E martë, 17 Dhjetor 2024
11:32
Fundi i regjimit të Assad, analiza e DW: Çfarë roli mund të luajë OKB-ja për të ardhmen e Sirisë?

Përballja me regjimin e Asadit ishte e vështirë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

11:26
“Prokurori pranoi se banesat janë të ligjshme”, Kryemadhi: Mamasë sime iu rikthye shtëpia, mua jo, do e apeloj

Apeli i Posaçëm vendosi që të pranojë pjesërisht kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për rikthimin e dy vilave të sekuestruara.

11:08
Kërcënoi me pistoletë një adoleshent, arrestohet 15-vjeçari në Kamëz

Parandalohet një ngjarje kriminale në Kamëz.

10:56
FOTO/ Atentati mafioz në Athinë, mori dy plumba në kokë dhe në bark, si paraqitet gjendja shëndetësore e biznesmenit shqiptar

Athina u trondit nga një antenat mafioz të dielën, ku mbeti i vdekur një shqiptar, dhe u plagos një tjetër.

10:49
Parashqevi Simaku ulet para ekranit dhe ndjek Top Story nga SHBA-ja, Grida Duma: Arti i saj ishte pushtet

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka ndjekur Top Story mbrëmjen e së hënës, ndërsa i gjithë emisioni iu kushtua artistes.

10:44
Ligji ushtarak, presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi Parlamenti votoi për shkarkimin e tij, mohon akuzat për kryengritje, por është i gatshëm të bashkëpunojë me hetimin, raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar avokatët e Yoon.

10:34
Goditet grupi i prostitucionit në Durrës/ Rekrutonin vajza nga Kina për t’i shfrytëzuar, një i arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

Goditet grupi i prostitucionit në qytetin e Durrës.

10:27
Ngjarjet e Beogradit në vitin 2014, Tare: U shoqëruam nga shërbimet sekrete, morëm valixhet…

Ish-futbollisti Igli Tare ka rrëfyer në “procesin Sportiv” ngjarjet e 2014 në Beograd, aty ku ai ka qenë duke ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare me atë serbe.

10:15
Çelja e grupkapitullit të gjashtë, Marta Kos: Njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi vendin tonë për hapjen e grup kapitullit të gjashtë.

10:09
Konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama nuk kursen batuat: Ne duam të martohemi me Bashkimin Evropian, të harrojmë divorcet e…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, foli për progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

10:05
Dosja “Plumbi i Artë”/ SPAK kërkon dëshmi me dyer të mbyllura për Nuredin Dumanin, të pandehurit dhe avokatët braktisin sallën

Sot po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme dosja “Plumbi i Artë”.

09:54
“Ne jemi në momentin më të mirë të historisë sonë”, Rama nga Brukseli: Shqipëria të bëhet Evropa e Ballkanit Perëndimor

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është në momentin më të mirë të historisë së saj.

09:45
Vrasja e shefit të forcave mbrojtëse bërthamore ruse, bomba ishte fshehur në një skuter

Oficeri i rangut të lartë në forcat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë (RKhBZ) është vrarë në një shpërthim në Moskë.

09:43
Konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel, ministri hungarez: Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer

Kryeministri Edi Rama zhvillo një konferencë të përbashkët me Peter Szijjarto në Bruksel sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe hapjen e grupkapitujve.

09:27
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, mbahen sot takimet mes kryenegociatorëve

Takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian, do të zhvillohen sot në Bruksel.

09:24
Shpërthim në Moskë, vritet shefi i forcave mbrojtëse bërthamore

Një oficer i rangut të lartë i ngarkuar me Trupat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë (RKhBZ) është vrarë në një shpërthim në Moskë, tha Komiteti Hetues i Rusisë.

09:22
Ditë me diell, por temperatura të ulëta! Parashikimi për këtë të martë

Kjo e martë do të jetë nën ndikimin e motit me diell, por temperaturat do të jetë në ftohta.

09:05
Makina dhe apartamente/ Konfiskohen 27 pasuri të dy personave, njëri prej tyre doli në përgjimet e ish-deputetit Çyrbja

Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimin e 27 pasurive të dy personave, Kreshnik Budlla dhe Erneo Farruku, të cilat dyshohet se janë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

08:52
Exclusive/ “Parashqevia ishte amaneti i nënës”! Vëllai i këngëtares flet pas telefonatës së parë me të: Ndihem sikur kam rilindur

Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.

08:46
Investimet në Spitalin e Traumës, Rama publikon pamjet nga shërbimi i sëmundjeve të brendshme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të ndryshimeve në Spitalin e Traumës, në shërbimin për sëmundjet e brendshme.

08:40
“Marshi ynë vazhdon”/ Negociatat e anëtarësimit, Rama nga Brukseli: Ambicia është të hapim më shumë grupkapituj, vitin e ardhshëm…

Kryeministri Edi Rama ka kryesuar këtë të martë në Bruksel delegacionin shqiptar, për të hapur grupkapitullin e VI për anëtarësimin në BE.

08:24
I akuzuar për korrupsion gjatë detyrës, Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për ish-zëvendëskryeministrin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të dërgohet në paraburgim “sapo të arrestohet” si i dyshuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare.

08:14
Hapja e grupkapitullit të VI/ Negociatat e anëtarësimit, kryeministri Rama kryeson delegacionin shqiptar në Bruksel

Procesi i integrimit europian i Shqipërisë vijon sot me zhvillimin e Konferencës së tretë ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e grupkapitullit të VI të negociatave.

08:04
“Kam ndjekur zhurmën për Parashqevi Simakun…”/ Pedagogia: Ajo është produkt i komunizmit! Idhulli i gjithkujt, por jo i imi

Nga Jonila Godole

07:50
Trupat e Koresë së Veriut krah Rusisë në luftë! Pentagoni: Luftojnë së bashku në territoret ukrainase

Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Koresë së Veriut po luftojnë dhe po vdesin përkrah forcave ruse si pjesë e luftës së Moskës kundër Ukrainës.

07:45
Të shtënat me armë zjarri në SHBA, autore një 15-vjeçare! I jep fund jetës pas krimit në shkollë

Autoritetet në SHBA kanë identifikuar autoren e sulmit në një shkollë të krishterë, me pasojë në jetë njerëzish. 

07:25
Dronët në disa shtete amerikane, reagon presidenti i zgjedhur Trump: Diçka e çuditshme po ndodh

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pretendoi të hënën se ushtria e vendit “nuk dihet përse” po mban të fshehtë disa hollësi lidhur me dronë të pashpjegueshëm që po fluturojnë natën mbi shtetet lindore amerikane, por Shtëpia e Bardhë më vonë minimizoi të dhënat dronët.

07:09
Bitcoin kap shifra rekord, vazhdon rritjen e vrullshme pas fitores së Trump në SHBA

Bitcoin ka arritur një shifër rekord, duke vazhduar ritmin rritës që ka parë çmimin e kriptomonedhës të rritet me më shumë se 50% që nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit.

E hënë, 16 Dhjetor 2024
22:56
Lufta në Ukrainë, SHBA: Përfshirja e Phenianit shënon ‘zgjerim të rrezikshëm të konfliktit’

Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen në rritje të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë në Ukrainë një “zgjerim të rrezikshëm” të konfliktit, në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Shtetet e Bashkuara, të hënën.

22:45
Rrëfimi i rrallë i Osman Mulës për Parashqevi Simakun: Ishte e vetmja këngëtare që në ’89 kishte truprojë

Kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula ishte këtë mbrëmje në Top Story, ku foli për këngëtares Parashqevi Simakut.

22:38
“Nuk këndoj më!”/ Këngëtari Gëzim Nika rrëfen bisedën e fundit me Parashqevi Simakun: E kam takuar në vitin 2008, më tha…

Këngëtari i mirënjohur shqiptar Gëzim Nika, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, zbuloi më shumë detaje për jetën e Parashqevi Simakut në SHBA.

22:27
Parashqevi Simaku nuk largohej nga stacioni i trenit se priste të shfaqej djali! Historia tronditëse

Këngëtarja Parashqevi Simaku jetonte në stacionin e trenit në York, aty ku ka udhëtuar shpesh me djalin e saj dhe shpresonte që një ditë ai të shfaqej…

22:11
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që shtetasit e rinj i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës

Pesë qytetarë u betuan sot për marrjen e shtetësisë shqiptare në Bashkinë e Tiranës. Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i uroi atyre sukses dhe i ftoi të bëhen pjesë e energjisë së jashtëzakonshme të kryeqytetit.

22:08
“Parashqevia ka qenë në kërkim të një ëndrre”, Nora Malaj: Momenti kur sheh ikonën tënde…

Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ka shkaktuar shumë bujë pas shfaqjes së saj në një televizion amerikan.

21:51
Baret historike britanikë me emrat ‘vulgarë’ që janë detyruar t’i ndryshojnë prej ankesave moderne (fotot)

Pub-et tradicionale britanike njihen për emrat e tyre të çuditshëm e të mrekullueshëm, si ‘Pata e dehur’ apo ‘Përsheshi i maces’ (Drunken Duck, Cat Custard Pot) por meqënëse ato kanë ekzistuar prej disa gjeneratash sot shumë prej tyre mund të shkaktojnë debate me ndryshimin e normave dhe politikave të pranueshmërisë.

21:41
“Washington Post”: Demokratët duan të shohin Kamala Harris të kandidojë përsëri në zgjedhjet e 2028-ës

Kanë kaluar 40 ditë që nga humbja e Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale, e po ashtu kanë mbetur po aq ditë deri në inaugurimin e Donald Trump.

21:38
Nipi do shkojë pranë Parashqevi Simakut, vëllai i këngëtares: Nuk më intereson çfarë flitet për…

Vëllai i këngëtares Parashqevi Simaku, Arben Simaku, është i emocionuar dhe mirënjohës që më në fund, pas disa vitesh, ka rikontaktuar motrën e tij.

21:29
“Çova amanetin e nënës në vend”, me sytë me lot, rrëfimi prekës i vëllait të Parashqevi Simakut në Top Story

Më sytë në lot, vëllai i Parashqevi Simakut, ka folur sërish për Top Channel, këtë herë për emisionin Top Story.

21:27
Hapet “GoFoundMe” për Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani: E mora iniciativën për shkak të gjendjes që ndodhet!

Biznesmeni, sipërmarrësi dhe modeli Elton Ilirjani ka hapur një llogari në “Go Found Me” për këngëtaren ikonë Parashqevi Simakun.

21:16
Shikoni një qen apo një njeri? Iluzioni optik po habit internetin me imazhin e pyllit me dëborë (fotot)

Një iluzion optik i ka lënë njerëzit konfuz e të çorientuar, teksa përpiqen të zgjedhin nëse shikojnë një njeri në largim apo një qen të zi në ardhje, përmes pyllit me pemë të mbuluar nga dëbora.

21:05
Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur

Është arritur të identifikohet një nga dy personat që ndodhej në kafe më Irakli Davella dhe Edi Lulo alias Etmond Hysa ditën e djeshme para atentatit.

20:45
Groposi granatat e dorës për të ruajtur fëmijët, pasi policia bëri sehir për 20 vjet, Fiksi Fare zgjidh problemin

Petrit Çekrezi nga fshati Gjonme, Njësia Administrative Gjergjan në Elbasan, ankohet në Fiks Fare për 4 granata që ndodhen në oborrin e shtëpisë së tij që nga viti 2007.

20:36
“Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.

20:02
Kosova nënshkruan marrëveshje me prodhuesin turk për fabrikën e municioneve

Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë, njoftoi Zyra e kryeministrit Albin Kurti.

19:51
“Erdogan pas rënies së Asadit”, mesazhet e Trump: Zelensky të jetë gati për një marrëveshje…

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump thotë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan qëndron pas përmbysjes së Bashar al-Assad dhe ndryshimit të regjimit në Siri, ndërsa vuri në dukje se Turqia “mban çelësin për të ardhmen e saj të Sirisë”.

19:41
SPAK merr kontrollin e vetting, SHBA-BE: Luftë bosëve të krimit! Para drejtësisë, figurat e larta të korruptuara

Vettingu u mbyll në shkallën e parë, por për ndërkombëtarët ky është vetëm një nga testet ndaj njerëzve të drejtësisë të cilëve partnerët ju përsëritën ruajtjen e standardeve kushtetuese.

19:29
Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, pesë të vdekur dhe pesë të plagosur

Të shtëna me armë janë raportuar këtë të hënë në një shkollë në Madison, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

19:25
Studiuesit mbarsin artificialisht peshkaqenët leopard ‘për të shtuar diversitetin’ (fotot)

Shkencëtarët në akuariumin e Sydney në Australi shiheshin sot duke kryer inseminime artificiale të peshkaqenëve leopard me spermë peshkaqeni të egër, si pjesë e përpjekjeve sipas tyre, për të ruajtur numrat dhe rritjen e diversitetit gjenetik.

19:03
Trump quan rebelimin në Siri ‘marrje kontrolli jomiqësore’ nga Turqia (fotot)

Presidenti i zgjedhur i SHBA ka quajtur sot rebelimin surprizë që ndryshoi pushtetin në Siri duke larguar liderin e vjetër Bashar al-Assad, si një “marrje kontrolli në mënyrë jo-miqësore nga aleati ynë Turqia”.

18:58
EMRI+FOTO/ Atentati mafioz në Athinë, zbulohet identiteti i vërtetë i të plagosurit

Zbardhen detaje të reja nga atentati i djeshëm mafioz në Athinë, ku mbeti i vrarë shqiptari Irakli Davella.

18:43
BE ka shënjestruar ilegalisht qytetarët me reklama duke shfrytëzuar të dhëna ‘të ndjeshme’ personale, thonë monitoruesit (fotot)

Komisioni Evropian ka humbur çështjen e tij me Mbikqyrësit e Mbrojtjes së të Dhënave Personale të BE, të cilët vendosën se “KE ka shënjestruar ilegalisht reklamat elektorale ndaj qytetarëve duke përdorur të dhëna të ndjeshme personale të lidhura me pikëpamjet e tyre politike”.

18:25
DETAJE nga policia greke, marrin kthesë hetimet! Objektiv i atentatit në Athinë dyshohet se ishte… (Emri)

Kthesë të papritur ka marrë hetimet për atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Athinë ku mbeti i vrarë 47-vjecari Irakli Davella, nga fshati Mesopotam i Bashkisë Finiq dhe u plagos 46-vjecari Edi Lulo, lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz.

18:17
Postat britanike ‘Royal Mail’ blihet nga milioneri çek (fotot)

Marrja e kontrollit të postave britanike Royal Mail nga një miliarder i Çekisë është miratuar nga qeveria e Londrës.

18:14
Sulmi në Ibër-Lepenc/ “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i brishtë”, shefi i NATO-s: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të hënën që përgjegjësit e sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës muajin e kaluar, të sillen para drejtësisë.

17:58
E bujshme, Juventusi gati të blejë sulmuesin e kombëtares shqiptare

Juventus po ndjek me vëmendje sulmuesin shqiptar të Cesena-s, Cristian Shpendi.

17:58
A duhej nxjerrë Parashqevi Simaku nga “korniza e artë” e artistes… në një grua të pastrehë?!

Nga Ana Kurti

17:54
‘Vullneti politik nuk është më i fortë se ligjet e fizikës’/ Suedia dënon politikat ‘e gjelbra’ të Gjermanisë që fajëson për rritjen e çmimeve (fotot)

Rritja e papritur e këtij muaji e çmimeve të energjisë në Evropë ka sjellë fërkime mes Suedisë e Gjermanisë teksa zv. kryeministrja suedeze Ebba Busch fajësonte politikat e gjelbra të qeverisë gjermane.

17:53
“Jeni trajtuar si të njerkës, tani jeni si të nënës”, Rama takim me pensionistët, ironizon Berishën: Shet qilima fluturues

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, sot në pension në kuadër të festave të fundvitit.

17:48
“Do bëjmë çmos për rritjen e pagës dhe pensionit”, Rama me ish-punonjës të Policisë së Shtetit: Keni vendosur ‘gurët’ kryesorë

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte i pranishëm këtë pasdite në një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit.

17:41
(EMRI) Goditja e grupit kriminal në Greqi, zbulohet emri i drejtuesit shqiptar

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni që po zhvillohet në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, i cili kryente gjobvënie, shkatërrim prone me eksploziv e zjarr, si dhe ishte përfshirë në tentativë vrasje.

17:30
Deklarata e fortë e Mickoski: Grubi me një biznesmen, me makinë diplomatike kanë dalë nga Maqedonia në Kosovë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se sipas informacioneve që posedon, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, bashkë me një biznesmen, gjatë ditës së djeshme me veturë me targa diplomatike, kanë dalë nga Maqedonia e Veriut, në drejtim të Kosovës.

17:25
Kamera që zbulon nëse po drejton automjetin nën efektin e alkoolit, ja si funksionon

Shoferët nën ndikimin e alkoolit ose drogës tashmë do mund të sinjalizohen nga një kamerë e inteligjencës artificiale, e cila po testohet për herë të parë në Devon dhe Cornwall, në Britani.

17:19
Ata që nuk kënduan…

Nga Lutfi Dervishi

17:19
Turqia e Gjermania dënojnë planet e Izraelit për të populluar territorin Golan të pushtuar nga Siria (fotot)

Ankaraja tha sot se planet minojnë rëndë përpjekjet për të sjellë stabilitet në Siri pas rënies së Bashar al-Assad.

17:12
Kancelari Scholz rrëzohet nga mocioni i mosbesimit, hapet rruga për zgjedhjet e parakohshme në Gjermani

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Parlamentin e vendit të hënën, me çfarë i ka hapur vendit rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fund të shkurtit.

17:11
BE kërkon afrim me liderët e rinj të Sirisë? Nis drejt Damaskut të dërguarin special!

Bashkimi Evropian duket kërkon eksplorimin e marrëdhënieve me drejtuesit e rinj të Sirisë, e për këtë arsye, siç pohoi shefja e re e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.

17:06
Amnesty International: Serbia përdori teknologji izraelite për fushatë spiunazhi!

Amnesty International pohoi përmes një raporti të publikuar sot se zyrtarë serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve dhe aktivistëve, e për këtë citon prova dixhitale dhe dëshmi të personave që thanë se ishin hakuar në muajt e fundit.

17:00
UEFA dyfishon shpërblimin për Kampionatin Evropian për gra, ja sa do të jetë shifra marramendëse

Shpërblimi për Kampionatin Evropian 2025 për gra do të jetë dyfish më i lartë sesa në turneun e kaluar, tha UEFA të hënën.

17:00
Kalon në “41-bis” një tjetër i dënuar me 22 vite heqje lirie, emri

Është futur në Regjimin e Posaçëm (41-bis) i dënuari me 22 vite burg, Altin Kodra.

16:58
Votëbesimi, sot kancelari Scholz para Bundestagut… Bie qeveria?!

Bundestagu gjerman vendos sot për votëbesimin e kërkuar nga kancelari Olaf Scholz.

16:49
Familjarët britanikë fitojnë betejën për trashëgiminë që babai kërkonte ta ndante me bijtë e të dashurës sekrete (fotot)

Fëmijët e ligjshëm të një punonjësi kursimtar tregu në Britani kanë fituar sot betejën ligjore për trashëgiminë 460,000 paundë ndaj dy fëmijve të jashtëligjshmë të babait të tyre, që ky i fundit besonte të përfshinte në ndarjen e pasurisë.

16:44
“Si një bombë nukleare”, cikloni në ishullin francez: Viktimat mund të jenë me mijëra!

“Të duket sikur je duke përjetuar pasojat e një lufte bërthamore.. një lagje e tërë u zhduk përpara syve të mi”. Kështu e përshkroi një i mbijetuar i ciklonit Chido kalimin e stuhisë tmerruese në arkipelagun francez të Mayotte në Oqeanin Indian, ku ka lënë pas shkatërrime të paimagjinueshme e ku autoritetet pohojnë se numri i viktimave mund të mbërrijë edhe në mijëra.

16:28
Operacioni në Sarandë dhe Delvinë/ Ekzekutohen 11 masa sigurie, sekuestrohen doza kokainë dhe sasi të mëdha parash (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, në Sarandë dhe Delvinë.

16:24
Sylvester Stallone tërbon fqinjët me planet e rindërtimit të shtëpisë bregdetare (fotot)

Aktori i vjetër amerikan Sylvester Stallone ka zemëruar fqinjët e tij me një leje ndërtimi që ka kërkuar për një ndarje në det që mund të dëmtojnë mjedisin dhe të prishë panoramën bregdetare të zonës.

16:19
“Pandëshkueshmëria po goditet”, kreu i SPAK: Reformat janë të rëndësishme për rrugën e sigurt drejt BE

Kreu i SPAK, Altin Dumani nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues tha se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj.

16:15
“Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruajë integritetin”, Gonzato: KLGJ dhe KLP të ruajnë standardet e organeve të Vetingut

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Nancy Van Horn mori pjesë në konferencën e IKP dhe KPK, e zhvilluar pas 7 viteve Veting.

15:53
“Dërgoni para gjykatës bosët e krimit dhe figurat e larta të korruptuara”, E dërguara e SHBA në Tiranë: Duhet të jeni krenarë për përparimin e drejtësisë

E dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn mori pjesë në konferencën e IKP dhe KPK, e zhvilluar pas 7 viteve Vetting.

15:47
Video dramatike/ Turisti rus në të mbathura përleshet me gjashtë policë në ishullin piktoresk (fotot)

Një turist rus pa flokë dhe thuajse i zhveshur, është regjistruar duke luftuar me gjashtë policë në një ishull të njohur piktoresk në Tailandë.

15:46
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë/ 47 gradë celsius, frikë për zjarre masive

Australia është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem, me temperatura në disa vende që pritet të kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Duke cituar parashikimet e disa ekspertëve, transmetuesi lokal SBS News njoftoi se në disa pjesë të rajoneve Uellsi i Ri Jugor, Victoria, Queensland, Australia Jugore dhe Territori Verior, termometri mund të shënojë […]

15:42
Tritol lokalit, Gjykata e Vlorës lë në burg autorin

Gjykata e Vlorës ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Beqir Selamaj.

15:36
Protestë për ujin e pijshëm/ Në Postribë banorët ankohen se uji është i ndotur

Uji i pijshëm i ndotur dhe ndërprerjet e energjisë elektrike kanë nxjerrë këtë të hënë në një protestë banorët e Postribës.

15:29
Teatri i Kukullave rinovohet në godinën shekullore! Shfaqja e mirëseardhjes për dashamirësit e vegjël

Teatri i Kukullave ka tashmë në një shtëpi të re.

15:28
Muslimani me precedentë terrori padit barin britanik për simbolin e ‘Kokës së Saraçenit’ (fotot)

Një britanik me precedentë terrori ka paditur së fundmi një prej bareve me të njohura në vend Saracen’s Head Inn (Koka e Saraçenit), duke thënë se është i ofenduar nga koka e arabit me mjekër në logon e pijetores, dhe se simboli është “nxitje dhune”.

15:24
Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin, e radhës caktohet më 6 janar

Shtyhet për në gjashtë janar 2025 seanca paraprake ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit.

15:12
Ushtria e rezervistëve, do të krijohet forca shtesë ushtarake me 2100 persona/ A do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak?

Krahas efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë të tyre vendi ynë, do të ketë edhe rezervistë të cilët do të trajnohen me qëllim kompletimin e strukturës së tanishme të ushtrisë në ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetit të kërkuar për plotësimin e detyrimeve kombëtare në kuadër të NATO.

15:02
SecuriMeter 2024, Bregu: Vetëm 39% e qytetarëve e konsiderojnë Ballkanin vend të sigurt për të jetuar

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu prezantoi SecuriMeter 2024.

15:01
“Largimi im nga Siria nuk ishte i planifikuar”, Assad reagon për herë të parë nga arratia: Qëndrova në Damask deri në orët e para të së dielës

Largimi i presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad nga vendi ishte i paplanifikuar, sipas një deklarate të postuar të hënën në llogarinë Telegram të Presidencës Siriane, që pretendohet të jetë nga Assad.

14:54
BE, sanksione të reja Rusisë/ Miraton paketën e 15-të ndëshkuese!

Këshilli Europian i dha dritën jeshile një pakete të 15-të sanksionesh ndaj Rusisë, e cila përfshin 54 individë dhe 30 subjekte të konsideruara përgjegjëse për veprime që kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

14:48
Megaoperacion në Greqi, zbardhen disa ngjarje kriminale! 23 të arrestuar, mes tyre shqiptarë! ‘Koka’ e grupit në burg

Një operacion i madh është duke u zhvilluar nga policia greke prej orëve të para të mëngjesit, për ekzekutimin e dhjetëra urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria për një grup kriminal të përfshirë në tentativë vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me zjarr, plagosje si dhe çështje droge e armësh.

14:37
Me tortë dhe qirinj! Parashqevi Simaku takim me shqiptarët, shfaqet më e lumtur se kurrë

Darka e Parashqevi Simakut së bashku me biznesmenin Elton Ilirjani dhe shqiptarët e tjerë që jetojnë në SHBA, duket se ka qenë një nga momentet më të bukura të ikonës së muzikës sonë.

14:19
Përfundimi i mandatit të Holta Zaçajt, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, por nuk pati asnjë vendim dhe seanca u shty. 

14:07
Turqia “i nxjerr dhëmbët” Izraelit: Ne s`hamë bar, kërkon të marrë Lartësitë Golan!

Ministria e Jashtme turke e denoncoi me forcë planin izraelit për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë e aneksuara Golan dhe dyfishimin e popullsisë që jeton në këtë zonë.

14:01
“Ka për të shkëlqyer gjithmonë”! Parashqevi Simaku nuk e beson dot, “shokohet” nga dhuratat që merr

Tashmë ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është takuar me shqiptarët në Amerikë, me të cilët ka darkuar.

13:28
“Ajo donte Hollywood-in”/ Jeta e Parashqevi Simakut: Pas 10 vitesh të vështira…! Si paraqitet gjendja e saj

Prej ditësh rrjeti gëlon nga informacionet për gjendjen e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

13:16
U lirua nga arresti shtëpiak/ SPAK apelon vendimin për Berishën, kërkon rikthimin e masës

SPAK ka apeluar këtë të hënë në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkon rikthimin e masës.

13:04
Rama dhe ambasadori i BE-së përurojnë Teatrin e Kukullave, kryeministri-fëmijëve: Dikur këtu ka qenë Parlamenti, uroj të rriteni duke na parë sa më pak

Teatri i Rilindur i Kukullave hapi sot dyert për të gjithë vogëlushët, në sheshin “Skënderbej”.

12:56
Berisha sulmon Blinken për shpalljen e Dumanit “kampion i anti-korrupsionit”: Ishte autor për grushtin e shtetit ndaj opozitës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha sulmoi ashpër Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken për shpalljen e Altin Dumanit si kampion i anti-korrupsionit.

12:50
“Ku do të shkoni nëse ju marrin vilat?”, Kryemadhi: Do jetoj në çadër, punë e madhe

Monika Kryemadhi u paraqit sot në GJKKO lidhur me sekuestrimin e dy vilave, teksa para mediave u shfaq me një bastun në dorë.

12:45
Shkoi më bastun në SPAK, Kryemadhi zbulon arsyen: Ju e dini që unë bëj shumë palestër! Meta xheloz? Deputetja i kthehet keq gazetarit

Deputetja Monika Kryemadhi zbuloi arsyen përse shkoi më bastun në SPAK.

12:41
Çfarë do të ndodhë me vendimin për sekuestron e vilave të Monika Kryemadhit? Shtyhet për nesër seanca

Vendimi për sekuestrimin e vilave të Monika Kryemadhit do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00.