E hënë, 02 Mars 2026
20:36
Refuzimi i Shehajt për të lënë sallën e Parlamentit pas përjashtimit, drejtuesja e seancës mbyll punimet e Kuvendit

Parlamenti u mblodh në seancë plenare dedikuar sjelljes të problematikave  të zgjedhësve.

20:23
Tre tifozë bënë përshëndetje naziste në sfidën me Eintracht, UEFA gjobit Tottenham

UEFA ndëshkon Tottenham për përshëndetjen naziste që tre nga tifozët e klubit londinez bënë gjatë ndeshjes së 28 janarit në Ligën e Kampioneve ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.

20:22
Nuk liroi foltoren dhe u përplas verbalisht me deputetët e PS, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca plenare

 Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca plenare.

20:21
Befason ish-ylli i Interit, njofton Olimpiakosin se do të shkojë të luftojë në mbrojtje të Iranit

Sulmuesi i ekipit kombëtar iranian, Mehdi Taremi, i ka informuar zyrtarët e klubit të tij aktual, Olympiacos, për dëshirën e tij .

20:12
André përballet me një kthesë dramatike të ngjarjeve: marrëveshja e tij është në rrezik. Milan-i mund të apelojë në FIFA

Presidenti i Corinthians ka vendosur të tërhiqet, duke shkaktuar zemërimin e kuqezinjve dhe mesfushorit.

20:04
Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit përbëjnë një “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”, duke paralajmëruar për pasoja të rënda për sigurinë rajonale dhe globale nëse nuk ndërmerren veprime për të arritur një armëpushim.

19:58
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës/ Homazhe, ecje simbolike dhe festime në nderim të Gjergj Kastriotit

Lezha përkujtoi 582-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë, aktin historik të bashkimit për të luftuar kundër regjimit otoman.

19:57
Valixhja me vegla ndërtimi alarmon policinë e Tiranës, ishte harruar në rrugë nga disa punonjës

Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative e Policisë së Tiranës se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

19:48
“Dua t’i shmang zgjedhjet”/ Takimi me Abdixhikun për presidentin, Kurti: Raportet me opozitën, kurrë kaq të mira

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, partitë nuk kanë gjetur një kandidat konsensual.

19:42
“Dhuna e Berishës ndihmon Ramën”/ Molotovët tek ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, analistët: Autogol i opozitës

Vila në flakë ka provokuar shoqërinë shqiptare. Për studiuesit e shkuara na ndjek nga pas, ndërsa vëmendja ndaj simboleve të diktaturës kthehet përmes dhunës duke u përdorur politikisht nga të gjitha palët në mënyrë të gabuar.

19:42
Real Madrid, konfirmohet dëmtimi në gju i Kylian Mbappe

Pas shumë zërash dhe hipotezash, Real Madrid më në fund konfirmon dëmtimin e Kylian Mbappe. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Los Blancos bënë të ditur se sulmuesi iu nënshtrua testeve mjekësore në Francë nga ku rezultoi se futbollisti ka një ndrydhje të gjurit të majtë.

19:18
Deputetja e PS merr fjalën në Kuvend, opozita vendos këngën “Çun Mulaj”

Deputetja e PS Aulona Bylykbashi mori fjalën në seancë, duke u ndalur te shqetësimet e qytetarëve të zonës së Elbasanit, qarkun që ajo përfaqëson.

18:59
Pas zjarrit te vila e ish-diktatorit, Berisha nuk shkon në seancë, mesazhe Ramës poshtë zyrës së tij: Vendi po hyn në fazë kritike

Sali Berisha ka zgjedhur që mesazhet e tij t’i japë nga foltorja e përjavshme jashtë ambienteve të Kryeministrisë, duke ‘braktisur’ seancën plenare të kësaj të hënë.

18:56
“Jam shumë i zhgënjyer nga ai”/ Pas deklaratës së Trump, reagon Starmer: Nuk besojmë se regjimi mund të ndryshojë nga ajri

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi se vendi i tij nuk do t’i bashkohet sulmeve amerikano-izraelite kundër Iran, duke theksuar se Britania “nuk beson në ndryshim regjimi nga ajri”.

18:50
“Nga idealet e ’91, jeni shndërruar në parti që përdorni zjarr e flakë”, Balla-opozitës: Protestat e dhunshme vetëm këtu drejtohen nga një parti politike

Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla i është drejtuar opozitës duke i thënë se duhet të distancohen nga dhuna, referuar asaj çka ndodhi në protestën e së shtunës.

18:49
Formula 1 dhe lufta në Iran, vjen siguria nga Australia: Gara do të zhvillohet normalisht…

Këtë fundjavë ngre siparin sezoni i ri i Botërorit të Formula 1, por konflikti i ditëve të fundit në Lindjen e Mesme pas sulmeve të SHBA e Izraelit në Iran kanë ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me këtë kampionat.

18:42
Fotolajm/ Opozita ‘zbutet’ pas protestës dhe djegies me molotov të ish-vilës së Enver Hoxhës, rikthehet e qetë në Kuvend. Çfarë ndodhi në seancë

Me tone të qeta ka nisur dhe vijon seanca plenare e kësaj të hëne pasdite, e para pas protestës së opozitës ku iu vu flaka vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

18:32
“Ishte shansi ynë i fundit dhe më i mirë për të sulmuar”, deklarata e Trump nga Shtëpia e Bardhë: Irani, një kërcënim i patolerueshëm në Lindjen e Mesme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se programi raketor i Iranit kishte për qëllim të mbështeste zhvillimin e armëve bërthamore, duke e konsideruar këtë një kërcënim të patolerueshëm për Lindjen e Mesme dhe për popullin amerikan.

18:28
Kualifikueset e Botërorit 2027/Kombëtarja e vajzave luan me Malin e Zi, Grima: Duam ta nisim me fitore fushatën kualifikuese

Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi edhe përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes së parë të kualifikueseve të Botërorit 2027 me Malin e Zi që do të zhvillohet në stadiumin e Nikshiqit. Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima u shpreh optimist në prag të kësaj ndeshjeje si për skuadrën ashtu edhe objektivin që ka skuadra e tij

18:25
Djegia e vilës së ish-diktatorit Hoxha, Bardhi-Ballës: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez, nga dhuna do distancohemi kur…

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Taulant Ballës, teksa ky i fundit kërkoi që të distancoheshin nga aktet e dhunës në protestën e fundit të opozitës.

18:22
“Irani ka injoruar paralajmërimet tona”/ Trump nga Shtëpia e Bardhë: I folëm për programin bërthamor, por…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka injoruar paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë për të mos rindërtuar programin e tij bërthamor.

18:09
ZYRTARE/Juventus blindon McKennie, amerikani firmos kontratën e re deri në vitin 2030

Në një muaj të vështirë për Juventusin me vetëm 2 fitore në 8 ndeshje(dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve), vjen një lajm i mirë për bardhezinjtë. Weston McKennie, ka nënshkruar kontratën e re me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2030, lajm që u zyrtarizua nga klubi torinez.

18:05
Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Katari rrëzon dy avionë luftarakë iranianë

Katari njoftoi se forcat e tij ajrore kanë rrëzuar me sukses dy avionë luftarakë iranianë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iran dhe kundërpërgjigjes së Teheranit.

17:33
Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran: Do të jenë atje nëse është e nevojshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, nëse situata do ta kërkojë një gjë të tillë.

17:20
“Padrejtësi”, Braçe ministres së Ekonomisë: Gjeni zgjidhje për pensionistët që s’përfituan nga skema e kompensimit

Deputeti i PS, Erion Braçe i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë me një kërkesë për të gjetur një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave.

17:14
Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj

Qielli i marsit hapet me një fenomen spektakolar astronomik, një eklips të plotë hënor.

17:00
Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi 58-vjeçar që mund të jetë pasardhësi i liderit suprem

Pas vdekjes së Ali Khameneit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, një nga nipërit e po përmendet si një figurë e mundshme në rolin e pasardhësit.

16:59
E quajnë “Kallashnikovi i Iranit”, ky është droni Shahed që goditi Qipron

Një armë e lirë, e prodhuar në masë dhe me një zhurmë që i ngjan asaj të një kositëseje bari është përdorur në sulmin ndaj bazës britanike në Akrotiri, Qipro.

16:57
Lufta përshkallëzohet në Lindjen e Mesme, paralajmëron Trump: Irani nuk e ka parë valën e madhe, s’kemi filluar ende të godasim fort

Presidenti Donald Trump i tha CNN-së se ushtria amerikane po e “shkatërron” Iranin, por se vala e madhe ende nuk ka ardhur.

16:49
Spanja refuzon përdorimin e bazave të saj për sulme ndaj Iranit, tensione pas veprimeve ushtarake SHBA-Izrael

Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Álvarez, deklaroi se Spanja nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj ushtarake për sulme ndaj Iranit, duke theksuar se Madridi i ka dënuar veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Teheranit.

16:39
Si u organizua vrasja e Ali Khameneit, operacioni 60-sekondësh që tronditi Lindjen e Mesme

Vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, konsiderohet pika kulmore ndër dekada e mbledhjes së informacioneve së inteligjencës nga shërbimet sekrete izraelite, për liderin iranian, me mbështetje të shtuar teknologjike dhe informative nga Central Intelligence Agency dhe agjenci të tjera amerikane gjatë gjashtë muajve të fundit.

16:37
Sulmi mbi Iran, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA: Nuk e nisëm ne luftën, por nën udhëheqjen e Trump do t’i japim fund

Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Pete Hegseth e ka nisur konferencën e tij për shtyp në Pentagon duke thënë se për 47 vite regjimi iranian ka zhvilluar një luftë të egër dhe të njëanshme kundër Amerikës.

16:29
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon nga puna në rrugë dhe trotuare

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se vazhdon ende puna për të liruar hapësirat publike.

16:20
Grabitën një lokal dhe një market në Tiranë, kapen brenda 24 orëve 5 “skifterët”

Pesë persona janë arrestuar nga blutë e Tiranës dhe tre persona janë shpallur në kërkim pasi grabitën një market dhe një lokal.

16:17
‘Evropa mbështet plotësisht veprimet e SHBA-së në Iran’, Rutte: NATO nuk do të përfshihet

Mark Rutte i tha BBC-së të hënën se Evropa ishte “absolutisht mbështetëse” e veprimeve të SHBA-së në Iran, duke theksuar se politika iraniane përbënte një “kërcënim” për kontinentin, Izraelin dhe rajonin përreth.

16:15
Kriza më e madhe e fluturimeve që nga pandemia e Covid-19/ Mijëra udhëtime të anuluara, shkak tensionet në Lindjen e Mesme

Mijëra fluturime janë anuluar ndërsa bota përballet me një nga krizat më të mëdha të udhëtimeve ajrore që nga pandemia Covid-19.

16:13
Video në rrjetet sociale dhe telefonata surprizë, CNN: Si i tregoi Trump botës për Iranin

Presidenti Trump po vihet nën presion në rritje për t’i shpjeguar popullit amerikan fushatën e tij ushtarake në Iran.

16:00
Jamarbër dhe Argita Malltezi dorëzojnë rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë dorëzuar rekurs në Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, duke kundërshtuar sekuestron mbi pasuritë e tyre.

15:54
Sulm i ri i Iranit në Arabinë Saudite, goditet rafineria e kompanisë partner të FIFA dhe sponsori i Botërorit

Irani ndërmerr një sulm të ri në Arabinë Saudite. Këtë radhë bëhet fjalë për rafinerinë Ras Tanura, që i përket ‘Aramco’ një prej kompanive më të mëdha të naftës në botë.

15:46
Situata në Lindjen e Mesme/ Rama telefonon Presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan: Shqipëria dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Në një kohë kur lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, duke dënuar sulmet e Iranit.

15:36
Leao dhe Derbi i Madonninës: Është çështje për jetë a vdekje, shokëve të ekipit iu them ta marrin personale…

Rafael Leao hodhi firmën e tij në fitoren e Milanit në Cremona ndaj Cremonesen, me portugezin që e coi në 10 numrin e golave të shënuar prej tij në këtë sezon në një fundjavë ku u fol më shumë për praninë e tij në sfilatat e Javës së Modës.

15:35
Po punonte tokën/ Humb jetën tragjikisht 36-vjeçari në Fier, u shtyp nga mjeti bujqësor

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Bregas, në Fier, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore.

15:28
E mitura konsumon dozë të lartë ilaçesh në Korçë, përfundon në spital

Një 17-vjeçare sapo është çuar në urgjencën e spitalit të Korçës pasi dyshohet se ka pirë një dozë të lartë ilaçesh.

15:15
Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe. Vetëm industria është optimiste

Viti 2026 vijon të mbetet pesimistë për shumë sektor të ekonomisë në vend. Treguesi i besimit në ekonomi në raportin e tij për shkurtin tregon se për të dytin muaj radhazi, ekonomia shqiptare nuk shfaq pritshmëri pozitive në shumë sektor të saj.

15:10
Pas 10 ditësh bllokim/ Aksi Librazhd-Prrenjas hapet nesër në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e së martës. 

15:07
Harry Kane, ‘mbreti i goleadorëve’, anglezi ‘fluturon’ drejt ‘Këpucës së Artë’

Shpesh e harrojmë pasi jemi të fokusuar pas forcës së Haaland apo shpejtësistë së Kylian Mbappe. E megjithatë, Harry Kane vazhdon të dominojë futbollin evropian duke bërë të lumtur Bayernin e Mynihut dhe Thomas Tuchel, trajnerin e tij te përfaqësuesja e Anglisë.

15:07
Aksident në Vishocicë të Devollit, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pak më parë në fshatin Vishocicë, të Devollit.

15:01
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit disa ditë pasi u plagos

Gruaja e Ali Khameneit, Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh, ka humbur jetën disa ditë pas sulmit të koordinuar me SHBA dhe Izraelit.

15:00
Kur do mbahet protesta e radhës? PD zbulon skenarin: Mblidhemi ditën që do mbahet seanca për imunitetin e Ballukut. Nëse votojnë kundër SPAK…

Ditën kur Kuvendi të shqyrtojë mandatin apo imunitetin e Ballukut, PD do të thërrasë protestën e radhës. Njoftimin e bëri kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi.

14:56
Nuk deklaruan paratë në kufi, sekuestrohen gati 26 mijë euro në Kakavijë, procedohen dy persona

Goditet një tjetër rast i mos deklarimit të parave në kufi.

14:54
Sherr për kullotat në Gjirokastër, procedohen dy vëllezër nga Lazarati

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. M., 38 vjeç dhe J. M., 25 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Lazarat, pasi janë konfliktuar për kullotat, në fshatin Asim Zenel, me shtetasit L. D. dhe D. D. (bashkëshortë)”, thuhet në […]

14:50
Nga SHBA në Pakistan, protesta masive kundër vrasjes së Khameneit, 25 të vdekur

Teksa në Iran e pjesë të tjera të botës, shumë e pritën me një ndjenjë lehtësimi lajmin e vrasjes së Ajatollahut Ali Khamenei dhe një sërë figurave të tjera të regjimit, nuk kanë munguar nga ana tjetër as protestat ndaj shënjestrimit të liderit shpirtëror të Republikës Islamike.

14:50
PD dorëzon në Kuvend raportin e Këshillit të Mandateve: Të jepet autorizim për arrestimin të Ballukut

Mazhoranca dhe opozita nuk e gjetën dakordësinë për të dalë me një raport të përbashkët, ndaj 5 anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit dorëzuan raportin e tyre në Kuvend për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

14:47
Niko Peleshi vizitë zyrtare në Prishtinë, takime me homologen, Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti.

14:37
Irani drejt përjashtimit nga Botërori 2026, ja cila skuadër mund t’i marrë vendin

Irani është një hap larg përjashtimit nga Botërori i vitit 2026. Konflikti në vendin aziatik pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit, të imponojnë zgjedhje që logjikisht vënë në plan të parë zgjidhjen e tij dhe shpëtimin e jetëve njerëzore me sportin që kalon në plan të dytë.

14:30
Rama takon Presidentin Begaj/ I dorëzon propozimet për ndryshimet në qeveri, pritet dekretimi dhe votimi në Kuvend

Kryeministri Edi Rama u takua paraditen e sotme (e hënë) me kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta dhe është zhvilluar në Pallatin e Brigadave, për shkak se godina e Presidencës është në rikonstruksion.

14:28
Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

Është shpallur në kërkim pronari i kamionit ku u gjetën 350 kg drogë, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

14:13
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani/ Familjarët, miqtë dhe kolegët i japin lamtumirën e fundit

Është përcjellë për në banesën e fundit humoristi dhe parodisti i njohur vlonjat, Mane Lumani, Mjeshtër i madh dhe Qytetar Nderi i Vlorës, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

14:11
Fjongo rozë në shtëpinë e Paulo Dybala, futbollisti u bë baba, Oriana solli në jetë vajzën e tyre

Paulo Dybala përjetoi momente emocionuese në mbrëmjen e së dielës me futbollistin argjentinas që pati gëzimin më të madh të jetës së tij; erdhi në jetë vajza e tij.

14:02
Avionët amerikanë largohen nga Spanja, qeveria e Madridit nuk pranon përdorimin e bazave të saj për të sulmuar Iranin

15 avionë amerikanë kanë lënë bazat ushtarake të Rota-s dhe Moron-it në jug të Spanjës që nga sulmet e fundjavës ndaj Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, tregojnë hartat nga faqja e ndjekjes së fluturimeve FlightRadar24 të hënën.

13:54
Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit

Donald Trump i tha The Telegraph se është shumë i zhgënjyer me Sir Keir Starmer, i cili refuzoi fillimisht që forcat amerikane të përdorin bazën Diego Garcia për operacione kundër Iranit.

13:51
“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

*Nga Eduard Zaloshnja

13:46
Mbeti i plagosur nga sulmi iranian, humb jetën dhe një tjetër ushtar amerikan, shkon në katër numri i të vrarëve

Uashingtoni ka njoftuar se një tjetër ushtar amerikan ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë sulmeve të Iranit.

13:32
Njoftoi futjen në luftë përkrah Iranit, Izraeli ekzekuton pas 10 minutash liderin e ri të Hezbollahut

Izraeli njoftoi ekzekutimin e liderit të ri të Hezbollahut, Naim Qassem.

13:27
Lufta në Iran/Katari pezullon aktivitetet sportive, rrezikohet ‘Finalissima’ Spanjë-Argjentinë

‘Finalissima’, ndeshja e organizuar nga FIFA mes Spanjës dhe Argjentinës, skuadrave kampione të Evropës dhe Amerikës Latine, e programuar për t’u zhvilluar në 27 mars në Katar, është në rrezik për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

13:24
Pasojat e sulmeve ndaj Iranit/ Nafta e papërpunuar u rrit me 10%, u bllokua 20% e transportit në Hormuz

Pasojat në tregjet ndërkombëtare kanë nisur të ndihen mes vazhdimit të sulmeve të Iranit, si kundërpërgjigje ndaj ofensivës së SHBA-së dhe Izraelit këtë fundjavë.

13:23
Lufta në Lindjen e Mesme vijon prej tre ditësh/ Nisin pasojat në tregjet ndërkombëtare, nafta dhe gazi e “pësojnë” të parat

Pasojat në tregjet ndërkombëtare kanë nisur të ndihen mes vazhdimit të sulmeve të Iranit, si kundërpërgjigje ndaj ofensivës së SHBA-së dhe Izraelit këtë fundjavë.

13:17
Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit u dëgjuan sërish në bazën britanike në Akrotiri, ndërsa avionë luftarakë u ngritën menjëherë në ajër.

13:11
Nuk iu dhanë pagat punonjësve të parukerisë, pranga pronarit, procedohet penalisht bashkëshortja e tij

Është vënë në pranga pronari i një parukerie, dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij, pasi nuk iu dhanë pagat punonjësve.

13:11
Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët

Me vdekjen e Ali Khameneit, sipas kushtetutës së Iranit, zgjedhja e një udhëheqësi të ri suprem i takon Asamblesë së Ekspertëve – një organ klerikal prej 88 anëtarësh i zgjedhur me votë popullore me mandate tetëvjeçare.

13:10
“Brenda natës e kam bërë gruan për vete”/ Miri debaton me Mateon: Nuk ia ke mbushur mendjen Brikenës…

Një debat ka ndodhur mes Mateos dhe Mirit gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip.

13:00
“Jam kundër molotovëve”/ Negociatori për bashkimin e opozitës, Hasimja del kundër dhunës në protestat e PD: Rrezikojnë të ftohin qytetarin jo partiak

Pedagogu Ermal Hasimja, i cili vetë ka marrë pjesë në protestat e opozitës duke mbajtur edhe fjalime para tubuesve, ka deklaruar se është kundër molotovëve.

13:00
Kriza në Lindjen e Mesme, mekanikët e Ferrarit udhëtim i vështirë në Australi, po Formula 1 në rrezik

Kriza në Lindjen e Mesme ka krijuar një skenar pasigurie dhe të paparashikueshëm për botën e Formula 1 teksa rreziku për një pezullim apo një riorganizimi i kalendarit është shumë më shumë konkrete nga sa mund të besohet.

12:59
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Pamje që kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale duket se tregojnë përdorimin operacional për herë të parë të sistemit të mbrojtjes ajrore me lazer nga ana e Izraelit, teksa Hezbollah iu bashkua luftës ne krah të Iranit dhe lëshoi raketa dhe dronë nga Libani.

12:54
Shiste kokainë në Kuçovë, arrestohet 32-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Kuçovë pasi shiste kokainë në zonë.

12:45
Ramazan dhe Kreshmë në familjen nga Elbasani, bashkëjetesa fetare është forca e tyre

Në familjen Koburja këtë muaj edhe agjërohet edhe kreshmohet, si një nga shumë familje të Elbasanit që përçon vlerat e një bashkëjetese të shkelqyer fetare.

12:42
Turistët e bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, hotelet mundësojnë zgjatjen e qëndrimit për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendimin që për turistet e huaj që kanë arritur datën e checkout-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye të mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore, do të mundësojnë zgjatjen e qëndrimi në hotelet ku jeni akomoduar, deri në momentin kur të jetë i mundur udhëtimi jashtë vendit.

12:42
Shpikjet e gjimnazistëve/ Panairi i të rinjve në Durrës, prezantohen ide për t’u dhënë zgjidhje probleme të përditshme

Zgjidhje konkrete për sfidat e përditshme të qytetit u prezantuan nga nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës gjatë një panairi të organizuar nga shkolla.

12:40
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi goditur zyrën e Netanyahut dhe selinë e Forcave Ajrore izraelite

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se sulmet e saj të fundit me raketa kanë pasur si objektiv zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit.

12:35
Ka qenë bashkëpunëtor i Maduros, ish basketbollisti arrestohet në Venezuelë

Në Venezuelë, funksionarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Kundërspiunazhit ushtarak, vunë në pranga ish basketbollistin dhe ish zv/minitstrin e Sporteve, Alexander ‘Mimou’ Vargas, që dikur ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i ish presidentit të vendit, Nicolas Maduro.

12:32
Vlora nga sytë e një alpinisti, ekspozitë me fotografi nga majat e maleve dhe bregdeti i qytetit

Pasioni për sportet ekstreme dhe ngjitjet në male e kanë shoqëruar Altin Seranin prej vitesh. Çdo fundjavë dhe çdo kohë të lirë ai ia ka kushtuar natyrës, duke eksploruar majat e maleve dhe vijën bregdetare që ofron Vlora.

12:31
Rrëzimi i tre avionëve luftarake amerikanë, SHBA: U qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit

Tre avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar aksidentalisht, ka njoftuar Komanda Qendrore e ShBA (CENTCOM).

12:28
Kullat e Mirditës, drejt restaurimit simbolet e identitetit historik të zonës

Kullat shekullore përbëjnë një nga simbolet më të forta të identitetit historik dhe kulturor të Mirditës.

12:27
“Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon sot kreun e LDK, Abdixhikun: Edhe LVV do ketë kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton, Lëvizjes Vetëvendosje ka diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

12:17
Bilanci i 3 ditë lufte në Lindjen e Mesme/ Mbi 555 persona të vrarë, Izraeli sulmon Hezbollahun. Britania, Gjermania e Franca i bashkohen SHBA-së

Kjo fundjavë shënoi sulme ndaj shteteve në gjithë Lindjen e Mesme, pas goditjeve të SHBA-së dhe Izraelit në disa qytete të Iran, ku u vra udhëheqësi suprem i vendit, disa zyrtarë të lartë dhe mbi 150 vajza në një shkollë fillore.

12:17
Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: Do i shkojmë deri në fund, presim viktima të tjera

Donald Trump duket këtë radhë i bindur t’i shkojë deri në fund konfliktit me Iranin.

12:07
Derbi i Madonninës, për Interin mund të presë, Chivu dhe të tijët kanë Kupën e Italisë përpara

Këtë fundjavë do të luhet Derbi i Madonninës mes Milanit dhe Interit, një ndeshje ku diferencat mes ekipeve anulohen krejt dhe nuk marrin rëndësi në fushën e lojës. Por ndërsa Milani ka plot 1 javë kohë për ta përgatitur këtë derbi që kuqezinjtë e kanë për jetë a vdekje, Chivu nuk e ka këtë komoditet.

12:04
Izraeli godet zyrtarët iranianë të Inteligjencës, vritet zv.ministri dhe kreu i divizionit të spiunazhit

Në një deklaratë të re, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thotë se ka vrarë Sayed Yahya Hamidi, zv.ministrin iranian të inteligjencës për çështjet izraelite.

11:59
Investigimi i CNN/ Si u përgatitën sulmet precize që shkatërruan udhëheqjen e Iranit, udhëtimi që i shpëtoi jetën ministrit të Jashtëm

Sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit arritën të eliminonin 48 liderë të Iranit brenda pak orësh.

11:52
Rritet transparenca proaktive e Autoriteteve Publike, publikohen indekset për vitin 2025

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përfunduar për të gjashtin vit radhazi procesin e monitorimit të transparencës proaktive të autoriteteve publike në Republikën e Shqipërisë.

11:52
Resorti në Rrjoll/ Ishin në kërkim për sulm ndaj punëtorëve të kompanisë, dorëzohen 11 persona

3 të arrestuar, 7 të proceduar penalisht dhe 15 persona të shpallur në kërkim është bilanci i Policisë së Shkodrës, pas sulmit të banorëve të Rrjollit ndaj makinerive të kompanisë që po ndërton resortin, si dhe ndaj policisë private.

11:49
Gjykata e Lartë “rrëzon” Aulon Kalanë, kallëzoi faljen e gjobave para zgjedhjeve të 11 majit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Aulon Kalasë, sa i takon kallëzimit të tij të bërë në SPAK për faljen e gjobave para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

11:48
Plagosi me mjet prerës dy persona, shpallet në kërkim autori/ Njëri prej të lënduarve ende nën kujdesin e mjekëve

Dy persona kanë mbetur të plagosur një ditë më parë në Tiranë.

11:44
53-vjeçari i dehur tenton t’i japë fund jetës, vetëdigjet me benzinë në banesë

Një 53-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë.

11:35
Sipërfaqe toke dhe apartamente/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e një personi dhe babait të tij

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë në personi dhe babait të tij, ku përfshihen sipërfaqe toke në zonë bregdetare dhe apartamente.

11:34
Zbulohet një apartament i kthyer në “shtëpi publike” në Tiranë, arrestohen dy vietnameze

Një apartament i marrë me qira për të ushtruar prositucion është zbuluar në Tiranë.

11:33
Trabzonspor, Ernest Muçi bëhet protagonist dhe pa shënuar, ‘Sofascore’ e përfshin në formacionin e javës

Ernest Muçi është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën e Trabzonsporit ku ai është dhënë nga Besiktas në formë huazimi.

11:30
Akuzohet për shpërdorim detyre, dëshmia e kryebashkiakut të Tropojës në GJKKO: Në 35 vite punë, s’kam marrë asnjë vërejte

Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja nuk kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake në GJKKO.

11:16
“Sulmet në Iran mund të zgjasin 4 javë”, Trump: E godita Khamenein para se të ma bënte ai mua

Donald Trump deklaroi të dielën mbrëma se ai e eliminoi Ajatollahun e Iranit, Ali Khamenein, “para se ai të më eliminonte mua”, ndërsa forcat izraelite godisnin objektiva në mbarë Iranin dhe shtonin sulmet në Libanin jugor.

11:14
Napoli, më në fund një lajm i mirë për Conten, De Bruyne i bashkohet skuadrës

Antonio Conte dhe Napoli, më në fund marrin një lajm të mirë nga infermieria; Kevin De Bruyne po sheh dritë në fund të tunelit dhe që nga kjo e hënë po i gëzohet sërish fushës së bashku me pjesën tjetër të skuadrës në qendrën stërvitore në Castel Volturno