E premte, 02 Janar 2026
11:46
Basketboll/Katalonja kundër ndeshjes Barcelona-Maccabi Tel Aviv në Euroleague

Në ditët e ardhshme do të zhvillohet sfida mes Barcelonës dhe Maccabi Tel Aviv e vlefshme për javën e 20 të Euroleague në basketboll për meshkuj. Sfida është parashikuar të luhet në 6 janar me dyer të mbyllura, një vendim që klubi blaugrana e mori për motive sigurie dhe në mënyrë që ndeshja të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

11:28
Aksident rrugor në autostradën Milot-Morinë/ Disa makina përplasen mes tyre, dy gra të plagosura

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

11:08
Superpagë dhe projekt teknik, Juventus i thotë dy herë ‘po’ Yildiz, zhbllokohet çëshja e rinovimit

Një firmë të bën të lumtur dhe kjo firmë tani mund të arrijë. Të paktën kështu është për Juventusin që ka vendosur të luajë në sulm duke thyer çdo rezistencë të mundshme; Kenan i do bardhezinjtë, por këta të fundit duhet të kthehen të jenë dominues.

11:00
Reshjet e dëborës në Qarkun e Shkodrës, Prefektura: Qarkullimi vijon normalisht, po monitorojmë situatën

Reshjet e dëborës kanë nisur në disa zona malore të Qarkut Shkodër, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.

10:56
Zbulohen fotot e para të fanellave të Interit në sezonin e ardhshëm, ngjyra e artë rikthehet në uniformën e ndeshjeve në shtëpi

Pamjet e para të fanellave të Interit për sezonin 2026-2027 kanë filluar të qarkullojnë, duke zbuluar dy dizajne që do të bëjnë bujë tek tifozët e skuadrës. Sipas burimeve të besueshme, përfshirë gazetarin Pasquale Guarro dhe rindërtimin nga FootyHeadlines, këto janë detajet e para që i japin një ide se çfarë mund të presim për sezonin e ardhshëm.

10:36
Emrat/ Zbardhet vrasja, shpërthyen me telekomandë boksin elektrik ku humbi jetën Hysni Ymeri, 4 të arrestuar në Shkodër

Eshtë zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në 29 dhjetor në lagjen Manush Alimani në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit në boksin elektrik të pallatit ku banonte humbi jetën 61-vjeçari Hysni Ymeri.

10:34
Sporti italian në zi, golfisti 16-vjeçar konfirmohet mes viktimave në zjarrin tragjik në Crans-Montana

Golfi italian është në zi pas humbjes tragjike të një prej talenteve më të rinj, Emanuele Galeppini.

10:32
Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur fishekzjarri i vë flakën tavanit të barit

Ky është momenti kur fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjës shkaktuan një zjarr masiv në një bar skish në Zvicër, duke vrarë të paktën 47 persona dhe duke plagosur 115 të tjerë.

10:23
Juventus bëj kujdes, Roma futet në garë për Chiesan

Merkatoja e transferimeve të Romës po bëhet gjithnjë e më shumë e gjallë. Nëse nga njëra anë, Joshua Zirkzee dhe Giacomo Raspadori janë dy objektivat kryesore të verdhekuqve, në anën tjetër Roma po përshkon edhe pista të tjera.

10:14
Humbje tragjike, vajza e aktorit Tommy Lee Jones vdes në ditën e Vitit të Ri në një hotel në San Francisko

Vajza e aktorit fitues të çmimit “Oscar”, Tommy Lee Jones, është gjetur e vdekur ditën e Vitit të Ri në një hotel në San Francisko.

10:04
Rajmonda Bulku përlotet teksa reciton ‘Pas Darke’ të Ismail Kadare, tregon marrëdhënien e veçantë me dy aktoret e njohura

Aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku është emocionuar teksa ka recituar poezinë “Pas darke” të Ismail Kadaresë, duke e ndërlidhur atë me përditshmërinë e grave pas darkës së Vitit të Ri.

09:55
Tare nis nga puna/ Milani kompleton sulmin, tani vëmendja shkon te mbrojtësi i Bayernit

Pas modifikimit të sulmit dhe futjes së Füllkrug në vend të Gimenez, i cili, sipas Massimiliano Allegrit, pritet të rikthehet në fushë “brenda tre deri në katër muajsh”, AC Milan tani po zhvendos vëmendjen në përforcimin e mbrojtjes.

09:37
Zjarri tragjik me 47 viktima në Zvicër, në gjendje të rëndë mbrojtësi 19-vjeçar i skuadrës franceze

Bota e futbollit është tronditur nga lajmi i rëndë që ka përfshirë Tahirys Dos Santos, mbrojtësin e ri të Metz.

09:33
Cancelo i hapur për rikthimin te Interi, marrëveshja shumë afër, Al Hilal kontrobuon për pagën

Joao Cancelo mund të jetë futbollisti i parë që kalon te Interi në merkaton e janarit.

09:19
Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe katër të plagosur mes tyre fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minuta më parë në aksin Lezhë–Shkodër.

08:49
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e një varke me emigrantë në Gambia

Të paktën shtatë emigrantë u mbytën dhe një numër i papërcaktuar njerëzish ende rezultojnë të zhdukur në brigjet e Gambisë, pasi një anije që transportonte më shumë se 200 persona u përmbys gjatë natës, tha qeveria në Banjul të enjten.

08:30
Maduro: Gati për negociata me SHBA-në për drogën, naftën dhe ekonominë

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro tha se ishte “gati” për bisedime mbi trafikun kundër drogës, naftës ose marrëveshjeve ekonomike me qeverinë amerikane, gjatë një interviste televizive të transmetuar të enjten, mes një krize me Uashingtonin, i cili po ushtron presion në rritje mbi Karakasin dhe ka vendosur një armatë anijesh luftarake dhe elementë të tjerë të ushtrisë amerikane me fuqi të madhe zjarri në Karaibe.

08:17
Qindra mijëra njerëz protestuan në Stamboll për Gazën: Ne nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim dhe tubim në Stamboll të enjten në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe turq dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta.

08:12
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit/ Temperaturat zbresin deri në –16°C, autoritetet i bëjnë thirrje shoferëve për kujdes

Kanë nisur reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit.

08:05
Makthi i Vitit të Ri, 19-vjeçari rrëfen skenat e tmerrit nga zjarri në Crans-Montana: Nuk do të shoh kurrë diçka më të keqe se ajo natë

Pak pas orës 01:30 të mëngjesit të Vitit të Ri, një zjarr i fuqishëm përfshiu barin “Le Constellation” në vendpushimin Crans-Montana, duke shkaktuar mbi 47 viktima dhe 115 të plagosur.

07:52
Francë/ Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktën 500 arrestime

Më shumë se një mijë automjete u dogjën dhe më shumë se 400 persona u arrestuan në Francë gjatë natës së Vitit të Ri, njoftoi Ministria e Brendshme.

07:40
Akuzohej nga SHBA-ja për “narkoterrorizëm”, autoritetet meksikane arrestojnë udhëheqësin e kartelit të drogës në Sinaloa

Autoritetet meksikane kanë arrestuar një udhëheqës të dyshuar të kartelit të drogës të akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për “narkoterrorizëm” në Sinaloa (veriperëndim), një shtet i shkatërruar nga një valë dhune, thanë autoritetet federale.

07:28
Udhëheqësi koreano verior po përgatit të bijën si pasardhëse? Media shtetërore publikon foton që…

Vajza e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ka bërë vizitën e saj të parë zyrtare në mauzoleun familjar, ku prehen gjyshi i saj Kim Jong-il dhe stërgjyshi i saj Kim Il-sung, ish-udhëheqës të shtetit njëpartiak, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat zyrtare.

07:16
Dinamika e tragjedisë me 47 të vdekur/ Çfarë ndodhi në Crans-Montana? Shpërthimi i zjarrit në një bodrum dhe një derë e vetme për të dalë

Një zjarr thuhet se është përhapur shpejt brenda lokalit në bodrum, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre të tjera që e kthyen atë sallë të barit “Le Constellation” në një shesh flakësh pa lënë shteg shpëtimi për dhjetëra e dhjetëra vajza dhe djem që po festonin Vitin e Ri.

07:04
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të premte

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

02:01
Osimhen i bën dhuratë vetes një varse floriri me medaljon që peshonte 1.5 kg, e zbukuruar me diamante

Sulmuesi nigerian i Galatasaray festoi ditëlindjen e tij të 27-të me medaljonin më të madh prej diamanti në futboll, me një vlerë dhe shkëlqim që shkakton diskutime.

00:23
Gasperini buzëqesh, Roma përshpejton në merkato dhe Raspadori vjen në sulm

Marrëveshja është për një huazimi me mundësi blerjeje për Verdhekuqtë. Atletico Madrid tani do të marrë 2 milionë euro, me 19 milionë euro që priten në verë pas përmbushjes së kushteve të caktuara.

00:02
LeBron James mbush 41 vjeç, njeriu që theu thuajse të gjitha rekordet e NBA-së

LeBron James festoi të martën (30 dhjetor) 41-vjetorin e lindjes dhe kjo mund të ishte dita e fundit që e kalon si lojtar aktiv i NBA-së.

E enjte, 01 Janar 2026
23:07
Granit Xhaka, një lider në fushë, Sunderland frenon Manchester City në Premier League

Nuk ka fitues në sfidën mes Sunderlandit të Granit Xhakës dhe Manchester City. Në ‘Stadium of Light’, kjo sfidë përfundoi me barazimin 0-0 me skuadrën e Pep Guardiolës që e pati të pamundur të mposhte skuadrën vendase që arriti të frenojë Citizens.

23:00
Masakra në Crans-Montana, 6 italianë të zhdukur. E plagosur edhe pronarja e lokalit. Dëshmitë: Ambienti nuk kishte dalje emergjence

Një zjarr dhe një shpërthim ndodhën gjatë natës në stacionin e skive Crans-Montana, në Zvicër, gjatë një feste të Vitit të Ri në sallat e “Le Constellation”.

22:09
Foto/ Aksidenti i parë i vitit 2026, këta janë tre të rinjtë që humbën jetën nga përplasja e dy makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Martin Dulaj, Klejdi Myftari, Anxhelo Ruçi janë tre viktimat e aksidentit të parë që ka ndodhur në orët e para të vitit 2026.

21:55
Përkeqësohen kushtet detare për shkak të motit, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

Autoritetet detare kanë njoftuar për përkeqësim të ndjeshëm të kushteve hidrometeorologjike në det, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë periudhës 2–7 janar 2026.

21:53
Ende nuk ka rinovuar me Bayernin, por Harry Kane mbetet ëndërr e pamundur

Viti 2025 i Harry Kane ka qenë i jashtëzakonshëm dhe zë një vend të rëndësishëm në historinë e kohëve të fundit të Bundesligës gjermane. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, në ndeshjen me Heidenheim arriti në kuotën e 100 golave dhe asisteve teksa shënoi golin që vulosi fitoren 4-0 të bavarezëve, një shifër që tregon impaktin e sulmuesit anglez në skuadër që nga momenti i transferimit të tij në Mynih.

21:42
Përshkallëzohet kriza në Jemen, mbyllet aeroporti pas përplasjeve mes Arabisë Saudite dhe Emirateve

Trafiku ajror në aeroportin ndërkombëtar të Adenit u ndërpre të enjten, ndërsa tensionet midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara po përshkallëzohen, duke përforcuar ndarjet në konfliktin e gjatë të Jemenit.

21:31
Tronditëse/ Sulmohet prifti 45-vjeçar, identifikohet autori, dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor

Një person ka sulmuar dhe plagosur rëndë priftin Don Rodrigo Gaviria Grajales, një kolumbian 45-vjeçar, në qendër të Modenës mëngjesin e 30 dhjetorit.

21:16
Leeds mban Liverpool-in larg fitores, i pari barazim pa gola në epokën e Arne Slot

Dy rekorde të pandryshuara vazhduan në Anfield, por vetëm një ekip mund të merrte kënaqësi nga kjo.

21:04
Shkrumbohet nga flakët banesa në Pukë/ Nuk ka të lënduar, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Haxhiaj” të njësisë administrative Gjegjan, në Pukë.

21:01
Castellanos i thotë lamtumirë Lazios: Taty është gati të firmosë me West Ham

Një marrëveshje është bërë praktikisht me klubin anglez për një shumë afër 30 milionë eurosh. Tani është derbi me Romën për Raspadori-n.

20:54
Largimi i Enzo Marescës, ja kush do e drejtojë Chelsean në ndeshjen e radhës kundër Manchester Cityt

Trajneri i ekipit U-21 të Chelsea, Calum McFarlane, do të udhëheqë ekipin e Blues në ndeshjen e rëndësishme ndaj Manchester City-t këtë të diel.

20:40
Pesë minuta para ndërrimit të viteve, gjendet i vrarë me thikë një person/ Arrestohet çifti i të rinjve

Policia ka nisur një hetim për vrasje pas një incidenti tragjik ku një burrë i ri u ther për vdekje vetëm disa minuta para se të fillonte Viti i Ri.

20:24
Përshkallëzojnë protestat në Iran, dy persona humbin jetën nga përplasja mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë

Të paktën dy persona janë raportuar të vdekur gjatë përshkallëzimit të protestave në Iran, të shkaktuara nga rritja e çmimeve dhe rënia e monedhës kombëtare.

20:05
Dhunë ndaj policisë në Holandë gjatë natës së Vitit të Ri, dy persona humbin jetën dhe dhjetëra të plagosur

Policia holandeze u përballë me një nivel dhune të paprecedentë gjatë natës së Vitit të Ri, duke u sulmuar me fishekzjarrë dhe shpërthime të tjera, ndërsa dy persona humbën jetën gjatë incidenteve.

20:00
Akanji bindi Interin, klubi zikaltër do të blejë kartonin e tij në verë

Për Manuel Akanji, titulli në Serie A do të ketë një vlerë të dyfishtë. Motivi i parë është i thjeshtë; të triumfojë edhe në Itali. Deri tani zvicerani ka ngritur trofe në të gjitha vendet ku ka luajtur; Zvicëe, Gjermani, Angli. Kupa të fituara me Bazelin, të tjera me Borussia me Dortmundin dhe tripletën e trofeve me Manchester City. Triumfi në Itali do të thotë një tjetër trofe në palmaresin e tij.

19:45
Ndryshon sigurimi i automjeteve/ Nga 2026 hyn në fuqi historiku i aksidenteve, sa do paguajnë qytetarët

Sigurime më të shtrenjta për shoferët që kanë shkaktuar dëme dhe zbritje për ata të rregullt, sistem bonus malus hyn në fuqi nga janari 2026.

19:39
Hyn në fuqi paga minimale/ 50 mijë lekë duke filluar nga 1 janari, përfitojnë mbi 307 mijë individë

Viti 2026 ka hyrë me një sërë ndryshimesh të cilat do të zbatohen duke filluar nga data e sotme 1 janar.

19:26
“Mendon se je kokrra e yllit? Ti nuk lahesh pas Prime-t kastile se…”/ Përplasje mes Armelës dhe Brikenës në shtëpinë e BBV: Pse e përmend

Përplasjet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 sa vijnë e bëhen më të nxehta, me banorët që kërkojnë të fitojnë terren në garën për Çmimin e Madh.

19:09
Tragjedia me 47 viktima dhe 115 të plagosur në lokalin që u përfshi nga flakët, qeveria zvicerane shpall pesë ditë zije

Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.

19:02
Boks/Anthony Joshua del nga spitali në Nigeri, ish kampioni i botës në peshat e rënda është mirë

Boksieri britanik i peshave të rënda, Anthony Joshua doli nga spitali në Nigeri, pak ditë pas nje aksidenti rrugor ku humbën jetën 2 prej miqve të tij më të dashur. Lajmi bëhet i ditur nga media britanike. Në një deklaratë të përbashkët shtetet e Ogun dhe Lagos u konfirmua se Joshua u lejua të kthehej në shtëpi.

18:50
U betua para Kuranit, Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut

Zohran Mamdani është betuar si kryebashkiak i New Yorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në disa gjenerata që merr detyrën në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.

18:35
Aksidenti tragjik me tre viktima në Gjirokastër, postimi prekës i aktorit të “Portokallisë”: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

Një aksident tragjik tronditi orët e para të mëngjesit të 2026-ës, ku në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, ku humbën jetën tre persona.

18:30
Dëshira e Lando Norris për 2026: Do të më pëlqente të luftoja më shumë me Hamilton

‘Do të më pëlqente të luftoja pak më shumë me Hamilton, ka treguar se ndoshta është piloti më i madh i të gjitha kohërave’-Kjo është ajo që ka deklaruar Lando Norris, kampioni i ri i botës në Formula 1 që është ende në qiellin e 7 bashkë me skuadrën e tij, McLaren.

18:15
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Mes viktimave nga aksidenti tragjik në Gjirokastër ishte edhe Klejdi Myftari, 24-vjeçari i cili punonte si instumentist muzikor. 

18:01
Allegri, emergjencë në sulm: Nkunku jashtë, do të shohim sa do të zgjasin Pulisiç dhe Leao…

Trajneri i Milanit për transfertën në Cagliari: “Fullkrug do të jetë në stol.

17:54
Video/ Pamje të frikshme nga Amsterdami, kisha historike përfshihet nga flakët gjatë natës së ndërrimit të viteve

Frikë në qendër të Amsterdamit pas një zjarri të madh që përfshiu kishën historike Vondelkerk pak pas mesnatës.

17:44
Zjarri tragjik në Zvicër/ Rritet bilanci i viktima, 47 të vdekur nga shpërthimi në natën e Vitit të Ri

Një shpërthim në një bar të quajtur Le Constellation në një bar skish në Zvicër dhe sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka shkuar në 47, ndërsa të paktën 100 persona kanë mbetur të plagosur.

17:29
Sulm me dronë natën e Vitit të Ri, Ukraina godet territorin e pushtuar nga Rusia/ 24 persona humbin jetën

Një sulm me dronë ukrainas ka vrarë 24 persona dhe ka plagosur të paktën 50 të tjerë teksa ata po festonin Vitin e Ri në një fshat të Ukrainës në rajonin e Khersonit, i cili ndodhet nën pushtim rus, thanë zyrtarë rusë.

17:17
“Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar”/ Debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother, Kristi lag me birrë banorin e ri

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin.

17:15
Skitë Alpine/ Crans Montana, nga pistë ikonike e Kupës së Botës, në një vend tragjik

Crans Montana që në këto orë ka qenë në qëndër të kronikës së zezë në nivel botëror për masakrën e Vitit të Ri, është një lokalitet i lidhur shumë me sportin. Bëhet fjalë për një vend ikonik për skitë.

16:58
Tragjedia në Zvicër/ Flet dëshmitari: Theva dritaren për t’i ndihmuar njerëzit të dilnin jashtë

Një dëshmitar okular i zjarrit tragjik që përfshiu lokalin “Le Constellation” në Zvicër ka rrëfyer për BBC momentet dramatike kur u përpoq të ndihmonte personat e bllokuar brenda ndërtesës në flakë.

16:49
Milan kishte të drejtë për Boniface; Werder Bremen do të ndërpresë kontratën e huazimit me futbollistin

Victor Boniface nuk do të luajë më me Werder Bremen. Sipas asaj që publikon e përditshmja gjermane ‘Bild’ sipas së cilës, klubi dhe Bayer Leverkusen që ka në pronësi kartonin e futbollistit e kanë parë të leverdisshme t’i këshillojnë futbollistit që t’i nënshtrohet një operacioni që praktikisht do të mbyllt përpara kohe aventurën e tij me Werder Bremenin me të cilin ai ka zhvilluar 11 ndeshje duke dhënë vetëm 2 asist.

16:47
Video/ Anis Mehmeti nuk ka të ndalur, ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli

Anis Mehmeti ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme në futbollin anglez, duke shënuar një gol të rëndësishëm në ndeshjen e parë të këtij viti me ekipin e Bristol City-t.

16:44
9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026

Fillimi i një viti të ri shpesh shihet si momenti ideal për një fillim të freskët. Por ndryshimi real i mënyrës se si mendojmë dhe ndihemi është më i vështirë sesa premtimet që i bëjmë vetes. Për fat të mirë, kërkimet shkencore ofrojnë disa strategji praktike që mund të përmirësojnë mirëqenien tonë mendore dhe emocionale. Ja nëntë prej tyre.

16:39
Kush është Chérif, 19-vjeçari për të cilin Milani është kaq i interesuar. Dhe pse e kërkon gjysma e Evropës?

Fizikisht i fortë, godet me dy këmbë dhe ka shënuar katër gola në Ligue, përfshirë një kundërsulm i vetëm kundër Marsejës, ai është tashmë një lojtar me vlerë 25-30 milionë euro për skuadrën e tij aktuale Angers.

16:30
“Gjendja është kritike”/ Tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

Më shumë se 100 persona të plagosur janë transportuar në spitale në të gjithë Zvicrën, pas tragjedisë të ndodhur në natën e ndërrimit të viteve në një resort skish. 

16:17
“Betlehemi i gjallë”/ Festa në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës që mbledh mbi 30 mijë vizitorë

“Sot jemi kthyer rreth 2000 vite pas… dhe unë, jam tashmë një banor i Jeruzalemit. Kam ardhur të vizitoj Betlehemin e Gjallë, në Hajmel të Vaut te Dejës, t’ju tregoj se si ky fshat është shndërruar në një skenë të vërtetë historike, ku nata e lindjes së Jezusit nuk tregohet por përjetohet”-raporton gazetari Klodian Zhivani.

16:14
Kupa e Afrikës; polemika për Gabonin, Qeveria pezullon skuadrën kombëtare dhe përjashton Aubameyang

Tërmet futbollistik bie në Gabon pas eliminimit të parakohshëm të skuadrës nga Kupa e Afrikës që erdhi pas 3 humbjeve ndaj Kamerunit, Mozambikut dhe Bregut të Fildishtë. Qeveri gaboneze vendosi të ndërhyjë duke pezulluar skuadrën dhe njëkohësisht urdhëroi edhe përjashtimin e Pierre Emerick Aubameyang.

16:00
CIA nxjerr “blof” Rusinë/ Nuk pati sulm ukrainas në rezidencën e Putinit, bën një hap pas edhe Trump

Sipas zyrtarëve amerikanë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka dalë në përfundimin se Ukraina nuk ka sulmuar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi me dron në veriperëndim të Rusisë, duke sfiduar deklaratën që Kremlini i kishte bërë presidentit Donald Trump gjatë një bisede telefonike të hënën.

15:47
“Mami këtu ka shumë rrëmujë, ka rënë zjarr”, e ëma tregon mesazhin e të birit nga lokali ku 40 vetë humbën jetën: Kishte të rinj të djegur, të mbuluar në gjak

Dalia Gubbay, 58 vjeçe, është në gjendje shoku: “Nuk mbaj mend të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë. Në Crans-Montana kam shtëpi prej gati 30 vitesh dhe shpesh vij për festa me familjen time”.

15:40
Erblira Bici, volejbollistja shqiptare që ka ngritur trofeun e Champions League: Jam krenare, pa Kombëtaren, historia ime do të ishte ndryshe

Erblira Bici po shkëlqen ne volejbollin e vajzave teksa prej kohësh po luan në kampionatin më të fortë në këtë disipline sic është ai italian dhe kjo falë paraqitjeve të shkëlqyera të bëra sidomos me kombëtaren shqiptare duke rënë në sy të ekspertëve italianë.

15:38
“Një masakër, të rinjtë dilnin nga lokali të mbuluar në gjak”, dëshmia tronditëse nga Crans Montana ku u shënuan 40 viktima: Atmosfera shumë e rëndë

Një zjarr dhe një shpërthim ndodhën gjatë natës në vendpushimin skiistik të Crans-Montana, në Zvicër, gjatë një feste të Vitit të Ri të rezervuar për nën 17 vjeç, në ambientet e lokalit “Le Constellation”, ku u regjistruan të paktën 40 viktima.

15:35
Vlahovic, Dybala, Lewandowski dhe të tjerë. Ja lojtarët kryesorë, kontratat e të cilëve skadojnë në qershor

Këto janë ditët kur po fillojnë diskutimet rreth lojtarëve kontratat e të cilëve skadojnë në fund të sezonit.

15:29
Ndërroi jetë nga aksidenti tragjik/ Ky është Martin Dulaj, po udhëtonte me të fejuarën

Personi në foto është Martin Dulaj, 25-vjeçari i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku humbën jetën edhe dy të tjerë. 

15:19
Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Ferrari: Një trajner i ri do të emërohet së shpejti, mbijetesa është e mundur

Kanalet zyrtare të klubit: “Po punojmë për ta rikthyer Fiorentinën aty ku e meriton të jetë.”

15:14
Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e ndjerë: Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi

Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet pas ndarjes nga jeta të Enea-s, vëllait të saj binjak.

15:14
Juventusi e nis 2026-n me një “dhuratë”, Consob i ul gjobën për skandalin e fitimeve kapitale në 500,000 euro

Tani klubi bardhezi do ta vlerësojë ankesën pas analizës së nevojshme të dispozitës.

15:09
Festa në bodrumin e lokalit në Crans Montana ku humbën jetën 40 persona, dëshmia e dy vajzave: Dera e daljes e vogël, thyen një dritare për të nxjerrë njerëzit jashtë

Një zjarr dhe një shpërthim ndodhën gjatë natës në vendpushimin e skive të Crans-Montana, në Zvicër, gjatë një feste të Vitit të Ri të rezervuar për nën 17 vjeç, në ambientet e lokalit “Le Constellation”.

15:06
Përplasen dy automjete në Lushnjë/ Një familje e përfshirë në aksident me lëndime të lehta

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në zonën e njohur si rreth rrotullimi i Plugut në Lushnjë.

14:53
Tragjedia në resortin e skive në Zvicër/ Flasin dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur dhe rreth 100 të tjerë të plagosur në një zjarr në një festë të Vitit të Ri në një vendpushim skish zviceran, në një nga vendet më ekskluzive të Zvicrës, Crans-Montana.

14:48
Foto/ Nata e ndërrimit të viteve, deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj me një postim të veçantë

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministrja e kabinetit Rama 3, Bora Muzhaqi, ka zgjedhur natën e ndërrimit të viteve për të prezantuar partnerin e saj për herë të parë në rrjetet sociale.

14:41
250 persona në spital gjatë ndërrimit të viteve në spitalin e Durrësit, mes tyre persona të dehur

Durrësi ka kaluar një natë relativisht të qetë gjatë ndërrimit të viteve, pa incidente të rënda të rendit dhe sigurisë publike.

14:20
Incidentet në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve

Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier me simptoma të intoksikacionit.

13:48
Incidentet gjatë ndërrimit të viteve në Elbasan/ Dy makina të djegura nga fishekzjarret, kabina elektrike mori flakë në Librazhd

Dy makina u dogjën gjatë natës në Elbasan për shkak të fishekzjarrëve, ndërsa disa dhjetëra incidente të tjera me zjarre u shënuan për shkak të materialeve piroteknike. 

13:33
Ylli portugez gati ta mbyllë me Manchester Cityn, Milani dhe Juventusi futen menjëherë në garë

E ardhmja e Bernardo Silvës te Manchester City mund të marrë një kthesë të papritur këtë merkato janari. Mesfushori portugez pritet të largohet nga “Citizens”, pas gati nëntë vitesh shumë të suksesshme në “Etihad”.

13:25
Chelsea sheh brenda “familjes” për pasuesin e Marescës, ja emri që përflitet se do të marrë drejtimin e skuadrës londineze

Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelsea-t, pas prishjes së marrëdhënieve mes teknikut italian dhe drejtuesve të klubit londinez. Vendimi për ndarjen e rrugëve ka shtyrë menjëherë Chelsea-n të nisë kërkimet për një trajner të ri, me fokus të veçantë brenda strukturës së vet.

13:22
Aksidenti tragjik me tre viktima në Gjirokastër/ Shpëtoi mrekullisht 19-vjeçarja, ja si paraqitet gjendja e saj te Trauma

Aksidenti tragjik me tre viktima në Gjirokastër/ Shpëtoi mrekullisht 19-vjeçarja, ja si paraqitet gjendja e saj  te Trauma

13:11
Ndërrimi viteve, deputetja socialiste Zegjine Caushi e feston me forcat policore të Fierit

Në natën e ndërrimit të viteve deputetja socialiste Zegjine Caushi ka shkuar pranë atyre që ishin në krye të detyrës.

13:10
Zyrtare/ Enzo Maresca nuk është më trajneri i Chelsea-t, italiani largohet me efekt të menjëhershëm nga drejtimi i “Bluve” të Londrës

Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelsea-t. Klubi londinez dhe tekniku italian kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit, ndërsa Maresca nuk do të jetë në stol në ndeshjen e radhës ndaj Manchester Cityt.

12:56
Incidente gjatë natës së ndërrimit të viteve në Sarandë, 55 persona morën ndihmë në spital

Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë kanë kaluar me jo pak raste plagosjesh nga përdorimi i fishekzjarrëve.

12:40
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër/ Një nga viktimat, nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

12:33
Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ka ndërruar jetë Nexhat Daci, akademik dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

12:14
Aksident në Aksin Peqin–Rrogozhinë, përplasen dy automjete, plagosen rëndë tre persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të ditës së sotme, e cila shënon edhe ditën e parë të këtij viti, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë.

12:10
Vëlla e motër sfidojnë temperaturat e ulëta, lahen në det këtë një janar: Uji terapi kundër sëmundjeve

Temperaturat e ulëta që kanë zbritur deri në –2°C në qytetin e Vlorës, në datën 1 janar, nuk i kanë ndalur vëlla e motër, Gezim Brahimaj (57 vjeç) dhe Shpresa Tafili (60 vjeç), të cilët e konsiderojnë ujin e detit si një lloj terapie kundër sëmundjeve siç shprehen vetë.

11:50
E ardhmja e Hysajt te Lazio shpëton momentalisht, mbrojtës i Kombëtares shqiptare mund të rikthehet në ekip me bardhekaltrit

Elseid Hysaj është gjithnjë e më pranë largimit nga Lazio, teksa ka hyrë zyrtarisht në gjashtëmujorin e fundit të kontratës së tij dhe tashmë ka të drejtë të negociojë lirshëm me çdo klub tjetër për të ardhmen.

11:48
Familja Beckham në “hall të madh”, një Like i Victorias ndaj të birit, i solli një bllokim asaj dhe David Beckham në instagram

Vendimi i Brooklyn Beckham për të bllokuar prindërit e tij në rrjetet sociale, David dhe Victoria, si dhe vëllezërit Romeo, Cruz dhe motrën Harper në rrjetet sociale, ka shkaktuar bujë të madhe, sidomos pasi u mor pikërisht në prag të Krishtlindjes.

11:40
Interi me një mbrojtës të ri, kush është Paulo Henrique i Vasco da Gamës?

Vetëm pak orë para hapjes së merkatos së dimrit, Interi po lëviz me urgjencë për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, në kërkim të një zëvendësuesi për Denzel Dumfries.

11:35
Endrick thyen rekord me Olympique Lyon pa luajtur asnjë minutë

Historia e Endrick te Olympique Lyon filloi në një mënyrë të pazakontë: duke thyer një rekord pa luajtur asnjë minutë.

11:35
Resorti ishte i mbushur me turistë/ Shpërthimi në një bar në Zvicër, vendi do të priste Kupën Botërore të skive

Orët e para të mëngjesit tronditën një resort në Zvicër, ku në ambientet e një bari ka pasur shpërthim.

11:31
Ikona e Chelsea-t jep lajmin e keq, ish-futbollisti rumun pranon se i është nënshtruar trajtimit për kancer

Dan Petrescu, një nga figurat më të njohura në historinë e Chelseat dhe futbollit rumun, po i nënshtrohet trajtimit për kancer. Lajmi i rëndë është konfirmuar nga presidenti i ligës rumune të futbollit, Gino Iorgulescu.

11:24
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass.

11:22
Nuk ka ribashkim me Messin, Neymar vendos ku do e kalojë të ardhmen, objektiv mbetet Botërori 2026

Neymar ka vendosur t’i japë fund spekulimeve që e lidhnin me një transferim te Inter Miami apo me një rikthim në Evropë, duke rënë dakord për një kontratë të re me Santos. Sipas mediave braziliane, ylli 33-vjeçar do të qëndrojë në Vila Belmiro të paktën deri më 31 dhjetor 2026, periudhë që përfshin edhe Kupën e Botës 2026.