E martë, 17 Shtator 2019
17:01
Sonte në Fiks Fare/ I moshuari abuzon me vajzën e sëmurë mendore

Fiks fare sjell sot në mbrëmje, historinë e rëndë të abuzimit të një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një i moshuar.

16:58
Kumanovë/ Rrëzohet kamioni, transportonte 81 klandestinë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 81 klandestinë që transportoheshin nga një kamion. Kamioni është kërkuar të ndalet nga punonjësit e policisë në orën 23:00 të së hënës në autostradën Kumanovë-Tabanoc.

16:52
I ngatërrojnë qesen e gjakut, vdes pacientja

Qesja e gjakut që ishte destinuar për një tjetër pacient me të njëjtin mbiemër, i ka sjellë vdekjen 84 vjeçares Angela Crippa.

16:45
Ja çfarë numri do ketë PDK, LDK, VV dhe AAK në fletën e votimit!

Është organizuar ceremonia e tërheqjes së shortit nga KQZ, ku 25 subjektet politike janë në pritje që të tërheqin numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.

16:42
Raporti i OSBE/ODIHR, skaneri që ndan shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës

Ilir Meta – President i Republikës

16:34
Gjimnastja e notës 10 pozon nudo: Jam krenare për trupin tim – Foto

Katelyn Ohashi, gjimnastja amerikane e notës 10, videoja e së cilës u bë virale në fillim të këtij viti, është një nga 21 “yjet” e sportit që kanë pozuar nudo për “ESPN Body Issue”. Ajo ka rrëfyer për “TMZ Sports” se asaj “i duhej shumë guxim” për t’u zhveshur që të shihej nga miliona njerëz.

16:30
Ushtari italian sulmohet me gërshërë, thirrje “Allahu Akbar”

Një ushtarak italian është sulmuar sot në Milano nga një emigrant i paligjshëm, i ardhur nga Jemeni.

16:25
Gjendet kanabis në makinë, në pranga dy persona

Në qytetin e Sarandës ditën e sotme janë vënë nën pranga dy shtetas dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë, me akuzën “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

16:24
Negociatat/ Presidenti i KE: Meritë e Shqipërisë, BE nuk po ju bën asnjë nder

Donald Tusk, president i Këshillit Evropian, në fund të mandatit të tij, nga Tirana përcolli mbështetje për Shqipërinë në çeljen e negociative me Bashkimin Europian. Megjithëse fjalën e fundit do ta thotë Këshilli Ministrave të BE-s më 18 Tetor, qëndrimi i presidentit Tusk, përforcon klimën pozitive, që Shqipëria ta kalojë me sukses këtë test, qoftë edhe me kushte.

16:14
Real akord me Mbappe, do ta paguajë 35 mln euro në vit

Nuk është aspak një mister fakti që Kylian Mbappe është objekt dëshirash i Realit të Madridit që në të vërtetë është vënë në ndjekje të tij prej kohësh dhe verën e ardhshme mund ta bëjë ëndrrën realitet edhe pse bisedimet me drejtuesit e Paris Saint Germainit nuk do të jenë aspak të lehta.

16:05
VIDEO/ Gonzalo Higuain “turpërohet” gjatë seancës stërvitore

Çudira ndodhin në stërvitjen e Juventusit!

16:03
Dialog me Ramën por jo zgjedhje/ Aleatët e PD tregojnë “prapaskenat” e darkës me Bashën

Një darkë informale larg zhurmës së Tiranës mes aleatëve ngjalli kureshtje për lëvizjet më të fundit brenda kampit opozitar. Dy protagonistë Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu zbulojnë detaje nga takimi, i cili u mbajt larg vëmendjes së mediave.

15:42
E pabesueshme, rrufeja godet makinën në lëvizje (VIDEO)

Këto imazhe vijnë nga Novosibirsk, ku një rrufe goditi një makinë që ishte në lëvizje gjatë një stuhie.

15:35
Futbolli amerikan/ Lojtari ‘fluturon’ në ajër, përplasja bën xhiron e botës

Ndodh që njeriu mund ‘të fluturojë’ në ajër. Ndodhi diçka e tillë në sfidën mes Kansas State Wildcats dhe Mississippi State Bulldogs, kur quarterback i këtij të fundit , Garret Shrader fluturoi në ajër pas një përplasje të fortë me një prej kundërshtarëve të tij.

15:27
Lufta kundër korrupsionit, në duart e studentëve? Rama: Për çdo denoncim, një bursë

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka bërë publike një ide të hedhur në diskutim përsa i përket programit mbi luftën ndaj korrupsionit.

15:24
“Çështja Griezmann” – Barça, gjobë ose mbyllje të Camp Nou

Antoine Griezmann tashmë ka nisur të luajë me fanelën e Barcelonës në këtë sezon madje ka shënuar edhe golat e parë me këtë skuadër, ata në sfidën me Betis në Camp Nou në fitoren 5-2 të katalanasve.

15:21
Elbasan/ 11 zjarre të qëllimshme, policia në kërkim të zjarrvënësve të Krastës

E njohur si mushkëria e qytetit të Elbasanit, Kodër Krasta u dogj sërish një ditë më parë. Zjarri i rënë dyshohet të jetë i qëllimshëm ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorëve.

15:20
Policia shqyrton shumicën e dosjeve për vetting, ende nuk dihet kur nisin seancat

Komisioni i jashtëm i vlerësimit për vettingun në polici ka përfunduar shqyrtimin e pjesës më të madhe të dosjeve për 45 drejtuesit më të lartë në policinë e shtetit. Por fakti është që ende nuk kemi një datë konkrete se kur do të fillojnë seancat e para dëgjimore publike.

15:14
Botuesit kërkojnë ndihmë: Duhen ulur taksat mbi botimet

Që në maj të këtij vit Botuesit shqiptarë i janë drejtuar drejtuar deputetëve të komisionit të medias duke u kërkuar seancë dëgjimore me Minstrat e arsimit, kulturës dhe ekonomisë në lidhje me gjendjen shqetësuese sipas tyre që sistemi i librit në vendin tonë.

15:10
Në Universitetin e Korçës shtohen kërkesat për infermieri, “sytë nga Gjermania”

Të rinjtë po ndërgjegjësohen sa i takon ofertave të tregut të punës duke u orientuar në studimet e tyre universitare.

15:07
Dalin fondet për Porto Romanon/ Sako: Nuk kemi ende një vend tjetër për depozitimin e mbetjeve

Ka kaluar më shumë se një vit nga shpallja e emergjencës mjedisore në bashkinë e Durrësit, por në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto Romano gjendja nuk ka ndryshuar.

15:05
Edhe pse nuk lejohet, skuadra serbe luan në Kosovë për Kupën

Është hedhur shorti për 1/16-tën e Kupës së Serbisë.

14:56
Kosovë, publikohen statistikat e punësimit

Janë publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë (TM2) 2019 në Kosovë.

14:41
Lange-Ruçit: Lobojmë në Bundestag për PO Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Sekretarin Parlamentar të Shtetit për Drejtësinë të Gjermanisë, z. Christian Lange, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

14:39
Spanja kampione bote, basketbollistët e “djegin” në Madrid

Pas fitores së titullit të dytë botëror në basketboll për meshkuj, skuadra e Spanjës u kthye në Madrid për të festuar këtë sukses të jashtëzakonshëm.

14:34
Krujë/ Mjeti del nga rruga, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një mjet ka dalë nga rruga në fshatin Mafsheq të Krujës, me pasojë vdekjen e një 52-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve.

14:26
Sarah Thomas, gruaja e parë që notoi 4 herë pa ndalim përgjatë La Manshit

Një grua amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit katër herë, pa u ndalur.

14:19
Vendimi për Neymar, CAS i redukton dënimin sulmuesit

Paris Saint Germain merr lajme të mira nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për Neymar.

14:16
Ministri Cakaj: Kemi shkarkuar disa konsuj nderi të dyshimtë të Shqipërisë në botë

Pas seancës dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u pyet nga gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu rreth heqjes së targave diplomatike për konsujt e nderit.

14:15
Foto/ Njerëzit që janë gati të ‘shpërthejnë’ nga një krizë nervore
14:11
Renzi sjell surpriza/ Parti e re në skenën italiane

Ish kryeministri Italian Matteo Renzi deklaroi shkëputjen nga Partia Demokratike e qendrës së majtë dhe planet për të krijuar një lëvizje të re politike centrist, duke i dhënë një goditje balancës së pushtetit brenda koalicionit të brishtë qeveritar dy javor në vendin fqinj.

14:09
Zbulim i befasishëm, astronautët bien në gjurmët e yllit më të madh neutron

Astronomët ishin vënë në kërkim të valëve gravitacionale, por padashur, kanë zbuluar atë që konsiderohet si ylli më i madh neutron i pikasur ndonjëherë!

14:02
Leonardo: Neymar pasuri e klubit, s’më pëlqejnë telenovelat meksikane

Leonardo dhe Neymar, drejt shtrëngimit të duarve për të harruar pas përplasjet e muajve të fundit. Drejtuesi i lartë i PSG, në një intervistë për RMC sport, la të kuptohet se është gati të hedhë pas krahëve gjithçka ka ndodhur. Ai e konsideron bashkëkombësin e tij pasuri të klubit.

14:00
Tenton të kalojë në korsinë tjetër, përplas motoçikletën – FOTO

Një aksident është shënuar këtë të martë, pranë rrugës “Vasil Shanto”.

13:54
Tusk në Shkup, para vizitës në Tiranë

Turin ballkanik Donald Tusk e nisi nga Maqedonia e Veriut. Ai është takuar në shkup me Presidentin e vendit Stevo Pendarovski, Presidenti I Këshillit Europian Donald Tusk dhe presidenti Pendarovski shkëmbyen mendime për gjendjen e përgjithshme në Maqedoni dhe rajon, si dhe për aspiratat e shtetit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

13:49
Kripa pa jod e rrezikshme. Manastirliu: Do pengohet në doganë

Shqipëria është një vend me pamjaftueshmëri jodike dhe sasia e jodit duhet plotësuar nëpërmjet ushqimeve, kryesisht kripës. Por si shumë produkte në tregun ushqimore edhe kripa shpesh nuk ka cilësinë dhe standardet e duhura.

13:33
Buka e lashtë, u gatua në Egjipt me maja 4500-vjeçare

Disa individë fatlumë e provuan vetë se ç’do të thotë të shijosh historinë: ata kanë shijuar një bukë të bërë me një maja 4500-vjeçare.

13:32
Policia aksion në Tiranë/ 5 të arrestuar gjatë orëve të fundit, ja për çfarë akuzohen

5 shtetas janë arrestuar në Tiranë gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

13:28
Netanjahu nën presion të madh

Zgjedhjet e dyta të përgjithshme brenda 5 muajsh në Izrael, Benjamin Netaniahu po përpiqet t`i fitojë me një zotim të fortë: kryeministri thotë se po e mori sërish votën e izraelitëve, do t`i aneksojë të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.

13:24
Athina: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, jo të ndara

Zëdhënësi i qeverisë greke Steliso Petsas në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët, nuk ka konfirmuar ende nëse kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me homologun e tij shqiptar në Nju Jork në kuadrin e punimeve të sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që fillon javën tjetër.

12:59
Shkodër/ Kapen dy të kërkuarit për trafikim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje (video)

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

12:53
Policia u kthen turistëve biçikletat e vjedhura, një 19-vjeçar shpallet në kërkim

Një 19-vjeçar në Fier u vodhi biçikletat dy turistëve, ku pas ndërhyrjes së policisë u bë i mundur kthimi i tyre.

12:53
Turneu i tenisit/ Veliaj: Më shumë fusha sportive të rinjve

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë e më shumë një sport i preferuar për qytetarët e Tiranës, dhe në mënyrë të veçantë për të rinjtë. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës, përveç palestrave dhe terreneve sportive që ka hapur për komunitetin në shkollat e kryeqytetit, do të mbështesë krijimin e hapësirave të reja të posaçme për të luajtur tenis në të gjithë Tiranën.

12:49
Basha nga Shkodra: Nuk ka zgjidhje nga jashtë! Do të vijë nga brenda

“Zgjidhja e krizës politike në Shqipëri do të vijë shumë shpejt dhe do të arrihet nga brenda. Ndërkombëtarët janë miqtë tanë të përhershëm” ky është mesazhi që lëshoi nga Shkodra, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

12:44
Ministri Cakaj: Meritojmë hapje negociatash, kemi bërë progres

Në një senacë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj foli mbi çështjen e nxehtë të çeljes së negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

12:29
Google i mori jetën, 27-vjeçari hidhet para trenit pas varësisë nga ilaçet e ankthit

Një berber nga Manchester-i, Angli u hodh përpara trenit, pasi u nda me të dashurën e tij dhe e gjeti veten duke konsumuar ilaçe kundër ankthit, të cilat i bleu në internet.

12:25
U skualifikuan nga tenderi, “Gjoka” padit drejtoren e ARRSH

Pak ditë pasi u vendos anulimi i gjithë procedurës së tenderit të ndërtimit të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë komopania që fitoi të drejtën e ndërtimit “Gjoka Konstruksion” ka bërë padi ndaj drejtueses së ARRSH Sonila Qato.

12:12
Bota në panik! Shpërthim gazi në laboratorin e rrezikshëm ku ruhet virusi HIV, Ebola

Një zjarr i shkaktuar si pasojë e shpërthimit të gazit ka ndodhur në një laborator rus që njihet ndryshe si “strehëz virusesh”, përfshirë këtu Ebola-n, HIV-in e të tjera.

12:10
Përpunohen më shumë mbetje/ Statistikat: Vjet 1,32 milionë tonë, rritja 5.6 %

Shqipëria ka prodhuar mbi 1,5 milion mbetje në 2018. Instituti i statistikave njoftoi se vitin që shkoi janë menaxhuar 1,32 milionë tonë mbetje urbane nga 1,25 milionë tonë që ishin një vit më parë.

11:43
Tërmet në politikën italiane, çahet partia më e madhe e së majtës

Ish kryeministri italian i tha “La Repubblica”, ndarjen e tij nga Partia Demokratike. Të hënën, ish-kryeministri kishte telefonuar kryeministrin Conte për të siguruar “mbështetje të plotë për qeverinë”.

11:36
Në shkolla 10 mijë nxënës më pak/ Ministrja Shahini: Ulja ka nisur që nga qeverisja e PD

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për mediat mbi nisjen e vitit të ri shkollor.

11:36
Dogji gabimisht 400 rrënjë ullinj, pranga 49-vjeçarit

Një shtetas i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr është arrestuar nga policia e Fierit.

11:32
Nga Bayern te kombëtarja e Kosovës. Ja kush është futbollisti i ri

Meritan Shabani, 20 vjec, futbollist i rritur te Bayern Mynih pranoi të bëhet pjesë e kombëtares së Kosovës.

11:28
Dhunoi të motrën, në pranga 30-vjeçari nga Divjaka

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga pasi ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij.

11:22
Filmi horror “It” pushton kinematë, 155 milionë USD për 2 javë

Me 155 milionë dollarë të arkëtuar nga biletat në SHBA dhe 323.3 milionë në mbarë botën, brenda vetëm dy javëve të para të shfaqjes në kinema, “It: Chapter Two” duket se do t’i kapërcejë të gjithë filmat e tjerë “It” në Box Office.

11:15
10 jahtet më të shtrenjtë prezantohen në Monaco Yacht Show

Monaco Yacht Show prezanton në fund të shtatorit 10 jahtet më të reja, më të shtrenjtë e më të mëdhenj të botës, në një vend që premton të shndërrohet në magnet për miliarderët.

11:07
Ti raporton/ Qytetari nga Ferizaj: Bac, oborrin na e morën! (foto+video)

Në fshatin Prelez të komunës Ferizaj në Kosovë, banorët u ngritën në protestë për të mbrojtur oborrin e shkollës.

11:00
Shkarkimi i Metës, Komisioni kërkon zgjatjen e mandatit deri në mbërritjen e opinionit të Venecias

Nesër do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

10:59
10 banane per Lukakun! Batuta i kushton vendin e punës analistit italian

Një frazë raciste, e përdorur për të ilustruar konsideratën e lartë ndaj Romelu Lukaku-t, i ka kushtuar shtrenjtë analistit Luciano Passirani-t, që u përjashtua nga studioja e televizionit në Top Calcio 24.

10:53
Kanabis në çatinë e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

Një 49-vjeçar, banues në Lezhë ra në pranga, fill pasi në banesën e tij u gjetën saktësisht 6 kilogramë e 185 lëndë narkotike.

10:34
Sherr në lokalin e fshatit, 2 vëllezër plagosin për vdekje 29-vjeçarin

Një 29-vjeçar në Dibër ka humbur jetën për shkak se u qëllua me sende të forta gjatë një konflikti në ambientet e një lokali të fshatit Sllatinë.

10:22
Kërcënim ndaj subjekteve politike, Komuna e Prishtinës: Gjoba nëse ndotni ambientin me fletushka

Komuna e Prishtinës ka kërcënuar partitë politike se do t’i gjobisë në rast se hasen fletushka nëpër hyrjet e objekteve kolektive, e njëjta gjë siç vlen edhe për fletushkat e bizneseve.

10:17
“Krizë për nxënës” këtë vit shkollor, cila është zgjidhja sipas Metës?

Çelja e vitit të ri shkollor u karakterizua me një rënie të numrit të nxënësve, që u ulën në bankat e shkollës. Mbi çështjen në fjalë ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

10:15
Kreu i KLP takim me zyrtarët gjerman/ Fokusi te Reforma në Drejtësi, SPAK dhe BKH

Kryetari i KLP, Gent Ibrabimi ka pritur në takim z.Christian Lange, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, deputet në Bundestag.

09:58
Vettingu në polici/ Hodaj: Të kryhet me cilësi dhe jo shpejtësi

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka dalë në një deklaratë për media për ecurinë e Vettingut në Polici.

09:57
Ti Raporton në Top Channel/ Qytetari: Policia e Shtetit na ndoti qytetin

Nuk janë të rralla rastet kur automjetet e vjetra ndotin ajrin në qytetet tona, duke çliruar tymin e karburantit.

09:41
Porti i Durrësit/ Gjenden 11 kg heroinë në gomën rezervë, arrestohet shoferi i mjetit (emri)

11 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në portin e Durrësit, brenda një automjeti, ku një 50-vjeçar, drejtues i vetë mjetit, është vënë nën pranga.

09:38
Njeriu i dytë, më i pasur në botë do të blejë AC Milan-in?

Njeriu i dytë, më i pasur në botë ka ndërmend të blejë skuadrën AC Milan për 890 milionë paund! Ky është lajmi më i fundit që po qarkullon me shpejtësi kudo në mediat italiane.

09:20
Hazard: Eksperienca në Real është më e madhe se te Chelsea

Sulmuesi Eden Hazard ka thënë se eksperienca te Reali është shumë më e madhe se te Chelsea.

09:12
Vanessa Williams, Miss America e parë me ngjyrë

Vanessa Williams më 17 shtator të vitit 1983, është bërë gruaja e parë me ngjyrë e Miss America.

08:55
Presidenti i Këshillit Evropian sot në Tiranë, ja axhenda

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, sot do të bëjë një vizitë në Shqipëri ku do të takojë kryeministrin Edi Rama.

08:53
Kaktuset “alienë”/ Me gjemba, forma e ngjyrë të çuditshme

Kaktusi është një bimë shumë vjeçare e vendeve me klimë të ngrohtë e të thatë, me gjethe të trasha e të mbuluara me gjemba, e cila bën lule të bukura që e duron shumë thatësirën.

08:39
Vritet i riu shqiptar në Britaninë e Madhe, pranga 2 italianëve (foto+emri)

Një i ri shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe më datë 11 shtator. 21-vjeçari Serxhio Marku, u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.

08:36
Napoli-Liverpool, Dortmund-Barcelona/ Rikthehet Champions League

Sot rikthehet kompeticioni më i rëndësishëm në Botë për klubet. Sot nis faza e grupeve në Uefa Champions League. Tre janë ndeshjet të cilat spikasin më shumë: Napoli-Liverpool, Dortmund-Barcelona dhe Chelsea-Valencia.

08:25
Cakaj apel qytetarëve: Denonconi abuzimet në Ambasada

Me anë të një postimi në Facebook, ministri në Detyrë Gent Cakaj ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që të raportojnë çdo problem që mund të hasin gjatë Shërbimeve Konsullore. E këtë ata mund ta bëjnë duke shkarkuar aplikacionin Ambasada Ime.

08:17
Policja hidhet në lumë për foshnjën,”i vërsulen” meshkujt

Një police është cilësuar heroinë pasi u hodh në lumë për të shpëtuar jetën e një foshnje. Jessica Voiels mori një telefonatë se foshnja 11 muajsh kishte rënë në lumin Irwell në Radcliffe, Manchester.

08:11
Ti Raporton në Top Channel/ Pyjet e Berzhitës përfshihen nga flakët, ja pamjet

Pyejet e Berzhitës janë përfshirë nga flakët.

08:10
Lezhë/ Remont në N/stacion, ja zonat që do kenë kufizim energjie

Për shkak të një remonti në N/stacion në Lezhë do ketë kufizim energjie në disa zona.

08:02
Ti Raporton në Top Channel/ Makina digjet në rrugë, ja pamjet e filmuara nga kalimtarët

Një makinë është djegur në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Vidoja është filmuar nga udhëtarët.

07:33
Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me temperatura të larta që do shkojnë deri në 35 gradë celcius.

07:25
George Sorosi dhe debatet për ndikimin e tij në Shqipëri

Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të sukseshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri.

07:00
Irani mohon autorësinë e sulmeve në rafineritë e naftës, anullohet takimi Rouhani-Trump

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë rritur pas sulmeve të rafinerive të naftës në Arabinë Saudite.

06:35
Zgjedhje të parakohshme/ Izraelitët i drejtohen kutive të votimit për të 2 herë brenda 5 muajve

Izraelitët do të votojnë sërish në zgjedhjet e përgjithshme. Këto janë zgjedhjet e dyta në harkun kohor të 5 muajve.

05:50
Francë: Protesta kundër reformave të Macronit në pensione

Juristë, mjekë e pilotë u mblodhën të hënën në Paris për të protestuar kundër planit të Qeverisë së Francës për reforma në pensione.

04:27
Dobësohet edhe më shumë partia Tory

Deputeti Sam Gyimah ka vendosr të largohet nga partia Tory dhe i është bashkuar partisë proevropiane liberaldemokrate. Kjo dobëson edhe më shumë grupin paralmentar të partisë në pushtet, e cili ka humbur shumicën.

03:26
Netanyahu: Do të aneksoj të gjitha vendbanimet hebraike

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se nëse i fiton zgjedhjet e së martës, do të aneksojë të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, megjithë protestat e udhëheqësve palestinezë.

02:31
Ish presidenti i Realit: Ka tensione të mëdha mes Zidane dhe Perez

Ardhja e Zidane në drejtimin e Real Madrid u prit me shumë bujë dhe pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve të klubit janë të larta duke pritur rikthimin e ekipit tek sukseset.

01:30
Foto/ Ja kush janë fshatrat dhe qytetet e pasura me Ar dhe Argjend në Kosovë

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës.

01:11
“Dhunë dhe grabitje në stadium”, arrestohen 12 kapo-ultrasë juventinë

Policia italiane ka zhvilluar aksionin e koduar “Baneri i fundit” dhe ka arritur të vërë në pranga 12 kapo-ultrasë të Juventusit, si dhe disa anëtarë të tjerë të këtyre grupimeve të tifozëve.

00:29
ISIS paralajmëron sulme të tjera terroriste

ISIS nuk është munduar akoma dhe vazhdon të jetë një kërcënim, sidomos për qytetet kryesore të botës perëndimore.

E hënë, 16 Shtator 2019
23:53
Peza: Presidenti veshi kostumin e liderit të opozitës

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u fol për faktorin Meta. Si po ndikon presidenti në krizën politike në vend? Vendimet e tij a e kanë ndikuar pozitivisht apo negativisht për zgjidhjen?

23:09
Amy Winehouse dhe misteri i “Klubit 27”

Vdekja e Emi Uajnhaus, këngëtares britanike që arriti të përziejë me mjeshtëri disa rryma të ndryshme muzikore në hite të rëndësishme, ishte një aksident tragjik që dukej i pashmangshëm.

22:56
Rikthehet McGregor, zbulon datën dhe vendin e ndeshjes së ardhshme

Nuk garon më në Ultimate Fighting Championship që prej nëntorit të 2018-ës, kur humbi përballë Khabib Nurmagomedov, por Connor McGregor ka njoftuar sot se është gati të kthehet në ring, madje duke zbuluar edhe datën dhe vendin e ndeshjes së radhës.

22:22
Përplasja Salianji-Bolino në “Open”, gazetari: PD më ka futur në “blacklist”

Ervin Salianji, përfaqësues i PD, është përplasur ashpër në debat me botuesin e “Shqiptarja.com”, Carlo Bolino, gjatë emisionit “Open” në Top Channel. Arsyeja është e ashtuquajtura “blacklist” për mediat që ka dalë nga një dokument “non paper” nga PD.

22:21
Fansja e kritikon për “twerk-un”, Bebe Rexha i kthehet në shqip: Shko laj…

Vetëm një orë më parë Bebe Rexha ka publikuar një video tepër seksi në Instagram, duke kërcyer “twerk” në avion.

21:56
Open/ Peza: Kriza është e opozitës. Bolino: Basha është i dobët, nuk fiton dot

Emisioni “Open” në Top Channel filloi me debate të shumta sot. Pyetja, a do të ketë një marrëveshje Rama-Basha, ‘ndezi’ të ftuarit.

21:50
Produktet e para të kompanive më të mëdha në botë

Udhëtimi më i madh nis me një hap të vetëm.

21:47
Këngëtarja shqiptare siç e ka “zakon”, me të brendshme (FOTO)

Fotot përpara pasqyrës me të brendshme janë kthyer tanimë në një “rutinë” për Dua Lipën.

21:42
Makina poshtë kamionit, plagoset pedagogu në Korçë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kamion.

21:23
Alfred Peza në “Open”: Basha takim me aleatët jashtë Tiranës, mungon Kryemadhi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim në zonën e Ishmit, në Durrës, me partitë aleate. Është gazetari Alfred Peza që njoftoi gjatë emisionit “Open” në Top Channel për takimin e opozitës.