E mërkurë, 11 Shtator 2024
22:31
“Berisha pala e zhurmshme”/ Lorenc Vangjeli në “Top Story”: Ai duhet ta shmangte këtë haraç, do thonë është djalli

Analisti Lorenc Vangjeli tha në “Top Story” se pala e Sali Berishës, për sa i përket çështjes që po shqyrtohet nga SPAK, është më e zhurmshmja.

22:25
Fotot/ I shoqëruar nga avokati me një dosje në dorë, momenti kur Henerigert Mitri vetëdorëzohet në polici

Ky është momenti kur ish-drejtori i policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY EÇ, është vetëdorëzuar në polici.

22:24
Përballja e Berishës në SPAK me prokurorët, avokati Gjokutaj zbulon detaje: Qëndroi indiferent, refuzoi çdo akuzë…

Genc Gjokuaj, avokat i Sali Berishës, i ftuar në Top Story tregoi se çfarë ndodhi sot brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku kryetarit të PD iu komunikua akuza nga prokurorët.

22:10
Inside Story/ Zbulohen dokumente, pacientët në rrezik për mungesë barnash, por u rimbursuan receta për pacientë të vdekur

Pjesë e skemave abuzive janë mjekët. Ka raste kur edhe pacientët që kanë ndërruar jetë, kodet e tyre rezultojnë se tërheqin medikamentet në farmaci të ndryshme në vend.

22:04
Inside Story/ Denoncimet për mungesën e barnave, raportimet e Komisionerit në vesh të shurdhër…

Mohimi i trajtimeve shëndetësore për mjaft pacientë, është një fenomen i njohur për institucionet. Shpesh, mbyllin sytë dhe lejojnë orientimin drejt privatëve.

22:02
Inside Story/ Lista e barnave të rimbursueshme peng për mbi 3 vite, zbulohet dëmi kolosal

Kur flasim për barnat dhe mundësitë e pacientëve për t’i siguruar, vëmendja përqendrohet të lista e barnave të rimbursueshme, nga e cila përfitojnë të sëmurët kronikë.

21:58
Inside Story/ Receta që zbulon realitetin, të sëmurët me kancer blejnë në farmaci barnat për përdorim spitalor

Kjo recetë që shihni tregon se në spital mungojnë medikamentet kryesore të kimios.

21:53
Inside Story/ Pajisja më shumë e prishur se në funksion, skemë për t’i çuar te spitali privat pacientët që bëjnë rreze?

“Është marrëveshja e madhe nga Ministria Shëndetësisë apo QSUNT me aktore të tjerë në terren. Vonoje këtë, me procedura burokratike, për kaq kohë ai nxjerr paratë e investimit. Gjithmonë i vogli e ha, i madhi shpëton, peshku i vogël ngel në rrjetë, i madhe e çan rrjetën marrëveshja në politikbërje me aktorët e tregut privat për të vonuar disa investime apo reforma në mënyrë që qytetarët të shkojnë te privati. Ata që kanë para shkojnë në privat direkt nuk ndalen në procedura burokratike, në shtet shkojnë qytetarët që nuk kanë mundësi, t’u kërkosh bakshish atyre është e papranueshme”, u shpreh Gazmend Koduzi, Profesor i menaxhimit shëndetësor.

21:53
“Dokumenti që m’u dha sot, piramidë mashtrimi”, Berisha pas paraqitjes në SPAK: Dy prokurorët nuk tregojnë të vërtetën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes së tij para SPAK, tha se dosja e hetimit politik, të cilën e tërhoqi sot gjatë thirrjes në SPAK, është një piramidë mashtrimi.

21:35
Inside Story/ Rrëfimi i nënës që humbi djalin nga kanceri: Flakonët e kimioterapisë i blinim në farmacinë pranë spitalit

I ndjeri Muka, iu nënshtrua operacionit në Gjermani. Ky fakt, nuk u prit mirë nga mjekët e Onkologjikut në Tiranë, që sipas rrëfimit të nënës, i mohuan trajtimet post-operatore.

21:26
“Me ty tallen”, “Kamala je e rrezikshme”/ Batutat dhe fyerjet në debatin Trump-Harris (E plotë)

Për 90 minuta zv.Presidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump janë përballur në debatin e parë që mund të jetë edhe i fundit para garës së 4 nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.

21:24
Inside Story/ Denoncim i ri për mjeken e Onkologjikut: Na mori 1 mijë euro, djali vdiq…

Lorenc Muka ishte një nga pacientët e mjekes Alketa Pere.

21:18
I shoqëruar vetëm nga avokati, çfarë ndodhi në pak minuta të përballjes së Berishës në SPAK me dy prokurorët, Kraja e Millonai

Prania e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda dyerve të SPAK-ut ka zgjatur vetëm pak minuta.

21:17
Izraeli vijon sulmet në Gazë, godet me raketa një shkollë, raportohen 34 persona të vrarë

Të paktën 34 persona janë vrarë, përfshirë 19 gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë gjatë sulmeve izraelite.

21:10
Kriteret për Drejtorin e ri të Gardës, Bardhi publikon videon: U ndryshua ligji me paramendim, shkalla më e lartë e korrupsionit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmet Bardhi ka publikuar një video të marsit të këtij viti, për ndryshimin e ligjit për kriteret që duhet të plotësojë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës, tha se është ndryshuar për interesa private.

21:00
“Më ka korruptuar dhëndri im”, Berisha lë Prokurorinë e Posaçme si i pandehur, akuzohet për korrupsion

Pasi u njoh me akuzat, në një seancë që zgjati jo më shumë se 15 minuta në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se e gjitha “është vazhdim i një hakmarrje politike”.

20:59
Fiks Fare/ Burri denoncon gruan: Më rrëmbeu vajzat, njërën e çoi në Gjermani, tjetrën tek vjehrri. Nuk më lë t’i shoh

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Korça i cili nuk ka gjetur zgjidhje në asnjë institucion.

20:25
Akti normativ për mjekët, hiqen kufizimet e vendosura për të gjithë shefat e shërbimeve spitalore

Akti normativ që kufizon dy punësimin e mjekëve njëherësh në spitale publike dhe jo publike, ka kaluar tanimë diskutimin në Komisionin e Shëndetësisë dhe pritet të marrë miratimin në Parlament seancën e nesërme.

20:12
Berisha në SPAK, Ilir Demaliaj: Shpura e tij u katandisën si vullnetarët e Enverit, përballë Ramës një opozitë e konsumuar

Analisti Ilir Demaliaj, pas paraqitjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në ambientet e SPAK, tregoi arsyet se përse sipas tij Edi Rama do të fitojë mandatin e katërt.

20:07
Pësoi arrest kardiak në det, humb jetën e moshuara në Vlorë

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në det, dhe për pasojë ka humbur jetën, një shtetase ende e paidentifikuar rreth 70 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

20:06
Humbi kontrollin e zjarrfikëses dhe doli nga rruga, plagosen dy punonjësit në Shkodër

Dy punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë plagosur pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

19:58
OSBE: Propozimet s’janë implementuar! Michel Tarran bisedë me studentet për rëndësinë e zgjedhjeve në demokratizimin e vendit

Në një shkëmbim mendimesh me studentë të Universitetit Europian të Tiranës për rëndësinë e zgjedhjeve në demokratizimin e Shqipërisë, kreu i Prezencës së OSBE-së foli rreth rolit te organizatës në këtë drejtim. 

19:42
Ekskluzive/ Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. “Gjendja nën kontroll”

Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri vendin Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore.

19:24
Liqeni i Babilonit ringjallet teksa Iraku kërkon të lërë pas kohët e vuajtjes (fotot)

Duke tentuar mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Irakut, qyteti lashtë i Babilon në rajonin qendror Babil të Irakut, po dëshmon ringjalljen e liqenit të tij të famshëm. Projekti është realizuar në bashkëpunim me agjencitë qeveritare pasi ishte penguar nga dhuna dhe lufta mizore që përfshiu vendin dy dekadat e fundit.

19:24
Dorëzohet ish-kryepolici i Lezhës/ Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC

Vetë dorëzohet në polici ish-drejtori i policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, ku sipas SPAK drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me biznesmenin Pëllumb Gjoka organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

19:23
I dënuar nga GJKKO, Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i dënuar nga GJKKO për korrupsion me arrest në burg, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, sipas burimeve për Top Channel.

19:16
Ekskluzive/ Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi i Kombëtares te Rubin Kazani për 2 milionë euro

Marvin Çuni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është transferuar te rusët e Rubin Kazanit për dy milionë euro.

19:07
FOTOT/ Përflitet për një lidhje të re, e dashura e re e Ledrit fanse e Sara Hoxhës? Dikur shoqe me Dafinën, zbulohet lidhja e saj me…

Ledri Vula, një nga reperët më të njohur shqiptarë, është në qendër të vëmendjes mediatike për një lidhje të re dashurie, një vit pas ndarjes nga blogerja e njohur, fituesja e Dancing With the Stars Albania, Sara Hoxha.

19:00
Zjarret monstruoze shkatërrojnë mijëra hektarë toka në jug të Kalifornisë (fotot)

Një zjarr gjigant i nisur dje pranë liqenit Elsinore në jug të Kalifornisë ka shkatërruar deri tani më shumë se 3000 hektarë tokë e pyje, thonë autoritetet atje .

18:39
Princi saudit pret kryeministrin kinez Li Qiang në Riad (fotot)

Sundimtari ‘de facto’ i Arabisë Saudite, princi Mohammed bin Salman është takuar sot me kryeministrin kinez Li Qiang për të diskutuar çështjet bilaterale, njoftonin mediat vendase.

18:29
“Ofron standarde të mira”, Balluku viziton shkollën e rikonstruktuar në Klos sipas parametrave të efiçencës së energjisë

Tre shkolla në bashkinë e Klosit i janë nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kushte shumë më të mira për të gjithë nxënësit.

18:13
Kreu i qendrës islamike të mbyllur në Hamburg lufton deportimin nga Gjermania (fotot)

Ish-lideri i një qendre islamike që u mbyll së fundmi nga autoritetet në Hamburg në veri të Gjermanisë, ka paditur në gjykatë kundër masës së deportimit, disa orë para afatit për t’u larguar nga vendi.

18:07
EMRI/ Hapte llogari false në rrjete sociale dhe fyente një vajzë, në pranga 33-vjeçari në Kurbin. Në banesë iu gjet kallashnikov

Gentjan Mema, 33 vjeç, është arrestuar pasi hapte llogari false në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, me anë të të cilave shqetësonte dhe fyente vazhdimisht një 24-.vjeçare.

17:56
“Ne nuk i hamë macet dhe qentë”, Ministria e Jashtme gjermane i përgjigjet Trump-it: Të pëlqen apo jo…

Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagoi pas deklaratës së kandidatit republikan presidencial të SHBA-së, Donald Trump, rreth emigrantëve që hanë kafshë shtëpiake në një postim në platformën sociale X të mërkurën, ndërsa hodhi poshtë kritikat e tij ndaj politikës gjermane për energjinë.

17:45
Erion Veliaj mesazh për 11 shtatorin: Gjeneratave të ardhshme duhet t’u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një mesazh për 23-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

17:40
Pinguini ‘shtëpiak’ gjendet mrekullisht gjallë dy javë pasi u largua e zonja në Japoni (fotot)

Pen-chan hodhi poshtë çdo pritshmëri duke u gjetur shëndoshë e mirë nga e zonja pasi kishte notuar rreth 30 milje në det të hapur, thanë zyrtarët.

17:24
Ballkani Perëndimor: Njohja e diplomave ende sfidë

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të krijojnë një treg të përbashkët rajonal për të tërhequr investimet e huaja, por njohja reciproke e diplomave të arsimit të lartë mbetet ende sfidë.

17:20
Spitalet kërkojnë mbrojtje në Itali pas sulmeve të vazhdueshme ndaj stafit (fotot)

Pacientët dhe të afërmit e tyre raportohet se vetëm në vitin 2023 kanë sulmuar verbalisht ose fizikisht më shumë se 10 000 herë.

17:18
A ishte përballja mes Kamala Harris dhe Donald Trump një debat apo një vetëmbrojtje?

NGA EDA KOLA

17:01
Zbardhet skema e mashtrimit! Përfitoi 30 milionë lekë nga një subjekt privat, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

Një skemë mashtrimi është zbardhur në Lezhë, ku në pranga ka rënë një 57-vjeçar.

16:48
Epokë e re te Dinamo, “Nëndetësja” zyrtarizon në krye të stolit Ilir Dajën

Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos, me trajnerin kryeqytetas që rikthehet dhe njëherë në stolin e “Nëndetëses”.

16:47
Menopauza, çfarë duhet të dinë gratë dhe si mund ta trajtojnë

Tek femrat menopauza zakonisht ndodh rreth moshës së mesme, duke sjellë pas vetes edhe mbylljen e ciklit të tyre riprodhues.

16:39
Arrestimet në Mitrovicën e Veriut, serbët gati për protestë: Lironi fëmijët tanë

Me pankarta në duar ku shkruhej “Lironi fëmijët tanë” dhe “Policia e Kurtilandit”, qindra pjesëtarë të komunitetit serb kanë protestuar përpara stacionit të policisë në Mitrovicën e Veriut në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të katër të rinjve serbë një ditë më parë nga Policia e Kosovës.

16:25
Shtyhet gjyqi për çështjen “Gërdeci”, ish-ministri Fatmir Mediu i kërkoi Gjykatës të ripërsërisë akt ekspertimin e dëmit ekonomiko-financiar

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”.

16:19
Maqedonia e Veriut kthehet në “fabrikë” të fake news, DW: Po i ndihmon Inteligjenca Artificiale

Tetë vjet pas zbulimit se lajmet e rreme në favor të kandidatit të atëhershëm presidencial Donald Trump janë prodhuar në mënyrë digjitale në Veles të Maqedonisë së Veriut, kjo “fabrikë” për prodhimin dhe shitjen e patriotizmit amerikan është ende aktive, thotë DW.

16:18
Anullohet pas 33 vjetësh dënimi i të burgosurit përjetë për vrasjen e vitit 1991 në Londër (fotot)

Një burrë me paaftësi i dënuar për vrasjen me armë të një dyqanxhiu 33 vjet më parë, ka marrë më në fund drejtësi pasi Gjykata e Apelit pranoi se ka ‘prova bindëse’ se ai nuk e ka kryer krimin.

16:14
Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, mes tyre edhe Radoiçiç

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiç – për sulmin e armatosur në Banjskë.

16:13
Debati Trump-Harris ndikon te amerikanët e pavendosur, i çon një “hap pranë” vendimit për zgjedhjet presidenciale

Për 90 minuta, ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris u përplasën në përballjen e tyre të parë me njëri-tjetrin mbi çështje të konsideruara kyçe për zgjedhjet e 5 nëntorit si aborti, emigracioni apo luftërat e vazhdueshme në Gaza dhe Ukrainë.

16:01
VIDEO/ Ditë e re, gafë e re! Komenti i Biden për 11 shtatorin, “ndizet” rrjeti

Një ditë e re, një gafë e re për presidentin amerikan Joe Biden, tashmë të tërhequr megjithatë nga përpjekja për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, stafetë kjo të cilën ia kaloi zëvendëses së tij, Kamala Harris.

15:51
Analiza e CNN: Harris lë prapa Trump në debat, por nuk ka garanci që kjo do të përcaktojë zgjedhjet

Që prej momenteve të hapjes së debatit të mbrëmshëm zv. presidentja vendosi kushtet e saj duke shkuar te podiumi i Trump e duke e detyruar t’i shtrëngojë dorën, duke komanduar përballjen e tyre tetë javë para ditës së zgjedhjeve.

15:32
Kuvend të përbashkët Shqipëri-Kosovë/ Kryeparlamentarja Spiropali viziton Kosovën, takime me Konjufcën dhe Kurtin

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Eliza Spiropali dhe homologu i saj në Kosovë Glauk Konjufca përcollën me forcë pas takimit të tyre në Prishtinë mesazhin e përbashkët se nuk ka ngrirje të raporteve mes dy vendeve.

15:31
“Yjet shqiptarë të diasporës”/ Projekti i mbështetur nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe Top Channel

Spektakli dedikuar talenteve “Yjet shqiptarë të diasporës” është gati për të nisur rrugëtimin e ri me shqiptarët kudo në botë, pas një pune intensive 1-vjeçare.

15:16
Shkolla e re 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, Veliaj: Do të rindërtojmë edhe 10 të tjera

Më nisjen e vitit të ri shkollor, një tjetër shkollë e rindërtuar me kushte moderne, çeli dyert për 350 nxënësit e saj.

15:09
“As në SPAK, as në arrati”, thumbon Namik Dokle: Kur dikush më pyeti ku je…

Namik Dokle, një ndër figurat më të vjetra në Partinë Socialiste, është larguar nga politika dhe ka vazhduar rutinën e tij larg mediave.

15:02
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kakavijë 52-vjeçari iranian

Një 52-vjeçar iranian është arrestuar në Kakavijë, i cili po mundohej të futej në Republikën e Shqipërisë, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

14:54
Trump refuzon debat të dytë me Harris: Përballjen e fituam, patëm një natë të mrekullueshme

Pas debatit me Kamala Harris, Donald Trump u shpreh se ishte ai që e fitoi këtë debat.

14:46
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi pret homologun polak/ Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes rregullatorëve të dy vendeve

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka pritur sot Presidentin e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit  Polak (KRRIT), Maciej Swirski.

14:40
Pesë minuta në SPAK, Malltezi njihet me akuzat: Gënjeshtra të trasha, prokurorët i shërbejnë qeverisë

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku u njoh me akuzën që rëndon ndaj tij për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”.

14:39
Rama dhe Manastirliu vizitojnë shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela”: E pajisur me 216 laboratorë smart, do të ndihmojnë nxënësit të…

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vizituan sot shkollën “Vaçe Zela” në Tiranë.

14:30
FOTO/ Kufje në formën e vathëve? “Shpërthen” rrjeti pas debatit mes Trump dhe Harris, zv. presidentja akuzohet për mashtrim

Një teori konspirative ka ndezur rrjetin pas debatit mes Donald Trump dhe Kamala Harris, me këtë të fundit që thuhet se ka përdorur kufje, të cilat fshihen në formën e vathëve me perla.

14:21
Përfshihet nga flakët biznesi në kryeqytet, zjarri nisi në sistemet e kondicionimit

Një biznes është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Unazën Lindore të Tiranës.

14:17
“Fisnike është t’i bindesh drejtësisë që ke votuar vetë”, Alibeaj komenton në ‘Shqipëria Live’ vajtjen e Berishës në SPAK: Emocionet personale…

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj komentoi sot lëvizjen e SPAK që mori i të pandehur Sali Berishën për akuzën e ‘korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim .

14:06
Malltezi paraqitet në SPAK për t’u njohur me akuzën: Mungojnë faktet, unë i dola për zot tokës time

Pas Sali Berishës në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili pritet të njihet me akuzën për çështjen “Partizani”.

14:03
Berisha i pandehur për dosjen “Partizani”, vjen reagimi i parë nga PS: Të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorikë politike

Një orë pasi SPAK mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste.

14:01
“Nuk mund të kem fëmijë”, Selena Gomez ndan lajmin e hidhur: Kam shumë probleme shëndetësore, do e vënë në rrezik jetën e foshnjës

Selena Gomez ka zbuluar se nuk do të jetë në gjendje të lindë një fëmijë për shkak të problemeve të vazhdueshme mjekësore, që do të thotë se shtatzënia do të përbënte rrezik si për veten ashtu edhe për fetusin.

13:45
Sali Berisha lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme: U mora i pandehur. Ja akuza e SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë ambientet e SPAK ku tha se është marrë i pandehur dhe se i është komunikuar e njëjta akuzë, ajo e ‘korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim .

13:31
Ukraina kërkon leje për të përdorur raketat kundër Rusisë, në Kiev mbërrin Antony Blinken, ja për çfarë do të diskutohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, kanë mbërritur në Kiev për një vizitë të përbashkët, ndërsa Ukraina vazhdon të bëjë presion për të drejtën e përdorimit të raketave amerikane dhe britanike me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë.

13:31
“Berisha u kap në flagrancë, dënimi nis nga 5 vjet e lart”, Ngjela në “Shqipëria Live”: Pse u vonua komunikimi i akuzës

Avokati Spartak Ngjela komentoi sot lëvizjen e SPAK, që i komunikoi akuzën zyrtare ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen që ishte nën hetim.

13:26
Sherre me doreza metalike dhe thika, dy të mitur procedohen penalisht në Elbasan

Një 16-vjeçar është arrestuar në Elbasan, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me dorezë metalike bashkëmoshatarin e tij.

13:24
I riu plagos me armë kushëririn në Tiranë, identifikohen tre autorët! Dy në pranga, njëri në arrati

Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën “Princ Vidi” në Tiranë.

13:00
“Unë kandidati i PD për kryeministër në zgjedhje”, Berisha: Kush të dojë të më sfidojë pas zgjedhjeve

Pavarësisht se sot u mor i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv, ish kryeministri Sali Berisha deklaroi para Prokurorisë se nuk do të tërhiqet nga kandidimi për kryeministër i vendit në zgjedhjet parlamentare të 2025

12:43
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, në pranga dhe fëmijët e autorit, ndihmuan në…

Dy fëmijët e autorit të ngjarjes së djeshme në Roskovec, u vunë në pranga pasi dyshohet se janë bashkëpunëtorë në vrasjen e dyfishtë.

12:30
“Dumani pasardhës i Aranit Çelës dhe e Koçi Xoxes”, Noka sulmon kreun e SPAK para se Berishës t’i komunikohet akuza: Jeni në luftë të egër ndaj PD

Pak para se SPAK t’i komunikonte akuzën për dosjen në të cilën Sali Berisha ishte nën hetim, Flamur Noka ka ‘sulmuar’ kryeprokurorin Nuredin Dumani.

12:22
A do u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve të posaçëm? Berisha: Nuk ka lindur as dje, as sot, ai që….

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse e sheh si presion ndaj drejtësisë grumbullimin e dhjetëra mbështetësve jashtë godinës së SPAK, u shpreh se “kjo është një amnisti që po amniston krimin e qeverisë”.

12:19
Vrasja e dyfishtë në Kurjan, autori reflekton pendesë/ Flasin banorët: Ishin shumë miq, u zunë fëmijët dhe vdiqën të mëdhenjtë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Roskovec ku humbën jetën nga breshëria e plumbave dy vëllezërit Kurtaj, autori Altin Kuka vazhdon t’i qëndrojë deklarimeve të para që dha pas vetëdorëzimit.

12:18
Sali Berisha deklaratë para SPAK: Nuk ka asnjë provë kundër meje në gjykatë, firma ime nuk ekziston në ato dokumente

Para se të futej brenda SPAK-ut ku do të njihet me akuzën për çështjen që është nën hetim, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal për të dhënë një deklaratë para gazetarëve.

12:12
“4 vite hetim, sa një luftë botërore, dhe SPAK nuk gjeti asgjë”/ Berisha: Me dosjen “Partizani”, Prokuroria e Posaçme krijoi një piramidë mashtrimi

Ish-kryeministri Sali Berisha, sapo mbërriti në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, dha një deklaratë për mediat, ku nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarët e SPAK.

12:04
Berisha mbërrin në SPAK, pritet me brohorima nga mbështetësit

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka mbërritur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, aty ku do të njihet me akuzën.

11:41
Berisha drejt SPAK/ Demokratët në protestë, policia blindon Prokurorinë e Posaçme

Forca të shumta policie janë vendosur jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ku pritet të mbërrijë ish-kryeministri Sali Berisha, teksa demokratët janë mobilizuar për të protestuar.

11:39
Berisha del nga banesa për t’u nisur drejt SPAK: Jam më i motivuar se kurrë, do i djeg mandatin e katërt Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot i buzëqeshur nga banesa e tij pas 257 ditësh nën arrest shtëpiak, për t’iu drejtuar SPAK, aty ku do të njihet me akuzën.

11:29
Plagosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 32-vjeçari nga Vlora

Një 32-vjeçar, banues në Vlorë është vënë në pranga nga policia për shkak se ka plagosur bashkëshorten e tij.

11:28
PAMJE/ Berisha del sot para SPAK, avokati Gjokutaj ngjitet në banesën e tij

SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sot në orën 12:00 do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën.

11:25
Berisha del sot para SPAK, automjeti që do e transportojë e pret poshtë banesës

Sot në orën 12:00 ish kryeministri Sali Berisha do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën.

11:18
Takimi në Kryeministri, zbulohet çfarë i kërkoi Rama kryetarëve të komisione parlamentare

Për më shumë se 60 minuta kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe sekretarin e përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

11:03
“Humbje e merituar, trajneri duhet të kishte ndërhyrë”/ Analiza e Ervin Fakajt në “DigitAlb”: Hoxha u sforcua, duhej të…

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ervin Fakaj është shprehur se disfata e Shqipërisë me Gjeorgjinë në “Arenën Kombëtare” ishte më se e merituar.

10:41
Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare dhe mbante armë, arrestohet 47-vjeçari në Durrës

 Një 47-vjeçar i cili përndiqte prej disa muajsh një vajzë është arrestuar nga policia në Durrës.

10:26
“Gjeorgjia ishte e vetmja që kaloi grupet e Europianit nga ne”, Sylvinho pas disfatës në shtëpi: Nuk kishim hapësira, ja pse e nisa me Hoxhën titullar

Shqipëria u mund me rezultatin 0-1 nga Gjeorgjia në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B1.

10:23
Elon Musk rikonfirmon mbështetjen për Trump, por Harris ‘tejkaloi pritshmëritë’

Një nga mbështetësit kryesorë të ish-presidentit republikan, Donald Trump, miliarderi teknologjik, Elon Musk, ka reaguar pas debatit presidencial.

10:11
Nis punimet Samiti i Grave Afgane në Tiranë/ Ministri Hasani: Vajzat nga Afganistani po integrohen në shoqërinë tonë, garantimi i të drejtave të tyre, prioritet i qeverisë

“Gratë për Afganistanin” mblodhi bashkë në Tiranë 120 gra afgane nga e gjithë bota, përfshirë edhe një grup të vogël të ardhur nga Afganistani.

09:56
Debati presidencial, Harris: Mamaja ime kurseu për të blerë shtëpi, nuk trashëgova 14 milionë USD. Trump: Babai më dha pak nga pasuria, e ktheva në miliarda

Kandidatja demokrate, Kamala Harris e ironizoi rivalin e tij duke thënë se u rrit nga një mama që kurseu për të blerë shtëpinë e saj dhe nuk trashëgoi miliona, duke nënkuptuar pikërisht Donald Trump. 

09:43
Ngacmoi seksualisht dy vajzat e mitura në lulishten e Korçës, lihet në burg 56-vjeçari

56-vjeçari Nesti Zhobro, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeçare, u la në burg nga Gjykata e Korçës.

09:31
Analiza e DW/ A po përpiqet Rusia të manipulojë zgjedhjet në SHBA?!

Që nga java e kaluar, autoritetet amerikane janë fokusuar në hetimin e një kompanie në shtetin amerikan të Tenesit.

09:21
Debati/ Harris: Putini ‘do ta hajë’ Trump ‘për drekë’. Ish-Presidenti: Je zv.presidentja më e keqe në histori

Debati u fokusua në rolin e SHBA-së në komunitetin global. Trump kritikon Bidenin si një president që mungon dhe Harris ia ktheu.

09:20
Berisha shkon sot në SPAK, ish-kryeministrit do t’i paraqitet zyrtarisht akuza

SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe këtë të mërkurë në orën 12 do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën.

09:08
FOTOT/ Si të ishte ‘ndeshje’, si e ndoqën amerikanët debatin presidencial Harris-Trump

Mbështetësit e të dy kandidatëve në zgjedhjet amerikane zhvilluan festa të martën teksa ndiqnin Trump dhe Harris të përballeshin në skenë në Filadelfia.

08:44
23 vite nga “11 Shtatori”, SHBA kujton sot sulmet më të mëdha terroriste që shkaktuan mbi tre mijë viktima

Katër avionë me pasagjerë u rrëmbyen 23 vite më parë nga terroristët islamikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

08:25
ANALIZA E BBC/ Ja kush e fitoi debatin presidencial Trump- Harris

Në një debat 90-minutësh, Harris shpesh tronditi ish-presidentin – duke e shtyrë atë në mbrojtje të turmave që dolën në tubimit të tij, për sjelljen e tij gjatë sulmit të 6 janarit në kryeqytetin e SHBA-së dhe ndaj zyrtarëve që shërbyen në administratën e tij që atëherë janë bërë kritikë të hapur të fushatës së tij.

08:20
Aksident me vdekje në Fushë Arrëz! Mjeti del nga rruga, humb jetën drejtuesi 40-vjeçar

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në aksin “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, Fushë Arrëz.

08:03
“Unë do të votoj ty”/ Taylor Swift njofton mbështetjen e saj për Harris menjëherë pas përfundimit të debatit me Trump

Taylor Swift njoftoi mbështetjen e saj për Kamala Harris menjëherë pas përfundimit të debatit të kandidates demokrate me Donald Trump përpara zgjedhjeve në SHBA.

07:51
Nga shtrëngimet e duarve te shkëmbimet e nxehta, një përmbledhje e debatit Trump- Harris

Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika luftarake mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme.