E hënë, 04 Nëntor 2024
21:21
Thyhen xhamat e një salloni bukurie në Pogradec, i dyshuari shoqërohet në komisariat (Detaje)

Mësohet se rreth orës 20:30, një person i dehur në lagjen nr 2 të qytetit të Pogradecit, ku goditur me gurë drejt xhamave të subjektit e për pasojë janë thyer edhe disa pajisje të brendshme.

21:16
Kritike e ashpër e Donald Trump, rivalja republikane e ish-presidentit tregon mbështetjen për të në garën elektorale: E kisha të lehtë të zgjidhja

Nikki Haley, kundërshtarja e fundit e Trump në zgjedhjet republikane, tregoi mbështetjen e saj për ish-presidentit përsëri në një shkrim në Wall Street Journal të dielën.

21:08
Dikur besnike ndaj republikanëve…. Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale mes Harris dhe Trump

Gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane, e gjithë vëmendja do të jetë kthyer tek shtatë shtetet të ashtuquajtura “fushëbetejë elektorale”, të cilat pritet të përcaktojnë rezultatin e garës elektorale të këtij viti.

20:46
Fiks Fare/ Qytetari u nis për në dasmë ditën e protestës, policia e procedon dhe i bllokon mjetin e vjetër!

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së hënës denoncimin e një qytetari nga fshati Babunjë i Divjakës, i cili është hetuar dhe i është sekuestruar makina për protestën e opozitës në datën 29 tetor 2024.

20:40
Fushata e Kamala Harris, zv.presidentja shmang përmendjen e emrit të rivalit republikan: Ngrihemi dhe biem së bashku

Në një nga fjalimet e saj të fundit për votuesit e Pensilvanisë këtë pasdite, Kamala Harris ka shmangur edhe një herë përmendjen e emrit të kundërshtarit të saj, Donald Trump.

20:17
Uashingtoni përgatitet për trazira, ngrihen gardhe rreth Shtëpisë së Bardhë dhe banesës së Harris

Gardhe të mëdhenj po ngrihen në Uashington DC, ku Kamala Harris dhe ekipi i saj do të kalojnë natën e së martës në Universitetin Howard, duke parë rezultatet.

20:10
Veliaj fton studentët të rezervojnë online dhomën e konviktit në “Qytetin Studenti”: Mezi presim t’ju kemi pjesë të Tiranës tonë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë studentëve që zhvendosen për të jetuar në Tiranë që të rezervojnë online dhomën në konviktet e “Qytetit Studenti”.

20:05
Gripi i shpendëve/ Analizat mjekësore tregojnë se nuk është prekur ende asnjë person

Gripi i shpendëve apo virusi H5N1 i cili u konstatua në disa pula oborri në Mezes të Tiranës, tanimë është izoluar dhe fatmirësisht asnjë banor nuk rezultoi i infektuar me këtë virus.

20:00
“Kam sjellë një thes patate, ku ta lë?”, zbardhen përgjimet e prokurorisë/ Ja si merren notat në universitetet Publike

Gjashtë pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan janë vënë në pranga për korrupsion, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

19:54
“Njerëz si Kamala kanë dështuar të bëjnë punën e tyre”/ Kandidati për zv.president i Trump: Duam amerikanë që…

Në një tubim në Michigan, senatori JD Vance tha se udhëheqësit, duke përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris, kanë dështuar të bëjnë punën e tyre në ekonomi për komunitete si Flint.

19:41
“21 Janari”/ Të gjithë në SPAK! Prokuroria vendos të pyesë politikanët e pranishëm në protestë (E plotë)

SPAK ka vendosur të marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit të gjithë politikanët apo ish-politikanët që ishin të pranishëm në protestën e 21 janarit dhe që u deleguan në fashikull nga prokuroria e kryeqytetit.

19:30
Opozita bllokon Kuvendin në Kosovë, vendos të mos e votojnë buxhetin

Të hënën e javës së ardhshme do të mbahet seanca për shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2025.

19:23
Aktivistë pro-Palestinës protestojnë ndaj krerëve të federatës së futbollit për ndeshjen e kundër Izraelit në Francë (fotot)

Aktivistë pro-palestinezë hynë sot me forcë në zyrat e federatës franceze të futbollit në Paris për të protestuar ndaj caktimit të ndeshjes mes kombëtares së Francës dhe asaj të Izraelit më 14 nëntor.

19:04
Rama publikon pamjet nga ura e re e Kukësit, kryeministri ka një lutje: Ata që thanë se u ndryshk, ju lutem shani sa më shumë se plas syri i keq

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga ura e Kukësit.

19:01
Plagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Fier, përfundon në spital

Një 18 vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë pasditen e sotme në Fier.

18:59
Tubimi i fundit i Trump, republikani kërkon fitoren në Karolinën e Veriut: Të jemi sërish një komb i lirë dhe krenar

Gjatë tubimit të tij të fundit në shtetin e fushëbetejës së Karolinës së Veriut, ish-presidenti Donlad Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta zgjedhin atë, duke përsëritur pretendime për ndërhyrje në zgjedhje dhe duke mbjellë terrenin për të hedhur dyshime mbi rezultatin e votimit në ditën e zgjedhjeve.

18:55
Franko-algjeriani merr çmimin më të lartë letrar në Francë me librin e luftës civile (fotot)

Shkrimtari franko-algjerian Kamel Daoud, ka marrë çmimin më të lartë letrar të vendit Goncourt, për romanin e tij “Houris” fokusuar në luftën civile të Algjerisë mes qeverisë dhe stabilimentit islamik në vitet 1990, njoftonin organizatorët.

18:45
Shteti që krijoi trazira katër vite më parë, republikanët akuzojnë sërish për vjedhje të votave në…

Xhorxhia ishte në qendër të pretendimeve për mashtrim të votave në vitin 2020, gjë që solli trazira.

18:26
Nuk do të jetë pranë Kamalës, ja ku do e kalojë ditën e fundit të fushatës presidenti Joe Biden

Joe Biden mungon dukshëm në fushatën e fundit të demokratëve.

18:26
Turqia vazhdon shkarkimin e kryebashkiakëve kurdë për ‘lidhje me militantët’ (fotot)

Tre kryebashkiakë pro-Kurd janë shkarkuar sot në qytete lindore të Turqisë, për lidhje të supozuara me militantët.

18:07
Një milionë dollarë për votuesit e Trump, reagon avokati i Elon Musk: Nuk është lotari!

Avokatët e Elon Musk argumentuan në gjykatë të hënën se dhurata e tij prej 1 milion dollarësh për votuesit nuk është një lotari dhe thanë se super PAC nuk e zgjedh fituesit rastësisht.

18:04
Harris dhe Trump përgatiten për beteja ligjore nëse nuk do të ketë fitues të qartë

Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Gara mes Nënresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është megjithatë aq e ngushtë, saqë ekipet e tyre janë në gatishmëri për betejat ligjore që mund të pasojnë.

18:03
Qeveria franceze thotë do të monitorojë aktivitetin online të qytetarëve “për të zbuluar planet e protestave” (fotot)

Në një fushatë kontrolli e monitorimi në stil “Big Brother”, qeveria e Macron thotë se kërkon të mbajë nën kontroll opinionin e publikut për politikat e qeverisë, ngjarjet aktuale dhe organizimin e protestave të mundshme, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe përpunimin e të dhënave personale.

17:42
Me sytë nga SHBA, kur mbyllen kutitë e votimit dhe kur nis numërimi i votave në 7 shtetet ku ka betejë mes Trump dhe Harris

Miliona amerikanë kanë votuar paraprakisht, personalisht ose me postë, dhe miliona të tjerë do të votojnë ditën e zgjedhjeve.

17:35
Nga kunata e tij te motra e presidentit të vendit/ Shefi i krimeve financiare në qendër të skandalit seksual, mbi 300 video iu gjetën në kompjuter

Baltasar Ebang Engonga, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Hetimit Financiar të Guinesë Ekuatoriale (ANIF), është aktualisht në qendër të një skandali të madh seksual pasi autoritetet zbuluan qindra video me kontent seksual.

17:32
Iraniani hebre ekzekutohet nga drejtësia e Teheranit pas dënimit me vdekje (fotot)

Mediat iraniane njoftonin se mëngjesin e sotëm është ekzekutuar nga zyrtarët e burgut Dizelabad në Kermanshah, Arvin Ghahremani (i njohur gjithashtu si Nathaniel), një iranian hebre, i dënuar me vdekje për një konflikt të rëndë.

17:19
“Do flas me presidenten që ditën e parë”, Trump kërcënon Meksikën: Nëse nuk ndaloni emigrantët, tarifë 25% për çdo mall që shisni në SHBA

Donald Trump ka marrë fjalën në Raleigh, Karolina e Veriut dhe ka shpallur një politikë të re.

17:01
Modelja e diagnostikuar si ‘sociopate’ këshillon ndjekësit në rrjet si të dallojnë personat si ajo (fotot)

Modelja australiane Kanika Batra-Matheson ka treguar së fundmi në rrjet si është jeta për “një sociopate”.

16:56
E rëndë në Kosovë! Përdhunohen dy të mitura brenda një dite, njëra prej tyre u dhunua nga pesë persona

Këtë të hënë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dy raste të përdhunimit të të miturave.

16:55
Hapja e Urës së Madhe në Kukës/ “Mos u plaksh kurrë”, Rama kthen në batutë urimin e qytetarit: Për mosplakje kemi vetëm Pandin

Është shoqëruar me batuta takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Kukësit, pas hapjes së Urës së Madhe të Kukësit.

16:54
Plagosja e Trump në tubim, tërheqja e Biden dhe debati 90-minutësh/ Ja 7 datat që kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Vetëm një ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ku do të mësohet se kush prej Donald Trump apo Kamala Harris do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.

16:31
Masakra në Shkodër, PD propozon sërish ngritjen e komisionit parlamentar të së vërtetës: Të zbulohen lidhjet me krimin

Partia Demokratike e Shqipërisë në një deklaratë pas masakrës në Shkodër ku humbën jetën katër persona, ka propozuar sërish ngritjen e një Komisioni Parlamentar të së vërtetës. 

16:22
Shteti që vendos fituesin mes Harris dhe Trump, pse Pensilvania ka kaq shumë rëndësi në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Pensilvania është një nga shtatë shtetet që do të vendosin zgjedhjet.

16:20
Kandidatët presidencialë në Karolinën e Veriut, përpjekje për të fituar përkrahjen e afrikano-amerikanëve

Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat shtete të pavendosura që mund të jetë përcaktuese për fituesin e garës presidenciale.

16:15
Liderja pro-BE fiton zgjedhjet në Moldavi megjithë pretendimet e ndërhyrjeve ruse (fotot)

Presidentja moldave pro-evroiane Maia Sandu ka fituar një mandat të dytë pas zgjedhjeve të tensionuara të së dielës, që konsideroheshin si një zgjedhje e orientimit të vendit ose nga Evropa ose Rusia.

16:11
Kush do të fitojë? “Nostradamusi i Zgjedhjeve” tregon emrin, parashikoi saktë 9 nga 10 rezultatet e fundit në SHBA

Historiani dhe profesori Allan Lichtman ka parashikuar saktë rezultatin e nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit presidenciale.

15:43
Gruaja ‘e shëndetshme’ nënë e dy fëmijëve vdes papritur pas ndërhyrjes estetike në klinikën e luksit (fotot)

44 vjeçarja Anna Gorelkina kishte përfunduar procedurën e reduktimit të gjoksit e barkut me një kirurg të njohur rus në Shën Petersburg, por më vonë humbi ndjenjat e vdiq.

15:43
Shpërblehen pjesëmarrësit në pushtimin e Ukrainës, Rusia u jep shtetësi 3,344 të huajve

Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit të këtij viti, në bazë të një dekreti të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, i cili lejon lëshimin e pasaportave për pjesëmarrësit në pushtimin e Ukrainës dhe për anëtarët e familjeve të tyre.

15:38
“Vorio Epiri ka vdekur”, reagon Athina pas deklaratës së Ramës: Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Greqia

Athina zyrtare ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga takimi me diasporën në Selanik.

15:28
Italiani student i arteve në Shqipëri/ Ka zgjedhur të studiojë korno në universitetin e Arteve në Tiranë

Samuele Poggi ka lënë para dy vitesh Piacenzën e Italisë për të studiuar instrumentin e kornos në auditoret e Universitetit të Arteve në Tiranë.

15:27
Shkëlqejnë legjionarët! Gjimshiti feston me mocarela, shënojnë Bajrami, Muçi dhe Uzuni

Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe ku futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonist me gola dhe jo vetëm, në sukseset e klubeve të tyre.

15:24
Kelmend, mbyllen bujtinat/ Ka shumë më pak turistë edhe në Lëpushë. Banorët me sytë nga SHBA

Po nxitojnë për të marrë pjese në mësim dhe për të përvetësuar dije sidomos në gjuhën angleze, pasi ato u shërbejnë edhe në tokën e largët të Amerikës.

15:17
Dhjetra të vdekur nga rënia e autobusit në humnerën 40 metra në Indi (fotot)

Një autobus i tejmbushur me rreth 60 pasagjerë ka dalë sot papritur nga rruga duke rënë në humnerë rreth 40 metra të thellë në veri të Indisë.

15:11
Një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA/ Kush po udhëheq shtetet e fushëbetejës, Trump apo Harris?

Më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, sondazhet konfirmojnë se hendeku në parashikimin e votave midis Kamala Harris dhe Donald Trump, është shumë i ngushtë.

15:05
Gara për Shtëpinë e Bardhë, Trump e pranon: Mund të humbas zgjedhjet!

Kandidati republikan Donald Trump ka pranuar se mund të humbasë zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mabhen më datë 5 nëntor.

15:01
“Rritja ekonomike 3.9%”/ Buxheti i 2025 parashikon borxhin në 55.8%. 500 mld lekë suficit

Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua projektbuxheti i vitit 2025. Në këtë komision Partia Demokratike vendosi që të mos marrë pjesë, i vetmi opozitar në këtë mbledhje ishe Dashamir Shehi.

14:59
Xhama antiplumb dhe dyer çeliku, zyrat zgjedhore në SHBA rrisin masat e sigurisë mes kërcënimeve të vazhdueshme

Qendrat e votimit në SHBA kanë forcuar masat e tyre të sigurisë këtë vit, duke parashikuar dhunën e mundshme bazuar në përvojën që nga viti 2020 dhe gjatë një rritjeje të vazhdueshme të kërcënimeve dhe ngacmimeve të fokusuara ndaj punonjësve të zgjedhjeve.

14:53
Ekstaradimi i Igor Kokunov, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Veprime të nxituara në shkelje të rëndë të standarteve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas ekstradimit të rusit Igor Kokunov.

14:34
Trump-Harris, dita e fundit e garës! Demokratja, avantazh në rang kombëtar me tre pikë!

Gara për Shtëpinë e Bardhë në SHBA 2024 hyn sot në ditën e saj të fundit. Më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, sondazhet konfirmojnë se hendeku në parashikimin e votave midis Kamala Harris dhe Donald Trump, është shumë i ngushtë.

14:32
Zbulohen shifrat e plota, kryebashkiakja e Durrësit e bëri rrogën e saj 2.9 milionë lekë. Shoferët e sanitarët asnjë rritje

Vendimi i bashkisë së Durrësit, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, një javë më parë, për të rritur pagat e Kryetares dhe administratës është shoqëruar me polemika dhe pakënaqësi.

14:29
Dyshohet për rrjedhje të dokumenteve të klasifikuara, Izraeli arreston oficerin e IDF-së

Një oficer i mbrojtjes izraelite, IDF, është arrestuar si pjesë e hetimit për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara (sekrete) nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

14:25
Një ditë larg zgjedhjeve presidenciale! Dhjetë arsyet pse Trump ose Harris mund të fitojnë garën për Shtëpinë e Bardhë

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më pak një ditë larg.

14:21
Bardhi: Shqiptarët paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në rajon! Shkak…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, duke iu referuar të dhënave nga ERUOSTAT.

14:15
Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë, aeroporti kthehet në “liqen”

Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar tani duket se po zhvendosen në Barcelonë.

14:11
Nga Harris, te Obama dhe Zuckerberg/ “Reuters” rendit emrat e njerëzve që Donald Trump do të ndjekë penalisht nëse fiton zgjedhjet

Agjencia e lajmeve Reuters ka përgatitur një listë të njerëzve që Donald Trump ka sugjeruar se do t’i hetonte ose ndiqte penalisht nëse rizgjidhet për një mandat të dytë presidencial (duke humbur një përpjekje për rizgjedhje në vitin 2020 kundër Joe Biden, një rezultat që ai ende pretendon gabimisht se ishte manipuluar kundër tij.

14:06
Dislokimi i bombarduesve amerikanë në Lindjen e Mesme, Irani: Prania e SHBA në rajon është destabilizuese

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Emaeil Baghaei, kritikoi atë që e quajti “prani destabilizuese” të Shteteve të Bashkuara pas dislokimit të bombarduesve B-52 në rajon.

13:49
Grabitja mafioze me armë e 4.6 milionë eurove në Rinas/ SPAK jep pretencën, kërkon 19 vite burg për Talo Çelën

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dha pretencën për Talo Çelën, i përfshirë në vjedhjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

13:48
Dëgjoi të shtëna me armë, 60-vjeçari në Krujë bën denoncimin! Gjendet dëmtimi i shkaktuar nga plumbi në dritaren e banesës

Një 60-vjeçar ka dëgjuar të shtëna pak pas mesnatës, e më pas ka bërë denoncimin. 

13:40
Hapet ura e madhe e Kukësit, Rama ironizon Berishën: Nga penxherja u tha që iu këputën këmbët, kur nuk ka fare

Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë për qytetarët.

13:27
Përplasi motorin me të cilën lëviznin dy të mitur, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër! Nis hetimi

Një 21-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi përplasi dy të mitur që lëviznin me motor.

13:23
Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu/ Avokati Gjokutaj dorëzon ankimimin në Apelin e Posaçëm

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu.

13:22
Bardhi letër Spiropalit për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj: Çështja të kalojë në Kushtetuese!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për mandatin Vullnet Sinajt.

13:14
“Nuk mbajti premtimin”/ Vritet kryebashkiaku në Turqi! Dyshohet se e ekzekutoi nipi: Nuk më punësoi në bashki

Hilmi Sen, kryetari i komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi , u vra mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur.

13:10
“Po hetohet pasuria ime”, deputeti i PD pas daljes nga SPAK: U ngrit kurth ndaj meje…

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u paraqit në SPAK paraditen e kësaj të hëne.

12:45
Mosbindje civile apo rikthim në Kuvend për buxhetin? PD në dilemë, Berisha: Duhet të luftojmë për minimumin jetik 200 euro

Partia Demokratike nuk ka një qëndrim nëse do të vijojë me mosbindjen civile apo do të rikthehet në Kuvend për të kundërshtuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

12:41
Kryemadhi paraqitet në SPAK, zbaton masën “detyrim paraqitje”: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores! Zero komunikim me Metën

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

12:38
“Buxheti parashikon zero rritje të pagave”, Berisha: Fenomen paradoksal, 8.2 miliardë euro nuk janë për qytetarët

Berisha: Qeveria dorëzoi këto ditë në parlament buxhetin për vitin 2025. Ky buxhet në total prej 8.2 miliardë euro është buxheti më i madh dhe që në pamje të parë duhet të ofronte mirësinë më të madhe për qytetarët shqiptarë. Por, në Shqipëri ka ndodhur një fenomen paradoksal. Rritja e përvitshme e buxhetit gjer pothuajse […]

12:36
Izraeli: Kemi vrarë një komandant të Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite tha më 4 nëntor se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

12:35
“Diellorët”, në Top Channel! Rubrika e re, pjesë e emisionit “E Diell”, protagonistë fëmijët e moshës 4-12 vjeç

Diellorët është rubrika me e re e emisionit “E Diell”, që bën bashkë të gjithë familjen në ekranin e Top Channel. Protagonistët e vetëm do të jenë fëmiijët dhe pjesë e programit mund të bëhet çdo vajzë e djalë nga mosha 4-12 vjeç.

12:30
Muzeu për Musine Kokalarin! Familjarët e saj dorëzojnë një koleksion unik të sendeve personale dhe dorëshkrime

Në Gjirokastër funksionon që prej Majit të këtij viti një muze modest kushtuar Musine Kokalarit.

12:26
Ekspozita për Pavarësinë! 30 punime në pikturë, skulpturë, karikature dhe qeramike ekspozohen në Vlorë për 10 ditë

30 punime në pikturë, skulpturë, karikature dhe qeramike do të qëndrojnë të hapura në Vlorë në kuadër të aktiviteteve për festat e nëntorit.

12:20
FOTO/ Masakra me katër të vdekur në Shkodër! Ja automjeti që përdorën autorët në atentat, rezulton i vjedhur në Durrës

Zbardhen detaje nga masakra në Dobraç të Shkodrës, pak ditë më parë ku humbën jetën katër persona.

12:19
Turizmi pa stinë! Kushtet klimatike avantazh për Tiranën, kryeqyteti plot me të huaj

Turizmi në vendin tonë nuk po njeh më stinë.

12:16
Nis mbjellja e grurit! Moti i ngrohtë favorizon zonat kodrinore të Lushnjës

Për shkak të motit të thatë dhe të ngrohtë ka nisur përgatitja e tokës për mbjelljen e grurit.

12:03
“Jo probleme me Greqinë”/ Kryeministri Rama flet për mediat greke: Keqinformim për pronat. Keqardhje për zhurmën “Beleri”

Pas fjalimit të tij në takimin me diasporën shqiptare në Selanik, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur në një konferencë të shkurtër shtypi edhe mediave vendase që kanë qenë të interesuara sidomos për çështjen e pronave në Himarë.

11:57
“Financa”/ Ministri Malaj prezanton projektbuxhetin 2025: Presim rritje ekonomike me 3.9 %!

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministri Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2025.

11:54
“Na jepni emrat kush e urdhëroi dhe arrestoi Ilir Metën”, PL kërkesë zyrtare Policisë: Nëse nuk na përgjigjeni deri në 7 nëntor…

Partia e Lirisë i është drejtuar me një kërkesë kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

11:47
Fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve, Begaj uron presidenten moldave: Shqipëria qëndron përkrah Moldavisë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot fitoren e Presidentes properëndimore të Moldavisë, Maia Sandu, e cila triumfoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën.

11:42
Shkarkohen tre kryetarë kurdë në Turqi, akuzohen për terrorizëm

Turqia ka shkarkuar tre kryetarë në rajonin juglindor me shumicë kurde, të cilët i akuzon për terrorizëm.

11:36
Opozita bojkoton edhe “Sterilizimin”, merr pjesë vetëm Vasili në mbledhjen e komisionit

Vetëm deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili po merr pjesë në Komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check Up   -in.

11:31
“Bëje vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh”, Salianji letër pensionistëve nga qelia: Ju shohin si votë!

Demokrati Ervin Salianji ka shkruar një letër nga burgu duke iu drejtuar pensionistëve.

11:19
“Nuk ka kohë për t’u zvarritur”, Gonzato: Shqipëria të rrisë ritmin e reformave, monitorim rigoroz nga BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se Shqipëria nuk ka kohë të zvarritet në përmbushjen e reformave.

11:03
Çështja “21 Janari”/ Ish deputeti socialist në SPAK: U pyeta si protestues

Ish deputeti socialist Arben Çuko është paraqitur në SPAK për çështjen “21 Janari”.

11:03
Deputeti i PD, Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur në SPAK këtë të hënë.

10:57
“Yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë”, Gonzato: Anëtarësimi në BE është më shumë se një proces teknik

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të nëntë të Shkollës së Integrimit Europian.

10:53
“KE është gati për të mbështetur planet ambicioze të Shqipërisë”, Gonzato: Bashkimi Evropian duhet të kompletohet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se BE ka nevojë të kompletohet.

10:43
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Kievin, premton vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është zotuar se aleatët perëndimorë do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, teksa nisi vizitën e tetë në Kiev, që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022.

10:35
Diskutimi i Projekt Buxhetit 2025/ Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, merr pjesë vetëm Shehi

Deputeti Dashamir Shehi është i vetmi nga opozita që po merr pjesë në Komisionin e Ekonomisë.

10:29
Edlira Çepani mesazh prekës për bashkëshortin Gerti Bogdani: Rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut , Edlira Çepani ka reaguar sërish për humbjen e bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani.

10:14
Rreziku nga rrjetet sociale/ Fëmijët e tyre kryen vetëvrasje, shtatë familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok

Shtatë familje në Francë kanë çuar në gjykatë gjigantin e mediave sociale TikTok, duke akuzuar platformën për ekspozimin e fëmijëve të tyre adoleshentë ndaj përmbajtjeve të dëmshme që rezultuan në dy prej tyre t’i marrin jetën.

10:06
Dhunoi vazhdimisht nusen e djalit, arrestohet vjehrra 63-vjeçare në Devoll

Një 63-vjeçare është arrestuar në fshatin Miras të Devollit, pasi ka ushtruar dhunë në familje.

10:04
Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, nën hetim për tri vepra penale

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

10:03
EMRI/ Dhunoi me sende të forta babain, pranga 48-vjeçarit në Lezhë

Një 48-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Lezhë pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta babanë e tij.

10:00
Sherr mes vajzave në Pogradec/ 23-vjeçarja i hedh në sy substancë të dëmshme të resë

Një 23-vjeçare është vënë nën hetim pas sherrit me një vajzë tjeter.

09:57
Sulm me sëpatë në një stacion treni në Paris, plagosen katër persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris ku katër persona u plagosën nga një sulm me sëpatë.

09:42
Shpërthen vullkani në malin Levotobi, 10 të vdekur në Indonezi, evakuohen fshatrat përreth

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi shpërtheu vullkani në malin Levotobi Laki-laki, në lindje të Indonezisë.

09:35
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Analiza: A ka Europa partner bisedimesh për Trumpin?

Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e Europës. Në rast se do të rizgjidhet, ai do ta dobësonte BE-në e me të edhe NATO-n.

09:31
52-vjeçari i jep fund jetës në afërsi të kishës së Ristozit në Korçë, gjendet nga banorët

Korçë: 52 vjeçari i jep fund jetës në afërsi të kishës së Ristozit në Mborje.

09:23
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Izraeli shkëput lidhjet e agjencinë që mbështet refugjatët palestinezë

Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për vendimin që të shkëpusë lidhjet me UNRWA-n, agjencinë që mbështet refugjatët palestinezë.

09:13
“U përzgjodh arkitekte e huaj”, nënkryetarja Pashako flet për sfidat e “Shtëpisë Studio Kadare-Agolli”: Hera e parë që muzealizohet letërsia!

Frida Pashako, nënkryetare e Bashkisë Tiranë, në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel foli për projektin “Shtëpia Studio Kadare- Agolli”.