08:14
Takimi i Trump me Zelenskyn/ Çfarë po kërkon SHBA-ja, çfarë dëshiron të shmangë Ukraina me çdo kusht
Takimi i së dielës midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, shihet si një pikë kthese — jo domosdoshmërisht për përfundimin e menjëhershëm të luftës, por për mënyrën se si Perëndimi, dhe veçanërisht Uashingtoni, do të përcaktojë fazën e ardhshme të konfliktit.