E enjte, 31 Tetor 2024
16:08
SHBA sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë serbe, Ventrade, dhe ndaj International Business Corporation Bar (IBC), me bazë në Mal të Zi, për shkak të eksportimit të mallrave me përdorim të dyfishtë në Rusi, të cilat mund të përdoren në industrinë e mbrojtjes.

15:51
Financial Times hedh poshtë sondazhet? “Ja përse Kamala Harris do të fitojë”

Kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, e megjithatë, as mbulimi më i mirë mediatik nuk na e bën dot një pasqyrë të qartë sesi do të shkojnë gjërat.

15:49
Biri i mafiozit italian që ‘hoqi dorë nga krimi’ e kandidoi në politikë, arrestohet për gjobëvënie në Napoli (fotot)

I biri i një ish-kreu të mafias që e kishte distancuar veten nga krimi dhe bënte fushatë kundër mafias në Napoli, është arrestuar së fundmi bashkë me babanë me akuza zhvatjeje.

15:47
8 orë stërvitje në ditë! Briken Çalja nuk tërhiqet, përgatitet për kampionatin botëror në Bahrein

Pasi nuk arriti të marrë pjesë për herë të parë në historinë e pjesëmarrjeve të Shqipërisë në Olimpiada, peshëngritja gjithsesi mbetet një ndër sportet tona të traditës që ka prodhuar dhe po prodhon sportistë niveli.

15:40
“E shkuar e pakryer”, vepra e parë e pedagogut Ermal Hasimja! Historia e gjyshes që u nda nga familja për 44 vite gjatë diktaturës

E shkuar e pakryer, është vepra e parë e pedagogut Erml Hasimja, me historinë e vërtetë të gjyshes së tij, që ndahet për gati gjysmë shekulli nga familja në Gjakovë kur zhvendoset në Tiranë gjatë diktaturës.

15:34
Viktimat e pafajshme! Ngjarjet që shkaktojnë më shumë tronditje për shoqërinë

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku një atentat i mori jetën tre personave dhe plagosi rëndë një të katërt, risolli dhe njëherë në vëmendje faktin e trishtë, se krimi nuk po kursen as të pafajshmit.

15:29
Gjykimi i krimeve në Kosovë, SHBA-ja kritikon Serbinë: Ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit

Departamenti amerikan i Shtetit tha se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

15:26
SPAK merr në pyetje dy deputetët Elda Hoti dhe Xhemal Qefalian. Paraqitet edhe Ardian Çela

Ishte radha e Ardian Celës, ish drejtues politik i Partisë Socialiste për t’u thirrur në SPAK.

15:24
Statusi i minatorit, deputetët e PD kërkesë Kuvendit: Të shqyrtohet dhe miratohet projektligji

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit shqyrtim dhe miratim të projektligjit për statusin e minatorit.

15:19
Biznesmeni i martuar britanik akuzohet për vrasjen e pastrueses që u gjet e mbytur në Hong Kong (fotot)

Një biznesmen anglez është akuzuar sot për vrasjen e pastrueses së shtëpisë që u gjet e mbytur në një ujëvarë me plagë të rënda në kokë.

15:08
Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, makina përplas për vdekje 10-vjeçarin 

Një 10-vjeçar është përplasur për vdekje nga makina në një aksident të rëndë në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

15:03
BE, vlerësim, kritika dhe detyra! Raporti për Shqipërinë: Pranë anëtarësimit, SPAK shkëlqeu. Gjeni konsensus në Kuvend

Kreu delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Edi Rama raportin e Progresit 2024, të cilin kreu i qeverisë në një konferencë për mediat e komentoi si një  ritual, çdo tetor në marrjen e rezultateve të provimeve vjetore.

14:55
Dështon Ronaldo dhe Al Nassr, potugezi humb penalltinë vendimtare dhe i thyen tifozit celularin

Al Nassr u eliminua nga Kupa e Mbretit të Arabisë Saudite pasi humbi 0-1 në shtëpi nga Al Taawon.

14:49
Kupa e Ligës Angleze/ Eliminohet City dhe Chelsea, në çerekfinale Liverpool, Man UTD dhe Arsenali

Megjithë një 11-she të ndryshuar Manchester City u eliminuan përballë lojës më shumë se të drejtpërdrejtë të Tottenhamit, të shpërblyer me dy gola të shpejtë.

14:39
Ceno Klosi paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth një orë

Ish-drejtori i Tatimeve dhe aktualisht zëvendësministër i Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

14:37
“Ka njerëz të pajetë brenda në makina”, rritet bilanci i viktimave në Spanjë, 9 trupa u gjetën në një garazh

Është rritur bilanci dramatik i përmbytjeve të befasishme në juglindje te Spanjës, që numëron tani 105 viktima, e sipas autoriteve, me gjasë, ndoshta dhe nuk mbyllet me kaq.

14:30
Halloween, dita e haresë së “fëmijëve dhe të rinjve”, po përse vishen si fantazma?

31 tetori është dita kur në shumë vende, konsiderohet se duhen mbajtur patjetër ëmbëlsira në shtëpi: Kjo për Halloween-it, festa kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar.

14:30
Masakra me tre viktima në Dobraç ende pa autor, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit në polici

Safet Bajri ishte një ndër personat e parë që u shoqërua në polici ditën e djeshme pas atentatit që tronditi Shkodrën duke lënë pas tre viktima.

14:24
Ballkani hyn më shpejt në BE, Von der Leyen: “Përfiton” prej tensioneve gjeopolitike

Çështjet gjeostrategjike – si agresioni rus në Ukrainë dhe sferat e mundshme të ndikimit rus – po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet e fundit në procesin e zgjerimit të BE-së.

14:19
Veliaj me pensionistët e Njësisë 1: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze

Në një takim me pensionistë të Njësisë 1, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se reforma për sigurimet shoqërore do të sigurojë pensione më të mira në të ardhmen. I shoqëruar nga drejtuesja Politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i PS, Eduart Shalsi, ai theksoi se mospagimi i kontributeve shoqërore dëmton këdo që meriton një pension dinjitoz.

14:16
Në 2025-ën nuk rriten taksat! Prezantohet buxheti i ri, do të shtohen të ardhurat nga deklarimi i gjithë pagave

Projekt buxheti i 2025 parashikohet të jetë mbi 8 miliardë euro.

14:15
“Jemi nxënës ambiciozë”, Rama konferencë me Gonzato: Ky ishte Progres Raporti më pozitiv i të gjitha viteve për Shqipërinë!

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku në fokus të saj është Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian.

14:05
Rama tha se është i hapur për dialog, ja si i përgjigjet Berisha

Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së Edi Ramës për t’u ulur në një tryezë dialogu.

13:54
Aksident i rëndë në Bulqizë, makina përplas motorin, një grua në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re Me Lagjen e vjetër të qytetit te Bulqizës ku drejtuesi mjetit tip Audi është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.

13:48
Bardhi i përgjigjet ambasadorit Gonzato: Fshehja e realitetit me fjalë të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur thirrjes së ambasadorit të delegacionit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, i cili kërkoi që opozita të luajë rolin e saj.

13:47
“Gati të ulemi të gjejmë mënyrën si deputetët e opozitës të futen në Kuvend”, Spiropali: Karriget na i kanë dhënë qytetarët, jo për t’i djegur

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i është drejtuar deputetëve të opozitës duke u thënë se duhet të gjejnë një mënyrë që ata të jenë në sallën e Kuvendit dhe të ndalojnë përplasjet.

13:45
Masakra në Shkodër, Berisha: Të shtunën mosbindje civile në Shkodër! Bajrajt dhe bandat e tyre kriminale…

Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër ku humbën jetën 3 persona.

13:38
Kapet me 2 kg kokainë dhe 1 pistoletë, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Rodo, pak pasi kishte tërhequr në postë një kuti me drogë.

13:36
FOTOLAJM- Seanca në Kuvend, deputetët u zënë “pritë” ministrave, çfarë nuk u pa në kamera

Këtë të enjte seanca plenare në Kuvend është zhvilluar në tone të qeta për më shumë se dy orë.

13:15
“Isha dy herë Vezir i Madh, tani më ka në dorë Bora”, satira e Gjekmarkajt: Pandi i shkruan Kronikës, ministrja i tërhoqi vërejtje edhe për cv-në

Nga Agron Gjekmarkaj:

12:56
Angli/ Iu gjet kokainë me vlerë 700 mijë paund dhe pistoletë në banesë, dënohet shqiptari (Emri)

Një shqiptar që fshehu një pistoletë dhe 13 kilogramë kokainë në gardërobën e tij, së bashku me pajisjet e shitjes së drogës është dënuar në Angli.

12:49
Shkeljet ligjore: AMA vendos 46 gjoba gjatë periudhës Janar-Tetor 2024

Për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 46 gjoba për subjekte të ndryshme, radio, televizione e subjekte kabllorë të autorizuar.

12:46
“Ligji për Inspektimin është kërkesë e BE”, rrëzohet dekreti i Presidentit, merr vota edhe nga opozita

Partia Socialiste ka rrëzuar dekretin e Presidentit të vendit Bajram Begaj “Inspektimin” duke votuar në seancën e sotme kundër, ndërsa një votë pro ishte nga deputeti i PS Paulin Sterkaj.

12:41
Shantazhonin të miturën me foto e video intime në këmbim të parave, arrestohen burrë e grua! (Detaje)

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

12:40
Qetësi në sallë, protestë jashtë saj! Pas më shumë se dy orësh, mbyllet seanca e Kuvendit! Betohen dy deputetët e rinj

Pas më shumë se dy orësh, është mbyllur seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, teksa janë betuar edhe dy deputetët e rinj që kanë zëvendësuar Ervin Salianjin dhe Jurgis Çyrben.

12:22
Policia “blindon” Kuvendin pak para mbërritjes së ambasadorit Gonzato, deputetët e PD i hapin rrugën, Vokshi: Këtej është dera

Policia e Shtetit ka krijuar kordon sigurie jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ishin në pritje të mbërritjes në Kuvend të Silvio Gonzatos, ambasador i Delegacionit të BE në Shqipëri.

12:12
Hodhën lëndë piroteknike në stadium gjatë një ndeshjes “Tirana-Vllaznia”, procedohen 2 të rinjtë

Hodhën lëndë piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë një ndeshje futbolli, procedohen penalisht 2 shtetas.

12:09
Vendimi për dënimin me burg, Salianji letër Apelit, zbardhet kërkesa e tij

Përmes avokatëve të tij, ish-deputeti Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Apelit me një kërkesë për t’u njohur me vendimin e arsyetuar të Gjykatës, pas dënimit ndaj tij me një vit burg.

12:02
“Nuk jam dirigjent i mirë”/ Ambasadori Gonzato për opozitën: Dhuna nuk është zgjidhja, duhet të gjeni rrugë e duhur

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku në fokus të saj është Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian.

11:43
A do të ketë dialog me opozitën? Rama: Duhen dy për një vallëzim! Jam dakord të ulemi në diskutime, por jo…

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur sot me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, u ndal edhe tek situata dhe raporti me opozitën e vendit.

11:39
Mbyllja e grup-kapitujve në 2027? Gonzato: Shqipëria është shumë ambicioze!

Kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi sot një konferencë për mediat së bashku me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.

11:24
“Puna e shkëlqyer e SPAK ka dhënë rezultate”, Gonzato: BE mbështet ambicien për të përfunduar negociatat deri në 2027

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku në fokus të saj është Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian.

11:18
“Mbetjet në Durrës do të asgjësohen në det”, Kumbaro i përgjigjet Açkës dhe Shehajt: Mos hidhni plumba në ajër duke panikosur qytetarët

Deputetja Flutura Açka në fjalën e saj në Kuvend ngriti shqetësimin në lidhje me kontejnerët në Portin e Durrësit, të cilët dyshohet se janë me mbetje toksike.

11:17
Progres Raporti, Gonzato: Shqipëria mund të mbyllë grup-kapitujt deri në fund të 2025! Shohim mundësi përshpejtimi në çeljen e negociatave me BE

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku në fokus të saj është Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian.

10:58
Minatorët në protestë jashtë Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit të tyre

Minatorët janë ngritur në protestë ditën e sotme në ambientet e jashtme të Kuvendit duke kërkuar miratimin e statusit të minatorëve.

10:55
Progres Raporti i KE, Presidenti Begaj pret në zyrë ambasadorin Gonzato

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi zyrtarisht Raportin e Progresit të Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

10:45
“Ne na dhanë faturën për t’i paguar, vetë i kanë futur karriget e djegura për të reja”, deputeti i PD tregon ulësen e djegur: Këta duan të vjedhin edhe këtu!

Deputeti i PD, Dashnor Sula, i ulur këmbëkryq jashtë ambienteve të Kuvendit u shpreh se Kuvendi i ka dhënë opozitës faturën për karriget e djegura, ndërsa sipas tij i kanë futur vetë në sallë po të njëjtat dhe jo të reja. 

10:31
U futën në sallë, deputetët e PD dalin jashtë me karriget e tyre në duar

Deputetët e PD të cilët u lejuan të futen në sallë pasi nuk janë të përjashtuar, kanë marrë karriget e tyre dhe i kanë nxjerrë jashtë ambienteve të Kuvendit.

10:31
“Është e turpshme”/ Deputetja e PD Elda Hoti del nga SPAK: Prokuroria duhet të shqetësohet për bandat dhe aferat korruptive, deklarova…

Deputetja e PD Elda Hoti është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. 

10:28
Garda nuk i lejoi të futen brenda, deputetët e përjashtuar e opozitës ndryshojnë “skenar”, shikoni veprimin e tyre

Pasi nuk janë lejuar nga Garda që të futen në Kuvend, deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar më herët nga seanca, janë ulur këmbëkryq jashtë ambienteve të Kuvendit.

10:24
Përplasje brenda sallës së Kuvendit, Garda rrethon foltoren

Ndërsa nisi qetë, nuk ka vijuar e tillë seanca e sotme e Kuvendit.

10:23
Nisi “qetë”, nuk vonojnë përplasjet te Kuvendit! Futen në korridor disa deputetë të PD, Sula-Gardës: Hape rrugën, mos e prekni motrën time

Teksa nisi “qetë” seanca e sotme plenare, nuk ka vijuar e tillë.

10:15
Deputetët e përjashtuar të PD mbërrijnë në Kuvend, bllokohen nga Garda për t’u futur në sallë

Pak pasi seanca plenare kishte nisur, në dyert e Kuvendit kanë mbërritur deputetët e opozitës.

10:08
Grupi hetimor kthehet në vendin ku ndodhi masakra dje në Shkodër, gjenden mbi 50 gëzhoja! Dyshohet se ishin 3 autorë

Grupi hetimor është rikthyer mëngjesin e sotëm për të rinisur hetimet në vendin e ngjarjes.

09:58
BE ngre alarmin: Disa produkte kozmetike nga firma të ndryshme përmbajnë kimikate të ndaluara

Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA) ka identifikuar 285 produkte kozmetike që përmbajnë kimikate të ndaluara në Evropë.

09:48
’21 Janari’, thirret në SPAK për t’u marrë në pyetje deputeti i PS

’21 Janari’, thirret në SPAK për t’u marrë në pyetje deputeti i PS si person që ka dijeni, Xhemal Qefalia.

09:44
Koreja e Veriut lëshon raketë të re balistike e dizajnuar të kërcënojnë SHBA-në

Koreja e Veriut e ka lëshuar një raketë të re balistike ndërkontinentale të enjten, duke e kryer testimin e parë pas gati një viti të një arme të dizajnuar për t’i kërcënuar Shtetet e Bashkuara.

09:40
Analiza/ Beogradi do që të gjykojë krimet në Kosovë, por merr kritika nga Brukseli dhe Prishtina

Brukseli dhe Prishtina e kritikuan synimin e Beogradit për të “vendosur” juridiksion gjyqësor në Kosovë.

09:27
Paralajmërimi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes: Dërgimi i trupave koreanoveriore në Rusi, përshkallëzim i rrezikshëm

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se përdorimi i trupave koreanoveriore nga Rusia për ta ndihmuar atë në luftën e saj kundër Ukrainës, është një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe destabilizues”.

09:09
Paraqitet në SPAK ish-kreu i OSHEE, Adrian Çela

Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, raporton gazetarja Anila Hoxha.

08:49
Çfarë po ndodh në PD para nisjes së seancës? Demokratët mblidhen për të diskutuar skenarët. Protestuesit tek Bashkia në pritje të udhëzimeve

60 minuta para nisjes se seancës plenare demokratët mblidhen ne seli për të diskutuar skenarët se çfarë qëndrimi do mbajnë sot ne seancë plenare.

08:42
Rikonstruktohen ambientet e shkollës ‘Irakli Bozo’ në Lushnje, Rama publikon pamjet

Ambientet e shkollës 9- vjeçare ‘Irakli Bozo’ në Golem të Lushnjes  janë rikonstrukturuar, duke ofruar kushte më mira për nxënësit.

08:25
Sulmi ajror rus në ndërtesë banimi në Harkiv vret një fëmijë, plagosen 29 persona të tjerë

Bombat e telekomanduara ruse kanë goditur një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Harkiv në orët e vona të 30 tetorit, duke e vrarë një fëmijë dhe duke i plagosur 29 njerëz të tjerë, thanë zyrtarët.

08:13
KE për Malin e Zi: Përparim në reforma, por institucionet të cenueshme ndaj krizave politike

Mali i Zi ka bërë përparim të ndjeshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes dhe medias, por institucionet e tij janë të brishta dhe të cenueshme ndaj krizave politike dhe bllokimeve të mundshme institucionale, vlerëson Komisioni Evropian në raportin që u miratua të merkurën në Bruksel.

08:08
Mjekja bën paralajmërimin e fortë për shenjat e para të problemeve në sy që nuk duhet t’i injoroni

Shëndeti i syve është gjithmonë shumë i rëndësishëm. 

07:53
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare! Shkon në 95 numri i viktimave nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj

Përmbytjet e mëdha në Spanjë i kthyen rrugët e fshatrave në lumenj, shkatërruan shtëpitë, ndërprenë transportin dhe vranë të paktën 95 njerëz në fatkeqësinë më të rëndë natyrore që ka goditur kohët e fundit këtë vend evropian.

07:41
Vazhdojnë shqetësimet rreth marrëdhënies Musk-Putin, të dy mohojnë te kenë pasur telefonata të shpeshta

Njoftimet se miliarderi Elon Musk ka biseduar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin rus Vladimir Putin po bëjnë ende jehonë ndër zyrtarët dhe ish-zyrtarët amerikanë, gati pothuajse një javë pasi u bë i ditur fillimisht lajmi për këto biseda.

07:36
Akuza nga ndërkombëtarët dhe opozita se procesi u manipulua, Gjeorgjia fillon hetimin e zgjedhjeve

Prokurorët në Gjeorgji njoftuan të mërkurën se kanë filluar hetimet për zgjedhjet parlamentare të së shtunës, mes akuzave se procesi u manipulua.

07:19
Në javën e fundit të fushatës, kandidatët akuzojnë njëri-tjetrin! Trump ‘i futet punës’ së kamionit

Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris akuzuan njëri-tjetrin për thellimin e mosmarrëveshjeve në një vend thellësisht të polarizuar, ndërsa fushata presidenciale hyri të mërkurën në javën e saj të fundit.

07:10
Vranësira dhe mjegull, si parashikohet moti për ditën e fundit të tetorit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak  parashikon se ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

E mërkurë, 30 Tetor 2024
23:07
Greqia do dëmshpërblim! I kërkojnë Gjermanisë 287 miliardë euro për pasojat Luftës së Dytë Botërore

Udhëheqja shtetërore dhe politike e Greqisë ka risjellë në tryezën e bisedimeve  thirrjen e saj për negociata me Gjermaninë në lidhje me dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

23:03
“Më kërcënuan me vdekje”, Meloni për marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë: Ka krijuar probleme për trafikantët e qenieve njerëzore

“Për herë të parë, trafikantët e qenieve njerëzore më kërcënuan me vdekje”. Këtë e ka thënë Giorgia Meloni në një intervistë televizive.

22:59
Momenti pak minuta pas atentatit në Dobraç/ Çifti i shtrirë në tokë, makina e përplasur në mur! Kalimtarët kujtuan se ishte aksident

Top Channel ka siguruar një video pak minuta nga atentati në Dobraç. Kalimtarët kanë menduar se është një aksident kur kanë parë çiftin Basha të shtrirë në toke dhe makinën Mercedes-Benz të përplasur në mur. Si ndodhi ngjarja? Numri i viktimave nga masakra në Shkodër shkoi në tre me vdekjen e Arlind Bushatit, djalit të […]

22:52
SHBA goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë me magnitudë 6 ballë ka ndodhur në orën 13:15 të së mërkurës (me orën lokale) në zonën detare në brigjet e Oregonit në SHBA.

22:49
VIDEO/ Interi mund me tre gola skuadrën e Ismajlit, Juventus hedh hap fals në garën për titull (Rezultatet dhe Renditja)

Serie A ka vijuar me katër ndeshje të tjera të vlefshme për javën e 10, ku në fushë zbritën emra si Interi dhe Juventusi.

22:39
VIDEO/ Nedim Bajrami e bën “sefte” në Skoci, mesfushori i Kombëtares realizon supergol në kampionat me Rangers

Nedim Bajrami ka realizuar golin e tij të parë në kampionatin skocez me Rangers.

22:37
Masakra në Shkodër/ “Drejtësia përkëdhel kriminelët”, Karamuço: Policia është e pamotivuar dhe e pambështetur!

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga masakra në Shkodër, si pasojë e atentatit ndaj Hamza Lici, edhe ky i mbetur i vdekur. Arlind Bushati nuk ka mundur dot t’u mbijetojë mbi 30 plumbave që janë qëlluar në drejtim të automjetit të Licit, ku dhe ka qenë bashkudhëtar me të.

22:29
Top Story/ “Është përzier gjakmarrja me krimin e organizuar”, ish-prokurori Beci: Ja pse situata në Shkodër është kaq e ashpër

Ngjarja tragjike në Shkodër, ku humbën jetën tre persona, teksa një është në gjendje të rëndë ka tronditur të gjithë vendin.

22:20
Do të kalonte Kanalin, mbytet emigranti në Francë! Gjendjen edhe tre trupa të tjerë

Një emigrant humbi jetën duke u përpjekur të kalonte Kanalin për në Britani.

22:16
Atentati me tre viktima në Dobraç ende pa autor/ Shoqërohen disa persona në polici, kalimtari i rastësishëm në gjendje të rëndë

Disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me atentatin e ndodhur këtë pasdite në Dobraç të Shkodrës.

22:03
Masakra në Shkodër/ Ndërron jetë në spital Arlind Bushati, shkon në tre numri i viktimave nga atentati mafioz në Dobraç

Numri i viktimave nga masakra në Shkodër shkoi në tre me vdekjen e Arlind Bushatit, djalit të ish-kandidatit për deputet në këtë bashki, Xhemal Bushati.

22:00
E PLOTË/ “Çekun 920 milionë euro e merrni po bëtë reformat”, ambasadori i BE-së flet për Top Channel: Mos sulmoni SPAK-un, Reforma në Drejtësi e 2016, vijë e kuqe. Mos e prekni!

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, në një intervistë ekskluzive për Top Channel tregon se 920 milionë euro nga Bashkimi Europian për Shqipërinë nuk janë një çek bosh, por ato do të përfitohen nëse realizohen reformat.

21:55
‘Nostradamusi’ i zgjedhjeve në SHBA jep parashikimin ‘therrës’ një javë para votës (fotot)

I ashtuquajturi ‘Nostradamus’ i zgjedhjeve amerikane ka dhënë parashikimin e ri për ditën e zgjedhjeve nëse triumfuesi do të jetë Kamala Harris apo Donald Trump.

21:50
Inside Story/ Eksploziv në banesë, polici: Hakmarrje pas asgjësimit të drogës

“Atentatet zakonisht ndodhin për shkak të fjalëve. Ta bëri ky, e ta bëri ai. Shtyjnë njeri-tjetrin për shkak të punës dhe ndodh e keqja. Kryesisht për shkak të aksioneve që kemi bërë në Dukagjin dhe në zonat e thella malore. Terreni atje është shumë e vështirë. Këtu kam vërejte dhe për institucionet tona, pasi shkojmë në aksione me 3-4 vetë. Duhet të ecim me orë të tëra dhe dalim shpeshherë zbuluar. Është shumë e vështirë të shkosh në një zone që të njohin të gjithë dhe informacione del shpejt’ u shpreh  polici, Prelë Milani

21:48
Arrestohet “gabimisht” Olivia Rodrigo, këngëtarja: Mendova se polici donte autograf, por…

Këngëtarja me famë globale Olivia Rodrigo u arrestua teksa po udhëtonte nga Kanadaja në Portland.

21:47
Inside Story/ Në burg për atentatin ndaj policit, biseda që nxori agresorin: Ja kem pas vu…

Policia e Shkodrës ka zbatuar vendimin e gjykatës për ndalimin e Dedë Nikës si autor i vendosjes së eksplozivit ndaj oficerit të policisë që kishte shërbyer në të shkuarën si shef i Policisë së Thethit.

21:46
Shmanget tragjedia/ Përplasen 11 makina na autostradë, mes tyre edhe autoboti me gaz, pesë të plagosur

Pesë persona u plagosen në një aksident të shumëfishtë në autostradën që lidh Athinën me Korinthin në Greqi.

21:42
Greqia kërkon sërish dëmshpërblimet nga Gjermania/ 278,7 miliardë euro dëme gjatë Luftës së Dytë Botërore

Greqia kërkon përsëri dëmshpërblimet e luftës nga Gjermania.

21:41
Inside Story/ “Ju tregoj si më shiti kolegu pas operacionit në fushat e kanabisit”, flet polici në Shkodër

Në vazhdën e akuzave për inkriminimin e Policisë nga ana e Dumanit, efektivi ynë i intervistuar në anonimat ngre akuza tepër të forta për policët e zonave.

21:35
I riu mbytet në lumë pasi kapi me grep peshkun gjigant në Brazil (fotot)

Një ditë peshkimi mes miqsh përfundoi në tragjedi kur një prej peshkatarëve u mbyt në ujë pak pasi kapi me grep një peshk gjigant në Brazil.

21:31
Shpërthen fabrika e çelikut në Meksikë, vriten 12 persona

Një shpërthim në një fabrikë çeliku në shtetin qendror të Meksikës, Tlaxcala, ka lënë të vdekur të paktën 12 persona, tha një zyrtar lokal të mërkurën.

21:31
Inside Story/ A është ende Dukagjini “Lazarat” i kanabisit, flet drejtori i policisë së Shkodrës

Policia e Shkodrës ka intensifikuar luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike në veri të vendit. Zonat e thella të Malësisë së Madhe, Dukagjini dhe Shala kanë qenë gjithmonë një vatër e nxehtë për uniformat blu.

21:21
Inside Story/ Ekskluzive! 106 plumba në atentatin ndaj Gjergj Ndërshtiqajt, detajet e panjohura më parë

Kjo datë duhet të ishte një ditë e zakonshme për Gjergj Ndërshtiqajn që kishte marrë leje nga Akademia e Policisë ku studionte për tu bërë oficer. Atë të marte, 30-vjeçari dhe familja e tij kishin hapur dyert për të pritur njerëzit me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të gjyshit.

21:10
Fiks Fare/ 443 policët e Vlorës pa orët shtesë dhe trajtimin ushqimor, s’ka fonde!

Në muajin Qershor, qeveria doli me një vendim për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit.

21:09
Inside Story/ “Po na shesin te kriminelët, na tradhtojnë kolegët”, polici në Shkodër ngre alarmin

“Shumë shkurt, atentatet bëhen sepse shiten policët. Atentatorët diku marrin informacion, sepse është e pamundur që ata ti njohin të gjithë policët. Atentatet janë bërë ndaj policëve në sektorë të ndryshëm, OPGJ, patrulla, shqiponja, krime madje dhe ndaj rrugores. Kjo do të thotë se ata marrin infromacione diku, madje shumë të sakta. Dikush i shet policët” u shpreh polici.

21:04
Inside Story/ Armë, eksploziv dhe shpërthime, policët e Shkodrës nën shënjestrën e bandave

Situata në rrafshin kriminal nuk ka ndryshuar shumë që nga shfaqja e këtij dokumentari të Inside Story në nëntorin e 2023-it.

20:56
“Mungesa e opozitës, problem”/ Përplasjet në Parlament, Gonzato: Opozita të angazhohet, qeveria të jetë gjithëpërfshirëse

Gjatë intervistës për Top Channel, ambasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato tregon edhe bisedat me opozitën dhe maxhorancën.

20:45
Gonzato, mesazh Komisionit “Xhafaj”, Ambasadori i BE: Arkitektura kushtetuese e Reformës në Drejtësi të 2016, e panegociueshme. Mos e prekni!

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dhënë një mesazh të qartë edhe komisionit të posaçëm “Xhafaj” sa i përket Reformës në Drejtësi, gjatë intervistës në Top Channel. 

20:33
“Sulmet ndaj SPAK nuk tolerohen”, Gonzato për Top Channel: E vetmja gjë që ka ndikuar tek integrimi janë rezultatet e SPAK

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Gonzato i cilëson të patolerueshme sulmet që bëhen në adresë të SPAK-ut.

20:33
“Kemi 40 ditë te përjashtuar nga Kuvendi”, Gjekmarkaj replikon me eurodeputetët e PE: Mendoni sikur t’u arrestojnë ju drejtuesit e opozitës 6 muaj para zgjedhjeve

Parlamenti shqiptar dhe ai Europian nuk mundën të dalin me një rezolutë të përbashkët në përfundim të takimit të dy delegacioneve, kjo për shkak u bë vota kundër e deputetëve të opozitës, të cilët thanë se nuk mund të votonin pro draftit përfundimtar pasi të gjitha propozimet e tyre u rrëzuan.