Në 43 urdhrat e lëshuar nga SPAK në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli.
Policia ushtroi kontrolle në banesat e dy vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, pasi emrat e tyre ishin pjesë e listës së rreth 50 urdhër arresteve të lëshura nga GJKKO.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën për mediat, foli për projektligjin për kalimin e pronave publike tek privatët, të formalizuar dje në Kuvendin e Shqipërisë.
43 urdhër arreste janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa SPAK po zhvillon operacion në disa qytete të vendit.
Tre tentativa vetëvrasjesh në një ditë në Elbasan.
Dy persona janë arrestuar në Zall-Bastar për kultivim kanabis.
Burime bëjnë me dije se nga urdhrat e Spak janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij.
Kamionë me ndihmat e nevojshme humanitare për Rripin e Gazës kanë kaluar për herë të parë më 17 maj përmes portit të ri të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara për në enklavën e rrethuar, pasi Izraeli ka kufizuar kalimet nëpër kufijtë tokësor.
Jetëgjatësia globale pritet të rritet me 4.9 vjet për burrat dhe 4.2 vjet për gratë deri në vitin 2050, sipas Studimit Global të Barrës së Sëmundjeve të Institutit Amerikan për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit, botuar në revistën “The Lancet”.
Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, feston ditëlindjen e saj të 42-të.
“Të fillojmë ta trajtojmë sheqerin si duhanin”.
Dejan Stankoviç zgjedh Moskën dhe Rusinë.
Një çift gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm për abuzim brutal me vajzën e tyre 3-vjeçare, e cila humbi jetën nga të vjellat e saj.
Merr flakë një mjet tip fugon e një firme ndërtimi në Vlorë.
“Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë plazheve të tij magjepsëse dhe çmimeve të lira”, shkruan Benedict Tetzlaff-Deas në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.
Një balerinë 26-vjeçare nga Britania ka humbur jetën gjatë disa lojërave seksuale që bëri me partnerin e saj.
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa në afrimin e Kosovës dhe Serbisë.
Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vinte flakën një sinagoge në qytetin verior të Ruanit, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, më 17 maj.
N’Golo Kanté është surpriza e madhe në listën e skuadrës franceze për Kampionatin Evropian të Futbollit. Mesfushori 33-vjeçar, i cili ka 53 paraqitje, nuk ka qenë pjesë e “Bluve” që nga qershori i vitit 2022.
Një e-mail në adresat e disa drejtorëve të shkollave në vend ku paralajmëronte sulme me bomba, ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit.
Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët e BBV3 patën mundësinë për të bërë një tatuazh në trupin e tyre.
Izraeli do të përgjigjet ndaj akuzës për gjenocid në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara më 17 maj, pasi Afrika e Jugut dorëzoi një kërkesë urgjente pranë gjykatës, duke kërkuar që të lëshohet urdhri për armëpushim në Gazë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i quajtur Angjelo Saliu .
Një 40-vjeçare shqiptare Enkelejda Danaj u vra nga bashkëshorti një ditë më parë në Athinë, ngjarje e rëndë që trondit opinionin publik.
Manchester United u rikthye te suksesi në kampionat me “Djajtë e Kuq” që mposhtën në shtëpi me rezultatin 3-2, Newcastle.
Një operacion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet këtë të premte në disa qytete të vendit, pasi GJKKO lëshoi 43 urdhër arreste.
Dhoma e Përfaqësuesve sfidoi vendimin e Presidentit Joe Biden të enjten për pezullimin e dërgesave të bombave në Izrael, duke miratuar një projektligj, që synon të detyrojë administratën e Presidentit Biden të transferojë armët.
Izraeli do të anulojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë dhe gjithashtu do të vendosë tarifa 100% për importet e tjera nga i njëjti vend si hakmarrje ndaj vendimit të Erdogan për të ngrirë eksportet në shtetin e tij.
Ndërsa kryeministri sllovak Robert Fico po rikuperohej nga plagët e marra në sulmin e së mërkurës, incidenti rriti shqetësimet në Evropë para zgjedhjeve të 6-9 qershorit.
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 […]
“E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij sot në Athinë.
Një ekspozitë e re hapet këtë javë duke gjurmuar një shekull të fotografisë së portreteve mbretërore britanike, nga imazhi zyrtar i kurorëzimit të Mbretit Charles III te një portret intim i tezes së tij të ndjerë, Princeshës Margaret.
Një 40-vjeçare shqiptare ka mbetur sot viktimë nga dora e burrit të saj, Eduart Denaj, me të cilin kohët e fundit kanë pasur shumë debate dhe sherre të ashpra.
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikimin e audio-regjistrimit të intervistës së tij me Prokurorin e posaçëm Robert Hur, e cila është në qendër të përpjekjeve të ligjvënësve republikanë për të mbajtur përgjegjës Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland për moszbatim të një kërkese të Dhomës së Përfaqësuesve ndaj tij.
Fatmirësisht, më e keqja tashmë është hedhur pas Ylber Ramadanit. Mesfushori i Leçes u përball me një problem shumë të rëndë shëndetësor disa javë më parë.
Analistët në studion e emisionit “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel kanë diskutuar lidhur me mundësinë e realizimit të votës së diasporës shqiptare.
Një adoleshent i cili u rrëmbye 27 vjet më parë, është gjetur i gjallë në bodrumin e banesës së fqinjit të tij, vetëm 100 metra larg familjes.
Ngërçi i muskujve është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve në trup
Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i sotëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi.
I rikuperuar plotësisht pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar që pësoi në dhjetor, David Alaba iu nënshtrua sërish një operacioni.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se beteja në zonën Rafah në jug të Rripit të Gazës do të jetë vendimtare për konfliktin ushtarak.
Piloti i Red Bull, Max Verstappen, foli në prag të garës së ardhshme të Formula 1.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se situata në verilindje të rajonit Harkiv, ku forcat ruse kanë çarë përpara me një ofensivë të gjerë prej javës së kaluar, vazhdon të jetë shumë e vështirë, por “përgjithësisht nën kontroll”.
Një polic rreth moshës 60 vjeç është arrestuar në Bolonja të Italisë pasi qëlloi për vdekje një kolege të tij me armën e shërbimit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier dhe ambasadorin italian Antonello De Riu. Takimi vjen pak ditë pas atij me kryeministrin Albin Kurti, ku u propozua shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Historia duket se po përsëritet mes Athinës dhe Shkupit. Kryeministri grek Mitsotakis në një intervistë të tij në televizionin SKAI ka theksuar se me një deklaratë të qartë të tij ka paralajmëruar qeverinë e re në Shkup se çdo devijim nga zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, sigurisht që do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet mes dy vendeve por edhe për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës.
Deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi, është përplasur në “Top Story” me analistin Arjan Curri për fjalimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është dënuar me dy ndeshje pezulim në Kupën e Italisë dhe me një gjobë prej 5 mijë eurosh pasi mori një karton të kuq mbrëmjen e djeshme në fitoren e Juventusit ndaj Atalantës.
Të paktën 11 besimtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një burrë sulmoi një xhami në Kano të Nigerisë.
Shkollat në Angli janë urdhëruar sot të ndalojnë t’u mësojnë fëmijëve në shkollat fillore teoritë ‘progresive, liberale’ të të ashtuquajturit ‘identitet gjinor’, apo edukatë seksuale.
Nuk ka asgjë më të keqe se të ndjeni një gjendje të vazhdueshme ankthi. Dhe po, po aq “mirë” sa mund t’ju bëjë stresi produktiv, stresi kronik mund të jetë po aq i keq sa mund të krijojë probleme shëndetësore, të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe madje të çojë në një sistem imunitar të dobësuar.
Napoli kërkon të përforcojë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm duke “hedhur grepat” drejt Mason Greenwood, i cili duket se ka rilindur në Spanjë me fanellën e Getafe, ku gjatë këtij sezoni mes kampionatit dhe kupës ka realizuar 10 gola në total.
Romeo dhe Egla janë përshirë ditën e sotme në një debat në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
Drejtori i Departamentit të Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën analizoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë dhe retorikën politike të përdorur lidhur me shtetin fqinj.
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë së Kosovës për ta përpiluar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut të vetin për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk është në dijeni për përmbajtjen e tij.
Trajneri i Francës, Didier Dechamps ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për “Euro 2024” me synimin për të hequr zhgënjimin e tyre të pësuar në Kupën e Botës 2022 pasi u mposhtën me penallti nga Argjentina e Lionel Messit.
Ushtria izraelite tha të enjten se pesë nga ushtarët e saj u vranë aksidentalisht nga zjarri i tankeve izraelite në Rripin e Gazës. Ushtria tha se tre ushtarë të tjerë u plagosën.
Kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Kristian Mickoski ka folur sot me tone nacionaliste kundër Marrëveshjes së Prespës duke u shprehur se do ta quajë vendin që ai drejton si të dëshirojë pa shtesën “e Veriut”.
Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet e shqiptarëve që jetojnë atje.
Fiks Fare vijoi të denoncojë skandalin e kredive nga institucionet që mbledhin borxhe të këqija, Micro Credit Albania dhe FINAL. Këto dy institucione kanë sfiduar hapur Bankën e Shqipërisë dhe institucionet ligj zbatuese, pasi edhe pas pezullimit të licencës, vijojnë të zhvasin dhjetëra qytetarë.
Julian Nagelsmann shpalli listën paraprake të Gjermanisë për Euro 2024, turne që do të zhvillohet pikërisht në shtëpinë e “Panezerave”.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Kuvendit prezantoi dy projektligjet të diskutuara në komisione parlamentare.
Nga Kristi Gongo
Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për drejtuesit e rinj në institucionet e arsimit të lartë, Sindikata e punonjësve të universiteteve bën thirrje për mosnjohjen e procesit kur konkurron për rektorë, dekan apo shef departamentesh vetëm një kandidat.
Ligji për privatizimin e objekteve të rëndësisë së veçantë po diskutohet në Kuvend, ndërsa më herët gjatë ditës kryetarja e Kuvendit hodhi poshtë një kërkesë të deputetëve të bashkuar opozitarë për ta hequr nga rendi i ditës.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi të enjten një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve arsimore të kësaj treve.
Marrëveshja për pensionet me Italinë prej së cilës përfitojnë rreth 500 mijë shtetas shqiptar shënoi një moment konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament.
Futbolli është sporti më dominues në listën e sportistëve më të paguar në vitin 2024. Në listën e publikuar këtë të enjte (16 maj) nga Forbes, vihen re ndryshime të rëndësishme krahasuar me listën e një viti më parë.
Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë ndodhur sot në Athinë, ku Artur Denaj masakroi me thikë të shoqen duke e lënë të vdekur në mes të rrugës, pranë shtëpisë ku jetonte.
Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit të parlamentit për të miratuar projektligjin mbi agjentët e huaj, që kritikët e quajnë një ligj të stilit rus.
Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kaledoninë e Re dhe ka dërguar trupa ushtarake.
Sudanezë në kampin e të zhvendosurve Abu Shouk në veri të Darfur, thonë se çmimet e mallrave bazë po rriten dhe se tregtarët po përfitojnë nga situata e konfliktit.
Edhe një herë futbolli del në skenë si sporti dominues në listën e sportistëve më të paguar në vitin 2024.
Drejtori i gazetës torineze “Tuttosport”, Guido Vaciago ishte një nga viktimat e shpërthimit të Masimiliano Allegrit, fill pas finales së Kupës së Italisë në “Olimpico”, aty ku Juventusi triumfoi me rezultatin minimal 1-0.
Princi saudit Mohammed bin Salman u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të OKB Antonio Guterres, presidentin sirian Bashar al-Assad, mbretin e Jordanisë Abdullah II, dhe me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Ahmad Al-Abdallah Al-Sabah, në kuadër të samitit të ligës arabe në Bahrein.
Rasti i Zoraya ter Beek, një vajze 28-vjeçare, e cila mori leje nga shteti për të vazhduar me eutanazinë pasi vuan nga një sëmundje e rëndë mendore, po përçan shoqërinë holandeze.
Zëvendëskryeministri Italian Antonio Tajani ka deklaruar se aleatët perëndimorë janë tepër të interesuar dhe po ndjekin me interes të madh zhvillimet e fundit në Ukrainë.
Dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të përfundojnë në një divorc.
Rusia ka dëbuar sot nga vendi atasheun britanik të mbrojtjes, në një kundërpërgjigje ekuivalente pas dëbimit të një diplomati të saj nga Londra javës që shkoi, njofton ministria e jashtme ruse.
Duket se pas masakrimit për vdekje të të shoqes dhe nënës së dy fëmijëve të tij, Eduart Denaj ka shkuar në një market, ka blerë dy birra dhe më pas është futur në një godinë në ndërtim e sipër, dhe është fshehur për disa orë.
Teksa bisedonin të vetëm në oborr, Juli dhe Egla kanë kujtuar situatën e letrës së Gracianos, ku disa nga banorët qeshën teksa ai po e lexonte dhe kjo gjë e preku shumë atë.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gazetarët pasi mori pjesë në Samitin e Kotorit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE.
Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka folur mbi mosgrumbullimin e Mats Hummels dhe Leon Goretzkës për kampionatin europian.
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ishte ish-banori, Drini Zeqo për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Përmbytjet e sotme kanë marrë jetën e disa banorëve përfshi dhe të një familjeje me 3 fëmijë në verilindje të Iranit, njofton agjencia shtetërore IRNA.
18 vite të dashuruar, Rezarta Shkurta bën dedikimin romantik për bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha.
Ndërsa Rusia intensifikon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, zyrtarët e komandës amerikane në Evropën Lindore thonë se është urgjentisht e nevojshme që NATO-ja të jetë e gatshme për një konfrontim të mundshëm.
Ermonela Felaj i është drejtuar me fjalë të ashpra opozitës sot në Kuvend. Teksa mbante në duar foton e autorit të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, së bashku me anëtarë të PD në Strukturën e Mbrojtjes së Votës në 2021, ajo tha se është e turpshme që pas vrasjes në Fier, nuk pati asnjë reagim prej tyre dhe as distancim.
Massimiliano Allegri një hap larg shkarkimit nga Juventusi.
Situata në rajonin e Kharkivit në Ukrainë paraqitet tejet serioze me rusët të cilët kanë rritur nivelin e sulmeve tokësore.
Platforma e mediave sociale, ku përfshihet gjithashtu Instagram, mund të shkaktojë gjithashtu efekte të rënda varësie, thotë Komisioni Evropian.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Athinën mëngjesin e ditës së sotme (16 maj) ku shqiptari Eduard Danaj u arrestua nga policia pasi vrau me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj.
Një video e një politikani gjerman, është bërë virale për shkak të mënyrës sesi e ka regjistruar veten në një banjë publike të Gjermanisë teksa lëpinte tualetin.
Pamje dramatike si dhe qesharake u publikuan sot nga një hyrje aeroporti në Indonezi, ku një punonjës i pavëmendshëm bie nga disa metra lartësi në pistë.
Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën për strehimin e qindra të burgosurve nga ky shtet, pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar Traktatin e saj të enjten.
Një grabitës është neutralizuar prej policisë greke në rrugën ‘Ajiu Kostrandinu’ në qendër të Athinës.
Pas letrës së dërguar nga qeveria e Kosovës drejtuar Këshillit të Europës, për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Prishtinës në KiE, përgjigjja është e qartë!
Pas shumë orë kërkimesh nga forca policore, mbrëmjen e djeshme autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Azgan Mërnica u vetëdorëzua.
E mbylli pas tre vitesh aventurën në Manchester, Varane rikthehet te “dashuria e vjetër”
Ditën e sotme Françeska u shpreh se Egla dhe Meritoni e meritojnë jashtëzakonisht shumë finalen dhe nuk e vë në dyshim këtë gjë.