E martë, 19 Nëntor 2024
11:04
FOTO/ Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, mjeti “G-Class” i 28-vjeçarit mbërrin në ambientet e policisë

Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, ka tronditur kryeqytetin orët e vona të mesnatës së djeshme.

10:45
Ankimuan masat e sigurisë, Meta e Kryemadhi në Apelin e GJKKO, ish-kryetarja e LSI koment ironik para mediave

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë seancën e radhës ditën e sotme në Apelin e GJKKO, pasi kanë ankimuar masat e sigurisë të dhëna nga SPAK, atë të arrestit me burg dhe detyrimit të paraqitjes.

10:40
“Po silleni si Serbia me Kosovën me fëmijët tanë”/ Balla i përgjigjet Zhupës në Kuvend: Po si nuk keni turp që krahasoni ato vrasje e përdhunime

Pjesë nga diskutimi në Kuvend: Zhupa: Nuk e di sesi e nisët këtë seancë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur në fakt ka ndodhur një gjë shumë e rëndë. Nga ajo që pamë dje, ishte dhe më e rëndë sesa mund ta imagjinonim, ishte një ngjarje e paralajmëruar. Ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, […]

10:38
Klinika Dentare Brianza Dent: Ekselenca dhe Teknologjia në Stomatologjinë Moderne nën dirigjimin e Prof. Dr. Luan Mavriqi

Në Shqipëri, stomatologjia ka përjetuar një zhvillim të shpejtë në dekadën e fundit, duke u kthyer në një zgjidhje të besueshme për ata që kërkojnë buzëqeshje të bukura dhe të shëndetshme.

09:49
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, mes tyre edhe fëmijë

Shtatë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi me dronë që Rusia e kreu gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

09:40
Djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri (FOTO)

28-vjeçari Klaudio Prendi u ekzekutua pak pas mesnatës në kryeqytet, me plumb në kokë dhe gjoks.

09:35
“Si është Martini?”/ Trajneri i U-15 rrëfen me lot në sy bisedën me Luisin: Nuk e di që shoku i tij ka ndërruar jetë!

Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë, ku 14-vjeçari Martin Cani u godit për vdekje me thikë ditën e djeshme.

09:30
“U përmend dhe po kërkonte nënën”/ Farmacistja që i dha ndihmën e parë Martin Canit: Spektatorët që panë ngjarjen bënë krim të dyfishtë

Farmacistja Kristina Mici që i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit Martin Cani që u plagos dje për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, ka dhënë një intervistë sot për Top News.

09:24
Autoritetet me dorë të hekurt, dënohen me burg 45 figurat më të njohura pro-demokracisë në Hong Kong

45 nga figurat më të njohura pro-demokracisë së Hong Kongut janë dënuar me burgim deri në 10 vjet.

09:23
Policia arreston të miturin që vrau 14-vjeçarin Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, policia njofton se ka arrestuar bashkëmoshatarin e tij që i nguli thikën.

09:20
Kapen ‘mat’ me 50 kg kanabis të fshehura në kamion, dy të arrestuar në pikën doganore të Kapshticës

Dy persona janë arrestuar këtë të martë në pikën doganore të Kapshticës, pasi u kapën me drogë.

09:12
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, ka mbërritur në Bejrut të martën për bisedime me zyrtarët vendës rreth një armëpushimi mes Hezbollahut dhe Izraelit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit.

09:07
Tentoi të grabiste një banesë, kapet “mat” shqiptari në Selanik! Kishte hyrë në shtetin fqinj ilegalisht

Menjëherë pas reagimit të menjëhershëm të pronarit dhe veprimeve të punonjësve të policisë së Departamentit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit, një 37-vjeçar është arrestuar për grabitje në një shtëpi në zonën e Oreokastros, në Selanik.

08:59
Kishin vendosur 150 skedina brenda javës, arrestohen dy punonjës të bashkisë Maliq

Dy punonjës të bashkisë Maliq kanë rënë në prangat e policisë.

08:38
Dy atentate mafioze brenda javës në Tiranë! Vritet ndërtuesi dhe djali i ish-gjyqtarit, ngjarjet pa autor

Dy atentate mafioze kanë ndodhur Brenda pesë ditësh në kryeqytet, të dyja ngjarjet të mbetura pa autor.

08:24
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet të jetë me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët.

08:17
Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkodër, i riu telefonon policinë: Qëlluan me armë drejt automjetit tim

Mbrëmjen e djeshme, një person ka telefonuar policinë e Shkodrës dhe ka deklaruar se është qëlluar me armë në drejtim të automjetit të tij.

08:01
Vrasja e 28-vjeçarit në kryeqytet, reagon policia: U qëllua me armë zjarri, më pas…

Policia ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e 28-vjeçarit Klaudio Prendi pak pas mesnatës.

07:48
Dalin dëshmitë, dy gra akuzojnë kandidatin e Trump për Prokuror të Përgjithshëm se i pagoi për “shërbime seksuale”: Njëra ishte e mitur në 2017

Dy gra dëshmuan para Komitetit të Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve se ishin paguar për “shërbime seksuale” nga ish-deputeti Matt Gaetz, i zgjedhuri i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, tha një avokat i tyre për CNN-in të hënën.

07:40
Me plumb në kokë dhe gjoks, vritet 28-vjeçari në Tiranë! Autorët përdorën armë me silenciator

Një 28-vjeçar u vra pak pas mesnatës në Tiranë me armë zjarri.

07:15
Ekzekutohet me armë zjarri 28-vjeçari në Tiranë, gjendet një makinë e djegur pas ngjarjes (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë, ku një 28-vjeçar është vrarë.

E hënë, 18 Nëntor 2024
23:05
Dita e parë e punës kthehet në tragjedi! Humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Napoli, la pas fëmijën 4 muajsh

Një 18-vjeçar shqiptar dhe dy motra kanë mbetur të vdekur pas një ngjarjeje të rëndë në Napoli të Italisë.

22:45
Pse kokaina fshihej tek kafshët? Gazetari zbulon detaje nga laboratori në Qerekë: Nuk janë vetëm 10 persona të përfshirë, hierarki e lartë 

Zbulimi i një laboratori në Qerekë, ku përpunohej kokaina e ekstraktuar nga lëkura e bagëtive, nuk është një metodë e padëgjuar më parë, sipas gazetarit Dashamir Biçaku.

22:44
SHBA: Rusia po përshkallëzon konfliktin me praninë e trupave koreano-veriore

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se është Rusia ajo që po përshkallëzon konfliktin në Ukrainë duke angazhuar trupa të Koresë së Veriut, pasi Kremlini paralajmëroi se Uashingtoni do të thellonte përfshirjen në luftë duke lejuar forcat e Kievit të godasin në thellësi të Rusisë me armë amerikane.

22:28
Armatimet amerikane me rreze të gjatë veprimi/ Analiza: A është vonë për ta shpëtuar Ukrainën?

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të autorizuar sulmet me rreze të gjatë veprimi mund ta ndihmojë Ukrainën të mbrojë territorin në rajonin e Kurskut të Rusisë, marrja e të cilit mund të shërbejë si një ndihmë në negociatat e mundshme për përfundimin e luftës. Por, analistët thonë se vendimi mund të jetë marrë tepër vonë për të ndryshuar rrjedhën e luftës.

22:06
“Shkuan ta vrasin, ta heqin qafe djalin”, Curri për sherrin mes të miturve afër shkollës: Pse nuk po mban përgjegjësi askush?

Sherri i rëndë mes të miturve tronditi sot kryeqytetin, pasi një 14-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

21:57
“Si e futi thikën në shkollë?” Vrasja e 14-vjeçarit, Karamuço tregon historinë e trishtë: Në të njëjtin vend, masakruan shokun tim

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit dhe plagosja e shokut të tij ka tronditur vendit këtë të hënë.

21:43
“Dyshohet se janë zënë për shkak të një vajze”/ Gazetari jep detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën nxënësi i shkollës “Fan Noli”

Gazetari Eraldo Harlicaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”,  ku mbeti i vrarë një 15-vjeçar.

21:42
“Autori dyshohet se është i plagosur”, gazetarja zbulon detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Shkak i sherrit nuk janë rrjetet sociale, por…

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në Top Story ka zbuluar detaje nga sherri i rëndë sot në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar, Martin Cani.

21:30
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të Hamasit

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Turqinë kundër mikpritjes së udhëheqësisë së Hamasit, duke thënë se Uashingtoni nuk beson se liderët e një organizate terroriste duhet të jetojnë në rehati.

21:22
Sherri nisi ditën e premte, dyshohet se autori goditi me grusht 14-vjeçarin në oborrin e shkollës, sot e la të vdekur pas goditjeve me thikë

Babai i Lusit, 14-vjeçarit që ka mbetur sot i plagosur me thikë në afërsi të ambienteve të Fan Nolit, ka treguar sesi ka nisur sherri mes të miturve që sot çoi vrasjen e Martinit dhe plagosjen e shokut të tij.

21:08
“Luisi më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla”, flet babai i të miturit që u plagos në sherrin me thika: Djali ka katër plagë 

Një sherr në afërsi të ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, i ka marrë jetën një 14-vjeçari ndërsa ka lënë të plagosur edhe një tjetër të mitur.

20:56
VIDEO/ “Duhet të bëheni të fortë”, trajneri i Dinamos ngushëllon shokët e skuadrës së 14-vjeçarit që u vra me thikë, ata e dëgjojnë kokulur

Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili mbeti viktimë e një sherri të rëndë me thikë, pranë shkollës “Fan Noli”, tronditi edhe shokët e tij të skuadrës “Dinamo”.

20:55
“Ishte humoristi i ekipit”/ Flet mes lotësh trajneri i viktimës: Dje ishte në ndeshje, humbje e madhe për të gjithë ne

Egert Bakalli trajneri i skuadrës ku luante 15-vjeçari që humbi jetën pas një sherri sot, tregon mes dhimbjes se Martin Cami ishte djalë shembullor.

20:45
Ekskluzive/ Pamje që të thyejnë zemrën! Shokët e skuadrës së 14-vjeçarit që u vra me thikë, të heshtur dhe duke qarë, trajneri mundohet t’i ngushëllojë

Sot do duhej që bashkë me shokët e skuadrës së Dinamos në takimin e përditshëm të stërvitjes të ishte dhe Martini, por për fat të keq jeta dhe ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes pasi goditjet e thikës i morën jetën.

20:41
Fiks Fare/ “S’ka tenxhere e tepsi”, kuzhinjeria e kopshtit në Delvinë denoncon gjendjen: Mora enët e kuzhinës nga shtëpia!

Fiks Fare denoncoi gjendjen e kuzhinës së kopshtit shtetëror në Delvinë, i cili s’ka “tenxhere, tepsi, pjata e pirunj”.

20:16
Ish-këshilltari i Trump akuzon Biden: Po saboton përpjekjet e Trump për paqe, nuk do armëpushim

Shefi i shtabit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën presidencën e fundit të Donald Trump, Fred Fleitz, thotë se Presidenti Biden po “saboton” planin e Trump për t’i dhënë fund luftës duke lejuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Rusi.

20:04
Vendimi i SHBA, presidenti polak: Autorizimi i raketave të Bidenit është momenti më vendimtar në këtë luftë

Presidenti polak Andrzej Duda ka thënë se autorizimi i raportuar i Presidentit Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat thellë brenda Rusisë mund të jetë “vendimtar”.

19:59
“Mbështesim sovranitetin e Ukrainës”, Biden në samitin G20: “Duhet të punojmë për t’iu dhënë fund konflikteve dhe krizave në botë

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka përmendur sërish mbështetjen e Qeverisë amerikane për Ukrainën, teksa ka folur në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20) që po mbahet në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

19:44
Pasioni i tij ishte futbolli, por ëndrrat iu prenë në mes! Pas vrasjes së 14-vjeçarit, reagon klubi Dinamo: U prehsh në paqe Martin

Klubi Dinamo ka reaguar pas vrasjes të 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.

19:25
Fermerët francezë e gjermanë protestojnë ndaj marrëveshjes së BE për të sjellë prodhimet nga Amerika Latine (fotot)

Fermerët francezë nisën sot një valë të re protestash kundër një marrëveshjeje tregtare të Bashkimit Evropian me katër vende të Amerikës Latine për të importuar prodhime bujqësore, çka kërcënon mbijetesën e fermerëve evropianë por dhe uljen e cilësisë se ushqimit per qytetaret e tyre.

19:00
28-vjeçarja bëhet pronarja e parë femër e kafenesë në rajonin konservator indonezian (fotot)

Kurrata Ayuni besohet se është drejtuesja e parë femër e një kafeneje në qendrën e provincës më konservatore të Indonezisë, teksa thotë se kërkon të sjellë një alternativë ndaj kafeneve të burrave, të rrëmujshme e të mbushura me tym duhani.

18:55
Aksident i rëndë në Divjakë, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Divjakë.

18:51
Zbërthimi i rrjetit të sofistikuar kriminal dhe lokalizimi i laboratorit të kokainës në Qerekë, reagon Eurojust

Pas aksionit të zhvilluar në Tiranë e rrethinat e saj ku u zbulua edhe një laborator kokaine, ka reaguar sot Eurojust.

18:47
Ministri i Jashtëm i Holandës ngre alarmin? Veldkamp: Tregëtia e Kinës me Rusinë ka ndikim të drejtpërdrejtë tek siguria evropiane

Ministri i Jashtëm i Holandës, ministria e të cilit mbikëqyr kufizimet e eksportit për kompaninë kryesore të pajisjeve kompjuterike ASML, tha të hënën se tregtia Kinë-Rusi po ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë evropiane.

18:34
Ylli i baletit rus Vladimir Shklyarov vdes pas rënies misterioze nga kati i pestë (fotot)

Vladimir Shklyarov, artist i njohur botërisht i baletit rus, ka vdekur të shtunë mbrëma pas rënies nga kati i pestë i një ndërtese.

18:28
“E morëm me makinë se kishte trafik, reagonte”, pas videos së TCH qytetarja tregon sesi dërguan në spital 14-vjeçarin pasi u plagos me thikë

Pas videos së publikuar të Top Channel, ku një dëshmitare tregon se ambulanca nuk ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes ku u vra me thikë një 14-vjeçar, një komentuese tregon se si ajo ka kontaktuar ambulancën dhe kanë ndihmuar të miturin.

18:10
Zonja e parë e Brazilit ofendon rëndë Elon Musk gjatë mbledhjes së G20 (fotot)

Komenti ofendues u bë gjatë një debati mbi ‘dezinformacionin’ në rrjetet sociale.

18:01
Sherri me thika në kryeqytet, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për familjen e 14-vjeçarit: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjete sociale 

Presidenti i Republikës Sh.T. Z Bajram Begaj, reagoi me një mesazh të posaçëm për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë.

17:47
Policia zbulon vjedhësin e këpucëve nga kopshti i fëmijëve në Japoni (fotot)

Oficerët instaluan kamera sigurie për të zbuluar vjedhjet e përsëritura dhe zbuluan se autori ishte në fakt një katërkëmbësh.

17:39
“Ambulanca erdhi me vonesë”, gazetarja jep detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në kryeqytet: Dyshohet se u qëllua 6 herë në zemër dhe në bark

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme kryeqytetin, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të rëndë mes adoleshentëve.

17:39
Britania vendos sanksione ndaj dy agjencive shtetërore iraniane për rolin e tyre në luftën në Ukrainë

Britania vendosi të hënën sanksione kundër agjencisë ajrore shtetërore të Iranit dhe agjencisë së anijeve transportuese. Londra tha se vendimi vjen si reagim ndaj transferimit të raketave balistike nga Irani në Rusi.

17:30
“Opozita keq doli këtë herë, më keq do dalë herën tjetër”, Rama prezanton pr.buxhetin: Bonus 150 euro në fund të vitit, në pranverë rritje tjetër (Fjala e plotë)

Kryeministrit Edi Rama mbajti fjalën sot në Parlament për projekt buxhetin e vitit 2025.

17:29
E rëndë! 48-vjeçari shqiptar po vilte ullinjtë në Korfuz, por e zë korrenti dhe humb jetën në vend

Një punëtor toke 48-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pasi gjatë punës ka rënë në kontakt me kabllot e energjisë elektrike në zonën e Spartulës në Korfuz.

17:24
Qindra minatorë refuzojnë të dalin nga galeria e mbyllur ilegale në Afrikën e Jugut (fotot)

Më shumë se 1000 minatorë besohet se janë bllokuar pa ujë e ushqim në një mininerë të mbyllur floriri në Afrikën e Jugut, teksa autoritetet jashtë u kanë ndaluar furnizimet për t’i detyruar të dalin, mes operacionit për ndalimin e gërmimeve ilegale në vend.

17:20
Vrasja e 14-vjeçarit në derën e shkollës në Tiranë, reagon Ministria e Arsimit: Kërkojmë nga institucionet ligjzbatues e të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjejes

Ministria e Arsimit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë së ndodhur sot pranë shkollës “Fan Noli”, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri mes disa të rinjsh.

17:05
Suedia dhe Finlanda u bëjnë thirrje banorëve të bëhen gati për mundësinë e luftës

Suedia ka nisur t’iu dërgojë banorëve rreth pesë milionë pamflete, duke iu bërë thirrje që të përgatiten për mundësinë e luftës.

17:03
VIDEO/ U bë “mollë sherri” për Icardin dhe Wanda Nara, aktorja e njohur argjentinase kapet “mat” me pilotin 11 vite më të ri

China Suarez është një nga aktoret më të njohura në Argjentinë, e cila gjithashtu ushtron dhe profesionin si modele, duke marrë shumë fansa anë e mbanë botës për shkak të postimeve të saj të nxehta.

16:54
“I pashë me gjak dhe…”, i mituri tregon momente nga sherri pranë shkollës Fan Noli, humbi jetën një 14-vjeçar

Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Nolin” në kryeqytet ka treguar për Top Channel momentin kur ai pa ngjarjen e rëndë, një sherr mes adoleshentëve, ku për pasojë humbi jetën një 14-vjeçar, i cili u qëllua me thikë.

16:52
Anëtarët e familjes mbretërore, në gjyq për diamantin e shekullit të 17-të me vlerë 21,000,000 paundë (fotot)

Në gjykatën e lartë në Angli ka nisur një përplasje mes anëtarëve të familjes mbretërore të Katarit për zotërimin e një diamanti me vlerë 21 milionë paundë.

16:47
63-vjeçari në Tiranë i jep fund jetës, hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë në zonën e Laprakës në Tiranë.

16:36
“Më mirë na shani nga nëna se të thërrisni Serbi”, ish-sulmuesi i Kombëtares mbron Kosovën në mediat rumune: Do dilnin nga fusha dhe po të…

Situata që ndodhi në ndeshjen Rumani-Kosovë, ku lojtarët “Dardanë” u përplasën ashpër me kundërshtarët për shkak të thirrjeve “Serbi, Serbi” nga ana e tifozëve rumunë, ka marrë një vëmendje të madhe në mediat sportive.

16:27
Shkenca thotë se ‘ka zbuluar’ cila ka dalë e para, pula apo veza (fotot)

Shkencëtarët thonë se mund të kenë gjetur përgjigjen e pyetjesh shekullore se cila është shfaqur më parë në tokë, pula apo veza, pas disa studimeve mbi organizmat prehistorikë të zbuluar në 2017.

16:21
“Ne e pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë”/ Vrasja e 14-vjeçarit me thikë, dëshmitarja: Po të ishte polici te dera e shkollës, nuk do kishte ndodhur

Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë, afër shkollës “Fan Noli”.

16:19
Nga skema te dëmtimet, Sylvinho para duelit me Ukrainën: Nuk kemi luajtur ndonjëherë me dy sulmues, gjëja e parë që do i them lojtarëve është…

Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve me Ukrainën në “Arenën Kombëtare”, aty ku objektiv kryesore është vetëm fitorja.

16:15
“Kemi të bëjmë me sulmues shumë të fortë”, kapiteni Ismajli: Inter apo Juventus? Do e shikoni në janar

Shqipëria luan ndeshjen e fundit dhe ndoshta më të rëndësishmen në Ligën e Kombeve mbrëmjen e së martës përballë Ukrainës, aty ku do të mësojë dhe fatin e saj.

16:07
Ngjarja tragjike te shkolla “Fan Noli”/ I plagosuri te trauma në gjendje të stabilizuar, në spital transportohet dhe adoleshenti tjetër

Një ngjarje tronditëse ndodhi mesditën e së hënës, ku një adoleshent humbi jetën për shkak të një sherri me thika pranë shkollës “Fan Noli”.

16:02
Zjarri i papritur në spitalin rus detyron pacientët të hidhen nga dritaret (fotot)

Një zjarr gjigant ka përfshirë sot çatinë e spitalit qendror në qytetin in Yekaterinburg, në Rusinë qendrore, teksa në pamje e shpërndara në rrjet shiheshin njerëz që hidheshin nga dritaret e ndërtesës për të shpëtuar.

15:47
Sherri me thika në kryeqytet/ “Askush nuk ndërhyri”, dëshmitarja okulare: Pashë një nga djemtë të shtrirë në tokë dhe…

Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë.

15:45
Pamje nga vendngjarja/ Detaje të reja nga sherri me thika që i mori jetën 14-vjeçarit te “Fan Noli”, gjithçka nisi në rrjetet sociale

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një 14-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tjerë.

15:29
Veterineri 35 vjeçar vret veten me mjekimet e klinikës prej stresit të klientëve që i kërkonin të vriste kafshët e tyre (fotot)

Një veteriner i talentuar ka vrarë veten në Britani me mjekimet që klientët i kërkonin të përdorte për të eliminuar kafshët e tyre shtëpiake të padëshiruara, u tha sot në seancën hetimore të çështjes në Britani.

15:28
Takimi në Prishtinë, Kurti: Në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbajnë një mbledhje të përbashkët sot në Prishtinë, ku pritet t’i nënshkruajnë disa marrëveshje dypalëshe.

15:26
“Aksidentet janë shtuar”/ Tirana kryeson, ekspertët e sigurisë: Ecja në rrugë po bëhet shumë e rrezikshme

Aksidenti tragjik me makinë që i mori jetën një 20 vjeçari, në orët e para të mëngjesit, në autostradën Durrës-Tiranë, ngre dhe një herë shqetësimin për shtimin e aksidenteve në vendin tonë, që po lënë pas një numër të lartë viktimash dhe të plagosurish.

15:22
“Subashi dyfishoi rrogën për vete, ne na paguan shumë pak”/ Punonjësit e pastrimit të bashkisë së Fierit ndërpresin punën për pagat e ulëta

Në Fier punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit dolën në protestë për pagat e ulëta dhe kushtet e vështira të punës.

15:17
Mungojnë 6.3 mln euro/ Zbulohet Raporti i KLSH për situatën në Durrës: 56 projekte nuk u realizuan fare nga bashkia

Buxhetit të Bashkisë së Durrësit i mungojnë më shumë se 630 milionë lekë, ose 6,3 milion euro.

15:15
Thirrjet raciste në ndeshjen Rumani-Kosovë, avokati i FFK-së flet për Shqipëria Live: Zyrtari kërcënoi Zhegrovën, ja çfarë do bëjmë

Sfida Rumani-Kosovë nuk u përfundua dot për shkak se lojtarët “Dardanë” refuzuan të luanin pas thirrjeve raciste të ardhura nga tifozët rumunë në stadium, me kore: “Kosova është Serbi”.

15:07
Akuzohet për korrupsion pasiv, SPAK dërgon për gjykim ish-Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan

SPAK dërgon për gjykim ish-Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan për korrupsion pasiv.

14:59
“Mos të të shqetësojë kapelja ime”, Sula debaton me Majkon: Të pushoi dhëmballa?

Seanca plenare e kësaj të hëne është përfshirë nga tensione mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

14:43
“Mbretëresha Elizabeth refuzoi çmimin Nobel për Paqen”, oborrtari i lartë zbulon sekretin

Mbretëresha Elizabeth, e cila u nda nga jeta më 8 shtator 2022 dhe që arriti të bënte histori si monarkuja britanike më jetëgjatë, pasi kishte udhëhequr Komonuelthin për gati 71 vjet, thuhet seka mohuar Çmimi Nobel për Paqe gjatë mbretërimit të saj.

14:35
Sherri me thika mes tre adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë/ Ndërron jetë 14-vjeçari, bashkëmoshatari në spital

Tre adoleshentë janë zënë me thika pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

14:30
Konsumoi një sasi medikamentesh pas dhunës së përsëritur nga bashkëshorti, e reja përfundon në spital

Një 26-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

14:20
Gjyqi i bandës së kokainës/ SPAK arrestoi 7 shqiptarë dhe 3 amerikano-latinë. Sollën kokainë në lëkurë lopësh

10 të arrestuarit si trafikantë të kokainës që ishte sjellë nga vendet e Amerikës Latine për tu përpunuar në Shqipëri, e dëgjuan në heshtje versionin e prokurorit të SPAK që tregoi se si ata u sinkronizuan për të importuar 850 lëkurë brenda të cilave gjendej drogë.

14:19
SHBA i dha raketa me rreze të gjatë Ukrainës për t’i përdorur në Rusi, Gjermania refuzon: Vendimi i Kancelarit është i pandryshuar

Gjermania i qëndron vendimit të saj për të mos dhënë raketa me rreze të gjatë për Ukrainën, thotë një zëdhënës i qeverisë gjermane.

14:11
Dorëzohet Hezbollahu? Pranon planin e SHBA-së, pritet armëpushim me Izraelin

Hezbollahu duket se është pajtuar në parim me projektmarrëveshjen e armëpushimit me Izraelin, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse negociatat ende vazhdojnë pas dyersh të mbyllura.

14:08
Nesër seanca për ish-presidentin, Meta ndryshe nga Berisha: Mos protestoni për mua! Veprime të tilla janë të dëmshme!

Nesër në orën 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) do të zhvillohet seanca për ish-presidentin Ilir Meta.

14:07
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Jurgis Çyrben dhe Ahmet Mashën

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për Jurgis Çyrben dhe Ahmet Mashën.

14:03
Me 51 mijë euro të fshehura në trup tentoi të kalojë kufirin, nis hetimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin

Një 40-vjeçar po hetohetnë gjendje të lirë, pasi nuk deklaroi një shumë të konsiderueshme parash në kufi.

14:03
“I vetmi plan ishte do të vritej apo jo Enver Hoxha”/ Fëmijët e udhëheqjes komuniste rrëfejnë misteret e jetës në Bllok

Spartak Ngjela dhe Vera Bekteshi, kanë rrëfyer për Top Channel, jetën në Bllok, në kohën e komunizmit.

13:59
Gjermania ndalon thikat, shtohen masat e sigurisë para Krishtlindjeve

Autoritet gjermane kanë nisur masat që synojnë përforcimin e sigurisë përpara festave të fundvitit, e pas frikës që shkaktoi një sulm vdekjeprurës me thikë në fillim të këtij viti, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser i bëri thirrje policisë dhe autoriteteve lokale të shtojnë vigjilencën e të kujdesen për implementimin e vendimit për të ndaluar mbajtjen e thikave në vend.

13:45
Eurodeputeti estonez emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Europian

Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE).

13:43
Ish deputeti i PS, Armando Prenga del në SPAK: Jam thirrur për ’21 janarin’, si person që kam dijeni

Ishte radha e ish deputetit Armando Prenga për tu pyetur nga SPAK.

13:25
Biden i lejon Ukrainës të përdorë armë ndaj Rusisë, reagon Kremilini: SHBA po i “hedh benzinë zjarrit”

Kremlini e ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për hedhje të benzinës në zjarr dhe përpjekje për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë pas heqjes së kufizimeve për armët me rreze të gjatë veprimi.

13:17
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK bashkë me vajzën, zbulohet arsyeja

Monika Kryemadhi bashkë me vajzën e saj janë paraqitur këtë të hënë në SPAK, pasi do të njihet me dosjen dhe do e tërheqë atë.

13:15
“Erdha në Shqipëri për të mbjellë flokët, po haja drekë me të arrestuarit dhe…”, zbardhet dëshmia e dy të huajve, të përfshirë në trafikun e kokainës

Avokati mbrojtës i dy shtetasve nga Venezuela në mesin e të arrestuarve për laboratorin e gjetur në Fushë Krujë foli për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

13:06
Rama quajti opozitën mbeturinë, reagon Berisha: Do të grabisë mandatin e katërt, bonusin e fundvitit pensionistët duhet ta merrnin që në mars!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët, ku u pyet për bonuset e fundvitit për pensionistët.

12:55
Zgjedhjet parlamentare/ Ambasadori i OSBE: Votimi i Diasporës paraqet sfida të reja! Jemi të vetëdijshëm për presionet me të cilat përballet media

Kryetarit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran mbajti fjalën sot në tryezën teknike “Zgjedhjet 2025: roli i medias në procesin zgjedhor – sfidat dhe mundësitë”, të organizuar me me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

12:44
Lufta në Ukrainë, 8 të vrarë dhe 18 të plagosur nga sulmet ruse në Odesa

Tetë persona kanë humbur jetën nga një sulm rus në Odesa të Ukrainës.

12:43
Nga minimumi jetik 200 euro tek rritja e pensioneve/ Zbardhet lista e amendamenteve të PD për “Projekt buxhetin 2025”

Zbardhet lista e amendamenteve të PD për “Projekt buxhetin 2025”, i cili pritet të miratohet nesër në Kuvend.

12:36
U dënua për fshehje pasurie/ Apeli i Posaçëm vendos për ish-gjyqtarin

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Antikorrupsion për ish-gjyqtarin Ardian Hajdari.

12:17
Plagosi rëndë një të moshuar, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, për plagosje të rëndë me dashje ndaj një 69-vjeçari.