18:48
Biden kërkon armëpushim në Lindjen e Mesme: Të ndalet ofensiva tokësore e Izraelit në Liban!
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kundërshtoi idenë e nisjes së një ofensive tokësore nga Izraeli në Liban dhe bëri thirrje për një armëpushim, në një kohë tensionesh të shtuara pas vrasjes së Hassan Nasrallahut, liderit të Hezbollahut, grupit militant që është edhe parti politike, e që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.