E enjte, 26 Qershor 2025
19:08
Mbappe ngre padi kundër Paris Saint-Germain për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi

Beteja ligjore midis Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka arritur në një nivel të ri.

19:03
Çështja bërthamore e Iranit, BE do të përdorë të gjitha përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje

Udhëheqësit e BE-së janë zotuar të kontribuojnë “në të gjitha përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet” rreth Iranit.

18:50
Tragjike në Torino! 50-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, bashkëshorti mbyt veten në liqen

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në provincën e Torinos, ku një grua është gjetur e pajetë në një apartament në qytetin e Rivalta.

18:43
Mbërrin anija me 15 emigrantë në Portin e Shëngjinit

Ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në Portin e Shëngjinit anija me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali.

18:39
OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gaza që nga marsi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi. Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”.

18:30
Clark Olofsson, grabitësi që frymëzoi termin e “Sindromës së Stokholmit”, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare

Clark Olofsson, grabitësi që mbajti peng katër persona për gjashtë ditë në vitin 1973 në një bankë në Stokholm — një incident që i dha emrin termit “Sindroma e Stokholmit” — ka vdekur në moshën 78 vjeç, njoftoi familja e tij.

18:25
Igli Tares mund t’i prishen planet, gjiganti i Premier League nis bisedimet për transferimin e mesfushorit shqiptar

Mesfushori i talentuar i Club Brugge, Ardon Jashari, është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos këtë verë, me disa nga klubet më të mëdha të Evropës që janë vënë pas tij.

18:12
Tragjedi në Afrikën Qendrore, dhjetëra fëmijë shkelen gjatë provimeve të shkollës

Të paktën 29 fëmijë kanë vdekur në Republikën e Afrikës Qendrore, pasi një rrëmujë gjatë provimeve të fundvitit
shkaktoi panik pasi një transformator shpërtheu në ndërtesë, duke i tmerruar nxënësit, raporton BBC.

17:52
Bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador që u arratis nga burgu… kapet në një ‘bunker nëntokësor’ nën një shtëpi luksoze

Policia në Ekuador ka riarrestuar të arratisurin më të kërkuar të vendit, bosin e drogës Adolfo Macías Villamar.

17:45
Bombardimi i centralit bërthamor të Iranit, Pentagoni publikon momentin e sulmit nga SHBA

Pentagoni ka publikuar pamje të sulmit amerikan ndaj centralit bërthamor Fordow të Iranit.

17:43
Mësues të shkollave fillore në Japoni arrestohen për ndarjen e fotove të pahijshme të nxënëseve

Policia në Japoni ka arrestuar dy mësues të shkollës fillore për shkak se kanë bërë foto të pahijshme të vajzave të vogla në një grup bisedash dhe i kanë ndarë ato me kolegët e tyre.

17:32
“The Last Dance”? Ronaldo kundër Messit mund të ndodhë sërish, babai i argjentinasit takohet me drejtuesit e klubit të njohur saudit

Një nga përballjet më ikonike në historinë e futbollit modern, ajo mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, mund të rikthehet sezonin e ardhshëm – këtë herë në Lindjen e Mesme.

17:29
Astronauti i parë indian mbërrin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Astronauti Subhanshu Shukla u bë sot indiani i parë që shkeli në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

17:27
Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh: Doktor, sot jam…

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste Sara Mila, i është përgjigjur me një videomesazhi kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e kërkoi atë sot në parlament.

17:24
Shkëmbim i ri i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës si pjesë e marrëveshjes së Stambollit

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer një tjetër grup të burgosurish, thanë zyrtarë nga të dy vendet, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur së fundmi në Stamboll midis palëve.

16:48
Tronditëse! Iu nënshtrua një operacioni në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit argjentinas është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mesfushorit të ri Camilo Nuin, vetëm 18 vjeç, i cili ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju.

16:47
Greqia përballet me zjarre të frikshme, evakuohen banorët në disa zona

Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra në jug të Athinës. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve në katër vendbanimeve aty pranë.

16:42
Elton John dhe Lady Gaga do të këndojnë në dasmën e Bezos, dy piano mbërrijnë me gondola në vendin e ceremonisë

Elton John dhe Lady Gaga do të jenë kryesuesit e një forme artistësh të mbushur me yje në dasmën 20 milionë dollarëshe të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, me dy piano që tashmë janë transportuar në vendngjarje me gondola.

16:24
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, tre të lënduar

Rreth orës 13:00, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, shtetasi P. K., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

16:18
Khamenei: Irani i dha shuplakë të fortë SHBA-së

Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, ka shpallur “fitore” ndaj Izraelit në mesazhin e tij të parë publik që kur hyri në fuqi dy ditë më parë armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

16:16
Japonia në alarm, mbi 470 tërmete të njëpasnjëshme godasin disa ishuj që nga e shtuna

Më shumë se 470 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore që nga e shtuna, tha të hënën agjencia kombëtare meteorologjike, duke i nxitur banorët të “jenë vigjilentë”.

16:10
Zyrtare/ “Një kapitull i ri fillon”, Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen: Le të bëjmë historinë

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në Saudi Pro League deri në vitin 2027.=

15:53
Këshilli i Gardës i Iranit miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore të OKB-së

Mbikëqyrësi kushtetues i Iranit, Këshilli i Gardës, e ka miratuar të enjten vendimin e Parlamentit për ta pezulluar bashkëpunimin e Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), pasi objektet bërthamore të vendit u bombarduan gjatë fundjavës në konfliktin 12-ditor me Izraelin.

15:41
Matura/ Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës, ja linku ku mund të gjeni notën

Rezultatet e notave të provimit të matematikës së Maturës Shtetërore 2025 janë publikuar këtë të enjte.

15:36
Ç’ndodh me pasuritë e konfiskuara? Kryeadministratorja e AAPSK për projektin: Janë kthyer në burime të punësimit dhe zhvillimit social

Sot në Tiranë u zhvillua Konferenca Përmbyllëse e projektit “Toka Jonë”, një nismë novatore për ripërdorimin social të tokave të konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri.

15:30
Ndërtimi i resortit në Sazan/ Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e Donald Trump vizitë në Vlorë

Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump.

15:27
Çdo ditë aksidente me monopatina, mjekët kërkojnë që përdorimi të rregullohet me ligj se si, ku dhe nga kush të përdoren

Pas aksidentit të një dite më parë të tre te miturve me monopatinë mjekët e spitalit të Traumës u kërkojnë autoriteteve shtetërore të ndërhyhet me ligj për rregullimin e lëvizjeve me monopate pasi pothuajse çdo ditë ka aksidente prej tyre.

15:24
Në Golem mungon uji, ankohen banorët! Reagon ujësjellësi: Defekt në linjat e vjetra

Prej të paktën pesë ditësh, banorë dhe pushues të një kompleksi pallatesh në zonën turistike të Golemit po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

15:15
Lufta ndaj dezinformimit, Braçe paraqet në Kuvend pas 14 muajsh pune dokumentin e strategjisë kombëtare

14 Muaj pas krijimit komisioni i posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në demokracinë e vendit, e ka një produkt final strategjinë kombëtare 2025-2030.

15:10
Rama refuzon skemën britanike të qendrave të kthimit të emigrantëve: Ideja që “të gjejmë një vend ku t’i hedhim”, e paimagjinueshme para 10 vitesh

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” në vende të treta tregon që Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë.

14:52
Gara për kreun e BKH, ja emrat që u kualifikuan në fazën e parë

Komisioni i Përzgjedhjes në mbështetje të nenit 148/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 34, të ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, të ndryshuar, në Rregulloren datë 06.01.2020, “Për procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së”, si dhe në njoftimin “Thirrje për aplikim […]

14:50
Plani i familjes mbretërore holandeze për të ulur Melonin afër Trump, mediat: Kryeministres i ra barra të vendoste vulën në një ditë historike

Meloni në samitin e NATO-s: “Nëse jemi të bashkuar për mbrojtjen, nuk mund të ketë konkurrencë për tarifat doganore”. Dhe Trump e miraton

14:47
Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin! Armëpushim në Gaza

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, dhe të vendoset pushim-zjarri në Gazë, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare ne enklavë.

14:35
Përplasen anijet në portin e Igumenitsës, dhjetëra anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord

Dy anije janë përplasur në portin e Igumenitsës pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së enjtes.

14:30
Prapaskenat brenda samitit të NATO-s për të joshur Donald Trumpin, CNN: Diplomacia e Mark Rutte për “babin” dhe kërcënimi për Spanjën

Duhej të ishte gjëja e fundit që i nevojitej shefit të NATO-s. Të martën vonë, në prag të një samiti vendimtar që do të vuloste një investim të madh në mbrojtjen e NATO-s, llogaria e Donald Trump në Truth Social publikoi një foto të vetme: një mesazh adhurues i nënshkruar “Mark Rutte”, i shkruar në një stil identik me atë të Trump dhe i mbushur me lavdërime të tejskajshme për presidentin amerikan.

14:30
Përfundon një tjetër shkollë, hapet në shtator shkolla 9-vjeçare në fshatin Komsi! Rama: Punë për të garantuar kushtet dinjitoze

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e shkollës 9-vjeçare “Ali Metra” në fshatin Komsi të Burrelit, në të cilën kanë përfunduar punimet.

14:20
“Ku janë Zegjineja dhe Sara? Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha replika me Koçin, deputeti i PS: Ti burgose Fatos Nanon, turp të kesh

Kreu i PD, Sali Berisha dhe deputeti socialist Petro Koçi janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën plenare në Kuvend.

14:16
Përplasi të miturit me skutera, arrestohet shoferi i mjetit/ Disa konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

Shoferi, i cili përplasi një ditë më parë dy të miturit në qendër të Tiranës, është vënë në pranga.

14:14
Botërori i Klubeve/ Interi kualifikohet mes kaosit, Acuna dhe Dumfries përleshen në minutat e fundit, tekniku i zikaltërve futet në fushë për të zbutur gjakrat

Interi festoi kualifikimin në 16-shen e fundit të Kupës së Botës për Klube si kryesuesi i grupit të tyre falë një fitoreje 2-0 ndaj River Plate në një ndeshje mjaft të tensionuar që pati 7 kartonë të verdhë dhe 2 kartonë të kuq.

14:12
GJKKO merr vendimin, Ilir Meta lihet në qeli, avokati: Karta është përdorur nga ish-gruaja, ish-presidenti s’ka dijeni

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lejë në fuqi masën “arrest në burg” për ish presidentin Ilir Meta.

14:11
Emri/ Mashtronte duke u shtirur si përfaqësuese e një shoqate bamirësie, arrestohet 33-vjeçarja! Ja si e ushtronte veprimtarinë e saj, aplikonte për kredi…

Një 33-vjeçare është vënë në pranga, pasi me anë të mashtrimit aplikonte për kredi pasi i merrte të dhënat shtetaseve.

14:02
Moti i keq bën kërdinë në Francë/ Dy persona humbin jetën, njëri prej tyre fëmijë! Përmbytjet shkaktojnë kaos

Moti i keq ka mbërthyer Francën, ku dy persona kanë ndërruar jetë, njëri prej tyre fëmijë.

13:55
“Ç’punë kanë policët me bujqit që mbjellin shalqi dhe pjepër?!”, Braçe: Një ish pronar…

Gjatë diskutimit për projektligjet për bimët dhe kafshët deputeti socialist Erion Braçe përmendi disa raste ku policia ka thirrur bujqit në komisariat.

13:33
“Lushnjës i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki”, Korreshi: Shyqyr që s’e kam babën, se …

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka ironizuar situatën aktuale në Lushnjë gjatë fjalës në Kuvend.

13:27
“Do të të kujtojmë me respekt e mirënjohje”/ Prej 27 vitesh në krye të detyrës, ndërron jetë mjekja anesteziste në QSUT

Qendra Spitalore Nënë Tereza ka njoftuar ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Nertila Kodra Gora.

13:06
“SHBA-të dështuan, nuk arritën asgjë”, Khamenei: Sulmi nuk ishte për çështjet bërthamore, ata duan që të dorëzohemi

Udhëheqësi i Iranit Ajatollah Khamenei mbajti një deklaratë për shtyp këtë të enjte.

13:03
Trump kërkoi të flakej nga puna si qen, kush është gazetarja e CNN që presidenti e akuzoi për publikimin e lajmeve të rreme mbi raportin bërthamor të  Iranit

Sulmi i ri i presidentit, Donald Trump ndaj CNN dhe veçanërisht ndaj korrespondentes së rrjetit amerikan të lajmeve në Pentagon, Natasha Bertrand, ka shkaktuar reagime të shumta.

13:00
“Digjet” Ballkani, temperatura përvëluese, termometri do të shënojë 40 gradë Celsius!

Vendet e Ballkanit po përballen me një valë të nxehti e cila sipas ekspertëve, pritet të sjellë temperaturë 40 gradë Celsius, që nuk janë fort të zakonta për qershorin.

12:46
“Plumbi i Artë”/ Avokatët kërkojnë 6 procesverbale të deklarimeve të Erion Alibejt, braktisin sallën pas përplasjes me prokurorët! Gjykata i gjobit

Seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë” është përfshirë nga tensionet dhe sherret.

12:40
Stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit pret vizitorët e huaj në aeroport, Rama: Turistët duhet të prezantohen me bukuritë e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon rreth prezantimit të destinacioneve shqiptare që stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit i bën turistëve të huaj.

12:27
“Zjarret janë të qëllimshme”/ Zjarrfikësit e Elbasanit në gatishmëri, deri më tani nuk ka raste të rënda

Në kushtet kur zjarret kanë filluar të pushtojnë sipërfaqe të tëra me pyje në të gjithë vendin, zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes.

12:25
Turizmi, lufta prishi planet! Ankohen operatorët në Durrës, vizitorët nga Izraeli anuluan prenotimet

Ky sezon turistik nisi me pritshmëri të larta për shtim të vizitorëve nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Izraeli, po zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Iranit kanë sjellë pasoja edhe për turizmin shqiptar.

12:11
Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, dënohet me 100 orë punë në komunitet

Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj është dënuar me 100 orë punë në komunitet.

12:00
Mungojnë dy avokatët e dy të pandehurve, shtyhet gjyqi i dosjes 5D

Gjyqi i dosjes 5D në Gjykatën e Posaçme ka dështuar këtë të enjte sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

11:57
“Mban mend ç’i ke thënë Ilir Metës këtu? Ngrije kokën, ngrije”, tensione mes Berishës dhe Ballës në Kuvend

Ministri Taulant Balla u përfshi në një debat me kreun e PD, Sali Berisha këtë të enjte në seancën plenare.

11:54
Gjermania në borxhe rekorde! Parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në 2029

Rrugë të vjetëruara, ura që kanë nevojë për rivitalizim, ndërtime shkollash, trena të vonuar, mungesa e internetit të shpejtë, këto janë vetëm disa nga problemet e përditshme në Gjermani.

11:36
Tetë vatra gjatë 24 orëve, Emergjencat Civile: Sot pritet rrezik “i lartë” për zjarre në Fier

Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.

11:31
Luftë e ashpër, raketat nuk kursyen askënd! Ja kush janë 30 gjeneralët e rëndësishëm iranianë që Izraeli i vrau në 12 ditë përballje

Lufta Izrael-Iran, e cila u shoqërua me 12 ditë sulme intensive, ka sjellë një humbje të rëndësishme për iranianët, pasi 30 gjeneralë mbetën të vdekur. 

11:24
Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, një një fjalim homazh nga Foltorja e Kuvendit për Ismail Kadarenë, kërkoi që shkrimtarit t’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare.

11:14
“Disa deputetë kanë konflikt”/ Sula: Institucionet e pavarura duhet të raportonin brenda këtij sesioni parlamentar, e pafalshme të shkelësh Kushtetutën

Institucionet e pavarura duhet të raportonin brenda këtij sesioni parlamentar në Kuvend, u shpreh deputeti Dashnor Sula në Kuvend.

11:03
40 mijë euro të fituara nga veprimtari kriminale, arrestohen dy persona në kryeqytet! Sekuestrohen edhe pistoleta pa leje

Dy persona janë vënë në pranga pasi iu gjetën armë zjarri pa leje, por jo vetëm.

11:02
Krimet zgjedhore, Dumani: Janë ushtruar kontrolle banesash dhe zyrash, u sekuestruan dokumente të rëndësishme

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar këtë të enjte lidhur me krimet zgjedhore të 11 majit në eventin me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.

10:57
“Partia e krimit”/ Spiropali i tërheq vëmendjen Berishës: Moderoni fjalorin! Kryedemokrati: Mos më bëj të jap një përgjigje që s’duhet ta jap

Zgjedhja e Avokatit të Popullit shkaktoi debat që në nisje të seancës plenare në Kuvend.

10:44
Ambasadori i OSBE-së takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec: Program i ri, hapje zyrash informimi në çdo gjykatë

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec.

10:40
“Nuk shkruhet askund se Avokati i Popullit i takon opozitës”, Balla: Merrni përgjegjësinë, s’keni dashur vetë ta zgjidhni, nëse zgjoheni nga gjumi…

Ministri Taulant Balla u përfshi në një debat me kreun e PD, Sali Berisha këtë të enjte në seancën plenare.  

10:37
PS nuk pranon Besim Ndregjonin për Avokat të Popullit, Berisha: Plotëson çdo kriter, s’pranohet se ka vitet e persekutimit të burgosjes politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përfshi në një debat në nisje të seancës plenare në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

10:18
“Metamorfoza”/ 15 vite burg për Behar Bajrin, 14 për Pëllumb Gjokën! SPAK shpall pretencën për 7 të pandehurit

15 vite burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për Behar Bajrin, ndërsa për Pëllumb Gjokën 14 vite heqje lirie.

10:10
“Janë regjistruar 43 kallëzime për krimet zgjedhore”, Dumani: 40 materiale u dërguan për kompetencë pranë prokurorive të rretheve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore.

10:05
“Gjyqi ndaj Netanyahut është i turpshëm”, Trump: Të anulohet menjëherë

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi të mërkurën anulimin “e menjëhershëm” të gjyqit për korrupsion të Benjamin Netanyahut, të cilin e përshkroi si një “gjueti shtrigash” kundër kryeministrit “hero” të Izraelit.

10:03
Analizë nga Eduard Zaloshnja: Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100% sipas standardeve të OSBE/ODHIR…

Nga Eduard Zaloshnja

09:46
Trump kritikon ashpër kandidatin e demokratëve për bashkinë e New Yorkut: Një komunist i çmendur po shkon drejt zyrës së kryebashkiakut

Postimi i presidentin Donald Trump kundër Zohran Mamdani, i cili fitoi nominimin demokrat për kryetar bashkie të Nju Jorkut, është plot me komente ironike.

09:45
PD humbet betejën për të shpallur zgjedhjet e pavlefshme edhe në Vlorë! Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën

Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Vlorë.

09:42
Trump sulmon kreun e Rezervës Federale! Dobësohet dollari, forcohet euro

Teksa optimizmi te investitorët po rimëkëmbej pas armëpushimit Izrael-Iran, Presidenti Donald Trump tronditi përsëri tregjet me një sulm ndaj kryetarit të Rezervës Federale, i cili ringjalli shqetësimet për pavarësinë e bankës qendrore.

09:34
E rëndë në Berat! Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 64-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku një 15-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht.

09:22
Nis projekti revolucionar për krijimin e ADN-së artificiale njerëzore, çfarë do të ndodhë

Një projekt i paprecedent shkencor për krijimin e ADN-së njerëzore nga e para ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar, duke hapur një kapitull të ri në biologjinë sintetike dhe mjekësinë gjenetike.

09:06
Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

Mijëra rrënjë kanabisi është gjetur në disa zona në qarkun e Shkodrës.

08:58
Prokurori Ndini Tavani u skualifikua nga gara, Gjykata e Apelit Administrativ urdhëron KLP-në të ripërsërisë procedurën për garën në SPAK

Gjykata e Apelit Administrativ urdhëroi Këshillin e Lartë të Prokurorisë të ripërsërisë procedurën për garën në SPAK, lidhur me kandidatin Ndini Tavani.

08:52
Kujdes në ditët e nxehta: Mos e mbuloni karrocën e foshnjës, po pse?

Me ardhjen e temperaturave të larta gjatë verës, shumë prindër përpiqen t’i mbrojnë foshnjat nga dielli duke mbuluar karrocën me një pëlhurë apo shami.

08:34
“Çdo kriminel rus të përballet me drejtësinë”/ Zelensky nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali për krime lufte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi të mërkurën vonë një marrëveshje me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali të posaçëm që do të gjykonte zyrtarë të lartë përgjegjës për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

08:10
“Burri im është ushtar në Ukrainë”/ Trump “preket” nga pyetja e gazetares: Jeni e mrekullueshme, e imagjinoj…

Gjatë një një konference për shtyp që dha në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, Donald Trump pati një bisedë me një gazetare ukrainase, bashkëshorti i së cilës është në frontin ukrainas duke luftuar kundër Rusisë.

07:59
Raporti i CIA-s: Uzinat bërthamore të Iranit janë ‘dëmtuar rëndë’ pas sulmeve amerikane

Kreu i CIA-s ka thënë se sulmet amerikane “dëmtuan rëndë” objektet bërthamore të Iranit dhe i kthyen ato vite prapa, duke ndryshuar kështu raportin e zbuluar të inteligjencës që zemëroi Presidentin Donald Trump duke minimizuar ndikimin e bastisjes.

07:35
Rendi i ditës/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH

Në Kuvend, zhvillohet sot paradite seanca e radhës plenare, që ka disa projektligje në rendin e ditës, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.

07:25
‘Publikoi lajme të rreme’, Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN për raportin bërthamor të Iranit: Duhet ta hedhin jashtë si qen

Presidenti i SHBA-së e quan ‘lajm të rremë’ raportin e kanalit CNN mbi ndikimin e kufizuar të sulmit të SHBA-së në objektet bërthamore të Teheranit.

07:15
Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez marrin me qira një hotel luksoz në Venecia për dasmën e tyre, largojnë klientët e hotelit?

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez marrin me qira një hotel luksoz në Venecia për dasmën e tyre? Largojnë klientët e hotelit?

07:09
Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës. Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri […]

E mërkurë, 25 Qershor 2025
22:50
Top Story/ “Kujdes me Albin Kurtin”, Spahiu tregon “gafën” e tij: Nuk dëgjova SHBA, partia doli jashtë kontrollit

Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë mbrëmje në një intervistë në Top Story, përballë Grida Dumës.

22:39
Meksika kërcënon me padi Elon Musk, presidentja Sheinbaum: Lëshimi i raketave kozmike po shkaktojnë ndotje të mëdha

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore për mbeturinat dhe ndotjen e shkaktuar nga lëshimet e raketave SpaceX të miliarderit, Elon Musk në SHBA, përtej kufirit.

22:37
Vetëm këto dy vende do të mbijetonin, çfarë zbulon studimi rreth skenarit të tmerrshëm të një lufte bërthamore

Ndërsa Izraeli dhe Irani ishin në luftë, një dokument paralajmërues nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes i Stokholmit (SIPRI) përshkroi me saktësi peizazhin distopik që po merr formë.

22:15
Ushtarët izraelitë qëllojnë për vdekje një 15-vjeçar në Bregun Perëndimor

Autoriteti Palestinez njoftoi sonte se një djalë 15-vjeçar u vra nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

22:14
Top Story/ “Përplasjet me Berishën dhe gjyqtarët e korruptuar”, Spahiu: Mu ndërpre karriera, ja pse ika nga KLD

Në skenën publike shqiptare, Kreshnik Spahiu u shfaq fillimisht si një figurë reformiste brenda sistemit të drejtësisë. Emëruar në vitin 2007 si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai u dallua për një qasje të ashpër ndaj gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion dhe për përplasjet e vazhdueshme me mazhorancën e kohës.

22:04
Inside Story/ Ujërat e zeza të Tepelenës derdhen në shtratin e kristaltë të Vjosës

Në Tepelenë, aty ku Vjosa krijon një ndër pamjet më spektakolare të rrjedhës së saj, ujërat e zeza të qytetit derdhen të patrajtuara në ujërat e kristalta.

21:50
Inside Story/ Dhjetëra miniera bitumi në luginë, si cënohet hapësira e parkut të Vjosës?

Përveç puseve të naftës, sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në bashkinë e Selenicës janë 13 miniera apo impiante për nxjerrjen, përpunimin e rërës, zhavorrit bituminoz, si dhe gurit gëlqeror.

21:46
Inside Story/ 113 hot spote rrezikojnë Vjosën, a po zbatohet plani i menaxhimit?

Një studimi të realizuar nga “Ecoalbania”, Vjosa park kombëtar po përballet me rreth 113 hot spote të ndryshme, duke filluar nga kompanitë që marrin inerte, gurore të shumta përgjatë gjithë shtratit lumor, marrja e ujit për vaditje, ndotja nga fushat e naftës, depozitimi i mbetjeve urbane buzë lumit e deri tek derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara.

21:43
Inside Story/ Studiuesit austriakë zbresin në ‘shtëpinë’ e mijëra gjallesave në Vjosë, a e mbron statusi luginën?!

E konsideruar shtëpia e 1725 llojeve të ndryshme bimësh dhe kafshësh, lumi Vjosa buron nga malet e Pindit në Greqi dhe ka një gjatësi prej 275 km nga të cilat 190 km rrjedhin nëpër territorin shqiptar.

21:28
Inside Story/ Dhjetëra kanale vaditëse dhe stacione pompimi në Vjosë, ekspertët në alarm: Rrezikohet parku

Ky është vetëm njëri nga kanalet që devijojnë ujin e lumit Vjosa për vaditje.

21:18
Inside Story/ Vjosa ‘Park Kombëtar’, fermeri nga Fieri: Nëse na bllokoni ujin e lumit ne vdesim…

Në rrëzë të fshatit Gjonçaj në Fier, aty ku nis një prej fushave më pjellore të Myzeqesë, është ngritur një prej veprave më të mëdha vaditëse që devijon ujin e lumit Vjosa.

21:10
Madonna pozon me të brendshme në Instagram, shihni postimin e yllit të muzikës pop

Madonna bëri një tjetër paraqitje provokuese në rrjetet sociale, në fotot e reja që ndau me miqtë e saj online të martën, më 24 qershor.

21:09
Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve, fermerët shesin shumë më lirë në fushë

Çmimi i çdo prodhimi bujqësor nga ferma deri në tavolinë në vendin tonë dyfishohet.

21:07
Serbia arreston tre persona: Po planifikonin ndryshimin me forcë të pushtetit

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë planifikuar “ndryshim të dhunshëm të pushtetit” në Serbi.

20:46
Protesta për 1-vjetorin e kryengritjes studentore në Kenya, 8 viktima dhe 400 të plagosur në kryeqytetin e Nairobit

8 persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri sot gjatë protestave në Kenia, kryesisht në kryeqytetin Nairobi, ku forca të shumta policore u përleshën për orë të tëra me të rinjtë, duke shënuar përvjetorin e parë të një shtypjeje të përgjakshme ndaj lëvizjes civile.