emër, Timur Tkachenko, duke shtuar se mbrojtja ajrore kishte ndërmarrë veprime për ta kundërshtuar atë.

07:11
Kohë me vranësira të dendura dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

07:00
Dosja e SPAK për AKSHI/ Karamuço në Top Story: Nuk ka asnjë provë që lidh rrëmbimin e Meçes me Agasin

Dosja e SPAK për AKSHI u diskutua këtë mbrëmje në Top Story.

01:39
Ylli i Leicesterit shmang një dëmtim serioz, festimi i tij akrobatik përfundon me një rrëzim me qafën e spërdredhur…

Patson Daka duket se i ka shpëtuar lëndimeve serioze pavarësisht se bëri një rrëzim me qafë që i shkaktoi dridhje ndërsa festonte.

01:30
Adeyemi i del krah të dashurës shqiptare: Loredana nuk ndikon në performancën time në fushë…

Sulmuesi i Borussia Dortmundin, Karim Adeyemi, ka reaguar pas lajmeve që lidhin performancën e tij të dobët me marrëdhënien me reperen dhe influenceren shqiptare Loredana Zefi.

00:25
Rinovimi me Bayernin? Upamecano kërkon miliona për të firmosur…

Telenovela e rinovimit të kontratës mes Bayernit të Mynihut dhe Dayot Upamecano pasurohet me një episod të ri teksa kanë dalë në dritë pretendimet e futbollistit francez.

E hënë, 22 Dhjetor 2025
23:57
Superkupa, Vincenzo Italiano: U përpoqëm, por Napoli ishte shumë superior

Trajneri i Bolognës, Vincenzo Italiano foli pas finales së Superkupës së Italisë të humbur kundrejt Napolit duke pranuar superioritetin e skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte.

23:52
Mbyllet aventura e Origit! Largohet përfundimisht, Milani e paguante 300.000 euro në muaj…

Belgu dhe klubi kanë rënë dakord të ndërpresin kontratën e tij, e cila skadon në qershor. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje për një vit e gjysmë; e fundit nga 36 ndeshjet e tij me fanellën e Milanit ishte në maj 2023.

23:45
Zbarkon në Milano blerja më e re e Milanit, Fullkrug prite të kryej të martën testet mjeksore

Sulmuesi gjerman ka mbërritur në Itali dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të martën përpara se të stërvitet për debutimin e tij.

23:37
Liverpool rimendon vendimin e transferimit për Salah, ylli i “The Reds” do të operohet…

Mohamed Salah luajti si titullar për Egjiptin kundër Zimbabvesë në ndeshjen hapëse të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe shumë tifozë të Liverpoolit do ta kenë mbajtur nën vëzhgim yllin e tyre.

23:24
Tronditet Milani, Tare kërkon takim urgjent me menaxherin e Nkunku, kuqezinjtë janë gati ta largojnë që në janar

Tregu i transferimeve të Milanit mund të përjetojë një tronditje të papritur që në orët e para të janarit.

23:11
Detajet e reja në “Top Story”, gazetari: Janë mbi 130 video që SPAK po i sheh, pajisja përgjuese…

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje të reja nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje.

23:08
Conte: Vetëm fituesit kanë rëndësi. Humbjet më kanë bërë më kërkues. A e ka Napoli kontrollin? Jo!

Fjalët e Antonio Contes pas fitores në Superkupën e Italisë ndaj Bolonjës: “Një turne i përsosur, le të kemi një Krishtlindje të Gëzuar.”

23:01
“Tensionet politike janë rritur javët e fundit”, Reuters për protestën e PD: Molotov drejt kryeministrisë, por s’pati përplasje me policinë

Protestuesit hodhën molotov drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pas ngritjes së akuzave për korrupsion nga prokurorët.

22:58
Guardiola me peshore në dorë: Kush merr më tepër se 3 kg gjatë festave, le të qëndrojë në shtëpi…

Trajneri i Manchester Cityt i paralajmëron lojtarët se pushimet e Krishtlindjeve nuk janë justifikim për t’u çlodhur

22:57
Rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, detaje nga dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS

Një hetim i nisur nga autoritetet gjermane dhe i finalizuar nga SPAK ka ekspozuar rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës të drejtuar nga anëtarë të grupit të Niklës, me në qendër djalin e ish-deputetit socialist, Rexhep Rraja.

22:45
Dështon finalja e Superkupës së Italisë Napoli-Bolonja në Riad, vende bosh të mbuluara me tenda…për të mos u dukur

Finalja e Superkupës midis Napolit dhe Bolonjës nuk është shitur plotësisht, por patinjë shfaqje dritash dhe fishekzjarre para ndeshjes.

22:36
Napoli dhe Superkupa, gëzimi i De Laurentiis: Krenar për këtë grup që shkroi sërish historinë

Napoli triumfoi në Riad duke ngritur trofeun e Superkupës së Italisë për herë të tretë në historinë e tij pasi mundi në finale Bolognan me rezultatin 2-0.

22:35
U rrëmbye në sy të babait për një tender, gazetari zbulon detajet nga dosja e AKSH-it në ‘Top Story’: Familja e biznesmenit Meçe nuk bëri kallëzim sepse…

Detaje të reja janë publikuar nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje.

22:30
Yamal zbulon shtëpinë në YouTube, male me rroba, trofe dhe kutia…do të jetojë tek shtëpia e Shakirës

Ylli i ri i Barcelonës hapi derën e shtëpisë së tij në videon e tij të parë, duke zbuluar anën e tij “adoleshente” përpara se të zhvendosej në rezidencën e Shakirës dhe Piques.

22:21
Ju kujtohet Rafinha Alcantara? Deklaron tërheqjen nga futbolli, ‘u tradhtua’ nga fiziku i tij

Bota e futbollit përshëndet një talent që shumë shpesh është tradhtuar nga brishtësia e trupit të tij. Rafinha Alcantara, djali i kampionit të botës, Mazinho dhe vëllai i Thiago, vendosi të thotë mjaft. Tashmë në moshën 32 vjeçare, mesfushori brazilian njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur.

22:18
Superkupa, presidenti i Serie A: Vitin tjetër nuk do të luhet në Riad, ndoshta do të kthehemi në formatin e vjetër

Presidenti i Serie A League foli përpara finales midis Napolit dhe Bolonjës, në Riad

22:17
Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam

Prodhuesi i uiskit të famshëm bourbon Jim Beam ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin në distilerinë e tij kryesore në Kentucky për vitin e ardhshëm. 

22:13
Napoli fiton Superkupën, Neres fundos Bolonjën në finale

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori dhe kjo është hera e parë me Antonio Conten në stol.

21:47
Shpërthimi i molotovëve nisi pas mbylljes së fjalimit të Berishës/ Çfarë ndodhi në protestën përpara Kryeministrisë, dy efektivë të lënduar, qytetari merr flakë

Protestuesit e PD e nisën me qetësi demonstratën e tyre, por që mbyllja nuk ishte e tillë.

21:46
“Nuk ishte pjesë e planit qëndrimi në shesh, protesta e radhës…”/ Berisha për “Top Story”: Do kemi greva e demonstrata

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka folur për gazetaren Elda Menga, në “Top Story”, për protestën që PD-ja bëri këtë të hënë përpara Kryeministrisë.

21:36
Curri në “Top Story”: Lapaj, Qorri dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës se duan të krijojnë qeveri teknike, u erdhi dita

Analisti Arjan Curri deklaroi në Top Story se opozitarët Adriatik Lapaj, Arlind Qorri dhe Agron Shehaj duan të krijojnë qeveri teknike.

21:36
Neymar ‘kthehet në ferr’, ylli brazilian i nënshtrohet operacionit në gju

Pas mbylljes së sezonit në mënyrën më perfekte të mundshme me qëndrimin e Santosit në elitën e futbollit brazilian dhe me kualifikimin në Copa Sudamericana, Neymar ‘kthehet në bokse’.

21:34
“PD bëri një demonstrim force”, analisti Sulo në ‘Top Story’: E rëndësishme që protesta të vazhdojë

Partia Demokratike protestoi sot para kryeministrisë, ky ndryshe nga të hënat e tjera, pati përmasa kombëtare në pjesëmarrje.

21:23
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi në “Top Story”: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Ish-deputeti socialist, Pezro Koçi, deklaroi në Top Story opozita me në krye Sali Berishën është fat për Edi Ramën.

21:21
“Kur u mbyll protesta e PD, askush nuk e dinte se ku po shkonin”, gazetarja në ‘Top Story’: Berisha përfundoi në…

Partia Demokratike protestoi sot para kryeministrisë, ky ndryshe nga të hënat e tjera, pati përmasa kombëtare në pjesëmarrje.

21:20
Fiks Fare/ “Paratë e bamirësisë për baltë e llucë”, pas degradimit të lagjes në Ishëm bëhet tender për studime sizmologjike

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e një lagje të ndërtuar me paratë e shqiptarëve në formën e bamirësisë, për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

21:20
Mesazh i fortë nga Jerusalemi/ Greqia, Izraeli dhe Qipro forcojnë boshtin e sigurisë

Liderët e Greqisë, Izraelit, dhe Qipros kanë dërguar nga Jerusalemi një mesazh të fortë stabiliteti dhe bashkëpunimi strategjik në kuadër të samitit të dhjetë mes tyre. 

21:07
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat

Disa persona janë shoqëruar në komisariat pas protestës së demokratëve.

20:49
E pabesueshme në futbollin amerikan; lojtari debaton me një tifoz dhe e godet me grusht në fytyrë.

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në National Football League gjatë ndeshjes mes Pittsburgh Steelers dhe Detroit Lions në SHBA.

20:46
Dosja e SPAK për AKSHI/ Zbulohet edhe një skemë pastrimi parash, 10 milionë euro për çokollata e biskota

Hetimet e zhvilluara nga SPAK në kuadër të dosjes AKSHI, kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për një skemë transferimi dhe pastrimi parash.

20:45
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve të hedhur në drejtim të kryeministrisë.

20:43
SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton atë që po quhet super gripi, po përhapet gjerësisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa vaksinimi ndaj këtij varianti nuk është i përfshirë në vaksinën kundër virusit këtë vit.

20:32
Dosja e AKSHI-t/ “Janë tendera që ke ankimuar, tërhiqu”, zbardhet dëshmia e biznesmenit që u mor peng, autorët me pistoletë në dorë: Ta tregojmë ne, eja se…

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, biznesmenit që u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetërorë.

20:31
VIDEO/ Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë

Një protestues ka marrë flakë gjatë protestës që u zhvillua sot nga opozita.

20:27
Shqiptarja në grevë urie për Palestinën/ Historia e Teuta Hoxhës, prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën

Pas 13 muajsh në gjendje paraburgimi në një burg anglez dhe pas afro 43 ditësh në grevë urie gjendja shëndetësore e një shqiptare të arrestuar si aktiviste e grupimit kontravers “Palestine Action”, është mjaft e përkeqësuar dhe sipas motrës së saj ajo mund të ndërrojë jetë, nëse qeveria britanikë nuk ndërhynë.

20:23
Është thuajse 60 vjeç dhe supersticioz, Miura nuk ka ndërmend të ndalet; aventurë e re në Divizionin e Tretë në futbollin japonez

Ka futbollistë që për shkak të moshës var këpucët në gozhdë, por ka të tjerë si Kazuyoshi Miura që duket se ka bërë një pakt me kohën. Legjenda e futbollit japonez nuk ka ndërmend të ndalet; ndërsa e gjithë pjesa tjetër e botës sportive programon të ardhmen, ai rishkruan të tashmen dhe bëhet gati për një sezon tjetër.

20:15
Fondet në bujqësi pa strategji/ Qeveria akordon 2 miliardë lekë për fundvit, ekspertët: E pamjaftueshme

Në mbyllje të vitit 2025 qeveria ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen drejt bujqësisë. Në ndryshimet e fundit në buxhet nëpërmjet një Akti Normativ 2 mld lekë do të alokohen për këtë sektor.

20:10
Pas bombave molotov te Kryeministria, Berisha ‘shëtitje” deri te Kuvendi: Po u tregoj se ku do protestojmë më pas

Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen.

19:46
E padëgjuar më parë, PSG gati t’i ofrojë një kontratë të përjetshme Luis Enriques, në krye të pankinës së tyre

Detaje të reja mbi të ardhmen e trajnerit të Paris Saint-Germain, Luis Enrique, kanë dalë në mediat spanjolle.

19:46
Molotov drejt policisë, dy efektivë të lënduar nga protestuesit e opozitës

Përfundimi i fjalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, u shoqërua me tensione.

19:44
Berisha mbyll fjalimin, hidhen bomba molotov drejt Kryeministrisë, flakë në hyrje të saj

Pasi Sali Berisha mbylli fjalimin, në drejtim të policisë është hedhur molotv.

19:43
“Do të marshojmë drejt Surrelit”, Berisha kërkon qëndresë nga demokratët: Ja do vdesim, ja do rrojmë për liri

“Na pyesin, çfarë do bëjnë këta? Jua them, ja do vdesim ja do rrojmë për liri. Dijeni mirë që kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmë. Po të japim fjalën që s’të ndahemi as në Surrel, marshim drejt Surrelit. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë, ne i shpallim luftë […]

19:41
Ndahet nga jeta pianisti dhe profesori i nderuar Koço Vrame

Është ndarë nga jeta pianisti dhe profesori i mirënjohur Koço Vrame, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës korçare.

19:38
Dështoi plani ‘Australi’, ja ku pritet të luhet ndeshja Milan-Como

Pas një zhurme të madhe dhe pas dështimit të planit Australi, sfida e Serisë A Milan-Como më në fund do të luhet në San Siro në datën më të parë të lirë.

19:37
“Prokuror i guximshëm”, Berisha lavdëron SPAK, sulmon Kushtetuesen: Gjykatë turpi, e blerë nga Rama

Të guximshëm e ka quajtur Sali Berisha prokurorin e SPAK që kërkoi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, institucion që më herët e ka sulmuar. Ndërkohë Gjykatën Kushtetuese e ka quajtur të blerë dhe një ‘Gjykatë turpi’, që vendosi të rikthejë në detyrë Ballukun.

19:35
VIDEO / Muçi jo vetëm i bukur për t’u parë, shënon golin e shtatë në 5 ndeshje me Trabzonsporin

U zhvillua java e 17-të e Superligës turke ku të gjithë sytë e shqiptarëve tashmë janë tek një prej lojtarëve që është shndërruar në kryefjalë atje, Ernest Muçi.

19:26
“Edi Rama, nga sot s’do njihesh më si kryeministër”, Berisha në protestë para Kryeministrisë: Jemi mbledh në moment kritik  

Sali Berisha ka dalë para protestuesve të mbledhur në shesh, dhe u ka bërë thirrje që kjo protestë të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës.

19:20
VIDEO / E paimagjinueshme, në Marok Princi i Kurorës, shpërfill autoritetet e që i gjunjëzohen dhe i puthin dorën, Infantino mbetet gojëhapur

Pamje të paimagjinueshme janë shfaqur nga mediat afrikane përpara ndeshjes hapës së Kupës së Konfederatave të Afrikës.

19:13
Ndodh edhe kjo! Skualifikohen 3 futbollistë të Grosseto për….vjedhje uniformash të Fiorentinës

Federata Italiane e Futbollit skualifikoi 3 futbollistë dhe pezulloi Drejtorin e Përgjithshëm të Grossetos, nja klub që militon në Serie D për vjedhjen e disa veshjeve për stërvitje të Fiorentinës nga qendra sportive e klubit toskan, Viola Park.

19:09
“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit, të mos tërhiqemi deri sa ta rrëzojmë Ramën

Deputeti i PD Klevis Balliu ka mbajtur një fjalim nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë ku po mbahet protesta kombëtare e thirrur nga PD.

19:02
Marka sportive dizenjon këpucët e Cristiano Ronaldos për Botërorin 2026, ta arta me moton “Kërcimi i fundit”…

Janë publikuar këpucët e para që Kristiano Ronaldo do të veshë në Kupën e Botës 2026.

19:01
“Ne do të qëndrojmë në sheshe”/ Bardhi nga protesta e PD-së: Këtij pushteti i janë lëkundur themelet

Demokrati Gazment Bardhi në fjalën e tij gjatë protestës së thirrur nga PD, deklaroi se do të qëndrojnë në sheshe, teksa shtoi se pushtetit i janë lëkundur themelet.

18:57
YouTube-ri që ju thye nofulla në përballjen e boksit me Joshua, shfaq jetën e luksit mes parave dhe armëve…

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi reagime të shumta me një postim në rrjetet sociale, menjëherë pas daljes nga spitali, ku u trajtua pas humbjes me nokaut ndaj Anthony Joshua.

18:54
“Institucione të kalbura”, Elda Hoti në protestën e demokratëve: Sot nuk kemi një qeveri

Elda Hoti deklaroi në protestë se sot vendi nuk ka një qeveri, teksa bëri thirrje për t’iu bashkuar protestave.

18:51
Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeçari

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në […]

18:47
Disiplina vendos për ndeshjen në Vlorë, Flamurtari do të luaj “pa vlonjatë“ për 8 ndeshjet e ardhshme…

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit mori vendimet për ngjarjet e fundjavës së kaluar në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptarë.

18:43
Protesta kombëtare e PD-së, Këlliçi: Rama të japë dorëheqjen, e sotmja do të jetë precedentë për të ardhmen

Demokrati Belind Këlliçi, në fjalën e tij gjatë protestës kombëtare, bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

18:34
Lajme të mira per Allegrin; Leao i bashkohet grupit mund të kthehet ndaj Veronës

Pas eliminimit në gjysmëfinale të Superkupës Italiane nga Napoli, Milani i është kthyer stërvitjes në Milanello në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës së Serie A ndaj Veronës në San Siro. Në prag të kësaj përballjeje, Massimiliano Allegri mori një lajm shumë të mirë dhe një të keq.

18:30
Spiropali pritet nga Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Integrimi në BE, aspiratë e përbashkët rajonale

Në vijim të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Ministrja Spiropali u prit nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

18:24
Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës dalin nga selia, hidhen shashka

Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është drejtuar për të Kryeministria aty ku do të mbahet protesta kombëtare.

18:12
Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Ndërsa do duhej të kishte nisur protesta kombëtare e thirrur nga PD në ora 18:00, ende po grumbullohen qytetarë. Lideri i PD ndodhet në seli, por në shesh është parë vajza e tij dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.    

18:11
Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

Dhjetë persona janë shpëtuar pasi një gropë e madhe u hap në një kanal të lundrueshëm në Shropshire, duke përfshirë disa anije dhe duke shkarkuar sasi të mëdha uji në tokat përreth.

17:57
“Po flini mbi plehra”/ Sabina debaton ashpër me Kristin për punët e shtëpisë: Mos merrni…

Sabina Meta dhe Kristi Lamaj e kanë nisur ditën e tyre me debate gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

17:40
Pak para protestës kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD

Pak para protestës kombëtare, e cila do të nisë në ora 18:00, Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD.

17:37
Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës ikonike “Xhamadani vija vija”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë.

17:27
“Të gjithë në rrugë për të shembur këtë barrikadë të kleptokracisë”, Meta letër nga burgu: Bashkohuni në protestën para Kryeministrisë

Në mbledhjen e mbajtur sot të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ka mbajtur ‘fjalën’ edhe presidenti i saj Ilir Meta.

17:18
Trump emëroi guvernatorin e Luizianës si të dërguar të posaçëm në Groenlandë, Landry: Do e bëj vendin pjesë të SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar një debat të ri ndërkombëtar me Danimarkën, duke emëruar guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar të posaçëm në Groenlandë.

17:14
Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari

Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor.

17:07
Morata-Campello, a po përkeqësohet kriza? Postimi i fundit i Alisës ngjall polemika.

Tre foto, një mesazh i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë dhe asnjë referencë për bashkëshortin e saj: postimi i ri i modeles në Instagram ndez përsëri thashethemet për një krizë me sulmuesin.

16:59
Haaland nuk është më në planet e Realit të Madridit, Mbappe është ylli i sulmit të tyre

Pavarësisht lidhjeve të shumta ndër vite mes Erling Haaland dhe Real Madridit, sulmuesi norvegjez aktualisht nuk është në planet e klubit madrilen. Sipas informacioneve të gazetarit Ekrem Konur, drejtuesit e “Los Blancos” besojnë se nevojat sulmuese të skuadrës janë të mbuluara plotësisht nga Kylian Mbappe.

16:58
Izraeli miraton mbylljen e radios së ushtrisë, Netanyahu përshëndet vendimin: Nuk duam të jemi si Koreja e Veriut, ata transmetojnë…

Qeveria izraelite ka miratuar mbylljen e Radios Ushtarake të vendit pas 75 vitesh transmetimi, në një veprim që mbyll një nga institucionet më të vjetra mediatike të Izraelit.

16:56
Atentat me bombë gjeneralit rus në mes të Moskës, bomba dyshohet të jetë vendosur nga shërbime të inteligjencës të lidhura me Ukrainën

Gjenerali rus, Fanil Sarvarov, ka humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm të një bombe të vendosur në makinën e tij në Moskë.

16:52
Ndeshja Milan-Como në Perth është anuluar, një hap tronditës prapa nga Liga e Serie A: “Kërkesat janë të papranueshme.”

Pak më pak se një javë pas njoftimit vjen kthesa dhe ndalesa e udhëtimit ndërkontinental për sfidën midis Milanit dhe Comos.

16:50
EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në Borsh.

16:17
Benz-i përplaset me Fiat-in dhe përfundon në kanal, lëndohet pasagjerja

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në kthesën e Vajkanit në Fier.

16:11
Dy orë përpara protestës kombëtare të thirrur nga PD-ja, qindra forca policore blindojnë Kryeministrinë

Teksa na ndajnë afro dy orë nga protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, forcat policore janë vendosur përpara Kryeministrisë.

15:49
Martesa, rruga e re e emigrimit, bashkimi familjar arsyeja kryesore e leje qëndrimeve të emigrantëve

Emigrimi nuk nis gjithmonë me valixhe, shpesh nis me një kontratë pune ose me një martesë.

15:48
Luajti ndeshjen e parë si titullar në La Liga, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares

Lajme jo shumë të mira vijnë nga Spanja. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu që është në radhët e Rayo Vallecanos në La Liga ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Elches, në atë që ishte ndeshja e tij e parë si titullar për këtë sezon në kampionatin spanjoll.

15:39
Protesta e transportit në Vlorë, kërkohet që të ndalet konkurrenca nga të paligjshmit

Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore.

15:36
FIFA publikon klasifikimin e fundit për 2025, ja si renditen Kombëtarja dhe Kosova…

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63 në klasifikimin e FIFA.

15:32
Sfidat e Evis Salës me shëndetësinë, ministrja: Do të ndërtoj një sistem diagnostikues të integruar mirë në të gjithë vendin

Në platformën ndërkombëtare World Health Voices, ku publikohen histori të rrugëtimit të njerëzve që kontribuojnë për të ardhmen e shëndetit global, historia e tretë e kopertinës i dedikohet ministres shqiptare të Shëndetësisë, Evis Sala.

15:31
Dosja AKSHI/ “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Më vunë kapuçin në kokë, por nuk dinin të vendosnin prangat

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, biznesmenit që u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetërorë.

15:21
Lëvizte i armatosur në automjet pa targa, pranga 30-vjeçarit në Lezhë, procedohen dy pasagjerët

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi qarkullonte i armatosur dhe me makinë pa targa.

15:04
SPAK ndryshon drejtues, Klodian Braho merr stafetën pas Dumanit: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona

Nën kontrollet e rrepta të gardës nga njëra anë dhe bekimin e praninë e ndërkombëtarëve nga ana tjetër, kryeprokurori i ri i SPAK Klodian Braho që mori në 19 dhjetor mandatin tre-vjeçar u prezantua nga këshilli i lartë i prokurorisë.

14:48
“Është momenti që Miri të marrë atë që i takon”, Landi i West Side Family për mikun e tij: Ja çfarë i kam thënë para se të hynte në BBV

Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje nga jeta e Armir Shahinit, Miri, i cili është banor i Big Brother Vip 5.

14:45
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Futbolli shqiptar i dha këtë të hënë lamtumirën e fundit komentatorit të njohur sportiv dhe një prej figurave më të respektuara të sportit dhe gazetarisë sportive në vend, Ismet Bellova.

14:45
Dosja “Partizani”, shtyhet gjyqi, zbulohet data e seancës së radhës

Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen Partizani.

14:45
Protesta e PD-së në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

Pak orë para protestës së opozitës, pema e Krishtlindjeve para kryeministrisë është hequr.