E premte, 30 Maj 2025
17:36
‘Jam i pafajshëm’, Russell Brand hedh poshtë akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj katër grave

Russell Brand është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat për përdhunim, sulm seksual dhe sulm të pahijshëm të ngritura kundër tij nga katër gra, gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Kurorës Southwark në Londër.

17:33
Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori rrëfen krimin: Nuk më përqafoi, e godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

Të tjera detaje të rënda kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen makabre të 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra më 26 maj në Afragola, pranë Napolit, nga ish-i dashuri i saj, Alessio Tucci, 18 vjeç.

17:25
Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut

Gjykata Supreme e SHBA-së i ka lejuar administratës së Donald Trump të pezullojë një program të administratës Biden që u lejonte më shumë se 500,000 emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela të jetonin dhe punonin përkohësisht në Shtetet e Bashkuara.

17:24
Negociatat Rusi-Ukrainë, Zelensky: Moska po i nënvlerëson bisedimet akoma pa filluar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se ishte takuar me Ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. Udhëheqësi ukrainas shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për kontributin e tyre në përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, duke theksuar rolin e Ankarasë në organizimin e takimit që rezultoi në lirimin e një mijë ukrainasve nga robëria ruse.

17:20
Vijon lufta në distancë me Francën, Izraeli akuzon Macronin: 7 tetori për të është një ditë feste

Izraeli ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së presidentit francez Emmanuel Macron për një qëndrim më të ashpër ndaj Tel Avivit, duke e akuzuar atë për nisjen e një “kryqëzate kundër shtetit hebre”.

17:14
“Trump na ushqen, ndërsa Hamasi…”, organizata joqeveritare amerikane shpërndan mbi 2 milionë vakte për palestinezët

Organizata joqeveritare me seli në SHBA, Gaza Humanitarian Foundation, njoftoi se ka shpërndarë më shumë se dy milionë vakte gjatë katër ditëve të ofrimit të ndihmës humanitare për popullin e Gazës.

17:06
X fshin mesazhet e sigurta dhe përgatit një aplikacion të ri për biseda

Dy vjet pas lançimit, X po eliminon mundësinë që përdoruesit me një shenjë blu të shkëmbejnë mesazhe të koduara, të sigurta dhe të mbrojtura.

17:02
Përmbytje në Nigeri, mbi 110 viktima pas reshjeve të dendura

Të paktën 110 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në qendër të Nigerisë, njoftojnë zyrtarët për BBC-në.

16:59
Shakira anulon papritur koncertin e parashikuar në Boston

Koncerti i Shakirës në Boston, i planifikuar për të enjten, më 29 maj, u anulua papritur, me njoftimin që erdhi nga organizatorët e Fenway Concerts nëpërmjet rrjeteve sociale.

16:59
Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së kamionit në autostradë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premtes, në autostradën Brenner, midis Bressanone dhe Chiusa, ku dy të rinj shqiptarë nga Kosova humbën jetën.

16:47
Akt vandal në universitetin italian, fshihet fjala “femicid” nga pllaka kushtuar Ilaria Sulës

Një akt vandal është regjistruar në Universitetin e Salentos në Itali, ku është dëmtuar pllaka përkujtimore kushtuar Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare e vrarë brutalisht në Romë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson.

16:41
Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Pranoni menjëherë marrëveshjen e SHBA-së sepse Izraeli është gati për sulm

Një mesazh i qartë dhe i ashpër nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump drejtuar udhëheqjes së Iranit u dorëzua personalisht në Teheran nga Ministri i Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Princi Khalid bin Salman.

16:31
Ministria palestineze e Shëndetësisë: Më shumë se 70 të vdekur dhe 270 të plagosur në 24 orë

Sipas ministrisë së Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi, gjatë ditës së kaluar janë vrarë 72 persona dhe janë plagosur 278 të tjerë.

16:24
Në Milano fillojnë të besojnë te supersticionet, emërimi i Allegrit te Milani i jep Interit fitoren në… Champions

Interi do të zbresë nesër në fushë për sfidën më të rëndësishme të sezonit, atë ndaj PSG-së në finalen e madhe të Champions League, që zhvillohet në Mynih.

16:21
Në prag të 1 Qershorit, Kuvendi i Shqipërisë hap sot dyert për fëmijët! Priten nga Elisa Spiropali

Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e edukative, Salla e Seancave Plenare u kthye në një vend mikpritës ku fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe rolin e tij në jetën e qytetarëve.

16:13
Mbolli drogë në fshat, arrestohet 48-vjeçari nga Kruja! Policia i kërkon ‘shokët’

U identifikua dje si autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, lokalizohet dhe kapet 48-vjeçari.

16:00
Pretendimet për “trenin bullgar” në Peqin, KQZ rrëzon opozitën

Janë rrëzuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar”.

15:55
Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e pushtuar Perëndimor.

15:53
Renée Zellweger dhe Ant Anstead përballen me krizë në lidhje, dyshohet ndarja për shkak të problemeve financiare?

Renée Zellweger dhe Ant Anstead, një nga çiftet më të komentuar të viteve të fundit në Hollywood, duket se po kalojnë një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre.

15:30
Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpresim në Tiranë një nga eventet më të mëdha të vitit”

Kryeqyteti shqiptar do të përjetojë nesër një ndër eventet më të mëdha muzikore dhe artistike në vend. Një natë, ku legjenda të muzikës elektronike do të performojnë për herë të parë në Shqipëri, në liqenin e Tiranës, si një sinonim i cilësisë dhe energjisë pozitive në skenën elektronike.

15:29
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë

Sa më tepër afrohet data e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, aq më shumë përflitet kjo përballje që për shkak të së shkuarës i tejkalon edhe kufijtë e sporti, megjithatë bashkëjetesa mes një serbi dhe një shqiptari nuk është gjithmonë e pamundur.

15:14
“Plas” në KAS/ Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin! Logu: Keni konflikt interesi, do të kërkojme përjashtimin tuaj

Mbledhja e sotme e Kolegjit të Ankimimit dhe Sanksionet u shoqërua me tensione dhe debate, teksa shqyrtohej ankimimi i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës.

15:09
Dyshime mbi kampet në Gjadër! Gjykata e Kasacionit në Itali pyet Gjykatën Europiane të Drejtësisë për ligjshmërinë

Gjykata e Kasacionit në Itali vë në dyshim projektin e qeverisë shqiptare me atë italiane për kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kërkojnë që për qendrën e pritjes në Gjadër dhe për të gjitha strukturat e tjera të operacionit, bazuar në marrëveshjen mes dy qeverive, të vendosë Gjykata Evropiane e Drejtësisë. 

14:50
Rusia sulmon Kharkivin, teksa rritet zemërimi i Trumpit ndaj Putinit

Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë në Harkiv të Ukrainës, teksa i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Keith Kellogg, tha se presidenti amerikan po “zemërohet” gjithnjë e më shumë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me vonesat e arritjes së një armëpushimi, që do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

14:49
Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Një 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy 14-vjeçarë në Elbasan.

14:46
“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, sekretari Rubio: Të vetmit njerëz që përfitojnë, janë trafikantët

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, shpreh shqetësim në lidhje me pasojat negative të emigracionit masiv.

14:31
Shtatë kushtet e Francës që të njohë shtetin palestinez! Nga lirimi i pengjeve te çmilitarizimi i Hamasit

Franca do të jetë së bashku me Arabinë Saudite, kryesuese e një konference ndërkombëtare që do të mbahet nga 17 deri më 20 qershor në OKB në New York, me në fokus të ashtëquajturën zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

14:15
Jahti luksoz i Jeff Bezos furnizohet në Portin e Durrësit! Destinacion final ka Venecian, ku do të zhvillohet ceremonia martesore e miliarderit

Jahti luksoz “Abeona” i miliarderit Jeff Bezos, me një ekuipazh prej 26 marinarësh, është ankoruar sot për furnizim në portin e Durrësit.

13:45
Aleati i Berishës letër Silvinjos: Kam formulën për të mundur Serbinë, e di që s’më besoni, por…

Ish deputeti Selami Jenisheri i ka drejtuar një letër trajnerit të Kombëtares Silvinjo.

13:33
Përndoqi të renë deri te hyrja e pallatit, e më pas i vuri flakën kabinës elektrike dhe la në ‘terr’ gjithë lagjen… arrestohet 28-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin.

13:26
“Nuk mund t’i thoja jo”, detajet e frikshme në dëshminë e ish asistentes së Diddy-t: Abuzoi me mua disa herë, isha e tmerruar

Ish-asistentja e Sean “Diddy” Combs dëshmoi në gjykatë të enjten rreth abuzimit seksual dhe fizik që ajo kishte përjetuar, si dhe rreth frikës se do të vriste Casandra Ventura-n, ish të dashurën e tij.

13:08
Video/ Lindja i nis gjatë transmetimit live, momenti bëhet viral! Ja si reagoi gazetarja

Lindja i nisi gjatë transmetimit live, ndërsa gazetarja ka qëndruar sërish në krye të detyrës së saj plotësisht e qetë, këto momente bënë xhiron e rrjetit.

12:56
Sfida me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën përfundimtare me lojtarët e grumbulluar

Kombëtarja e Serbisë ka publikuar sot listën përfundimtare me 25 futbollistë që do të udhëtojnë drejt Tiranës për sfidën kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

12:55
I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Apeli i GJKKO nuk zbut masën për Florenc Çapjan! E lë në burg

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi  masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, i cili u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.

12:33
Skandal me gjyqin e Maradonës! Anulohet procesi në Argjentinë, gjyqtarja jep dorëheqjen pasi shfaqet në një serial

Një skandal i paprecedentë ka tronditur sistemin gjyqësor argjentinas, duke çuar në anulimin e gjyqit të shumëpritur mbi vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona.

12:32
Kandidatët demokratë kërkojnë rinumërimin e votave, Berisha: Këto nuk hedhin asgjë poshtë, i mbështesim ata që kërkojnë transparencë

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kërkesat e disa prej kandidatëve demokratë jo fitues në zgjedhjet e 11 majit për rinumërimin e votave.

12:28
Festivali i Monodramës “Flas shqip” në Teatrin “Zonja e Bujtinës”! Nis me veprën tragjikomike “I pakalluri i vdekur”

“I pakalluri i vdekur” është monodrama tragjikomike, që trajton problemet e individit dhe raporteve të tij me familjen e shoqërinë.  

12:25
Zyrtare/ Massimiliano Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord

Milani ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e Massimiliano Allegrit.

12:23
Në fshatin e qershive, fruti që i ktheu nga emigrimi! Fermerët në Godolesh të frikësuar, i druhen motit dhe rrugës

Në fshatin e qershive, në Godolesh të Elbasanit edhe pse ndodhet vetëm 4 km larg qytetit, rruga e keqe i detyron shumë fermerë që transportin e qershive për në treg ta bëjnë me kafshë, të pakët janë që posedojnë një fuoristradë.

12:12
Stoku në gjykata, 140 mijë dosje! Rekomandohen si zgjidhje, gjykimi i shkurtuar dhe marrëveshjet e fajësisë

Në këto rekomandime të miratuara nga qeveria dhe të lexuara nga ministri i drejtësisë pak ditë më parë, gjykimi i shkurtuar dhe marrëveshjet e fajësisë që aplikohen fare pak nga prokurorët konsiderohen mes dy zgjidhjeve që shpresohet të ulin stokun e dosjeve deri më tani rreth 140 mijë të tilla.

12:07
“Serbia po qëllon Rusinë pas shpine”, Moska akuza Beogradit, reagon Vuçiç: Nuk janë të vërteta ato që janë thënë

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) ka akuzuar kompanitë serbe të mbrojtjes për përdorim të dokumentacionit të rremë dhe palëve të treta për të dërguar fshehurazi armë në Ukrainë.

12:04
Alarmohet Shtëpia e Bardhë! Shefes së stafit të Donald Trump i hakerojnë telefonin, gabimi që i tradhtoi “piratët”

Këshilltarja kryesore e Donald Trump ka rënë viktimë e hakerave, që depërtuan në telefonin e saj dhe përdorën inteligjencën artificiale për të imituar zërin e saj.

11:58
500-1500 euro një armë/ Zbulohet skema e grupit kriminal, i fshihnin në motorët e makinave kur hynin në territorin shqiptar

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat dha detaje në lidhje me trafikun e armëve Kosovë-Shqipëri, ku 10 persona ranë në pranga dhe 2 teë tjerë u vunë nën hetim.

11:57
Macron sfidon Izraelin? “Njohja e shtetit palestinez, detyrim moral dhe politik”!

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi nga Singapori, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, se njohja e një shteti palestinez është sot jo vetëm një “detyrim moral”, por edhe një domosdoshmëri politike.

11:45
Ish-shefi i CIA-s zbulon shtetin evropian që Putin do të sulmojë më pas

Vladimir Putin do të pushtojë një vend të NATO-s nëse ka sukses në Ukrainë, u paralajmërua sot.

11:43
Kandidatët e PD në Tiranë dyshojnë te manipulimi i numëruesve të tyre: Duam rinumërim, votat tona i kaluan kandidatëve të tjerë

Kandidatët e Partisë Demokratike në Tiranë dyshojnë në manipulimet që kanë bërë numëruesit e tyre gjatë procesit të numërim të votave në Tiranë.

11:30
Shpërthim në fabrikën ushtarake në Serbi, 7 të plagosur në repartin e kapsollave

Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në repartin e kapsollave të fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë.

11:20
Si CIA përdori faqen e internetit të fansave të Star Wars për të komunikuar fshehurazi me spiunët

Një faqe fansash e “Star Wars” që në pamje të parë dukej krejtësisht e thjeshtë, starwarsweb.net, me figurën e animuar të Yodës dhe reklama për sete Lego dhe video-lojëra – në fakt ka qenë një mjet sekret i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) për komunikim me spiunë anembanë botës, zbulon një studiues i pavarur.

11:06
Plani i SHBA-së për armëpushim në Gaza, reagon Hamasi: Nuk përmbush kërkesat tona kryesore!

Plani amerikan për armëpushim në Gaza nuk arrin të përmbushë kërkesat tonë thelbësore, është shprehur grupi militant Hamas për BBC-në.

11:01
1000 fidanë kanabisi të mbjella në pyje, arrestohet 63-vjeçari në Fier! Digjet e gjithë lënda narkotike

Një 63-vjeçar është vënë në pranga, pasi kishte mbjellë lëndë narkotike në pyje në Fier.

10:55
Shkuan për të kënduar, por u morën peng! Si u vra grupi muzikor meksikan nga karteli i drogës

Bandat kriminale po vijojnë të bëjnë kërdinë në Meksikë, teksa këtë herë viktima kanë mbetur artistët.

10:18
Puna për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës, Rama publikon pamjet: Përmirëson kushtet për fermerët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec të Korçës.

10:16
Fëmijët e infektuar me salmonelë në kopshtin në Gramsh, shkak është veza e kontaminuar

Burime zyrtare thanë për gazetaren e Top Channel, Bruna Kërçyku se infektimi i fëmijëve në Gramsh është për shkak të vezës me salmonelë.

09:55
Aulon Kalaja depoziton kërkesën në KQZ, kërkon rinumërim në Durrës: Kishte trafikim votash, dyshojmë për…

Kandidati në listën e mbyllur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka depozituar në KQZ kërkesë për rinumërimin e votave në qarkun Durrës.

09:50
Studentë apo spiunë? Të rinjtë kinezë nën sitën e Donald Trump, mijëra në pasiguri

Një valë refuzimesh vizash dhe deklarata të ashpra nga autoritetet amerikane kanë futur në pasiguri mijëra studentë kinezë që shpresonin të ndjekin studimet e larta në Shtetet e Bashkuara.

09:30
Operacioni për trafikun e armëve/ Cilët janë 10 personat e arrestuar, anëtarë të grupit që i transportonin nga Kosova drejt Tiranës

10 personat e arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Puzzle” ku u godit grupi që trafikonin armë nga Kosova drejt Tiranës.

09:22
Andrew dhe Tristan Tate do të përballen me drejtësinë britanike, vëllezërit drejt ekstradimit

Andrew dhe Tristan Tate do të ekstradohen në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me 21 akuza penale, përfshirë përdhunim dhe trafikim qeniesh njerëzore, pasi të përfundojnë procedurat gjyqësore ndaj tyre në Rumani, konfirmuan avokatët e tyre.

09:15
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Sekuestrohen pistoleta, automatikë dhe kanabis, arrestohen 10 persona

10 persona kanë rënë në prangat e policisë pas goditjes së trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri.

09:08
Aksident me vdekje në Lushnjë, përplaset nga makina 91-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Këmishtaj të Divjakës.

08:41
“Ndërhyrje të papranueshme…”/ Gjykata e Apelit lejon tarifat e Trump të qëndrojnë përkohësisht në fuqi

Një gjykatë federale apeli në SHBA vendosi të lejojë përkohësisht që tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump të qëndrojnë në fuqi, duke pezulluar një vendim të mëparshëm që i shpallte ato si të paligjshme.

08:38
Tarifat e SHBA/ Ministri i Jashtëm gjerman: Lojë humbëse për të dy palët

Në sfondin e politikave ndëshkuese tarifore të qeverisë amerikane, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU) ka paralajmëruar kundër kufizimeve të reja tregtare.

08:14
Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira kalimtare, temperatura deri 28 gradë C

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

08:04
Maria Grazia Chiuri largohet nga Dior pas nëntë vitesh në krye të krijimtarisë!

Pas gati një dekade në krye të drejtimit kreativ të “Dior”, Maria Grazia Chiuri i jep fund kapitullit të saj në këtë shtëpi ikonike mode.

07:36
Tre mijë të arrestuar në ditë/ Administrata Trump vendos kuotë për axhendën anti-imigracion

Administrata Trump ka vendosur objektiva të reja agresive në axhendën e saj kundër imigracionit , duke kërkuar që agjentët federalë të arrestojnë 3,000 njerëz në ditë – ose më shumë se një milion në një vit.

07:25
Ky qytet gjerman dëshiron të joshë banorë të rinj me akomodim falas

Një qytet në Gjermaninë lindore po ofron dy javë akomodim falas për të inkurajuar njerëzit të zhvendosen atje, në një përpjekje për të rritur popullsinë e tij.

07:15
Jeta e pazakontë e Paulo Coelhos: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur miliona lexues, por jeta e tij personale ka qenë po aq e jashtëzakonshme sa edhe veprat që ka shkruar.

07:02
Si ta dalloni një narcisist që në takimin e parë – edhe pa shkëmbyer asnjë fjalë?

A ka ndodhur ndonjëherë të ndjeni një “alarm të brendshëm” kur shihni dikë për herë të parë? Mund të jetë instinkti që ju paralajmëron për një personalitet narcisist. Edhe pse narcisizmi njihet më mirë në komunikim të drejtpërdrejtë, ka disa sjellje që e tradhtojnë edhe pa folur fare. Vetëbesim i ekzagjeruar në qëndrim Narcisistët hyjnë […]

E enjte, 29 Maj 2025
22:57
Deçiç fiton Kupën e Malit të Zi, klubi shqiptar siguron pjesëmarrjen në Europë

Deçiç është fituesi i ri i Kupës së Malit të Zi, pasi mposhti Mornarin me rezultatin minimal 1:0 në finalen e zhvilluar në Nikshiq.

22:54
Euro U-17 shkon drejt fundit! Dy sfida spektakolare në Elbasan dhe Tiranë, kombëtaret që dolën nga grupi i Shqipërisë arrijnë finalen

Franca dhe Portugalia do të përballen në finalen e madhe të Euro U-17, turne që këtë vit po zhvillohet në Shqipëri.

22:54
‘Nuk keni paguar mjaftueshëm të më shihni lakuriq’, Katy Perry i bien reçipetat në skenë, por nuk e humb sensin e humorit

Katy Perry pësoi një incident të pazakontë gjatë njërit prej koncerteve të saj në kuadër të turneut “Lifetimes Tour” në Las Vegas.

22:34
Lidershipi në botën globale të biznesit ndryshon, ja cila është kompania më e vlefshme në Planet

Nvidia sapo është ngjitur në krye të botës globale të biznesit, duke tejkaluar Microsoft-in dhe duke “thyer” të gjitha rekordet e vlerës së tregut të aksioneve.

22:32
Tarifat e Trump/ Një gjykatë  i rikthen në fuqi përkohësisht, pas pezullimit një ditë më parë

Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që tarifat e presidentit të vendit, Donald Trump, të qëndrojnë në fuqi.

22:28
Serie A/ Verë e nxehtë në Itali, Conte konfirmon të ardhmen! Zyrtarizohet largimi i Conceicaos, Tare rikthen “ish-in” te Milani

Në një zhvillim të papritur në futbollin italian, Antonio Conte ka vendosur të vazhdojë në stolin e Napolit, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm pas fitimit të titullit të Serie A.

22:18
Kush po e përgjon zyrën e Netanyahut? Kryeministri izraelit akuzon gazetarin televiziv

Pajisja u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e sigurisë përpara fillimit të takimit të kryeministrit izraelit me familjet e pengjeve.

22:09
Vuçiç akuzon Perëndimin: Po hesht për ngjarjet në Kosovë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket ngjarjeve në Kosovë, duke iu referuar mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veriun e Kosovës, që funksionojnë sipas sistemit serb.

22:05
Pas vrasjes së 14-vjeçares lideret politike italiane kërkojnë mobilizim kombëtar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretarja e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, Elly Schlein, u shprehën me shqetësim mbi fenomenin tragjik të vrasjeve të grave, duke theksuar nevojën për një reagim më efektiv dhe të unifikuar.

22:04
“Komunist i pazbuluar”, shoku i Cristiano Ronaldos befason në Portugali dhe kandidon për…

Ish-futbollisti i njohur portugez, Luís Nani, ka befasuar opinionin publik duke shprehur mbështetje për koalicionin e majtë në Portugali, përmes një posteri dixhital me sloganin “Eu apoio” (Unë mbështes).

21:49
Shtëpia e Bardhë falënderon Musk: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me stafin e DOGE

Shtëpia e Bardhë falënderoi sot Elon Musk për shërbimet e tij, pasi miliarderi njoftoi se kishte përfunduar misionin e tij për të ulur shpenzimet publike në administratën e Donald Trump.

21:46
“Njerëzit s’e duan më Berishën si kryeministër”/ Debat në “Top Story”, Dash Sula ‘përplaset’ me analistin: Pse nuk ikën te partitë e reja?

Zgjedhjet e 11 majit shpallën fitues me një rezultat të thellë Partinë Socialiste.

21:35
30 vite “Mission: Impossible”, Tom Cruise ndan emocionet para finales së madhe

Filmi ikonik Mission Impossible, i cila kulmon këtë vit me të shumëpriturin The Final Reckoning, ka qenë një aventurë jetësore për Tom Cruise.

21:23
“Mospjesëmarrja në zgjedhje, votë kundër Berishës”/ Ish-deputeti i PS në “Top Story”: Demokratët nuk mund të votonin Metën

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, analizoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit në “Top Story”.

21:10
“Opozita vazhdon të jetë viktimë”, deputeti demokrat tregon pse nuk ishte sot në seancë plenare, Sula: Herën tjetër do shkoj me një propozim…

U mbajt sot seanca e radhës e Kuvendit, në vazhdën e seanca të mëparshme, për t’i lënë vendin Kuvendit të ri pas shtatorit.

20:50
Fiks Fare/ Plehrat e Ishmit pushtojnë Kepin e Rodonit, Zona e (pa)Mbrojtur nuk mirëmbahet, rruga e shkatërruar, dhera buzë rrugës …

Fiks Fare vijoi të ndjekë një problematikën e mbetjeve të shumta që kanë pushtuar bregdetin shqiptar. Një ditë më parë, emisioni investigativ transmetoi masakrën mjedisore në grykëderdhjen e Lumit Ishëm, me mbetje plastike dhe ato spitalore.

20:36
Raportet dypalëshe dhe tregtia, Rubio takohet me homologun maqedonas

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar në Uashington me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, me të cilin ka biseduar për raportet dypalëshe dhe tregtinë.

20:11
Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Manastiri i Zvërnecit, një prej manastireve të njohur bizantinë në rajonin e Vlorës ndryshe nga ditët e tjera që hap dyert për qindra turistë, ka pritur sot si vizitorë ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe diplomatë.

20:08
Shqiptarët sigurohen të detyruar! AMF: Tregu i sigurimeve rritet me 8.2%, mbizotërojnë ato motorike

Shqiptarët kanë paguar më shumë për të siguruar pronat, jetën, shëndetin dhe automjetet në 4 muajtë e parë të vitit.

20:04
Ish-i dënuari dhuron Bitcoin me vlerë 40 milionë euro për Ministrinë Çeke të Drejtësisë

Një ish-i dënuar, i cili kishte vuajtur një dënim me burg për trafik droge dhe ilaçesh përmes një platforme në “rrjetin e errët”, ka dhuruar Bitcoin me vlerë 40 milionë euro për Ministrinë Çeke të Drejtësisë.

19:47
Nga bizneset e mëdha, SME-të deri te të dypunësuarit/ Kategoritë e debitorëve që mund t’u bllokohen automjetet

Nga bizneset e mëdha, të mesme dhe ato të vogla, të vetëpunësuarit apo edhe të dypunësuarit janë kategoritë që do të preken nga marrëveshja e publikuar nga Drejtoria e Tatimeve për debitorët, të cilëve mund t’u bllokohen automjetet.

19:41
“Dua 20 mijë € në muaj të më mbash”, konkurrentja e ‘Përputhen’ e thotë hapur, shtanget Arjoni: Unë do të të kisha…

Me debate dhe habi është shoqëruar ky episod i sotëm i “Përputhen”.

19:36
Panik në fluturimin për në Birmingham, pasagjeri i dehur godet asistenten dhe bërtet se aeroplani do të rrëzohet

Një pasagjer i dehur në një fluturim të TUI nga Spanja për në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi trazirë kur sulmoi një asistente fluturimi dhe bërtiti se avioni do të rrëzohej, ndërsa refuzoi të zbatonte urdhrat e fluturimit.

19:32
Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Neil Holland, ka shprehur shqetësim për mbylljen e ndërtesave dhe institucioneve në veri të Kosovës, që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

19:23
Presidenti kolumbian akuza shqiptarit! Gustavo Petro denoncon klanin e drejtuar nga Dritan Gjika: Tentuan të më vrisnin, por nuk ia dolën

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, akuzon kreun e mafies shqiptare të drogës në Ekuador, Dritan Gjika, se ka tentuar ta vrasë.

19:13
Kryeministri hungarez lavdëron Trump në konferencën ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, Orban: I ka kthyer botës shpresën pë një jetë normale

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, e quajti presidencën amerikane të Donald Trump një “pikë kthese të vërtetë kulturore”, duke folur në një konferencë ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, populistëve dhe pro-rusë.

19:07
Ankimimi nga “Shqipëria Bëhet”, KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë

Të hënën e 2 qershorit do të hapet për verifikim kutia e parë e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

18:56
Skandal në Argjentinë! Anulohet gjyqi për vdekjen e Diego Maradonës, gjyqtarja jep dorëheqjen nga çështja pasi shfaqet në një serial

Gjyqi i shumëpritur për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona është anuluar zyrtarisht nga Gjykata e Tretë Penale e San Isidros, pas një skandali që ka tronditur sistemin gjyqësor argjentinas.

18:54
Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete, disa të plagosur

Një aksident zinxhir ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Konferenca e Pezës” në Fier.

18:44
Foto/ Cecilia Rodriguez tregon barkun rrumbullak dhe shfaqet rrezatuese në Milano

Cecilia Rodriguez po përjeton një nga periudhat më emocionuese të jetës së saj.

18:36
Lufta ligjore e Trump me Harvardin, gjyqtarja federale do të bllokojë përkohësisht ndryshimet e administratës në programin e vizave studentore

Gjyqtarja federale, Allison Burroughs, thotë se do t’i urdhërojë Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të Shtetit që të mos bëjnë asnjë ndryshim në programin e vizave studentore të Harvardit për një kohë të pacaktuar.

18:34
“Donte të bëhej oficere policie”/ Vrasja brutale e 14-vjeçares italiane nga i dashuri i saj, flasin mësuesit dhe shokët e Martinës: Ai nuk e linte të…

Klasa në institutin “Andrea Torrente” është mbushur me lule, heshtje dhe lot.

18:18
Tragjedia në Liverpool/ Ish-ushtari britanik i Marinës përplasi turmën e tifozëve të “The Reds”, reagon miku i tij: Ai nuk mban mend asgjë!

I arrestuari për incidentin tronditës gjatë paradës së fitores së Liverpoolit është identifikuar si një ish-komando i Marinës Mbretërore, 53 vjeç, i cili thuhet se “u panikua” kur makina e tij u rrethua nga turma.