E enjte, 18 Korrik 2024
19:48
Bizneset po rimbursohen në kohë/ Në gjashtë muajt e parë të 2024, u zërua stoku i detyrimeve të prapambetura të TVSH-së

Stoku i detyrimeve të prapambetura të TVSH-së ka rezultuar në zero në fund të 6 mujorit 2024, duke vijuar traditën e nisur nga një vit më parë.

19:45
Mikrokreditë, debat në kuvend/ Bardhi: Nuk vepruat në kohë! Guvernatori Sejko: Duhen ndryshime ligjore

Raportimi i guvernatorit në kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton ka krijuar debate në seancë.

19:40
U rizgjodh presidente e KE, Rama uron Ursula von der Leyen: Mezi pres të vazhdojmë punën për ta futur Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pasi është rizgjedhur si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve.

19:25
“Basha i gjuajti me llastiqe Berishës”, analistët: Duhet ta kishte vrarë politikisht, pastaj të merrej me Ramën

Analistët Ergys Mërtiri dhe Neritan Alibali, të ftuar “Top Talk”, në një diskutim mbi opozitën, kritikuan mënyrën se si Lulzim Basha ka luftuar ndaj kryetarit të tanishëm të PD, Sali Berishës.

19:20
Samiti i liderëve të BE në Mbretërinë e Bashkuar, ministrja Spiropali publikon foton krah Georgia Melonit

Ministrja Elisa Spiroplai ka postuar një foto ku shfaqet në krah të kryeministres italiane Georgia Meloni.

18:54
Llapi mposhtet dhe në Podujevë, nënkampionët e Kosovës nuk ia dalin kundër skuadrës polake dhe eliminohen nga Liga e Europës

Llapi është mundur me rezultatin 1-2 kundër Wisla Krakow në ndeshjen e kthimit në Podujevë dhe i thotë lamtumirë kualifikueseve të Ligës së Europës.

18:50
Aksident i rëndë në Fier, makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjeter të Fierit. 

18:37
FOTO/ Stjuardesa detyrohet të mbajë derën e tualetit të avioni me dorë… për 16 orë fluturim

Një stjuardesë gjatë një fluturimi u detyrua të mbante derën e banjës me dorë, pasi ishte thyer vetëm pak minuta pas ngritjes së avionit.

18:30
“Burri jot ma solli”, përplasje e fortë në Kuvend mes Bardhit dhe Felajt, drejtuesja e seancës: Po kaloni çdo nivel etike

Teksa fjalën në seancën e sotme parlamentare e kishte marrë Guvernatori i Bakës së Shqipërisë Gent Sejko, kreu i grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj.

18:17
Skandali i Argjentinës/ Tha se Messi duhet të kërkonte falje për thirrjet raciste, presidenti i vendit shkarkon nga detyra shefin e sportit

Zëvendësministri i Sportit i Argjentinës është shkarkuar pasi tha se Lionel Messi duhet të kërkojë falje për skuadrën e Argjentinës që këndoi një këngë raciste dhe transfobike për Francën.

18:11
“Kuvendit i skadoi afati 1-vjeçar për votën e emigrantëve”, Diaspora letër Kushtetueses: Siguroni që vendimi juaj të zbatohet

Përmes një shkrese zyrtare, shqiptarë që jetojnë jashtë, nismëtarët e lëvizjes “duatevotoj2025”, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se janë të shqetësuar në lidhje me mundësinë për të votuar në zgjedhjet e radhës.

18:08
“Problem konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni”, raporti i DASH: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme pas tërmetit, Covid-it dhe luftës në Ukrainë

Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës.

18:05
Takim kokë më kokë me kryeministrin e ri britanik në Angli, Rama publikon foton

Edi Rama ka ndarë një foto me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer. 

17:59
Amerikanët, asistencë për rritjen e sigurisë në burgjet shqiptare 

Ministria e Drejtësisë, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e ICITAP.

17:43
Fotolajm/ Kryeministri Edi Rama në Angli, takon mbretin Charles

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Angli, aty ku ka takuar mbretin Charles, ndërsa shihet nën shoqërinë edhe të Melonit.

17:32
Emri/ Arrestohet shqiptari në Londër, dyshohet se ka vrarë një 19-vjeçar brenda në makinë

23-vjeçari shqiptar, Kevin Peraj, është arrestuar nga Policia e Londrës me akuzën për vrasje.

17:29
“Kjo studion vetëm kundërshtarët”, Rama dhe Meloni batuta me njëri-tjetrin në tryezën e liderëve në Britani, kryeministrja italiane: Ky e njeh më mirë se unë politikën….

Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Britaninë e Madhe.

17:22
Censi/ Kisha Ortodokse për rezultatet e 2023-shit: Përqindja nuk pasqyron realitetin, ja arsyet 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në një deklaratë ka reaguar në lidhje me rezultatet e Censit për vitin 2023, ku sipas tyre nuk pasqyrohet në të vërtetë realiteti.

17:19
Ndërtimi i parkut të parë eolik në Shqipëri, ministrja Balluku firmos marrëveshjen me kompaninë austriake: Së shpejti, edhe dy kontratat të tjera

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka firmosur sot me kompaninë austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri.

17:12
Shtohen kandidatët për drejtimin e Anglisë, stolin e “Tre Luanëve” e do edhe trajneri që u shpall kampion Bote

Anglia është ende në kërkim të një trajneri për të zëvendësuarin Gareth Southgate, i cili nuk arriti dot të shpallte “Tre Luanët” kampionë Europe, edhe pse i çoi deri në finale.

17:11
“Na jep karamele fshehtas…”, Kai, mbesa e Donald Trump merr gjithë vëmendjen e mediave në fjalimin e saj për gjyshin, tregon anën e tij të ‘butë’

Bota ktheu gjithë “sytë” drejt mbesës 17-vjeçare të të ish-Presidentit Donald Trump, e cila mbajti një fjalim në Kongresin Kombëtar Republikan ditën e djeshme.

17:03
Pamje të pazakonta, shefja e Shërbimit Sekret ndiqet pas nga senatorët, i kërkojnë llogari për atentatin ndaj Trump

Një skenë e pazakontë është filmuar gjatë zhvillimit të Konventës Kombëtare Republikane të mërkurën, teksa një grup senatorësh ndiqnin nga pas drejtoreshën e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle duke e fajësuar se nuk parandaloi atentatin ndaj Donald Trump.

16:34
Talli në rrjetet sociale Melonin për gjatësinë, gazetarja italiane dënohet me 5 mijë euro

Një gjykatë italiane ka urdhëruar një gazetare që t’i paguajë 5,000 euro dëmshpërblim kryeministres, Giorgia Meloni , për talljen e gjatësisë së saj në mediat sociale në atë që u përkufizua si “turpërim i trupit”.

16:30
Vrasja e policit në Serbi/ Autoritetet serbe në kërkim të autorit, ministri i Brendshëm: Sulm i organizuar, quhet akt terrorist

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, tha se vrasja e një zyrtari policor në Lloznicë dyshohet të jetë akt terrorist.

16:26
Humbi kontrollin e Jet Ski në Dhërmi, plagoset 33-vjeçari, dërgohet në spital

Një 33-vjeçar është plagosur sot duke lundruar në detin e Dhërmiut me një Jet Ski. 

16:22
Demokratët sërish thirrje presidentit: Duhet të japë dorëheqjen

Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden për të fituar zgjedhjet këtë nëntor, demokratët po e nxisin atë të rishqyrtojë çështjen e kandidimit, ndërsa ai po qëndron larg fushatës, për shkak të infektimit me COVID-19.

15:59
Aksidentoi për vdekje 77-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet autori në Durrës

Një 29-vjeçar ra në prangat e policisë së Durrësit pasi përplasi për vdekje një qytetar dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

15:58
Debati për fondet e IPARD-it/ Shehaj: Mazhoranca ka vjedhur 33 mln euro! Denaj: Lërini fjalët bosh, kemi bërë 540 investime…

Interpelanca e radhës në Kuvend ishte me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj për fondet e IPARD-it.

15:41
Gruaja e verës/ Forbes Italia shkruan për CEO e Alehandro Group Erjola Braha

Sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Erjola Braha, e njohur në rrethet e enologjisë si “gruaja e verës”, ishte e zgjedhura e Forbes në listimin e njerëzve të suksesshëm në biznes.

15:40
Fotolajm/ Rama i zhgënjyer nga ushqimi në Angli: Nuk kanë faj britanikët që kur vijnë te ne thonë…

Kryeministri Edi Rama, ka konsumuar drekën pas samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Britaninë e Madhe, por duket se nuk e ka shijuar aspak.

15:31
Sot, dita më e nxehtë/ Ja kur pritet të zbresin temperaturat, stuhi me shkarkime elektrike

Netëve tropikale që kanë përfshirë vendin tonë po u vjen i fundi.

15:28
Iu dogj lokali! Zjarrin ia vuri bashkëshorti, ishte në proces divorci me pronaren e biznesit

Zjarri që përfshiu një ditë më parë një lokal në Vlorë ishte i qëllimshëm.

15:25
Akullorja helmuese u bllokua në vitin 2021/ Ministria e Bujqësisë: Ishte blerë në Francë, Bashkimi Evropian lajmëroi për lëndën e rrezikshme

Pas debateve për importin e akulloreve që përmbanin oksid etileni, ka reaguar Ministria e Bujqësisë.

15:17
Kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”, Jorgo Goro rekurs në Gjykatën e Lartë

Jorgo Goro vendosi të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

15:15
Parandalohet krimi në Memaliaj/ Kërcënoi bashkëshorten me sëpatë, arrestohet në kohë 61-vjeçari

Një 61-vjeçar ka rënë në pranga, pasi kërcënoi sëpatë, bashkëshorten e tij

14:59
“Flisja 24 orë me Nuredin Dumanin”/ Ndërpritet linja e internetit në burg për vrasësin pas denoncimit të Alda Nikollit, pezullohen dy policë burgjesh

Drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës si dhe iu ka shkëputur linjën e internetit të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit.

14:34
Shokon eurodeputetja rumune: Do sjell një prift, të largojë djajtë nga Parlamenti Europian

Eurodeputetja rumune Diana Șoșoacă i befasoi të gjithë në sallën e Parlamentit Europian me deklaratën se do të sjellë “një prift për të larguar djajtë prej andej”.

14:29
“Të jesh me kancer s’do të thotë se je e paaftë për punë”, shefja e Onkologjikut: Nuk kemi radhë, 2-3 javë nuk quhet

Shefja e Onkologjikut Silvana Çeliku raportoi në komisionin e Shëndetësisë pas skandalit tek Onkologjiku.

14:24
Ursula von der Leyen siguron edhe pesë vite të tjera në KE: Zgjerimi i Bashkimit Europian, prioritet absolut!

Ursula von der Leyen është rizgjedhur si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve.

14:07
U tha se vrau policin serb, Artan Hajrizi: Jam në Gjermani, dokumentet m’i ka vjedhur vëllai! Atë vetëm të vdekur mund ta kapni

Një polic është vrarë Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën.

13:59
FOTOT/ Idrizi bën bashkë PD-PS në Kuvend, Flamur Noka “gjen strehë” te protesta para Bashkisë

Projekt deklarata e propozuar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë bëri bashkë këtë të enjte në Kuvend Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

13:49
Tërhoqi 1.5 milionë lekë nga llogaria bankare e vëllait pasi i vodhi kartën, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për vjedhje.

13:38
Festivali i Kabasë myzeqare/ Mbahet në Krutje të Lushnjës me grupet që vijojnë traditën popullore

Në Krutje të Lushnjës, për të katërtin vit radhazi është organizuar Festivali Kabaja Muzeqare. 

13:31
Kontrolle nga ajri me helikopter, gjendet kanabis i mbjellë në Postribë dhe Fushë Arrëz

29 895 bimë kanabisi janë gjetur dhe asgjësuar nga policia në qarkun e Shkodrës.

13:29
Interpelanca/ Xhixho: Në shkolla ka profesorë që shpërndajnë drogë! Manastirliu: Pagat dhe kushtet e punës më të larta, verifikim për çdo drejtues

Deputetja Erisa Xhixho thirri në interpelancë ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, për të adresuar problemet që sipas saj, ka sot sistemi shëndetësor.

13:24
Kryeministri Rama krah Zelenskyt dhe Starmer/ Fotoja Familjare e Samitit të Komunitetit Politik Europian mes liderëve të BE-së

Kryeministri Edi Rama në foton familjare të Samitit të Komunitetit Politik Europian mes liderëve të BE-së ka pozuar krah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrit britanik Keir Starmer.

13:24
Transferimi pa pëlqim i disa prokurorëve/ Debate në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Debate në mbledhjen e Këshillit të lartë të Prokurorisë për transferimin pa pëlqim të disa prokurorëve nga prokuroritë e tjera në prokuroritë Tiranë dhe Elbasan.

13:17
Fotot/ Kryeministri Rama takohet me Mitsotakis dhe Michel në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Britani

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili po mbahet në Britaninë e Madhe.

13:14
Zjarri përfshin pallatin në Nice, 7 të vdekur mes të cilëve edhe fëmijë! Dyshohet se ishte i qëllimshëm

Shtatë persona humbën jetën, duke përfshirë tre fëmijë mes flakëve që përfshinë një bllok banimi në orët e para të ditës së sotme në qytetin jugor francez të Nisës.

13:12
Spiropali merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Britani/ Takohet me Michel dhe Mitsotakis

Ministrja e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili po mbahet në Britaninë e Madhe, së bashku me kryeministrin Edi Rama.

13:05
Renditja e FIFA-s, Shqipëria mbetet sërish në vend të 66-të. Argjentina mban kryesimin, Spanja kampione e Europës ngjitet me 5 vende

Shqipëria e mbylli me një barazim e dy humbje aventurën në Euro2024, por rezultatet në Gjermani nuk kanë ndikuar në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

13:04
Fshehu 23 kg heroinë në një krevat fëmijësh, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në rruga “Egnatia”! Në bagazhin e makinës…

Një operacion i policisë greke në rrugën “Egnatia”, ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike të llojit heroinë.

13:01
Gjermania përgatitet për luftë: Tkurr ndihmën për Ukrainën, rrit buxhetin e mbrojtjes!

Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, nga 8 miliardë euro në rreth 4 miliardë.

12:56
Heqja e ligjit të luftës me Greqinë, miratohet me 96 vota pro në Kuvend projekt deklarata e propozuar nga PDIU

Projekt deklarata e propozuar nga PDIU për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë u miratua me 96 vota pro në Kuvend.

12:50
Tentoi të vriste dy ‘kokat’ e krimit në bashkëpunim me Amarildo Nikollin/ Ja kush është Leonard Luzi, u arrestua sot në Spanjë

Leonard Luzi, që akuzohet për organizimin e vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në gusht të vitit të kaluar, ngjarje e mbetur në tentativë, është arrestuar në Spanjë. Për 47-vjeçarin, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale […]

12:40
Heqja e Ligjit të Luftës, Çuçi: Një absurditet 84-vjeçar dhe atavizëm që nuk i bën nder Greqisë. Koha për një dinamikë të re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, e quajti një absurditet 84-vjeçar mbajtjen ende në fuqi të Ligjit të Luftës nga Greqia. Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend për iniciativën e propozuar nga grupi “Drejtësi dhe Integrim”, Çuçi shprehu qëndrimin e mazhorancës parlamentare për ta mbështetur miratimin e kësaj Deklarate, si dhe […]

12:39
FOTOT/ Protestë e qetë para bashkisë! Mbështetësit e opozitës sërish në tubim

Edhe sot mbështetësit e opozitës janë mbledhur para bashkisë së Tiranës në një tubim.

12:27
Skandali tek Onkologjiku/ Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën, SPAK i kërkon GJKKO verifikimin e kushteve për masat ndaj 7 të akuzuarve

SPAK i dorëzon gjykatës kërkesën për verifikim kushtesh për masat ndaj shtatë personave nën hetim për skandalin në spitalin Onkologjik.

12:27
“Me Greqinë traktat të ri miqësie, pa ligjin e luftës në sfond”/ Gjekmarkaj: Qeveria të japë shpjegime çfarë po bëhet me Marrëveshjen e Detit

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ftoi kolegët deputetë të votojnë deklaratën e propozuar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi “për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës”.

12:03
Osmani vendos ndërkombëtarët me “shpatulla pas muri”: Garanci për Asociacionin!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit, duke nënkuptuar çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilën Prishtinës zyrtare i bëhet dhe më shumë presion.

11:58
Deklarata për heqjen e ligjit të luftës/ Xhaferaj: Lajthitje që kërkoni grup të përbashkët pune! Ia kthen Idrizi: Lexoje mirë…

Deklarata për heqjen e ligjit të luftës përplasi në Kuvend deputetin Ferdinand Xhaferaj dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.

11:57
Zbulohet biseda e Pelosit me Biden, ish-kryetarja e Dhomës i tregon sondazhin: Nuk fiton ndaj Trump. Ja si iu përgjigj Presidenti

Pelosi i tha privatisht Bidenit se sondazhet tregojnë se ai nuk mund të fitojë dhe do të rrëzojë Dhomën; Biden u përgjigj me mbrojtje.

11:44
Kërkoi lirimin nga regjimi “41 biss”, GJKKO rrëzon kërkesën e Nikolin Topallit, i dënuar me burgim të përjetshëm

GJKKO rrëzon kërkesën e Nikolin Topallit, i dënuar me burgim të përjetshëm për t’u liruar nga regjimi “41 biss”.

11:43
Ndërron jetë turisti francez në ishullin e Sazanit, vuante nga probleme të zemrës

Një turist francez në ishullin e Sazanit  është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë

11:40
“Si minat e fshehura që mund të shpërthejnë në çdo çast”/ Projektdeklaratë për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, Idrizi: Kemi 84 vite që heshtim

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, prezantoi në Kuvend një projektdeklaratë për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.

11:36
Shefja e Onkologjikut: Nuk e njihja Ina Kasimatin, as nuk e dija që paska ndërruar jetë! Letrën mund ta ketë shkruar në presionin…

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati e cila u nda nga jeta më 23 mars të këtij viti, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit, kishte paralajmëruar gjendjen në spitalin Onkologjik.

11:31
Llogari bankare, toka, apartamente dhe makina/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të vëllezërve Hoxha të akuzuar për trafik droge

SPAK i kërkoi GJKKO që të konfiskojë 28 pasuritë e një grupi kriminal të akuzuar për trafik droge.

11:27
“S’po më lini të flas për Bujqësinë”, Braçe përplaset me Zhupën: Kur unë flas këtu, ju krahu andej tall menderen

Rrëzimi i mocioxnit me debat për gjetjet e OLAf për abuzimin me forndet e BE, nxiti debat mes deputetëve dhe maxhorancës.

11:10
Vritet polici në Serbi/ Mediat vendase: Autori është shqiptar! Kurti: Të mos politizohet. Ministria e Jashtme thirrje emigrantëve: Shmangni kalimin nga territori serb

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

11:07
Rrëzohet kërkesa për mocion me debat për abuzimin me fondet e BE/ Bardhi: Janë 33 mln euro, po bllokoni 112 milionë euro të tjera! Çuçi: Raporti i OLAF është ende konfidencial

Opozita kërkon diskutim për abuzimin me fondet e BE, kërkesë e refuzuar një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve.

11:00
Komiteti Politik Europian, në fokus lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia! Liderët mblidhen në Oxfordshire, i pranishëm dhe kryeministri Rama

Liderët e Bashkimit Evropian mblidhen këtë të enjte në Oxfordshire të Mbretërisë së Bashkuar për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë.

10:50
Shitet për 44.6 milionë dollarë fosili më i madh i plotë gjetur ndonjëherë

Fosili më i madh dhe më i plotë i stegosaurusit i zbuluar ndonjëherë u shit për 44.6 milionë dollarë në Sotheby’s në Nju Jork të mërkurën.

10:35
“Napolin e zgjodha prej Contes”, Spinazzola: Tani presim edhe Lukakun!

Leonardo Spinazzola, përgatitet për aventurën e radhës në Serie A dhe pas Romës, mbrojtësi i krahut të majtë zgjodhi Napolin.

10:28
Zbuloni disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë

Shëndeti i zemrës Shalqiri është i pasur me aminoacide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër. Mbrojtje për gjymtyrët Shalqiri përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, thonë se falë konsumit të shalqirit, njerëzit janë më pak të […]

10:22
Kandidat i PS në zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës

Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës.

10:18
‘Furnizonte’ kryeqytetin me kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, për shitje të lëndëve narkotike.

10:18
Tentoi të vriste Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan, arrestohet në Spanjë Leonard Luzi

Leonard Luzi, që akuzohet për organizimin e vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në gusht të vitit të kaluar, ngjarje e mbetur në tentativë, është arrestuar në Spanjë.

10:10
E pazakontë në burgun e Koridhalos! I riu shqiptar gëlltit 84 qese me kokainë gjatë transferimit në Larisa

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga gardianët e burgut të Larisas në Greqi.

10:05
Fotot/ Temperaturat ekstreme në vend! Qytetari gjen zgjidhje, ‘plazh’ pranë Lanës

Vendi ynë është përfshirë nga temperatura ekstreme gjatë ditëve të fundit.

10:03
“Meqë je i zënë me…”/ Zbuloi tradhtinë me gra të tjera, Princesha e Dubait e njofton burrin për divorcin në rrjetet sociale

Një zhurmë të madhe ka shkaktuar në Emiratet e Bashkuara Arabe lëvizja e vajzës së kryeministrit të Dubait , Princeshës Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, e cila është divorcuar nga bashkëshorti i saj përmes një postimi në Instagram.

09:48
Ka jetë në Venus? Shkencëtarët zbulojnë dy gazra në retë e planetit: Provë e ekzistencës së…

Mjaft e nxehtë për të shkrirë metalin dhe e mbuluar nga një atmosferë toksike, Venusi renditet ndër vendet më armiqësore në sistemin diellor.

09:46
‘Një në një miliard’/ Detaje të rralla të shkrepjes së fotos së Messit duke larë Yamal: Fillimi i dy legjendave!

Monfort ishte fotografi që kapi në vitin 2007 një 20-vjeçar të atëhershëm Lionel Messi duke mbajtur një fëmijë si pjesë e një fotosesioni për UNICEF-in dhe Barcelonën, ku ylli argjentinas i futbollit pozonte me foshnjën së bashku me nënën e tij.

09:44
Një asteroid kërcënon Tokën! Do t’i afrohet planetit 10 herë më afër se Hëna, ja kur do të ndodhë

Një asteroid pritet t’i afrohet Tokës më 13 prill të vitit 2029.

09:44
Analiza e CNN për të nxehtin ekstrem: Ne e ndërtuam botën tonë për një klimë që nuk ekziston më

Në fillim të kësaj jave, Ura e Tretë të Avenue në Manhatan duhej të mbyllej sepse ura, e cila rrotullohet për të lejuar kalimin e anijeve.

09:18
Nico Williams refuzon Premier League, preferon vetëm një destinacion

Nico Williams rezultoi një nga lojtarët më vendimtarë në triumfin e Spanjës në Euro 2024. Jo më kot, tashmë sulmuesi i krahut të majtë ka përfunduar në objektiv për klubet më të rëndësishme të Europës.

09:09
Atentati ndaj Trump/ Shefja e Shërbimit Sekret nën presion, republikanët i bëjnë thirrje të dorëhiqet

Republikanët kanë shtuar presionin ndaj shefes së Shërbimit Sekret në SHBA , Kimberly Cheatle, pas dështimit për të parandaluar atentatin ndaj Donald Trump fundjavën e kaluar.

09:02
U zbulua shpella e parë në Hënë, shkencëtarët: Mund të ndihmojë në strehimin e astronautëve nga temperaturat ekstreme

Shkencëtarët kanë teorizuar prej kohësh ekzistencën e shpellave hënore, kalimet nëntokësore të formuara përmes proceseve vullkanike që lidhen me gropat që mbulojnë sipërfaqen e hënës.

09:00
Ekskluzive/ “Kemi folur 24/24 me kamera nga burgu”, Alda Nikolli tregon si u njoh me Nuredin Dumanin: Lante ‘haqet’ me hasmin nëpërmjet meje! Kunati im… 

Alda Nikolli, një nga motrat të cilave iu vu tritol në banesën ku jetonin me qira në Elbasan, ka folur ekskluzivisht për Top Channel, në një intervistë me gazetaren Dorjana Bezat.

08:34
Si reagon truri juaj në psilocybin, dëshmitë e pacientëve janë një “çmenduri”

Ndërsa filloi skanimin e trurit, neurologu Dr. Nico Dosenbach nuk ishte i sigurt nëse atij i ishte dhënë një psikedelik apo një placebo si pjesë e një sprove të re klinike që do të kapte se si funksionon truri në psilocybin , përbërësi kryesor psikoaktiv.

08:30
Anketa e re: Gati dy të tretat e demokratëve duan që Presidenti Biden të largohet nga gara

Gati dy të tretat e demokratëve thonë se Presidenti Joe Biden duhet të tërhiqet nga gara presidenciale dhe të lejojë partinë e tij të emërojë një kandidat tjetër, sipas një ankete të re, që bie dukshëm ndesh me pohimin e tij pas debatit se “shumica e demokratëve” janë me të edhe pse disa “emra me peshë” po kthehen kundër tij.

08:30
Ekskluzive/ “Tritolin e vuri Nuredin Dumani”, flet për TCh Alda Nikolli: Kisha lidhje me të, më përdori! Vuri gjobë 400 mijë euro për…

Shpërthimi në derën e motrave Nikolli në Elbasan ku u lëndua një 29-vjeçar dhe u shkatërruan disa apartamente është një krim ende pa autor.

08:24
Adele heq dorë nga muzika? Jep lajmin e keq për fansat: Më duhet një pushim i gjatë

Adele ka njoftuar se do të shkëputet nga muzika pas një koncerti që do të mbajë në Mynih.

08:20
“Do i pres fytin! Do e vras sot, shëndeti i tij…” Kërcënoi se do vriste Presidentin Biden, arrestohet një person në Florida

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të mërkurën akuza kundër një burri nga Florida, i akuzuar për kërcënimin për të vrarë presidentin Joe Biden, disa ditë përpara atentatit të Trump.

08:13
Plazhet e jugut të mbushura plot, Rama publikon pamjet dhe eksperiencën e turistëve të huaj

Kryeministri Rama ka publikuar një video nga plazhet e jugut, ku shihen të mbushura plot me turistë.

08:11
VIDEO/ E rëndë! 58-vjeçarja mbytet në cekëtinën e pishinës! Njerëzit notonin pranë saj dhe askush nuk e ndihmoi

Është publikuar video tronditëse e momentit kur 58-vjeçarja Leticia Gonzalez Triplett u mbyt në një pishinë ndërsa njerëzit e tjerë aty pranë nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.

07:59
E enjte përvëluese/ I nxehti Afrikan pushton vendin! Sot temperaturat do arrijnë deri në 43 gradë

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.

07:46
Hetimet për atentatin ndaj ish-presidentit, autoritetet gjejnë në telefononin e autorit foto të Biden, Trump dhe…

Autoritetet në SHBA zbuluan fotografi të presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump në telefonin e atentatorit të mundshëm, sipas tre zyrtarëve amerikanë.

07:36
Zgjedhja e fortë e Yamal, merr numrin që ka pasur Messi te Barcelona

Pas fotos ku shfaqet duke u “bekuar” nga Lionel, një tjetër aspekt nxit krahasimet mes Lamine Yamal dhe një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit, Messi-t. Së fundmi, talenti spanjoll ndryshoi numrin e fanellës së tij dhe zgjodhi 19 për sezonin 2024-2025, që dikur ishte edhe numri i kampionit argjentinas, […]

07:24
“Duket i sëmurë”! Fansat janë të shqetësuar për Drake për shkak të pamjes së tij

Nuk e kishim idenë që t’i mbijetonim një beteje rep kundër Kendrick Lamar do të ishte kaq e vështirë për Drake, sa reperi është dukur disi i sëmurë apo edhe i dobët kohët e fundit. Në paraqitjet e fundit, njerëzit tashmë kanë filluar të vërejnë se diçka mund të mos jetë me të dhe ata kanë […]

07:13
Ukraina rrethohet nga 500 mijë trupa ruse! Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Janë vrarë 550 mijë ushtarë nga Rusia

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov tha në Forumin e Sigurisë në Aspen të mërkurën se 500 mijë trupa ruse po rrethojnë Ukrainën dhe Rusia po shqyrton mundësinë e dislokimit të 200 mijë deri në 300 mijë trupa të tjera në muajt e ardhshëm. Ai tha në takimin vjetor në Aspen të Kolorados se 550 […]