E enjte, 24 Tetor 2024
16:20
Lufta në Ukrainë, forcat ruse sulmojnë Kupyansk-un, 1 i vdekur dhe 10 të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe 10 të tjerë të plagosur nga një sulm rus në në qytetin kufitar Kupyansk në Ukrainën verilindore.

16:12
Thellohet bashkëpunimi mes Moskës dhe Penianit, Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtarake

Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, e ka miratuar një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre ta mbështetin njëra-tjetrën me “ndihmë ushtarake dhe ndihma të tjera”.

16:07
Sherri në Pejë/ Lirohet nga burgu DJ Crax, qëndroi mbi 3 muaj në qeli

Bahtjar Bajraktari, i njohur me emrin e artit DJ Crax, është në liri pas më shumë se tre muajsh në burg, për shkak të një sherri në një nga klubet e Pejës ku u dhunua personazhi i famshëm në TikTok, Medi Iseni.

15:51
“Konflikt interesi”, Berisha kërkon përjashtimin nga çështja e tij të partneres së Enkelejd Alibeajt, gjyqtare e “Kushtetueses”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paraqitur kërkesë për përjashtimin nga çështja e tij të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila është partnerja e Enkelejd Alibeajt.

15:46
E rëndë në Cërrik! U aksidentua teksa po punonte me mjetin bujqësor, humb jetën 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar duke punuar me mjetin e tij bujqësor.

15:40
Po drejtonte biçikletën/ Ndërron jetë 57-vjeçari në Fier, detajet e para

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë në Fier mbrëmjen e së mërkurës.

15:36
Imazhet e ish-mbretit spanjoll Juan Carlos me të dashurën sekrete i kushtuan shërbimeve sekrete 3 milionë euro (fotot)

Imazhe shokuese janë fotografuar nga i biri i të dashurës aktore të mbretit spanjoll Juan Carlos, teksa bjondja Barbara Rey shihet që e josh atë që më pas ta shantazhonte për para dhe favore.

15:28
Festa e mollës së Korçës/ Fermerët ekspozojnë prodhimin e frutave në fshatin Dvoran, çdo vit sfidë mbetet tregu

Mollët e Korçës janë një prej prodhimeve më të njohura të rajonit juglindor dhe çdo vjeshtë në fshatin Dvoran organizohet Festa e Mollës.

15:26
Trump “godet” Anglinë, akuzon laburistët për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane: Bëjnë fushatë për Harris

Ajo ç’ka pretendon ekipi i fushatës së Donald Trump është se anëtarë të Partisë Laburiste vullnetarisht bashke me disa raportime për kontakte mes përfaqësuesve të lartë të Laburistëve britanik, kanë bërë që të ketë ndërhyrje të paligjshme të huaj në fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.

15:24
Kthyen magazinën në ‘shtëpi bari’/ Aksion në Korçë, bien në pranga mbi 5 persona, zbulohen edhe armë zjarri

Një aksion policor po zhvillohet sot në fshatin Voskop të Korçës.

15:22
Franca ndihmon Libanin/ I jep 100 milionë euro qeverisë në Bejrut, “thellon” inatin me Tel Avivin

Vetëm pak ditë pasi e acaroi Izraelin me vendimin për t`i ndaluar firmave izraelite të paraqesin produktet e tyre në një panair të armëve të marinës ushtarake, Franca njoftoi se do t`i japë Libanit të gjendur nën breshërinë e raketave të shtetit hebre një paketë ndihme me vlerë 100 milionë euro.

15:16
“Kurti po zvarrit asociacionin”, eksperti: Kryeministri i Kosovës kërkon t’ia lërë në “derë” pasardhësit

Albin Kurti po i pret qëllimisht zgjedhjet parlamentare, të planifikuara në 9 shkurt të vitit të ardhshëm, për ta dërguar draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

15:02
Zhduken nga arkat e Kishës Katolike 3 milionë euro/ Dy priftërinjtë i morën dhe i investuan në lokalet e natës, detajet nga skandali

Kisha Katolike Greke është përfshirë në një skandal, ku dy priftërinj kanë marrë 3 milionë euro nga arkat e saj.

14:01
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot/ 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarën, identifikohet autori

Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

13:50
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria ngjitet me dy vende, shpërblehet forma e mirë e Kosovës

Renditja e FIFA-s për muajin tetor ka parë Shqipërinë dhe Kosovën që të ngjiten në tabelën e përfaqësueseve.

13:46
Grupi i PD takon kreun e Komitetit BE-Shqipëri në PE: Po synohet asgjësimi i opozitës përmes burgosjes politike të Berishës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

13:36
VIDEO/ P Diddy përdhunoi aktoren e njohur kur ishte 13 vjeçe? Publikohen pamjet shqetësuese në rrjet: Do vish në festë sonte

Akuzat ndaj Sean John Combs, i njohur me emrin e artit si P Diddy duket vijojnë ende, me reperin që vijon të qëndrojë në qeli në pritje të gjyqit të tij.

13:21
Gjokutaj viziton Metën tek burgu 313, avokati për Top Channel: Po përgatis ankimimin për në Apelin e Posaçëm, do ta dorëzoj…

Avokati Genc Gjokutaj hyri tek burgu 313 për të takuar ish-presidentin Ilir Meta.

13:14
Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin, avokati Gjokutaj: Do k֝ërkojmë pushim të çështjes

GJKKO ka shtyrë për më 25 nëntor seancën paraprake për dosjen e aferës ‘Partizani’, me të pandehur Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

13:12
Vijon pyetja e dëshmitarëve të “21 Janarit”/ Cilët janë zyrtarët që pritet të thirren në SPAK për çështjen

Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit dhe zv.drejtori janë pyetur këtë javë nga prokurorët e posaçëm që po shqyrtojnë çështjen e “21 janarit”.

13:06
Berlini “ngre duart lart”! Ekonomia globale rritet 3%, Gjermania në recesion

Pikëpyetje të shumta ka ngritur në Gjermani fakti që ekonomia globale të rritet pak më shumë se tre për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por vendi i  konsideruar si motori ekonomik i Europës, vetë do të vazhdojë të mbetet në recesion.

12:49
Çmimet “At Gjergj Fishta” në Lezhë, vlerësohen katër autorë

Në ceremoninë e çmimeve “At Gjergj Fishta” 2024, të mbajtur në Lezhë për të përkujtuar 153-vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit të madh shqiptar, u vlerësuan katër autorë të shquar për krijimtarinë e tyre.

12:43
U dhunua nga disa persona dhe përfundoi në koma/ Avokati Sokol Mëngjesi i rikthehet punës

Avokati Sokol Mëngjesi iu rikthye punës këtë të enjte, pas disa muajsh trajtime mjekësore.

12:20
Nis gjyqi i Berishës për dosjen ‘Partizani’, ish kryeministri nuk paraqitet në gjykatë

Sot Gjykata Antikorrupsion mban seancën e parë të gjyqit paraprak për të akuzuarit në dosjen Partizani, ish kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij si dhe ndërtues dhe juristë.

12:03
Shpërndante video pornografike me të mitur në “Instagram” dhe “WhatsApp”, arrestohet i riu në Tiranë

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në në Tiranë, pasu dyshohet se ka shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur.

11:59
Greqia dhe Shqipëria “shkrijnë akullin” nga çështja Beleri, mediat greke: Athina kërkon afrim!

Greqia dhe Shqipëria po kërkojnë një mënyrë për të rikuperuar dhe “shëruar” marrëdhëniet dypalëshe. Qëllimi është të thyhet akulli i krijuar nga çështja Beleri- theksojnë burime diplomatike greke.

11:45
Grupi i PD deklaratë nga Strasburgu: Informuam eurodeputetët për situatën politike në Shqipëri, do të vazhdojmë…

Në ditën e tretë të takimeve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Strasburg, deputetja Albana Vokshi renditi çështjet për të cilat grupi i PD ka informuar eurodeputetët.

11:43
Fshehu 88 mijë euro në trup dhe çantë, arrestohet 34-vjeçari në kufi! Dyshohet se kontrabandonte…

Një 34-vjeçar është vënë në pranga në kufi, pasi kishte fshehur 88 mijë euro në trup dhe në çantë.

11:34
Aksident i rëndë në Korçë, këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë mëngjesin e kësaj së enjteje.

11:27
Vodhën kasafortën e marketit/ Arrestohen dy “skifterët” në Tiranë, mbanin me vete armë zjarri

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohen se kanë grabitur një shumë parash nga një market.

11:21
E rëndë në Fier! Djali i vë flakën shtëpisë dhe mbyll dy prindërit e moshuar brenda, babai ishte i paralizuar

Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku brenda saj ndodheshin dy të moshuar, nuk ishte aksidental.

11:10
Rama nxjerr në terren ministrat dhe deputetët e PS: Do ndajnë fakte dhe pikëpamje me pensionistët për përfshirjen e tyre në hapësirat e rritjes ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fotot nga takimet e qeverisë dhe grupit parlamentar i Partisë Socialiste me pensionistët, ku shkruan se ‘janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit’.

11:03
Samiti Parlamentar në Letoni, Spiropali: Mbrojtja e pavarësisë së Ukrainës, mision i të gjithë vendeve tona

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Riga të Letonisë, për të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, organizuar nga Parlamenti i Letonisë dhe Parlamenti i Ukrainës.

11:00
Ish zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK: Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me “21 janarin”

Ish zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK.

10:55
Grupi Parlamentar i PD në Parlamentin Europian, takim me grupin parlamentar ECR

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

10:54
“Asnjë hap pas”, Meloni i vë ‘vulën’: Marrëveshja Shqipëri-Itali nuk bie, do të funksionojë!

“E kisha marrë parasysh se do të dilnin pengesa, por ato do të kapërcehen: protokolli Itali-Shqipëri do të funksionojë”. Për këtë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni është më se e bindur. 

10:51
Fati tragjik i inxhinieres në Ankara/ Shkoi të merrte lulet që i kishte dërguar bashkëshorti për përvjetor, por u ekzekutua nga terroristët (Fotot)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi terrorist në Ankara.

10:45
Nga pjesëmarrja në organizatë kriminale tek trafikimi i lëndëve narkotike, Prokuroria Tiranë përfundon hetimet dhe çon në gjyq trafikantin Fatjon Murati

Prokuroria Tiranë përfundon hetimet dhe çon në gjyq Fatjon Muratin, në kërkim për disa vepra penale, nga pjesëmarrja në organizatë kriminale, tek trafikimi i lëndëve narkotike.

10:42
Presidentja e KE ndan detaje nga takimi me Begajn: E vlerësoj angazhimin për të ardhmen e Shqipërisë, integrimin dhe prosperitetin e rajonit

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ndau detaje nga takimi me presidentin Bajram Begaj.

10:39
Putin do të takohet me shefin e OKB-së në samitin e BRICS-it

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për herë të parë në më shumë se dy vjet. Takimi do të mbahet më 24 tetor, teksa udhëheqësi rus po përballet me thirrjet nga aleatët e tij nga BRICS-i që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

10:31
Von der Leyen takohet me Begajn, presidenti: Shkëmbyem pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën zhvilloi një diskutim të hapur për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe të ardhmen Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

10:30
“Më prekte gjoksin dhe të pasmet”/ Ish-modelja akuzon Trump për ngacmim seksual, reagon kampi i ish-presidentit: Histori e sajuar nga Harris

Një ish-modele, e cila thotë se u takua me Donald Trump përmes abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, ka akuzuar ish-presidentin se e ka ngacmuar seksualisht në një incident në Trump Tower në vitin 1993, në atë që ajo besonte se ishte një lojë e krijuar midis të dy atyre.

10:26
A mund të fajësohet AI për vetëvrasjen e një adoleshenti?

The New York Times sjell historinë e një 14-vjeçari nga Florida i cili u fiksua pas inteligjencës artificiale, duke komunikuar vazhdimisht me një personazh të krijuar AI përmes ‘chatbot’ në ‘Character’.

10:06
FOTO/ NASA publikon pamjet e pabesueshme, përmbytjet krijojnë liqene në Sahara

Njihet si një nga vendet më të thata në planetin tonë. Por imazhet tronditëse para dhe pas tregojnë saktësisht se çfarë ndodhi kur shkretëtira e Saharasë u godit nga përmbytja e saj më e madhe në dekadat e fundit.

10:01
Sulmi terrorist në Ankara/ Hakmerret Turqia, sulm ajror në veri të Irakut dhe Sirisë

Pesë persona janë vrarë në një sulm terrorist në Turqi në selinë e një kompanie të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, kanë thënë autoritetet.

09:40
Historia e trishtë e Tyson Fury, bashkëshortja e boksierit humbi fëmijën në muajin e gjashtë të shtatzënisë: Nuk mund të isha pranë saj

Tyson Fury ka zbuluar se gruaja e tij pësoi një abort përpara se ai të humbiste nga ukrainasi Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite në maj.

09:28
Vdekja tragjike e Liam Payne/ Partnerja e këngëtarit tregon planin që kishin për t’u martuar: Do jemi bashkë përgjithmonë, por jo…

E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, ka thënë se ka humbur pjesën më të mirë të vetes pas vdekjes së këngëtarit në moshën 31-vjeçare.

09:27
“Mijëra trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusi”, SHBA: Do të ketë ndikime jo vetëm në Evropë, por edhe në Indo-Paqësor

SHBA-ja thotë se ka prova që Koreja e Veriut ka dërguar të paktën 3,000 trupa në Rusi – duke shtuar se ka një “probabilitet shumë shqetësues” që ata të luftojnë në Ukrainë.

09:14
Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez fajëson Diddy-n për divorcin e tyre!

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez, Ojani Noa ka fajësuar pjesërisht Sean “Diddy” Combs për divorcin e tyre.

08:59
Paralajmërimi i fortë, Karamuço në “Top Story”: SPAK gati të ndalojë eksponentë të lartë të PS, dalin në Sky ECC

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço zbuloi në “Top Story” se do të ketë arrestime të tjera nga grupi i politikanëve socialistë.

08:52
Prapaskenat e gjyqit, Spahiu: Meta do mbante partinë, Kryemadhi do merrte përsipër korrupsionin

Analisti Kreshnik Spahiu i ftuar në Top Story, tha se çifti Meta-Kryemadhi, e ka të menduar strategjinë ‘e marrjes së fajit’.

08:52
Sekuestrimi i 1.4 ton marijuanë në Greqi, arrestohet një tjetër shqiptar (EMRI)

Policia e Tripolit ka arritur të identifikojë një shqiptar të dytë të përfshirë në kultivimin e mega parcelës së shkatërruar disa ditë më parë, ku u sekuestruan 1253 bimë marijuanë dhe rreth 1.4 ton marijuanë të bërë gati për shitje.

08:42
Sherr mes shqiptarësh në Greqi, plagoset njëri prej tyre me pushkë deti

Një grindje mes dy shtetasish shqiptarë në Kos ka përfunduar me plagosjen e ndërsjellë të tyre.

08:33
Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeeras në Gaza se janë militantë

Ushtria izraelite ka akuzuar gjashtë gazetarë të mediumit, Al Jazeera, të cilët e mbulojnë luftën në Gazë, se po ashtu janë apo kanë qenë luftëtarë të grupeve militante palestineze.

08:26
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendosura

25 milionë amerikanë kanë votuar personalisht ose me postë, sipas të dhënave nga Laboratori Zgjedhor i Universitetit të Floridës, e kjo falë faktit që disa shtete amerikane e mundësojnë votimin e hershëm.

08:06
Ursula Von der Leyen në Tiranë, Rama publikon fotot! Çfarë ndodhi gjatë vizitës

Teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa momente.

07:59
Sot raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Stano: Nevojë urgjente për nisjen e zbatimit të detyrimeve

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen sot në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

07:51
Pak ditë përpara zgjedhjeve, “shpërthen” kandidatja demokrate: Donald Trump fashist që dëshiron pushtet të pakontrolluar

Kamala Harris ka akuzuar Donald Trumpin se është një fashist që dëshiron “pushtet të pakontrolluar dhe ushtri personalisht besnike ndaj tij”.

07:39
Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 25 gradë, parashikimi për këtë të enjte

Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave deri në 25 gradë Celsius.

07:33
Zgjedhjet amerikane në shënjestër të hakerëve iranianë, Microsoft: Ndikimi…

Një grup hakerësh iranianë po vëzhgon në mënyrë aktive faqet e internetit të lidhura me zgjedhjet e nëntorit dhe mediat amerikane.

07:15
Të dënuar për shpërdorim detyre, presidentja Silanovska-Davkova fal dhjetë të burgosur në Shkup

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, i ka falur të mërkurën dhjetë të burgosur, përfshirë edhe ish-kryetarin e Komunës së Manastirit, Vladimir Taleskin, duke ia hequr një vit nga dënimi me burg për keqpërdorim të detyrës.

E mërkurë, 23 Tetor 2024
22:59
“Njeriu më i mërzitur nga arrestimi i Metës është Rama”, analisti jep arsyet: Armiku i tij nuk është Kryeministri, por…

Analisti Kreshnik Spahiu i ftuar në Top Story, në një diskutim për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta dy ditë më parë, tha se sipas tij njeriu më i mërzitur nga ky vendim është kryeministri Edi Rama.

22:52
Presidentja e Maqedonisë së Veriut fal dhjetë të burgosur

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, i ka falur të mërkurën dhjetë të burgosur, përfshirë edhe ish-kryetarin e Komunës së Manastirit, Vladimir Taleskin, duke ia hequr një vit nga dënimi me burg për keqpërdorim të detyrës.

22:33
“Ishte poshtërim ajo skenë”/ Babaramo për arrestimin e Metës: Pse veprohet me standarde të dyfishta?!

Gazetari Ilir Babaramo, i ftuar në “Top Story”, u shpreh se mënyra si kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua, ishte poshtëruese.

22:22
Inside Story/ Ekskluzive! Zbulohet fatura e dorëzuar në SPAK, Kryemadhi transfertë 287 mijë euro nga Qipro në San Marino

Në procedimin e SPAK, është bashkuar edhe padia e avokatit Idajet Beqiri për shërbimet mjekësore dhe ndërhyrjet estetike të çiftit të politikës gjatë viteve 2013-2019.

22:21
Sulmi terrorist në Ankara që la pas të paktën 5 të vdekur e 22 të plagosur, ministri i Brendshëm turk: Dyshojmë se e ka urdhëruar PKK

Ankaraja u trondit sot nga një sulm terrorist ndaj kompanisë shtetërore të hapësirës ajrore të Turqisë.

22:10
Mitsotakis: Greqia është përballur me kushtet më të këqija të motit në 40 vjet

Greqia e goditur nga zjarret është përballur këtë vit me kushtet më të këqija të motit në katër dekada, tha të mërkurën para parlamentit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

22:07
Inside Story/ Favorizimi nga Meta i kontratës së Interkoneksionit, abuzimi u zbulua që në 2018, kush e mbylli dosjen?!

Në inspektimin e realizuar, subjekti nuk ka deklaruar aktivitet për 3 vite, duke i dorëzuar AKEP vetëm evidencat e vitit 2017.

22:01
Sulmi me pesë viktima në Ankara! Reagon kryeministri Rama: Dënojmë aktin terrorist, Shqipëria krah Turqisë si dy vende vëllazërore

Kryeministri i vendit, Edi Rama, reagoi pas sulmit të sotëm në Ankara të Turqisë, ku humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

21:46
Të gjithë mund të shikojnë biçikletat, por një prej tyre ka edhe zilen që duhet të zbuloni brenda 12 sekondave (fotogaleri)

Në një tjetër iluzion intrigues optik, krijuesit ju bëjnë të vrisni mendjen për të gjetur një zile biçiklete mes mjeteve të shumta me dy rrota në figure.

21:46
Deklarata e fortë e njeriut të besuar të Trump, John Kelly: Ish-presidenti donte gjeneralë si ata të Hitlerit, plotëson përkufizimin e një fashisti

Shefi më jetëgjatë i kabinetit i ish-Presidentit Donald Trump po paralajmëron se kandidati presidencial republikan plotëson kriteret e përkufizimit të një fashisti dhe thotë se kur ishte në detyrë, ai kishte sugjeruar se Adolf Hitler “kishte bërë disa gjëra të mira”.

21:40
Bie zjarr në një apartament në Fier, dy mjete të forcave zjarrfikëse në tentativë për shuarjen e flakëve

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “ 15 Tetori” në Fier mbrëmjen e sotme.

21:39
Inside Story/ Zbulohet intervista e patransmetuar e gazetarit me gruan e Kastriot Ismailaj: Ilir Meta i kërkoi 300 mijë euro, bëri presion…

Nga veprimet hetimore, SPAK thotë se marrëveshja e fshehtë me CEZ-DIA ishte në interesin direkt të Metës.

21:35
Inside Story/ ‘Ismailaj i premtoi Metës 1.5 mln euro’, zbulohet regjistrimi në dosjen e SPAK

Prokuroria ka konkluduar se shoqëria DIA, ka arkëtuar plot 650 milionë lekë të reja në mënyrë antiligjore nga mbledhja e borxheve. Pra, rreth 5 milionë euro me kursin e kohës. Një pjesë e këtyre parave biznesmeni dyshohet se ia ka dhënë në formë ryshfeti ish ministrit Ilir Meta.

21:33
Inside Story/ Mori Ismailajn në delegacionin zyrtar në Çeki, SPAK zbulon implikimin e Metës te CEZ-DIA

Ajo që përbën thembrën e Akilit në procesin ndaj dyshes Meta-Kryemadhi, është pikërisht çështja CEZ-DIA.

21:32
Video/ Piloti i gjuajtësit i shpëton mrekullisht vdekjes pasi avioni shpërthen në flakë në Brazil (fotot)

Një pilot brazilian i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes kur avioni tij ushtarak ka shpërthyer në flakë gjatë fluturimi stërvitor.

21:30
Berisha nxjerr detaje nga gjyqi me dyer të mbyllura në SPAK: Meta iu bëri gjyqin Dumanit dhe Krajës, këta horra…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të GJKKO për të lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta.

21:26
Inside Story/ “Presioni i dekonspirimit dhe identifikimi”, a u cenuan procedurat gjatë shoqërimit me forcë ndaj Metës?

Ilir Meta, e gjeti veten në pranga, pas disa vitesh nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

21:00
Alarm në Tel Aviv, një nga raketat e lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku qëndronte Sekretari Blinken

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore jehuan mbi Tel Aviv të mërkurën ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte para përfundimit të vizitës në Izrael.

20:42
GJKKO e la Ilir Metën në burg, reagon Sekretari i PL: Vendimi, akt i diktuar nga mafia

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një konferencë për mediat pas dhënies së vendimit nga GJKKO për Ilir Metën dhe 3 të akuzuarit e tjerë, ka deklaruar se ishte vendim i diktuar nga mafia.

20:40
Fiks Fare/ Qytetarët e Peshkopisë helmohen nga uji i pijshëm me fekale, UKD e mohon. ISHP konfirmon: Gjetëm echiria coli dhe norovirus

Një javë më parë, shumë banorë të lagjes “Kastrioti” u shtruan në spitalin rajonal të Peshkopisë me diarre e të vjella, simptoma helmimi.

20:18
Tërhiqet drafti i Celibashit/ Rregullatori formulë konsensusi për emigrantët: Të regjistrohen edhe nëse kanë pasaporta të skaduara

Pasaportat apo kartat e identitetit të skaduara nuk do jenë pengesë për regjistrimin e emigrantëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e pranverës.

20:09
Humbi gjyqin me dy gra, dënohet ish-kryebashkiaku i Nju Jork-ut! Humb shtëpinë dhe 26 orë të shtrenjta

Gjykata urdhëroi Rudy Giulianin të dorëzojë apartamentin në Nju Jork dhe 26 orë të shtrenjta.

19:51
Do vetëvritej për 100 mijë lekë! Flet gruaja që i vuri flakën vetes në Durrës: Mora borxh dhe më bëjnë presion

Fatime Gashi do të ishte viktima e dytë për shkak të një kredie një milion lekë të vjetra që kishte marrë në institucionet e mikrokredive e që nuk e shlyente dot, kur vendosi t’i vinte flakën vetes para bashkisë së Durrësit.

19:30
“Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” letër KQZ për votën e emigrantëve, zbardhen kërkesat e tyre

Përmes një letre zyrtare, Diaspora e Lirë i ka rikujtuar  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se kanë mbetur vetëm 22 ditë deri më datën 13 Nëntor 2024 për të përfunduar procesin e miratimit të akteve nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës së shqiptarëve jashtë vendit.

19:20
Putin përballet me thirrje për ‘paqe’ në samitin e grupit ekonomik BRICS në Rusi (fotot)

Liderët e vendeve të grupit të vendeve në zhvillim BRICS bënin sot thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, në hapjen e samitit në Kazan, në jug të Rusisë.

18:58
Takimi me deputetët e PD në Bruksel, reagojnë eurodeputetët Kols dhe Mularczyk, zbardhen diskutimet

Deputeti i Parlamentit Evropian, Rihards Kols, dhe eurodeputeti tjetër Arkadiusz Mularczyk kanë reaguar pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të opozitës shqiptare sot në Bruksel.

18:55
Mijëra njerëz në funeralin e avokatit opozitar të vrarë në Mozambik (fotot)

Turma të mëdha njerëzish mbushnin sot kishën në kryeqytetin Maputo për të bërë homazhe ndaj avokatit të njohur dhe aktivistit opozitar Elvino Diaz.

18:54
“Erdha për punë dhe gjeta burrë”, rrëfimi i moderatores për ‘Ftesë në 5’, flet për partnerin e saj

Në një rrëfim si nuk e keni dëgjuar më parë, Xhilda Luzi, pjesë e ‘Top Channel’ që prej nisjes së këtij sezoni, në ‘Goca dhe Gra’ ka treguar shumë nga jeta e saj.

18:36
E PLOTË/ GJKKO del me njoftim zyrtar pas vendimit për Metën dhe Kryemadhin dhe dy të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta, dhe në detyrim paraqitje Monika Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixho.

18:32
I apasionuar pas maleve të larta dhe ujërave të kaltra, si do ta përballojë Meta burgun? Avokati: Po përballet me…

Pyetjes së gazetarëve se si kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili njihet për aventurat në natyrë, do ta përballojë heqjen e lirisë, avokati Genc Gjokutaj iu përgjigj, duke thënë se burgosja e Metës, është izolim i politikës.

18:30
“Një sistem nuk mund të më bëjë pis mua”, Kryemadhi: Do e çoj deri në Strasburg çështjen kur t’i vijë koha, por jo kur të vdes!

Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, duke lënë në qeli Ilir Metën dhe detyrim paraqitje Monika Kryemadhin, ku kjo e fundit duke folur për mediat u shpreh se ‘nuk do ta lërë me kaq’.

18:26
Pse e humbi Meta qetësinë në sallën e gjyqit? Flet avokati i tij pasi GJKKO e la në burg

Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, ka folur për mediat pasi GJKKO shpalli vendim dhe e la ish-presidentin në burg.

18:22
Ndryshimi i orës në fundjavë/ Studiuesit japin paralajmërimin ‘e rëndësishëm’ (fotot)

Po afron ajo kohë e vitit kur gjumashët do të kenë 60 minuta më shumë në krevat, teksa në fund të kësaj jave akrepat do të kthehen prapa.

18:21
Burg për Metën, Kryemadhi zbut tonet me prokurorët: Se në drekë ishim të revoltuar, por duhej ta ndanin çështjen. Na vunë përballë të dyve për të na provokuar

Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, Monika Kryemadhi ka folur për mediat duke deklaruar se Ilir Meta nuk ka lidhje me akuzat dhe personat, pasi më këta të fundit sipas saj e ka prezantuar ajo.

18:12
GJKKO merr vendimin për Ilir Metën, Kryemadhin dhe dy të tjerët! Masa ndryshon vetëm për një prej tyre

GJKKO ka shpallur vendimin për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.

18:08
“Nuk mund të rrimë duarkryq”, Von der Leyen në Tiranë: Vende të tjera po përpiqen të destabilizojnë shtetet që duan të hyjnë në BE

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në inaugurimin e Kolegjit të Europës në Tiranë, tha se vende të tjera, si Rusia, po punojnë për të destabilizuar vendet që përpiqen të hyjnë në BE. 

18:03
VIDEO/ GJKKO tërhiqet për vendimin, ja si reagon Monika Kryemadhi në hollin e Gjykatës

Pas mbi 5 orësh seancë, GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin për Ilir Metën, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Monika Kryemadhin.

18:00
“Tirana, parajsë për novatorët”, Von der Leyen-studentëve: Po rritet me hapa të shpejtë, jeta e natës është fantastike, mos rrini shumë vonë nëse…

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Kolegjin e Europës në Tiranë tha se dita e sotme “është fillim i ri, me miq të rinj dhe ëndrra të reja”.

17:54
India e Kina arrijnë marrëveshje të përkohshme për zonën e kontestuar të kufirit (fotot)

Zhvillimi vjen pak para takimit të vendeve të grupit ekonomik BRICS në Rusi, ku kryeministrat e dy vendeve Narendra Modi e Xi Jinping do të mbajnë takim bilateral, thonë mediat.