Ndryshimet klimaterike po ndikojnë negativisht tek prodhimi bujqësor i serave.
Është vënë në pranga shtetasi Alfred Rrupa, pasi qëlloi me armë në drejtim të një automjeti ku udhëtonin tre persona në fshatin Theth.
Pas 12 ditësh luftimesh midis Iranit dhe Izraelit, dhe sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara, një armëpushim është në fuqi.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov tha se Kievi planifikon të propozojë mbajtjen e një takimi midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, sapo të përfundojnë negociatat mbi çështjet humanitare.
Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ky rast gjyqësor duhet të anulohet.
Një 87-vjeçari italian ka humbur jetën duke notuar në plazhin e Zvërnecit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit Ardian Biraçi, 61 vjeç dhe Vasillaq Trebicka 66 vjeç gjatë 24 orëve të fundit.
Ministri i Jashtëm i Iranit ka pranuar se në centralet bërthamore të vendit janë shkaktuar dëme “të shumta dhe serioze” në bombardimet e fundit të SHBA-së dhe Izraelit.
Një video e Giorgia Melonit duke bërë mimika me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë të mërkurën është bërë virale në mediat sociale.
Në një debat prej gjysmë ore, deputetë gjermanë nga parti të ndryshme sollën argumente pro dhe kundër zgjatjes së mandatit të Bundeswehr-it në Kosovë.
Kandidati për deputet Adriatik Lapaj është paraqitur në SPAK këtë të premte sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Irani thotë se mundësia e negociatave me SHBA mbi programin bërthamor të vendit të tij është “komplikuar” nga sulmi amerikan në tre nga vendet, të cilin ai pranoi se shkaktoi “dëme serioze”.
Miliarderi Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore prej tre ditësh në Venecia.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan.
3 persona janë vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp bëri një tjetër denoncim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber dha një deklaratë nga Lini.
Temperaturat e larta kanë prekur një pjesë të Evropës Jugore këtë javë, ndërsa agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës ka parashikuar zgjatjen e valës së të nxehtit edhe në ditët në vijim me temperatura që shkojnë mbi 40 gradë Celsius.
Izraeli mbylli kalimet në Gazën veriore të enjten, duke prerë rrugën më të drejtpërdrejtë për ndihmat që të arrinin qindra mijëra palestinezë në rrezik urie për shkak të kufizimeve izraelite për ushqimin që lejohej të hynte në territorin e shkatërruar.
Çdo ditë nis me një klik. Një sinjal, një ekran, një zgjim në një botë ku gjithçka është e lidhur, e shpejtë dhe e ndërlidhur.
Ish-prokurori Arjan Ndoja ka rrëfyer sot në sallën e gjyqit në GJKKO lidhur me ditën që iu bë atentat, më 1 nëntor të vitit 2021.
Ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 11 majit, po dëshmon sot në GJKKO, ku po gjykohen Plarent Dervishi dhe Julian Meçe për atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019.
Në Tiranë është festuar dita e pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një alet strategjik i vendit tonë.
Është ndërprerë seanca konstituive në Kuvendin e Kosovë.
Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.
Dy persona janë arrestuar në Libofshë të Fierit, pasi janë kapur gjatë natës në parcela me drogë,
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të mbledhur në samitin e Brukselit duhej t’i tregonin gjithashtu Komisionit Evropian nëse preferonin të arrinin një marrëveshje tregtare të shpejtë me Shtetet e Bashkuara me kushte të favorshme për Uashingtonin apo të vazhdonin të luftonin për një marrëveshje më të mirë.
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u paraqit këtë të premte në SPAK.
KQZ shpërndan mandatet për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje udhëheqësve evropianë të dërgojnë “një mesazh të qartë politik” mbështetjeje për anëtarësimin e Ukrainës në BE, ndërsa Hungaria vazhdon të pengojë përparimin.
Ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 11 majit, po dëshmon sot në GJKKO, ku po gjykohen Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe për atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se BE është gati për një marrëveshje tregtare me Donald Trump, por “të gjitha opsionet mbeten në tryezë”.
Udhëheqësit e BE-së nuk arritën të bien dakord mbi sanksionet e fundit të propozuara kundër Rusisë, pasi Sllovakia dhe Hungaria vazhdojnë të bllokojnë një marrëveshje.
Udhëheqësit evropianë nuk arritën të bien dakord për paketën e fundit, të 18-të, të sanksioneve në takimin e Këshillit Evropian të mbrëmshëm në Bruksel, me Hungarinë dhe Sllovakinë që mbajtën qëndrimin e tyre kundër masave të propozuara.
Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti mes dy personave në Tiranë.
Është paraqitur në gjykatë Arjan Ndoja, ish-prokurori i Durrësit.
Pas ultimatumit të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare në një takim për të gjetur marrëveshje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kutitë e Kavajës kanë surprizuar vetëm Ilir Metën, pasi pritshmëritë e tij publike për tjetërsim votash nuk rezultuan të tilla.
Një 58-vjeçar është vënë në pranga, pasi u zbulua se shiste lënë narkotike në Vlorë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë së fundmi detaje të rralla dhe plot dashuri për rolin që luan në jetën e dy vajzave të bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi.
Japonia ka reaguar ashpër në lidhje me krahasimin që presidenti i SHBA-ve, Don ald Trump bëri mes sulmeve ndaj Iranit dhe bombardimeve të Hiroshimës dhe Nagasakit, që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.
Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord për shtyrjen me gjashtë muaj të sanksioneve kundër Rusisë.
Në gjyqin e rëndë ndaj Sean “Diddy” Combs, prokuroria paraqiti të enjten argumentet e saj përfundimtare, duke e akuzuar reperin dhe producentin e njohur për përdorimin e dhunës, drogës dhe mashtrimit për të detyruar gratë të kryenin akte seksuale të padëshiruara.
Është arrestuar shtetasi Ergys Arrnjeti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Shtëpia e aktorit të njohur amerikan Brad Pitt në lagjen Los Feliz të Los Angeles ka qenë objekt i një grabitjeje mbrëmjen e së mërkurës, njoftoi Departamenti i Policisë së Los Angeles (LAPD).
Kosova po e vuan edhe politikisht, edhe financiarisht, sagën për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë.
Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa.
Forca Ajrore ka kryer monitorimin ajror me dronë gjatë natës mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.
Japonia ka ekzekutuar Takahiro Shiraishi, autorin e një prej rasteve më makabre të vrasjeve, duke i dhënë fund një kapitulli të errët që shpërtheu në vitin 2017 dhe shkaktoi debat të gjerë publik mbi vetëvrasjen, përdorimin e mediave sociale dhe shëndetin mendor.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në një biznes në Fushë-Krujë.
Mijëra kundërshtime hedhin hije mbi fitoren e konservatorit të krahut të djathtë Karol Nawrocki në zgjedhjet presidenciale të Polonisë. A do të ketë rinumërim?
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka hedhur poshtë pretendimet amerikane për dëmtim të programit bërthamor iranian, duke deklaruar se SHBA-të “nuk arritën asgjë domethënëse” me sulmet ajrore ndaj tri centraleve kyçe të vendit.
Edhe kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave të larta.
Pas përfundimit të konfliktit të armatosur 12-ditor me Izraelin, autoritetet iraniane kanë ndërmarrë një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh të shpejta, duke synuar dhjetëra persona të akuzuar për spiunazh dhe bashkëpunim me agjencitë e inteligjencës izraelite dhe perëndimore.
Një studim i ri ka hedhur dritë mbi një fenomen të zakonshëm në grupet shoqërore: në thuajse çdo rreth miqsh, ekziston një person që bëhet vazhdimisht objekt shakaje apo ngacmimi, shpesh nën petkun e humorit “miqësor”.
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e sotme kodrat e Ksamilit, duke shkaktuar alarm në komunitet dhe ndërhyrje urgjente nga shërbimet e emergjencës.
Burime të shumta konfirmojnë se administrata Trump është përfshirë në një fushatë intensive diplomatike për të rifilluar negociatat bërthamore me Iranin, duke propozuar një paketë të gjerë stimujsh ekonomikë në këmbim të ndërprerjes së pasurimit të uraniumit nga Teherani.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i kanë thënë Iranit se duhet të dorëzojë uraniumin e pasuruar, tha ministri izraelit i mbrojtjes.
Manchester City ka dhënë një tjetër sinjal të fortë në FIFA Club World Cup, duke mundur bindshëm Juventusin me rezultatin 2-5 dhe duke siguruar vendin e parë në Grupin G.
Teherani nuk ka plane për të rifilluar negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara, tha të enjten Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare disa projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita zgjodhi që të largohej nga salla, me përjashtim të deputetit Dashnor Sula.
Numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë sa vjen e shtohet, me më të fundit që ishte ai kur tre të mitur që po lëviznin me monopatë, u përplasën nga një automjet në kryeqytet.
Sipas astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut duhet të përgatitet siç duhet para se të martohet.
Influencuesja shqiptare 22-vjeçare, Melissa M., e njohur në rrjet si @melimtx, ka ndezur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe botën e futbollit, pasi zbuloi mesazhe private me Vinicius Jr., Karim Benzema dhe Rafael Leao.
Gjykata ruse njoftoi se kishte shpallur fajtor për tradhti një fotograf, Grigory Skvartsov, duke e dënuar atë me 16 vjet burg, pasi Skvartsov tha se i kishte dhënë informacion të detajuar në lidhje me bunkerët dikur sekretë të epokës sovjetike një gazetari amerikan.
Bayern Munich ka arritur një marrëveshje të plotë verbale me sulmuesin e ri të talentuar Nick Woltemade për një transferim në merkaton e verës.
Ekspertët kanë ngritur alarmin në “Top Story” për përdorimin e monopatinave nga çdo moshë, pa respektuar asnjë kod rrugor.
Gati 6 milionë gomarë theren çdo vit për lëkurat e tyre, të cilat përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për të bërë ilaçin “ejiao”, dhe ky numër pritet të arrijë në shtatë milionë deri në vitin 2027, sipas OJQ-së Donkey Sanctuary.
Skënder Brataj, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story në Top Channel, ka folur në lidhje me rrezikun e monopatinave dhe aksidenteve që shkaktohen prej tyre ose ndaj tyre.
Ndërsa çdo marrëdhënie është unike, një studim i kohëve të fundit përpiqet të hedhë dritë mbi tiparet e përbashkëta që duket se bashkojnë çiftet më të lumtura të martuara.
Mbi 500 milionë euro në dy vite! Ronaldo futbollisti më i pasur në botë, portugezi firmos kontratën e më të shtrenjtë në histori
Një 48-vjeçar nga Thumana ka rënë viktimë e një skeme shantazhi seksual online.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se fitorja ndaj Iranit përfaqëson një moment historik për sigurinë e Izraelit dhe një mundësi të rrallë për paqe në Lindjen e Mesme.
Pasagjerët e një fluturimi të kompanisë ajrore australiane Qantas Airëays, me destinacion Parisin, kaluan mbi 15 orë në ajër, për t’u rikthyer më pas në Australi, aty ku edhe kishin nisur udhëtimin si pasojë e një sulmi me raketa nga Irani që mbylli pjesë të hapësirës ajrore në Lindjen e Mesme.
Numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri ka arritur në 80 mijë – të paktën kjo është shifra zyrtare – por ekspertët thonë se shifra është më e lartë.
Në ditën më të nxehtë të qershorit kur temperaturat në shumë zona të vendit kanë kaluar mbi 38 gradë celcius , 130 zjarrfikës dhe dhjetëra vullnetarë po përpiqen për orë të tëra të kontrollojnë disa vatra zjarri pranë qytetit bregdetar të Palaia Fokaias, 40 km) në jug të Athinës.
Aksidenti në zemër të Tiranës që la pas 3 të mitur të plagosur, të cilët udhëtonin me monopatina elektrikë, është më i rëndi i këtij lloji, por nuk është i vetmi.
Beteja e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës nuk i dha mandatin e deputetit, siç Ilir Alimehmeti besonte.
Ekonomia e Shqipërisë e ka nisur vitin 2025 me një rritje prej 3.39%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave për tremujorin e parë, duke shënuar një ngadalësim krahasuar me tremujorin e parë të vitit që lamë pas.
Miratimi i rritjes së buxhetit për mbrojtjen nga të gjithë udhëheqësit e NATO-s pritet të detyrojë çdo shtet të shpenzojë në këtë drejtim rreth 5% të produktit të brendshëm bruto.
Rama, i cili mbush 60 vjeç në korrik, e bazoi fushatën e tij zgjedhore mbi premtimin se do të shtynte përpara procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët duhet që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.
Informimi i klasifikuar i të gjithë Senatit mbi situatën në Iran është planifikuar për sot, pasi ishte riplanifikuar për në fillimin e javës.
Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar si një “sukses historik” goditjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj centraleve bërthamore të Iranit, duke theksuar se veprimi erdhi në një moment kritik për sigurinë globale.
Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Lezhës.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë Ilnisa Agolli. Moderatorja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top Albania Radio.
Beteja ligjore midis Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka arritur në një nivel të ri.
Udhëheqësit e BE-së janë zotuar të kontribuojnë “në të gjitha përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet” rreth Iranit.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në provincën e Torinos, ku një grua është gjetur e pajetë në një apartament në qytetin e Rivalta.
Ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në Portin e Shëngjinit anija me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi. Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”.
Clark Olofsson, grabitësi që mbajti peng katër persona për gjashtë ditë në vitin 1973 në një bankë në Stokholm — një incident që i dha emrin termit “Sindroma e Stokholmit” — ka vdekur në moshën 78 vjeç, njoftoi familja e tij.
Mesfushori i talentuar i Club Brugge, Ardon Jashari, është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos këtë verë, me disa nga klubet më të mëdha të Evropës që janë vënë pas tij.
Të paktën 29 fëmijë kanë vdekur në Republikën e Afrikës Qendrore, pasi një rrëmujë gjatë provimeve të fundvitit shkaktoi panik pasi një transformator shpërtheu në ndërtesë, duke i tmerruar nxënësit, raporton BBC.
Policia në Ekuador ka riarrestuar të arratisurin më të kërkuar të vendit, bosin e drogës Adolfo Macías Villamar.
Pentagoni ka publikuar pamje të sulmit amerikan ndaj centralit bërthamor Fordow të Iranit.
Policia në Japoni ka arrestuar dy mësues të shkollës fillore për shkak se kanë bërë foto të pahijshme të vajzave të vogla në një grup bisedash dhe i kanë ndarë ato me kolegët e tyre.