Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, teksa u betuan tre deputetët e opozitës Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Policia ka identifikuar shtetasin shqiptar që humbi jetën pas një të shtëne me armë zjarri natën vonë, gjatë fundjavës, në një shesh në zonën e North York.
Shqipëria hap sot 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, të cilët u shtohen 24 kapitujve që janë hapur në 11 muaj.
Shqipëria është një hap më pranë BE, duke hapur sot edhe negociatat për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi sot gjykimi i serbes Jellena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh.
Sulmet ajrore ruse kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur të tjerë në jug të Ukrainës, në rajonet Zaporizhia dhe Mykolaiv, thanë zyrtarët lokalë, ndërsa evropianët shqetësohen për mundësinë e përhapjes së luftës.
Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Dy adoleshentë që urinuan në një tenxhere me lëng mishi në një restorant janë urdhëruar nga një gjykatë të paguajnë 2.2 milionë juanë (rreth 260,000 euro) për dy kompani furnizimi me ushqim në Kinë.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka paralajmëruar Hamasin, dhe ka siguruar Izraelin për mbështetjen e palëkundur të SHBA.
Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mësuesin që ngacmonte vajzat e mitura.
Donald Trump paralajmëroi Hamasin disa orë më parë që të mos përdorë pengjet izraelite për të penguar ofensivën tokësore të Izraelit në Qytetin e Gazës , duke përsëritur kërkesën e tij për lirimin e tyre.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të vazhdojë sot dëshminë e mbrojtjes për ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Kuvendi i Shqipëri do të mbajë sot dy seanca parlamentare, një e cila do të nisë në orën 10:00, dhe më pas do të pasohet nga ajo e orës 17:00.
Kryeministri Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh në rrjetet sociale, duke njoftuar me krenari hapjen e edhe 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ditën e martë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Princi Harry deklaroi se “ndërgjegjja e tij është e pastër” lidhur me zbulimet personale në librin e tij të kujtimeve Spare, duke theksuar se nuk i ka “shfaqur rrobat e pista në publik”.
Një djalë 14-vjeçar me emrin Paolo i mori jetën vetes në dhomën e tij një ditë para se të rifillonte shkolla në Itali.
Autoritetet në Poloni kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në Varshavë, zbuloi kryeministri polak, Donald Tusk.
Një skenë që duket e shkëputur nga një film i viteve ’90 u zhvillua mesditën e 10 shtatorit në qendër të San Franciskos, kur një burrë hyri në një bankë, i dorëzoi punonjësit një kartëmonedhë me kërkesën për para dhe u largua me një qese plot me para në dorë.
James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit dhe krahu i djathtë i Madeleine Albright, dëshmoi këtë të hënë përpara Gjykatës Speciale të Hagës në mbrojtje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ushtria amerikane vrau tre persona në një tjetër sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare rreth Amerikës së Jugut që dyshohet se “transportonte narkotikë të paligjshëm” nga Venezuela, tha presidenti Donald Trump në një postim në Truth Social.
Gazetari Mialim Zeka tregoi një prapaskenë të ndodhur gjatë luftës në Kosovë, duke u ndalur tek biseda e sekretares amerikane me komandantët e UÇK-së.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po zhvillojnë bisedime konfidenciale, me përfshirjen indirekte të disa vendeve të treta – përfshirë edhe Iranin – mbi një plan të mundshëm për të zhvendosur udhëheqësit kryesorë të Hamasit nga Rripi i Gazës në Tunizi.
Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Levan.
Milaim Zeka në “Top Story” nga Grida Duma, kritikoi fort kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Tyler Robinson, i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen në një bisedë online para se të dorëzohej pranë autoriteteve, raportojnë mediat.
James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit, që luajti një rol kyç në përpjekjet diplomatike për Kosovën.
Federata Serbe e Futbollit reagoi pas vendimit zyrtar për zhvendosjen e ndeshjes së kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë nga stadiumi i Beogradit në atë të Leskovacit.
I ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, gazetari Fitim Zekthi tha komentin e tij për dëshminë e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin në gjyqin e sotëm në Hagë për Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e UÇK-së.
Në një super operacion të policisë greke dhe të koordinuar prej prokurorisë europiane, është shkatërruar një linjë ndërkombëtare trafiku mallrash të përmasave gjigante.
Gazetarja Alba Alishani foli në “Top Story” për deklaratën e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin.
Me një video të postuar në rrjetet sociale, Edi Rama ka treguar se tashmë Shkodra ka një hapësirë të re për të luajtur fëmijët, e cila për 30 vite ishte përdorur për grumbullimin e makinave që nuk përdoreshin më.
Në prag të vitit të ri akademik, Universiteti i Shkodrës vjen me programe të reja studimore, ku 3 prej tyre i përkasin Masterit Shkencor.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka publikuar një deklaratë, duke denoncuar keqmenaxhimin dhe abuzimet sistematike në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë.
Një tjetër trup u gjet sot në rrënojat e barit të shkatërruar nga një shpërthim i fuqishëm në Madrid, duke e çuar numrin e të vdekurve në dy.
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier.
Turistët përjetuan momente tmerri në brigjet e plazhit Fonte da Telha në Portugali, kur një tufë balenash vrasëse ose ndryshe te njohura me emrin orka, sulmuan papritur dhe fundosën varkën në të cilën ndodheshin.
Mundja shqiptare ka regjistruar një tjetër sukses madhor në arenën ndërkombëtare, duke siguruar një medalje të çmuar në Kampionatin Botëror të Mundjes, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Gjashtë fshatra të Njësisë Administrative Skënderbegas në Gramsh janë përfshirë këtë vit nga flakët, duke lënë pas një tragjedi të rëndë njerëzore dhe materiale.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të mos lejohet të marrë pjesë në gara sportive ndërkombëtare për sa kohë që vijon ofensiva e tij në Gaza, që Sánchez e ka quajtur “barbarizëm”.
Një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë, në qytetin verilindor të Kirishit, ka mbyllur një njësi kyçe prodhimi pas një sulmi me dron ukrainas gjatë fundjavës, thanë dy burime të hënën.
“Wind of Change”, kënga që u bë himni i përmbysjeve të sistemeve totalitare në Europën Lindore, përfshirë Shqipërinë, pushtoi Tiranën mbrëmjen e së dielës, në koncertin e Scorpions në sheshin “Skënderbej”.
Aktori britanik Owen Cooper, vetëm 15 vjeç, ka bërë histori duke u shpallur fituesi më i ri djalë ndonjëherë i një çmimi Primetime Emmy, për rolin e tij në serialin dramatik të Netflix, Adolescence.
Bota e sporteve dimërore është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Matteo Franzoso, skiatorit italian 25-vjeçar, i cili ndërroi jetë në një spital në Santiago të Kilit, pas një rrëzimi të rëndë gjatë stërvitjes në pistën La Parva, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti kilian.
Ish-reparti i FNSH-së në Shkodër, i mbuluar prej 30 vitesh nga mjete dhe hekurishte, është liruar plotësisht dhe tashmë do të kthehet në një hapësirë publike.
Një koincidencë sa e rastësishme, aq edhe e bukur. Aty ku këshillohesh për të planifikuar një shtatzëni, aty ku nënat sjellin në jetë krijesat e tyre – në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, 10 nga infermieret dhe mamitë janë njëherazi në pritje të ëmbël.
Në bordin e anijes komanduese të Flotës së 6-të Amerikane, USS Mount Whitney, që vizitoi Shqipërinë, shërben edhe një 23-vjeçar nga Teksasi, Alex Blomquist, oficer i tretë dhe pjesë e strukturës civile që mbështet flotën ushtarake amerikane.
Hakerët vodhën informacione personale nga miliona klientë potencialisht nga markat luksoze të modës, në një sulm ndaj kompanisë së tyre mëmë franceze, Kering.
Pak përpara se James Rubin ish ndihmës sekretari amerikan i shtetit të niste dëshminë gjykatësi Charles Smith njoftoi prezencën në sallë të dy zyrtareve të qeverisë Amerikane.
Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet një partner në Kosovë, i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Drejtori i strategjisë i Keir Starmer dha dorëheqjen për shkak të zbulimit të komenteve me përmbajtje seksuale eksplicite për Diane Abbott në email privat në vitin 2017
Ndeshja nisi e vështirë për ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili ndodhej në disavantazh 2-0 deri në minutën e 60-të. Ishte pikërisht Rey Manaj ai që mori përsipër një penallti të fituar nga skuadra, por tentativa e tij u ndal nga portieri i Al Gharafa.
ADN-ja në një peshqir të mbështjellë rreth armës së dyshuar të përdorur për të vrarë Charlie Kirk është përputhur me të dyshuarin në paraburgim, tha drejtori i FBI-së, Kash Patel.
Gazetarja dhe opinionistja e njohur Karen Attiah është pushuar nga puna në “The Washington Post”, pas më shumë se një dekade në këtë institucion prestigjioz.
Gjyqi i ish-presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, “nuk ishte një gjueti shtrigash”, shkroi presidenti, Luiz Inacio Lula da Silva në një artikull në New York Times, duke iu përgjigjur komenteve provokuese të homologut amerikan, Donald Trump.
Sfida midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të luhet në Beograd.
Edhe Gjermania reagon ndaj veprimeve të fundit të qeverisë në detyrë, duke thënë se ato i rendojnë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, duke nënkuptuar mes Gjermanisë dhe Kosovës.
Pavarësisht një tjetër disfatë të rëndë në derbin e qytetit ndaj Manchester City, hierarkia e Manchester United vazhdon të besojë tek trajneri Ruben Amorim – edhe pse rezultatet e dobëta nuk kanë të ndalur.
Gjykata e Lartë ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës, i cili kërkon heqje të masës se sigurisë ‘arrest në burg’.
“FBI-ja greke” bastisi qelitë në burgun e Korydallos në orët e para të së hënë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes së Kombëtares pas ndeshjes me Letoninë.
Një pjesë e Parkut të Butrintit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hënë.
Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme është regjistruar në ujërat pranë plazhit Fonte da Telha, në Portugali, ku një varkë turistike u fundos pasi u përplas disa herë nga një tufë balenash vrasëse (orka).
Riviera Shqiptare ka qenë prej kohësh një sekret i ruajtur me kujdes, ujëra të kaltërta, plazhe me guralecë të bardhë, perëndime që zgjasin pafund.
Superylli suedez i kërcimit me shkop, Armand Duplantis, ka shkruar një tjetër faqe në historinë e atletikës botërore, duke fituar titullin e tij të tretë botëror radhazi dhe duke vendosur rekordin e 14-të botëror në karrierë gjatë Kampionatit Botëror të Atletikës në Tokio.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një letër drejtuar nëntë ambasadave në Tiranë, përfshirë ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, ka ngritur shqetësimin mbi ndryshimet e propozuara nga Edi Rama në Rregulloren e Parlamentit gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së në 11 shtator.
Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
I ftuar në një lidhje direkte për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti i njohur Niko Komani. Ai ka treguar disa detaje ekskluzive nga dasma e djalit të Jozefina Topallit, Genar, me moderatoren Cindy Marina…
Policia e Durrësit ka gjobitur dy drejtues mjetesh, pasi janë evidentuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”, pamje të cilat vetë ata i kanë postuar në rrjetet sociale.
FIFA ka zyrtarizuar një ndryshim të rëndësishëm në kalendarin ndërkombëtar të futbollit që do të hyjë në fuqi në vitin 2026.
Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë rritur ndjeshëm pas deklaratave të fundit nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili akuzoi hapur aleancën ushtarake të NATO-s për përfshirje direkte në konfliktin në Ukrainë.
Bota e sportit është tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të patinatores së njohur, Julia Marie Gaiser, e cila humbi jetën në një aksident rrugor teksa ishte duke çiklizuar në një shteg biçikletash në Austri.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një “marrëveshje kornizë” lidhur me polemikat rreth platformës kineze të mediave sociale TikTok.
I dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar uljen e dënimit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se ditën e mërkurë, 17 shtator 2025, do të hapë garën për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon.
“Për’puthen”, programi më i madh i dashurisë në vendin tonë, nis sot sezonin e shtatë.
Banorët e Martaneshit në rrethin e Bulqizës kanë protestuar kundër ndërhyrjes për devijimin e rrjedhës së ujit të liqenit të Sopes, një burim jetësor uji, siç e quajnë ata.
Këtë sezon pritet të qarkullojë virusi i gripit A dhe B në vendin tonë, të paktën këto janë duke qarkulluar në Australi, të cilës i referohen ekspertët në Europë dhe jo vetëm për të marrë masat.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi reagoi pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në Hagë, i thirrur si dëshmitar nga ekipi mbrojtës i ish krerëve të UCK-së, duke e cilësuar këtë si një moment tejet të rëndësishëm që dëshmon qartë drejtësinë e luftës për çlirim.
Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë thirrje qytetarëve që duan të paraqesin ankesat e tyre ndaj kompanive të shërbimeve celulare në vend që ti adresohen këtij institucioni.
Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshku, i cili sipas tij, ka dhënë vendim për kthimin në detyrë një drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili ishte pushuar nga detyra pasi ishte kapur duke ndërtuar pa leje në Ksamil dhe për mashtrim me dokumentacionet e legalizimit.
Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nisi sot me dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Pas këtyre duartrokitjeve dhe komplimenteve të mbështetësve, Sali Berishën e prisnin në godinën e qelqtë mbyllja e detyrës që i ka lënë gjykata për tu paraqitur.
Elon Musk ka zbuluar blerje të reja të aksioneve të Teslës, sipas një dokumenti rregullator të publikuar të hënën, ndërsa plani i ri ambicioz i kompensimit të kompanisë do të votohet nga aksionaret në nëntor.
Me veshje mbresëlënëse dhe pamje elegante, personalitetet joshëse të Hollivudit u shfaqën në tapetin e kuq për Çmimet Emmy 2025, mbrëmjen e së dielës, 14 shtator, në Los Angeles.
Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla foli para mediave pas mbylljes së mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit.
Pas takimit me Niko Peleshin, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar i PD Gazmend Bardhi u ndal para gazetarëve.
Ndërsa lufta në Ukrainë vijon, vendi po shndërrohet në laboratorin më të madh të inovacionit ushtarak në botë.
Zbardhet projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit të kërkuar nga deputetët e Partisë socialistë.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat mesditën e sotme hodhi kritika për kabinetin e ri të qeverisë “Rama 4”, që sipas tij të gjithë ministrat janë me ‘pjesë e karteleve’.
Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Partizani”, ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Dy aleatët, Rusia dhe Bjellorusia po zhvillojnë në terren një stërvitje të përbashkët ushtarake, duke inskenuar një sulm të mundshëm ndaj Minskut.
Ekrist Kola, 22-vjeç është larguar nga banesa e tij në Fushë Arrëz që nga dita e shtunë.
Prokuroria Durrës sekuestron 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të Arban Lamka, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.
Ka nisur në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku mbrojtja po prezanton dëshmitarët e saj.
Një shtetase çeke ka kallëzuar në polici se bashkëshorti i saj ka ikur nga hoteli ku po qëndronin në Durrës dhe nuk është kthyer më.