E shtunë, 13 Shtator 2025
07:31
BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vetëpërmbahen nga “çdo ndërhyrje e papërshtatshme” në punën e Gjykatës Kushtetuese, e cila kohëve të fundit është kritikuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe zyrtarë të partisë së tij.

07:20
Shqipëria abstenon në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën me dy shtetet Izrael dhe Palestinë. SHBA voton kundër dokumentit

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, pa përfshirjen e Hamasit.

07:09
Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

E premte, 12 Shtator 2025
22:55
Videolajm/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

22:50
“Doja të kthehesha në shtëpi, por më nxorën jashtë vendit”/ Të burgosurit politikë bjellorusë tregojnë tmerrin e lirisë së rreme pas marrëveshjes me SHBA-në

Një grup prej 52 të burgosurish politikë bjellorusë, të liruar këtë javë si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA, janë zhvendosur me forcë në Lituani, duke shprehur tronditje dhe zhgënjim që nuk iu lejua të qëndronin në vendin e tyre të lindjes – Bjellorusi.

22:40
Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare që do të zhvillohet në prani të të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff, konfirmoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate të shkurtër.

22:32
Bunker privat Anti-Atomik në zemër të Torinos, luks dhe siguri nën tokë

Një bunker anti-atomik po ndërtohet në zemër të Torinos.

22:22
VIDEOLAJM/ TikTok u ndalua nga qeveria, Berisha lundron në rrjetin social brenda Kuvendit. ‘Studion’ videot e Ramës dhe Shehajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri.

22:16
Itali, makthi i pëllumbave në Romë, banorët të dëshpëruar, ndërhyjnë autoritetet

Kryebashkiaku i Romës i ka urdhëruar një gruaje të ndalojë ushqyerjen e dhjetëra pëllumbave që kanë pushtuar një pallat apartamentesh, pasi banorët u ankuan se po mbyten me pendët dhe jashtëqitjet e zogjve.

22:09
Beteja me leuçeminë, përmirësohet gjendja shëndetësore e Isli Dhimakun, nëna flet te”Për shqiptarët”: Kurimi po shkon mirë

Isli Dhimaku, vetëm shtatë vjeç, po lufton me sëmundjen e leuçemisë.

22:05
Zbulohet testamenti i dytë sekret i Giorgio Armanit/ Nga dhëmbët e elefantit te milionat në obligacione qeveritare, si ndahet perandoria e “Mretit” të modës

Më 9 shtator 2025, në Milano u hap dhe u bë publik testamenti i dytë sekret i Giorgio Armani-t, hartuar më 2 prill të po këtij viti.

21:57
Skandal në Kolorado/ Pronari i shtëpisë funerale kryen marrëdhënie me 191 kufoma, refuzon dënimin e “butë” me 20 vite burg

Jon Hallford, pronari i shtëpisë funerale Return to Nature Funeral Home në Penrose, Colorado, ka tërhequr pranimin e fajësisë të premten pasi një gjykatës hodhi poshtë marrëveshjen për pranimin e fajësisë, vendim ky i rrallë në rastin që prek abuzimin me 191 trupat njerëzore.

21:33
“Kur u ndava për herë të fundit, më kërkuan një darkë”/ Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: Luftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë.

21:31
Raporti i frikshëm i OKB-së: Regjimi i Koresë së Veriut po përdor dënimin për ata që shohin filma dhe seriale të huaja

Një raport i fundit i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara zbulon se qeveria e Koresë së Veriut ka rritur ndëshkimin me vdekje, duke përfshirë edhe ata që kapen duke shikuar ose shpërndarë filma dhe seriale televizive të huaja.

21:18
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe zjarrvënies së qëllimshme, pasi ai u përpoq të mbyste djalin e tij të mitur.

21:15
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.

21:12
Princit Harry vizitë të papritur në Kiev, shihni fotot e Dukës së Sussex në Ukrainë

Princi Harry ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, njoftoi zëdhënësi i tij.

21:10
Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për këto shenja të zodiakut

Pas eklipsit hënor te Peshqit, na pret edhe një eklips diellor në Virgjëreshën më 21 shtator, i cili do të ketë ndikim mbi të gjitha shenjat, por veçanërisht mbi Virgjëreshën, Peshqit, Shigjetarin dhe Binjakët.

21:04
Japonia arrin rekord me gati 100,000 njëqindvjeçarë, ndërsa kriza demografike përkeqësohet

Japonia tani ka gati 100,000 persona të moshës 100 vjeç ose më shumë, shumica dërrmuese gra – një rritje e ndjeshme që vendos një rekord të ri, sipas të dhënave të publikuara të martën nga qeveria japoneze.

21:02
NATO forcon mbrojtjen e Polonisë pas hyrjeve të dronëve rusë, “Misioni Eastern Sentry” nis së bashku me forcat franceze, daneze dhe gjermane

Franca, Gjermania dhe Danimarka do të ofrojnë avionë luftarakë dhe pajisje ushtarake të tjera për të forcuar mbrojtjen e Polonisë kundër hyrjeve të ardhshme të dronëve rusë, kanë njoftuar udhëheqësit e NATO-s në një konferencë për media të premten.

20:50
Fiks Fare/ Dy të moshuar dhunohen e hidhen në rrugë. Fiksi i strehon, flinin në qiell të hapur

Një çift të moshuarish në zonën e Freskut, Tiranë, kaluan dy netë në rrugë, pasi u dëbuan nga banesa me qira ku qëndronin.

20:45
Simbol proteste apo mesazh ekstremist? “Bella Ciao” në plumbin e vrasjes së Charlie Kirk, si një këngë antifashiste u kthye në ‘objekt’ dhune politike

Në hetimet për vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, autoritetet amerikane kanë zbuluar një detaj befasues që po ndez diskutime në mbarë opinionin publik: njëri prej plumbave të përdorur nga sulmuesi kishte të gdhendur fjalët “Bella ciao, bella ciao, ciao ciao”, ndërsa një tjetër mbante frazën “Hej fashist”.

20:38
U pushua nga puna për shkak të profilit të saj platformat për të rritur, mësuesja 29-vjeçare arrin marrëveshjen me ish-shkollën e saj

Elena Maraga, një mësuese 29-vjeçare nga Treviso, ka arritur një marrëveshje me institucionin arsimor ku punonte, duke përmbyllur zyrtarisht marrëdhënien e punës që ishte ndërprerë në prill, pas shpërthimit të një skandali që lidhej me profilin e saj në platformën OnlyFans.

20:18
50 civilë palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit në Gaza/ OKB-ja miraton rezolutën kundër Hamasit, Izraeli reagon me kritika të forta

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 707-të, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e Nju Jorkut, një dokument që synon t’i japë sërish hov zgjidhjes me dy shtete – Izraelit dhe Palestinës – duke përjashtuar qartë lëvizjen radikale Hamas.

20:14
Aeroplani i United Airlines bën ulje emergjente pas alarmit për zjarr, dy të plagosur

Një zjarr ra në një aeroplan të linjës ajrore United Airlines, i cili po udhëtonte nga Japonia drejt Filipineve, duke e detyruar avionin të kryente një ulje emergjente.

20:02
Një gjykatëse kundër korrupsionit në krye të Nepalit, Sushila Karki betohet si Kryeministre

Sushila Karki, një ish-kryetare e Gjykatës Supreme dhe një luftëtare e flaktë kundër korrupsionit, u shpall të premten si kryeministre e përkohshme e Nepalit, një vend himalajan i zhytur në kaos këtë javë pas rënies së qeverisë.

19:55
Turizmi, 2.1 miliardë euro në 6 muaj/ Të huajt më dorëlëshuar këtë verë, shpenzuan mesatarisht 440 euro

Turistë më cilësorë dhe dorëlëshuar apo çmime më të larta? Kjo është dilema në sektorin e turizmit për vitin 2025, teksa Shqipëria po shkon edhe drejt muajit përmbyllës të sezonit veror, periudhës ku si shpenzimet edhe të ardhurat janë më të larta.

19:52
Ekskluzive/ “Të rihapen hetimet për Konomin”, kërkesa e familjarëve të ish-gjyqtarit që u ekzekutua me eksploziv në Vlorë

Familjarët e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në 9 shtator 2011 në qytetin e Vlorës u kërkojnë institucioneve që të zbardhin krimin. Kërkesa vjen për të 14-in vit radhazi nga mos gjetja e autorëve.

19:49
Nga 1 Nëntori, Kosova ndalon qarkullimin mbi 3 muaj të automjeteve me targa të huaja, masa prek serbët në veri

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj.

19:25
Seanca e betimit të deputetëve përmes fotove, të qeshura, protesta, pankarta, lapsuse dhe incidente në Kuvend

Deputetët e legjislaturës së 11-të të Kuvendit kryen betimin në seancën që zgjati dy orë këtë pasdite dhe që u drejtua nga deputeti Vasil Llajo.

19:25
Izraeli hedh poshtë rezolutën e OKB-së që kërkon zgjidhje me dy shtete

Izraeli hodhi poshtë të premten një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila u miratua me shumicë dërrmuese dhe përmban një deklaratë që përshkruan hapat drejt një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve.

19:19
Brazili feston dënimin e Bolsonaro-s me 27 vite burg, mijëra qytetarë dalin në rrugë sikur të ishte karnavale: Një ditë e re për demokracinë

Mijëra qytetarë brazilianë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Brasília për të festuar vendimin historik të drejtësisë që dënoi ish-presidentin Jair Bolsonaro me 27 vite burg për organizimin e një grushti shteti pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.

19:16
NATO nis operacionin e ri “Roja Lindore” pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi sot fillimin e një misioni të ri të Aleancës, të quajtur “Roja Lindore”, me synimin për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të NATO-s, pas një incidenti të rëndë që përfshiu shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronë rusë.

19:13
Doli nga ‘rreshti’/ Shehu zbulon për TCH pse mori pjesë në votimin për Peleshin: Ishte refleks, vota ime ishte…

Top Channel mëson arsyen pse Tritan Shehu mori pjesë në votim për Niko Peleshin.

19:04
“Bella Ciao” e gdhendur në një prej plumbave/ Djali i dy prindërve republikanë, kush ishte personi që i mori jetën Charlie Kirk

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari për vrasjen e influencuesit dhe aktivistit të njohur konservator Charlie Kirk, ngjarje që tronditi opinionin publik më 10 shtator në Utah.

19:00
Video/ Daku është i pandalshëm në Rusi, sulmuesi i Kombëtares shqiptar tund për herë të 8-të rrjetën këtë sezon

Mirlind Daku vijon të shkëlqejë me Rubin Kazanin në Rusi.

18:54
IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa për prishjen e disa ndërtesave të ndërtuara pa leje.

18:51
Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit dhe dha një prononcim për mediat.

18:48
“Në krye të Parlamentit një njeri me 5 dosje korrupsioni”, Berisha për zgjedhjen e Peleshit si kryetar Kuvendi: S’kemi nevojë për tolerancën e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u largua nga Kuvendi pas zgjedhjes së Niko Peleshi në krye të Kuvendit.

18:40
Betohet kryeparlamentari Niko Peleshi: Nder dhe përgjegjësi për të shërbyer në këtë moment historik, në rrugën drejt BE-së

Niko Peleshi kreu betimin, duke pranuar detyrën e kryetarit të Kuvendit, pasi mori 84 vota pro nga depuetët.

17:56
Zgjedhja e Kreut të Kuvendit/ Doda dhe Shehu thyejnë rregullin e PD-së, edhe Ana Dajko e “Shqipëria Bëhet” merr pjesë në votim

Demokratët vendosën që në kutinë e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të hidhnin pankarta dhe jo fletë votimi.

17:45
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit, ja kush do t’i zëvendësojë

Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

17:32
Domatet me nivele të larta pesticidesh, Gjykata e Beratit lë në burg Mariglen Qorrin, ‘arrest në shtëpi’ për dy inspektorët e AKU-së

Është lënë në burg administratori i ‘Era-Fruit’, Marigren Qorri dhe në arrest shtëpie 2 inspektorët e AKU-së nga Gjykata e Beratit, pas u sekuestruan domate që dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë pesticidesh.

17:30
PS propozoi Niko Peleshin/ Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin, hedh pankarta te kutia e votimit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

17:28
SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, Presidentja Osmani shpreh keqardhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Shteteve te Bashkuara për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik.

17:24
“Tërmet Alizoti”, lapsusi i Llajos që shkaktoi të qeshura gjatë betimit të deputetëve

Deputeti socialist, Vasil Llajo, ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin.

17:17
Betohen deputetët e rinj, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo tërhiqen nga mandati

Ligjvënësit e Kuvendit të katër viteve të ardhshme u betuan në seancën që nisi këtë pasdite në orën 17:00.

17:00
Demokratët mbërrijnë në grup në Kuvend, pas pak minutash pritet betimi i deputetëve të rinj

Deputetët demokratë mbërritën në selinë e Kuvendit pak minuta para nisjes së seancës, ku pritet të bëhet betimi i ligjvënësve.

16:57
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Julian Deda ironizon Nokën: Është për kandidat të PD për Tiranën, i bukur dhe mjek i niveleve europiane

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda, me ironi propozon që demokrati Flamur Noka të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, duke e përshkruar atë si një personalitet të shquar që plotëson të gjitha kriteret e nevojshme.

16:51
“Princi Harry kërkon të pajtohet me familjen mbretërore”, Daily Mail zbulon: Është penduar për shumë veprime

Pas një vizite të suksesshme 4-ditore në Britani, Princi Harry ka zhvilluar një takim me Mbretin Charles për herë të parë pas 19 muajsh, duke sinjalizuar një përpjekje për pajtim familjar.

16:43
“Muret e Portës” do të restaurohen, projekti që do të rijetëzojë monumentin e kulturës në Porto Romano

Muret e Porto Romanos, një pasuri e trashëgimisë kulturore do t’i nënshtrohen një projekti restaurues.

16:41
Nga një i huaj politik në një president si asnjë tjetër/ Ngritja dhe rënia e Bolsonaros

Fotot dramatike të Jair Bolsonaro-s të shtrirë për tokë, i veshur me ngjyrat e kombëtares braziliane dhe i përfshirë nga dhimbjet, bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe televizioneve në mbarë botën në vitin 2018.

16:40
Chelsea përballet me 74 akuza për shkelje të rregullave të agjentëve gjatë epokës Abramovich, çfarë dënimi pritet të marrë klubi anglez

Klubi londinez Chelsea rrezikon një gjobë të madhe pas akuzave të shumta nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave të agjentëve gjatë periudhës së pronësisë së Roman Abramovich.

16:40
Trump kërcënon qytetet demokrate me ndërhyrje ushtarake: Garda Kombëtare drejt Memfisit, “Departamenti i Luftës” drejt Çikagos

Donald Trump njoftoi sot se do të vendosë njësi të Gardës Kombëtare në Memfis, Tenesi (në jug të SHBA-së), si pjesë e fushatës së tij kundër krimit që, sipas tij, ka prekur qytetet kryesore të vendit të drejtuara nga demokratët.

16:28
“Për shqiptarët”, rikthehet në ekranin e Top Channel programi i emocioneve të forta

“Për shqiptarët”, programi i emocioneve në Top Channel rikthehet këtë të premte në mbrëmje, me sezonin e ri.

16:15
Leonardo DiCaprio zbulon se cilin rol do të donte ta luante përsëri

Nga të gjitha rolet që Leonardo DiCaprio ka luajtur gjatë karrierës së tij në film, ka një në veçanti që ai do të donte ta riinterpretonte.

16:07
Humbi jetën nga shtylla e dëmtuar, dalin pamjet nga incidenti që i mori jetën 42-vjeçarit në Durrës. Tragjedia ishte paralajmëruar

Një ditë pas ngjarjes tragjike në lagjen nr. 5 të Durrësit, Top Channel ka siguruar pamjet e momentit kur 43-vjeçari Bardh Kaloshi bie në kontakt me energjinë elektrike, sapo prek një shtyllë ndriçimi publik.

16:06
Vrau aktivistin Charlie Kirk, identifikohet autori i dyshuar, 22-vjeçari ndodhet në paraburgim

Autoritetet amerikane kanë identifikuar të dyshuarin për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk si Tyler Robinson, 22 vjeç, banues në shtetin e Utahut.

15:57
Pesticidet “helmojnë” fermerët, prodhuesit e frutave e perimeve thonë se po dëmtohen që të gjithë nga abuzuesit

Arrestimi i një eksportuesi bashkë me 2 inspektorë të AKU-së në Berat pas bllokimit të një ngarkese me 8 ton domate me pesticide në Kroaci, ka nxitur frikën dhe pasigurinë tek grumbulluesit dhe eksportuesit e tjerë.

15:49
Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

Asnjë nga nxënësit nuk do të donte të mungonte pasi janë ditët e para të shkollës, por kontakti me njëri-tjetrin në klasë ka bërë që të përhapen shpejt ndërmjet njëri-tjetrit virozat e stinës, por më së shumti janë raste me COVID, thonë mjekët.

15:35
Dita e parë e Kuvendit, 72 deputetë të rinj në sallën ku kolegët më të vjetër ndjehen në shtëpinë e tyre

Kuvendi i Shqipërisë hapi sot zyrtarisht legjislaturën e 11-të, me një hapësirë ku u përzien emra të njohur dhe fytyra të reja.

15:32
SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, reagon qeveria në detyrë: I mirëpresim kritikat, kur janë konkrete i korrigjojmë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

15:17
Nga Tetori, “Portokalli” rikthehet me sezonin e 44-t në ekranin e Top Channel!

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, vjen me sezonin e 44-t, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

15:11
“Charlie ishte si një djalë për mua”, Trump për aktivistin Kirk: Ishte i shkëlqyer, më ndihmoi me TikTok-un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka quajtur aktivistin Charlie Kirk një ‘një djalë’ të tijin.

15:10
FOTO-GALERI/ Çfarë nuk u pa nga seanca e parë, Berisha e Rama në një rresht! Deputetet e reja ndryshim ‘look’-u

Kjo e premte e 12 shtatorit mblodhi në Kuvend 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, mes tyre 72 që u ulën për herë të parë në karrigen e ligjvënësit.

14:56
Trump jep detaje për vrasësin e Kirk: Është 28-29 vjeç, i ati ndihmoi në kapjen e të birit

Donald Trump ka dhënë detaje të reja për të dyshuarin në vrasjen e Charlie Kirk, gjatë një interviste për Fox News.

14:49
“Ka një pauzë në negociatat Rusi-Ukrainë”, zëdhënësi i Kremlinit: Europianët po vonojnë procesin

Rusia dhe Ukraina, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, janë në një “pauzë” në negociatat e drejtpërdrejta midis dy vendeve.

14:40
Begaj dekreton Ramën si kryeministër, do të ushtrojë edhe detyrën e ministres virtuale Diella

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt që prej vitit 2013.

14:24
Vrasja e aleatit të Trump, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është “në paraburgim”.

14:12
SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, shkak “veprimet e qeverisë”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se SHBA-të kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë së Kosovës.

14:05
“Kam shumë për të thënë”/ Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmësekretar amerikan i Shtetit, tha se javën e ardhshme do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë – ku ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

13:56
Parada e ushtrisë serbe, Vuçiç: Mesazh stabiliteti dhe paralajmërim për agresorët e mundshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se parada ushtarake në Beograd nuk ka të bëjë fare me ngjarje të ditës, siç pretendojnë disa përfaqësues të opozitës.

13:52
BE rinovon sanksionet ndaj individëve dhe kompanive ruse, Kallas: Po bëjmë gati edhe paketën e 19-të ndëshkimeve

Bashkimi Europian vendosi sot të zgjasë vlefshmërinë e sanksioneve europiane kundër qindra individëve, kompanive dhe organizatave të tjera ruse të akuzuara për pjesëmarrje në përpjekjet e luftës së Moskës kundër Ukrainës, thanë burime diplomatike.

13:45
Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, pranga 50-vjeçarit në Durrës

Është arrestuar një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

13:43
Trump do të marrë pjesë në funeralin e Charlie Kirk/ Presidenti i SHBA: Ne duhet t’i mposhtim psikopatët e së majtës radikale

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të marrë pjesë në funeralin e aktivitetit Charlie Kirk.

13:37
Ministrat e “shkarkuar” reagojnë pas vendimit të Ramës/ Flasin deputetët e rinj, Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar

Ulsi Manja, Delina Ibrahimaj, Blendi Gonxhe dhe Ulsi Manja kanë reaguar për ndryshimet e pozicioneve në qeveri, të cilët kryeministri Edi Rama i prezantoi një ditë më parë.

13:29
Zyrtare/ Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja spostohet në një tjetër qytet

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium.

13:17
18-vjeçari shqiptar i ikën policisë në Itali, por përplaset për vdekje me automjet

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Bolonja, ku një 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe disa automjete të parkuara, gjatë një ndjekjeje nga policia.

13:09
E shoqëruar nga J.D Vance dhe gruaja e tij, bashkëshortja e Charlie Kirk nuk i mban dot lotët teksa zbret nga avioni i zv.presidentit

E veja e Charlie Kirk u pa për herë të parë që nga vrasja e burrit të saj në një aktivitet në Utah të mërkurën.

12:51
Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në nisjen e legjislaturës së re, vendet e tyre në Kuvend mbetën bosh

Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë u shënua jo vetëm nga tensione politike dhe bllokime të foltores, por edhe nga mungesa e disa figurave kyçe të drejtësisë.

12:50
Ekspozita 4 mln euro, automjetet e rralla të koleksionistëve italianë në Gjirokastër

20 automjete prodhim i fillimit dhe mesit të shekullit të kaluar, në pronësinë e koleksionistëve italianë, u ekspozuan në zonën historike.

12:45
Arsimi profesional në Korçë, për herë të parë aplikohet niveli 5 i kualifikimit profesional

Arsimi profesional në qarkun e Korçës po hyn në një fazë të re zhvillimi duke ofruar mundësi më të avancuara për të rinjtë dhe profesionistët që duan të specializohen për tregun e punës.

12:39
Rriten kërkesat për arsimin e lartë në Vlorë, 10% më shumë regjistrime. Risi dhe bashkëpunim me universitetin e Barit

Në Vlorë ka nisur faza e dytë e regjistrimeve në universitet dhe trendi i studentëve është në rritje.

12:33
Pas 85 vitesh një tjetër shqiptarë bardhezi, pasaporta shqiptare dhe nënshkrimit i Zhegrovës gati një shekull pas Lushtës

Shqiptari Edon Zhegrova është prezantuar zyrtarisht te Juventusi.

12:07
Kërcënohet në rrjetet sociale ministri grek, arrestohet 52-vjeçari

Një 52 vjeçar grek, përdorues i rrjeteve sociale është arrestuar pasi është paditur se ka kërcënuar Ministrin grek të shëndetësisë Ádhonis Georgiádis.

11:59
Në fshatin polak të goditur nga rusët, banorët: Më e keqja ende nuk ka ardhur, Putini do t’i marrë të gjitha

WYRYKI (Polonia Lindore) – Duke mbërritur përballë banesës së goditur nga droni rus të mërkurën në mëngjes, pas një udhëtimi 12-orësh direkt nga Ukraina e rrënuar prej mbi tre vitesh e gjysmë bombardimesh, reagimi i parë është një frymëmarrje e thellë, pothuajse një lehtësim. “Ka kaq pak?”, mendon me vete. “Gjithë kjo zhurmë për një shtëpi fshati të mbetur pa çati, pa viktima e të plagosur?”.

11:55
Testamenti i Giorgio Armanit, nga krahu i tij i djathtë, tek motra, nipërit e mbesat. Ja si do bëhet ndarja e trashëgimisë së ikonës së modës

E ardhmja e shtëpisë së modës Giorgio Armani do të jetë në duart e fondacionit të emëruar sipas stilistit, i cili ndërroi jetë më 4 shtator në moshën 91 vjeç.

11:41
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis operacioni në bulevardin e qytetit

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës vijon me intensitet përgjatë bulevardit kryesor, një nga arteriet më të rëndësishme të jetës urbane në qytet.

11:38
UEFA “ndan” në dysh Europianin ’76 të fituar nga Çekosllovakia: trofeu shkon edhe për Sllovakinë

Që prej ’93- it Bratislava kërkonte që edhe ajo të njihej si trashëgimtare e kurorës kontinentale të fituar nga Çekosllovakia.

11:07
Vrasja e Charlie Kirk, policia publikon videon e re të autorit që lëviz mbi çatinë e një ndërtese me një çantë shpine

Autoritetet e Utah në SHBA kanë publikuar një video të re të të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk dhe kanë ripërsëritur thirrjet për ndihmën e publikut në sjelljen e autorit të sulmit para drejtësisë.

10:58
Bllokimi i foltores në Kuvend, momenti kur Gazment Bardhi i mbyll mikrofonin Taulant Ballës

Seanca e parë e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit ka nisur me përplasje mes opozitës që bllokoi foltoren dhe maxhorancës që kërkonte vijimin e procedurës për verifikimin e mandateve të deputetëve.

10:50
PD e nisi me bllokim të foltores së Kuvendit, reagon Rama: Diella më tha ‘humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra’

Teksa Partia Demokratike vijoi me tensione edhe në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar, kryeministri Edi Rama ka reaguar në “X”.

10:32
Ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, deputetët rikthehen pasdite për t’u betuar

Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

10:27
PD bllokon foltoren që në seancën e parë, Llajo- Berishës: Doktor Berisha, kam respekt për ju si pedagog, respektoni rregulloren

Partia Demokratike e nisi seancën e parë të kësaj legjislature me të njëjtin skenar, bllokim të foltores.

10:20
“Paraqitje individësh sikur ndaheshin çmimet ‘Oscar”, kritika e akademikut Fuga për shpalljen e qeverisë së re: Po kameramani ku e dinte që i fokusonte ministrat?

Akademiku Artan Fuga ka kritikuar shpalljen e qeverisë së re ditën e djeshme gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të cilën e quan “shfaqje si mbledhje kooperative bujqësore”.

10:18
E dërguara me punë e SHBA-së ndjek seancën parlamentare, pjesëmarrës edhe disa ambasadorë

E dërguara me punë e SHBA-së, Nancy Van Horn, vendosi të ndjekë nga afër seancën e parë për këtë sesion parlamentar.

10:10
Mbledhja e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë, drejtohet nga Vasil Llajo. PD e nis me bojkot të komisionit të verifikimit të mandateve

Legjislatura e XI e Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve të 11 majit ka nisur sot punimet me një seancë e cila në momentet e para të saj është shoqëruar me momente tensioni dhe bllokim të foltores.

10:07
Ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Rama: Diella pushton gazetat e botës

Teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë që nga prezantimi i ministres së krijuar nga Inteligjenca Artificiale, lajmi ka bërë jehonë në gazetat ndërkombëtare

10:06
A do t’i bojkotojë PD zgjedhjet e parakohshme në Tiranë? Berisha: Kjo, forma më e lehtë, por ne…

Para se t’i drejtohej Kuvendit në seancën e parë të legjislaturës së re, kryedemokrati Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

10:02
“Me këmbë të djathtë, i sigurt”, Spahia mbërrin me paterica në Kuvend

Demokrati Bardh Spahia ka mbërritur në Kuvend, por ajo që u vu re ishte dëmtimi i tij në këmbë.