E diel, 09 Nëntor 2025
14:12
Kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik: Po intimidohen votuesit, i bëj thirrje policisë së Shtetit të marrë masa

Kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Eligert Hima pretendon se jashtë qendrave të votimit, qëndrojnë persona të paautorizuar për të intimiduar zgjedhësit.

13:52
Trump injoron konferencën në Zyrën Ovale, presidentin amerikan e zë gjumi

Pamjet e Donald Trump duke fjetur gjatë një konference në Zyrën Ovale u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur debate dhe kritika nga kundërshtarët e presidentit.

13:45
Zgjedhjet në pesë bashkitë/ Pjesëmarrja e ulët, shkak koha e keqe dhe terreni i vështirë i qendrave të votimit

Rreth 60 qytetarë nga 1170 zgjedhësit e Tragjasit kanë ushtruar të drejtën e votës.

13:42
Të rritur nga Zvicra, sot po bëjnë Dardanët të ëndërrojnë Botërorin, Avdullahu dhe Hajdari: Zemra jonë rreh për Kosovën

Dy yjet në shkëlqim e sipër të rritur dhe të aktivizuar në Zvicër, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, zgjodhën këtë verë një karrierë në Bundesligë dhe me ekipin kombëtar tëa Kosovës. Blick takohet me dy miqtë në Hoffenheim për një intervistë të përbashkët.

13:41
Rite magjike pro-liderit rus me lakuriqë nate dhe kafka, Rusia dënon me burg “shtrigën” e Putinit, akuzohet…

Alyona Polyn, 45-vjeçarja, e lindur si Elena Sulikova, u dënua me 2 vite burg nga një gjykatë e rajonit të Moskës për “nxitje të urrejtjes” dhe të “dhunës” kundër praktikuesve të feve tradicionale.

13:38
Paris Saint Germain ‘i fashuar’, mbushet infermieria e kampionëve të Evropës

Kalendari këtë vit nuk ka qenë dashamirës ndaj Paris Saint Germain që në këtë fazë finale të 2025 po përballet me dëmtime të shumta, gjë që tregon se klubit parizien po ndjen mungesën e zhvillimit të një faze përgatitore parasezonale.

13:35
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 13:00, bashkia Mat kryeson me numrin më të lartë të votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

13:31
Kërcënoi me armë zjarri një person dhe më pas u largua, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim

Është vënë në pranga një 42-vjeçar në Tepelenë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kërcënoi me armë zjarri një persona dhe më pas u largua.

13:24
Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 13:00 në pesë bashkitë është 13%.

13:20
FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë

Një punonjës i internetit në Shkodër ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

13:06
Zgjedhjet e pjesshme/ Balla ndan foton e veçantë me vajzën e tij dhe u bën thirrje qytetarëve: Dilni votoni kandidatët tanë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe votë për kandidatët socialistë në zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen sot në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

13:05
Klubi i njohur spanjoll në shitje, mbërrin oferta 300 milionë euro

Shitja e Sevillas ‘nxehet’ dhe pritet që të qartësohet brenda këtij viti në mënyrë që të konkretizohet në fillim të 2026. Sipas burimeve pranë klubit andaluzian, kanë ardhur oferta për 3000 euro për aksion që do të thotë një vlerë totale prej më shumë se 300 milionë eurosh.

13:05
Zgjedhjet në Kosovë/ Tentuan të blinin votat, ndalohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë

Dy persona janë ndaluar në Kosovë nën dyshimin e korrupsionit zgjedhor, pasi akuzohen për blerje votash.

12:58
Filipinet përgatiten për super tajfunin “Fung-wong”, evakuohen 1 milion banorë

Filipinet kanë evakuuar mbi 900 mijë banorë, teksa vendi po përgatitet për goditjen e super tajfunit Fung-wong, i cili pritet mbrëmjen e së dielës.

12:54
Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik/ “Pjesëmarrja është e kënaqshme”, Mazniku sqaron numrin e zgjedhësve: Janë listat me diasporën

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku në një prononcim për gazetarët ka sqaruar numrin e zgjedhësve më shumë në lista se zgjedhjet e majit 2025.

12:45
Kampionia botërore e notit Federica Pellegrini dhe bashkëshorti i saj rrëfejnë për dashurinë, sfidat dhe lindjen e vogëlushes Matilde: Qaja çdo natë dhe…

Federica Pellegrini, një nga notaret më të mëdha të të gjitha kohërave me gjashtë medalje ari botërore dhe pesë finale olimpike, dhe bashkëshorti i saj, ish-atleti e trajneri Matteo Giunta, kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë, karrierës dhe prindërimit në librin e tyre “In un tempo solo nostro”.

12:40
Jannik Sinner, mbret i Torinos, në suitën e një hoteli prej 4000 euro/ nata. Ja kush paguan…

Në Torino nis turneu i fundit i vitit në tenis, ATP Finals, turneu që mbledh 8 lojtarët me të mirë të botës për t’u përballur mes tyre. Organizatorët kanë menduar padyshim për akomodimin e tyre, që është Hoteli Principi di Piemonte, një hotel me 5 yje.

12:37
“Këto zgjedhje më gjejnë në një detyrë tjetër”/ Ish-kryebashkiaku i Cërrikut: Pjesëmarrja mendoj që do të rritet

Ish-kryetari i Bashkisë së Cërrikut, i cili tashmë është ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka votuar mesditën e kësaj të diele.

12:34
Lufta më Ukrainën/ Lavrov akuza Britanisë dhe BE-së: Po nxisin SHBA-të të heqin dorë nga rruga diplomatike me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi sot Brukselin dhe Londrën se po përpiqen të bindin Uashingtonin të braktisë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës me Rusinë dhe të angazhohet plotësisht në përshkallëzimin ushtarak kundër Moskës.

12:31
Votohet sot për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki, vështirësi në identifikim dhe pjesëmarrje e ulët

Ka nisur me probleme procesi i zgjedhjeve lokale në pesë bashkitë e vendit.

12:24
Makina hyri në mes të lokalit duke vrarë katër persona dhe plagosur 11 të tjerë, publikohet videoja tronditëse, si autori e ktheu rrugën në një pistë garash

Katër persona humbën jetën dhe të paktën 11 të tjerë u plagosën kur një makinë që i shpëtonte ndjekjes policore u përplas me shpejtësi në verandën e një lokali.

12:20
Edituan deklaratat e Trump, BBC përballet me akuza për “fake news”, pritet të kërkojë falje publikisht

Drejtuesi i BBC-së, Samir Shah, pritet të kërkojë ndjesë zyrtarisht të hënën dhe të pranojë se televizioni publik britanik ka bërë një “gabim të rëndë” pasi transmetoi një pjesë të montuar në mënyrë të gabuar të një fjalimi të presidentit amerikan Donald Trump.

12:14
Pas gjestit me krah, në fund të fitores me Dinamon, Edi Martini sot e ekzagjeron, porosit shpatë samurai

Vllaznia mori një fitore të madhe mbrëmë ndaj Dinamo. Bekim Balaj me golin e tij në pjesën e parë, u dha 3 pikë të arta kuqebluve në stadiumin “Loro Boriçi”.

12:00
Legjenda e Juventusit mbush 51 vjeç, klubi bardhezi i dhuron tortë me nr.10

Alessandro Del Piero feston 51 vjetorin e tij dhe për miliona tifozë të Juventusit mbetet simboli i një futbolli me klas, besnikëri dhe dashuri pa kushte për fanelën.

11:58
Vetëm 5% e vlonjatëve kanë votuar deri më tani, kandidati i pavarur Gjergj Nika: Ky duhet të jetë leksion…

Nga pesë bashki që votohet sot për kryebashkiak, pjesëmarrjen më të ulët e ka Vlora me 5.12%.

11:38
83 herë Sandro Mazzola: Inter, shpirti im, ëndërroj ende babain tim…

Vetëm sot do të festojë në familje me fëmijët dhe nipërit e mbesat dhe me një 8 dhe një 3 mbi tortën e preferuar. Por urimet i vërshuan si shi, të shtunën, në ditën e duhur dhe nga e gjithë bota, sic ndodh gjithnjë për një kampion pa kohë e pa kufi…

11:36
Voton kandidati i PS Florenc Doka në Cërrik: Pjesëmarrje e ulët, shpresojmë që qytetarët të votojnë masivisht

Kandidati i Partisë Socialiste në Cërrik, Florenc Doka u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në zgjedhjet që mbahen sot.

11:36
Dyshimet për dronë rusë, Britania dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar personel dhe pajisje ushtarake në Belgjikë për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore, pas disa shkeljeve të hapësirës ajrore me dronë, të dyshuara se janë kryer nga Rusia.

11:16
“Diella” e KQZ do numërojë votat/ Projekti pilot do të zbatohet në bashkinë e Tepelenës, por jo për shpalljen e rezultatit final

Diella mesa duket nuk është  krijesa e vetme virtuale ne vend, ajo ka edhe binjaken e saj në Komisionin Qendror të  Zgjedhjeve.

11:10
Pjesëmarrje e ulët në Novoselë të Vlorës, të moshuarit hasen me probleme në njohjen e shenjave të gishtave

Në njësinë administrative të Novoselës, pjesë e Bashkisë Vlorë, procesi i votimit po ecën normal, por me pjesëmarrje të ulët.

10:54
Me fëmijën me vete, voton kandidati i pavarur në Tepelenë: Dilni votoni, bëni zgjedhjen e duhur

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe me fëmijën e vogël, kandidati i pavarur në Tepelenë Gabriel Guma, votoi në fshatin Luzat.

10:52
Zgjedhjet në Mat/ Voton kandidatja e pavarur, Suzana Pasha: Jam dhe vazhdoj të jem socialiste ndonëse idetë tona u ndanë

Suzana Pasha, kandidatja e pavarur në Bashkinë e Matit ka votuar pak momente më parë.

10:48
McTominay kthehet në “agjent”, skocezi i bën kërkesën e veçantë Napolit: ‘Shpëtojeni’ mikun tim nga Manchester United

Scott McTominay po përpiqet të bindë drejtuesit e Napolit që të përfitojnë nga situata e vështirë e Kobbie Mainoo-s te Manchester United dhe ta sjellin mesfushorin e talentuar në Serie A gjatë merkatos së janarit.

10:45
Ndryshime te Kombëtarja U21, dëmtohet Erald Maksuti, mungon ndaj Moldavisë dhe Ukrainës

Lista e Kombëtares së U21 për dy ndeshjet miqësore me Moldavinë dhe Ukrainën pëson ndryshime. Trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion për këto dy ndeshje Erald Maksutin.

10:44
Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq “Buzi Store”

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq bisnesin “Buzi Store”, për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

10:41
Zgjedhjet për kryebashkiak në Mat/ Voton kandidati i pavarur, Eduart Brahilika thirrje qytetarëve: Dilni nga shtëpia dhe votoni

Avokati Eduart Brahilika, kandidat i pavarur (mbështetet nga opozita) ka votuar për zgjedhjet për kryebashkiak.

10:39
Interi kundër Lazios, jo vetëm për tre pikët/ Zikaltrit ndjekin nga afër mbrojtësin e kryeqytetasve për verën e ardhshme

Dritat e San Siros do të jenë të ndezura sonte jo vetëm për spektaklin në fushë, por edhe për një emër që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje: Mario Gila.

10:39
Vlorë/ 90-vjeçari që nuk ka munguar kurrë në zgjedhje: Kam votuar gjithmonë, jam korrekt

Ismail Mahilaj, nga Novosela e Vlorës, është 90-vjeçari që nuk ka munguar në asnjë zgjedhje.

10:37
Pjesëmarrje e ulët në Cërrik, kandidati i pavarur: Shpresojmë të mos ketë ndërhyrje nga jashtë

Kandidati i pavarur për kryebashkiak në Cërrik, Amarildo Hoxha, pasi votoi, i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë.

10:29
Messi spektakolar, Inter Miami në gjysmëfinale historike të MLS, argjentinasi arrin 400 asistime në karrierë

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin amerikan. Superylli argjentinas shënoi dy gola dhe dha një asistim në fitoren e thellë 4–0 të Inter Miami ndaj Nashville SC, në ndeshjen vendimtare të rrethit të parë të play-off-it të MLS.

10:24
E rëndë në Fushë-Arrëz, gjendet në rrugë trupi i pajetë i një 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Arrëz, pasi është gjetur një trup i pajetë në rrugë.

10:20
Video/ Pamje shqetësuese! Makina e bërë copash, piloti debutues i Formula 1 shpëton pa lëndime pas aksidentit të frikshëm

Piloti debutues brazilian Gabriel Bortoleto pësoi një aksident dramatik gjatë Sprint-it të Çmimit të Madh të Sao Paulos, duke dalë fatmirësisht pa asnjë lëndim nga incidenti që tronditi pistën.

10:19
Kur do të dalin rezultatet e zgjedhjeve në pesë bashkitë? Përgjigjet Celibashi: Procesi mund të përfundojë mesditën e së hënës

Gjatë konferencës për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u pyet se kur do të dalin zgjedhjet në pesë bashkitë.

10:10
Procesi i votimit në 5 bashkitë/ Kreu i KQZ: Proces i qetë dhe pa probleme. Pjesëmarrja totale, 2.42%

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një konference për mediat ka ndarë informacione rreth procesit të votimit në pesë bashki të vendit.

10:07
“Sot është ditë e shënuar”/ Voton kandidatja socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini: Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen. Kandidati i pavarur: Kam besim…

Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka votuar paraditen e sotme.

10:01
Do të përdoret Inteligjenca Artificiale për numërimin e votave në Tepelenë, komisioni nuk ka marrë asnjë udhëzim

Inteligjenca Artificiale do të përdoret në Bashkinë e Tepelenës, si pjesë e një projekti pilot, për të numëruar votat.

10:01
Çifti i të moshuarve nga Italia vjen për zgjedhjet, hasen me problematika në dokumentacione: Nuk do votojmë fare kështu

Për disa qytetarë në Vlorë procesi i votimit po shihet me vështirësi.

09:54
Aksident i trefishtë në Fier, automjetet përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Cakran, në vendin e quajtur “ Kthesa e Varibopit”.

09:42
Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik, voton kandidati i “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima thirrje zgjedhësve: Dilni dhe votoni

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e tij për të votuar.

09:30
Problemet me kamerat në një qendër votimi në Berat, kandidati i PS-së voton

Procesi i votimit në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri, nisi me probleme.

09:14
Voton kandidati i PS në Mat, Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

Kandidati i Partisë Socialiste në Mat, Altin Bojni, i është drejtuar kutive të votimit ditën e sotme, në zgjedhjet lokale.

08:53
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në këtë raund të dytë të Zgjedhjeve Lokale.

08:45
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë, Presidenti Sharaa udhëton në SHBA për bisedime me Trump

Presidenti i Sirisë, Ahmed Sharaa, ka mbërritur në Washington për një vizitë zyrtare, vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara hoqën emrin e tij nga lista e personave të sanksionuar si “terrorist global”.

08:35
Vlora probleme në procesin zgjedhor/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

Katër qendra votimi në Vlorë, pavarësisht se ora ka kaluar 07:00, nuk kanë nisur procesin e votimit.

08:27
Zgjedhjet lokale nën masa të shtuara sigurie, policia do të marrë në ruajtje 473 qendra votimi

Zgjedhjet lokale në pesë Bashki të vendit do të shoqërohen nga masa të shtuara sigurie.

08:21
Ngatërroi adresën e shtëpisë që do të pastronte, vritet me armë zjarri punonjësja në SHBA

Maria Florinda Rios Perez, një pastruese shtëpie nga Guatemala, humbi jetën tragjikisht në Indiana, pasi mbërriti në shtëpinë e gabuar për të pastruar.

08:04
Mbi 26 mijë qytetarë me të drejtë vote, nis rregullisht procesi i votimit në Bashkinë e Matit

Ka nisur rregullisht procesi i votimit edhe në Bashkinë e Matit. Në 47 qendrat e votimit nuk raportohen probleme. Të drejte vote kanë rreth 26,700 qytetarë.

07:48
Nis votimi në Cërrik, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri, procesi pa probleme

Mbi 334 mijë qytetarë do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë

07:34
Ditë zgjedhjesh edhe në Kosovë, qytetarët në 18 komuna votojnë për kryetarët në balotazh

Këtë të diel, qytetarët e Kosovës janë drejtuar drejt qendrave të votimit për të marrë pjesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, ku do të vendosin për kryetarët e rinj të komunave.

07:10
Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të diel

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

07:03
Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë.

07:00
Çifti me martesën më të gjatë në botë tregon çelësin: Ne e dëgjojmë njëri-tjetrin

Çifti më i martuar në botë, Eleanor (107 vjeç) dhe Lyle (108 vjeç) Gittens, kanë festuar 83 vjet martesë, duke theksuar rëndësinë e dashurisë të sinqertë dhe përkushtimit reciprok. Ata u takuan në një ndeshje basketbolli në vitin 1941 dhe martuan një vit më pas, kur Lyle mori një leje për të shpërndarë një moment të shkurtër larg stërvitjes ushtarake në Luftën e Dytë Botërore.

01:33
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, zbulon të ardhmen: Një skuadër saudite më ka kontaktuar

Një klub saudit i paidentifikuar për momentin, ka kontaktuar Didier Deschamps për të pyetur në lidhje me shërbimet e tij, tha trajneri i Francës për Telefoot.

00:45
Hapen 28 nga 57 kuti në Cërrik, kryeson kandidati i PS me 3209 vota

Ka nisur numërimi i votave edhe në Cërrik, ku janë për tu numëruar 57 kuti.

00:12
Finalet e tenisit WTA / Rybakina ngre trofeun, Sabalenka humbet në finale 2-0

Elena Rybakina mundi Aryna Sabalenkan me rezultatin 6-3, 7-6 në finalen në Riad dhe fitoi finalet e WTA-së për herë të parë.

E shtunë, 08 Nëntor 2025
23:58
Juventus barazoi në derbi, Spalletti i gëzohet progresit të Edon Zhegrovës

Barazimi në derbin me Torinon i dha edhe një indicie të rëndësishme Luciano Spallettit; progresin e bërë nga Edon Zhegrova. Futbollisti dardan u aktivizua si zevendësues ndaj skuadrës granata në vend të Conceiçao dhe ra menjëherë në sy me krosimet dhe driblimet.

23:42
Milan, Allegri ‘iu tërheq veshin’ të tijve: Nuk mund të pësosh gol në fundin e pjesës së parë, dy pikë të hedhura…

Milani mbrëmjen e kësaj të shtune la dy pikë në fushën e lojës ndaj Parmës, duke çuar dëm avantazhin e dyfishtë pasi sfida u mbyll me barazimin 2-2. Trajneri i kuqezinjve padyshim që mbeti i pakënaqur nga kjo gjë dhe nuk ngurroi që t’iu tërheqë veshin të tijve pas përfundimit të ndeshjes

23:32
Medon Berisha, për të dytën ndeshje rradhazi, shpallet “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”

Në takimet e para të javës së 11-të të Serisë A vërtetë nuk u shënua asnjë gol por lojtarët shqiptarë, ata të Leçes, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani bën një punë shumë të mire në përballjen që paten me Veronën.

23:18
Shkëlqen Ismajli në derbin e Torinos: Barazimi ishte rezultat i drejtë, tani do të mendoj për Kombëtaren

Edhe pse të dyja skuadrat ndan nga një pikë, në derbin e Torinos, qendërmbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli përjetoi për herë të parë një derbi të këtij niveli, duke qenë madje edhe protagonist.

23:04
Chelsea bën detyrën ndaj Wolverhampton, Blutë ngjiten në vendin e dytë

Chelsea bën detyrën në ndeshjen e tij të javës së 11 të Premier League angleze. Në Stamford Bridge, skuadra londineze iu imponua Wolverhamptonit të vendit të fundit duke e mundur 3-0 për të marrë këtë fitore që e ngjit në vendin e dytë, 6 pikë prapa Arsenalit.

23:02
SHBA akuzon Iranin për komplot, del në krah të Izraelit: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli akuzuan Iranin se është përpjekur të vrasë ambasadorin e Izraelit në Meksikë, por Teherani e hodhi poshtë pretendimin si një “gënjeshtër të madhe”, ndërsa qeveria meksikane që tha se nuk ishte në dijeni të komplotit.

22:57
Debati për migracionin trazon Gjermaninë, qytetarët ndihen më të pasigurt se kurrë

Si po ndikon debati për pamjen e qyteteve në Gjermani? Numri i njerëzve që nuk ndihen më të sigurt në hapësira publike është rritur.

22:50
Vllaznia-Dinamo, debati trajnerëve/ Martini shfryn me gjeste, Daja: Kënaqësia tyre të luajnë me ne se mësojnë

Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

22:49
Hap fals në garën për titull/ Milani barazon 2-2 me Parmën, humb shansin për të kaluar në krye

Milani është penguar në rrugën drejt kreut të Serisë A, duke regjistruar një barazim dramatik 2-2 kundër Parmës në javën e 11-të.

22:35
Pak ditë para vizitës së Presidentit Ahmed Al-Sarrah në Uashington, sulme në të gjithë Sirinë kundër Shtetit Islamik

Autoritetet siriane kanë kryer operacione parandaluese në të gjithë vendin, duke synuar qelizat e Shtetit Islamik, njoftoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

22:22
Spanja çmonton qelizën e saj të parë të dyshuar të Tren de Aragua, bandës venezueliane të shënjestruar nga Trump

Policia spanjolle ka arrestuar 13 persona të dyshuar si anëtarë të bandës kriminale venezueliane Tren de Aragua, hera e parë që një nga qelizat e saj është shpërbërë.

22:21
Ajo që nuk duket nga shkëlqimi i Barcelonës, skuadra me rekordin e borxheve, 1.45 miliard euro, 30 milion euro në muaj vetëm interesa

Për shkak të investimeve të gabuara dhe shpenzimeve të mëdha, klubi ka vetëm interes vjetor në shumën prej 30 milionë eurosh për borxhin që ka.

22:17
“Partia Demokratike është rikthyer”, Biden sulmon ashpër Trump: Po shkatërron Kushtetutën, po punon për miliarderët

Ish-presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se “Partia Demokratike është rikthyer” pas fitoreve të fundit elektorale, duke përdorur një fjalim të fortë kundër presidentit aktual Donald Trump.

22:02
U ‘zhduk’ për disa kohë, rikthehet në skenë ministri i Jashtëm rus: Moska mund të rifillojë provat me armë bërthamore

Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia po punon për një provë të mundshme me armë bërthamore. Kjo vjen pas një deklarate të Donald Trump se SHBA do të rifillojë provat me armë bërthamore.

21:54
Atletico Madrid rikthehet kërcënueshëm në garën për kreun e La Ligës, i tërhequr nga Griezmann

Atletico Madrid vazhdon ecurinë fantastike në LaLiga, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 3-1 ndaj Levantes në “Metropolitano”, në ndeshjen e javës së 12-të, duke treguar se është kthyer seriozisht në garën për titullin kampion.

21:52
Juventus, Spalletti i kënaqur me skuadrën: Për ta, ishte e komplikuar…

‘Kur është i gjithë ky intensitet, është e nevojshme që të rritet kualiteti, shpejtësia në pasimin e topit mund të bëjë diferencën dhe ne në këtë pikë duhet të përmirësohemi-kështu u shpreh trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti në përfundim të derbit me Torinon që përfundoi me barazimin 0-0.

21:45
I mjaftoi barazimi në derbin e Torinos, Spalletti futet në klasifikimin e trajnerëve legjendarë të kuotës së 1000 pikëve

Nuk ka fitues në derbin nr 184 mes Juventusit dhe Torinos. Në Allianz Stadium, kjo sfidë e vlefshme për javën e 11 të Serie A përfundoi me barazimin pa gola me skuadrat që shkojnë respektivisht në kuotën e 19 dhe 14 pikëve në klasifikim

21:44
Gazi rus, Budapesti flet për një përjashtim të pacaktuar nga sanksionet e SHBA-së, reagon Shtëpia e Bardhë: Është vetëm për një vit

Hungaria tha të premten se kishte marrë një përjashtim të pacaktuar nga Shtetet e Bashkuara nga sanksionet mbi gazin dhe naftën ruse, por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se përjashtimi do të zgjaste vetëm për një vit.

21:28
Video/ Momente paniku për Ariana Granden, këngëtarja i shpëton mrekullisht përplasjes nga një makinë

Një moment i frikshëm për Ariana Grande në Paris! Këngëtarja 32-vjeçare u gjend shumë pranë një aksidenti pasi një automjet rrezikoi ta përplaste teksa po kalonte rrugën për të përshëndetur fansat.

21:28
Formula 1/ Pas Garës Sprint, Norris fiton dhe pole position në Brazil, zhgënjen Verstappen

Pas Garës Sprint, Lando Norris fitoi edhe pole position në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Brazilit që u transmetuan drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në platformën Digitalb.

21:27
Burnley mundet sërish, Broja një hije e vetvetes për 25 minuta edhe këtë herë…

Burnley është mundur në transfertë nga West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Premier League.

21:10
Mbyllja e qeverisë/ Vijon kaosi, mbi 1,000 fluturime të anuluara dhe rreth 4,000 të vonuara

Mbi 1,000 fluturime janë anuluar dhe rreth 3,900 të tjera janë vonuar sot në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga FlightAware.

20:52
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit

Sunderlandi këtë sezon i ka befasuar të gjithë në Premier League. Skuadra e Granit Xhakës arriti të frenojë Arsenalin duke barazuar në 2-2 në një sfidë ku mesfushori shqiptar këtë radhë shkoi në Londër si kundërshtar i Topçinjve.

20:29
Oops…Ronaldo e bën sërish; shënon ndaj Neom, i afrohet më shumë objektivit të 1000 golave

Cristiano Ronaldo nuk lodhet së shënuari gola. Sulmuesi portugez u bë sërish protagonist për skuadrën e tij Al Nassr teksa shënoi me 11 metërsh në fitoren 3-1 ndaj Neom në sfidën e radhës së kampionatit Arab me Al Nassr që është i pandalshëm teksa në 8 ndeshje kampionat ka 8 fitore.

20:15
Emri/ Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Ish-ushtaraku Altin Celami, është arrestuar sërish nga policia për furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri.

20:13
Nga suksesi tek problemet me ligjin, reperi i njohur arrestohet në të njëjtën ditë që merr nominimin e parë për Grammy

Rod Wave, reperi 27-vjeçar nga Florida, u arrestua në Atlanta të shtunën, në të njëjtën ditë që mori lajmin për nominimin e tij të parë për Grammy.

20:11
Serie A/Derbi Juventus-Torino, kur portierët bëhen protagonistë; sfida mbyllet në barazim pa gola

Nuk ka fitues në derbin nr 184 mes Juventusit dhe Torinos. Në Allianz Stadium, kjo sfidë e vlefshme për javën e 11 të Serie A përfundoi me barazimin pa gola me skuadrat që shkojnë respektivisht në kuotën e 19 dhe 14 pikëve në klasifikim

20:00
Sherr mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër, plagoset më thikë roja i sigurisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së kaluar në një klub nate në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova plagosi me thikë një punëtor sigurie.

19:54
Përplasje diplomatike Budapest-Uashington/ Hungaria pretendon përjashtim “pa afat” nga sanksionet amerikane, Shtëpia e Bardhë kundërshton

Një përplasje diplomatike po zhvillohet mes Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi Budapesti pretendon se është përjashtuar për një periudhë të pacaktuar nga sanksionet amerikane që ndalojnë importet e naftës dhe gazit rus.

19:50
Como, Morata humbet duelin me Mina e Caprile…kërkoi zëvendësim

Te Como që po noton në ujërat e Evropës, nota e stonuar në këtë fillim sezoni është pikërisht Alvaro Morata që erdhi në skuadër për të sjellë eksperiencën e tij dhe golat, por që deri tani nuk është zhbllokuar, madje ndaj Napolit humbi edhe një 11 metërsh e për më tepër, ka pasur një rendiment për të cilin i jepet notë pakaluese.

19:50
U gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke heton zhdukjen e punëtorit shqiptar

Policia greke po heton mbi rastet e zhdukjeve të ndodhura ditët e fundit në Athinë, për të hedhur dritë mbi identitetin e personit të gjetur dje të lidhur e të djegur në pjesën e pasme të një automjeti në Skourta të Viotias pranë Athinës.

19:45
“Buxheti për Shëndetësinë, 1 miliard euro”/ Rama: Për herë të parë 15 milionë euro vetëm për pacientët e Onkologjikut

15 milionë ekstra nga projekt-buxheti i vitit 2026 do të shkojnë për pacientët e Onkologjikut. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një video-mesazh në ‘Facebook’.

19:43
Vrasja në azil/ Pas vdekjes së të dyshuarit, avokatët: Mos e mbyllni dosjen hetimore

Prej muajsh prokuroria e Tiranës i ka pushuar hetimet ndaj historianit Zyhdi Shehi që ndërroi jetë në gusht 2024, pak javë mbas masakrimit të shokut të dhomës Virgjil Vesho, por avokatët e tij kërkojnë që çështja të rihapet.

19:28
Përmbytet Siçilia, ujërat e rrëmbyeshme marrin me vete automjete dhe tavolina

Rajoni italian i Siçilisë ka përjetuar momente dramatike që nga nata e së premtes, me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi që kanë përmbytur rrugët, duke marrë me vete automjete dhe duke përmbytur dyqane.

19:18
Izraeli sulmon Libanin, tre të vrarë dhe disa të plagosur

Sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur disa të tjerë më 8 nëntor, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.