E premte, 17 Tetor 2025
15:26
Akuzohet për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, John Bolton paraqitet në gjykatën federale në Maryland

John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump, po përballet me tetë akuza për transmetim të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe 10 akuza për mbajtje të informacionit të mbrojtjes kombëtare.

15:18
“UÇK” marshon në Tiranë, mijëra persona nga Kosova dhe Lugina e Preshevës mbërrijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në protestë

Në uniformë ushtarake me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qindra ish-luftëtarë u pritën me përshëndetje ushtarake në pikën kufitare mes Kosovës e Shqipërisë.

15:02
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian, raportohet për sulm të ri të SHBA-së

Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Karaibe, ku mediat amerikane kanë raportuar për një sulm të ri ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë.

14:59
TikTok me “dorë të hekurt”, heq më shumë se 189 milionë video nga platforma!

TikTok hoqi më shumë se 189 milionë video në tremujorin e dytë për shkak të shkeljeve të udhëzimeve të komunitetit, sipas një deklarate të fundit nga firma.

14:56
Gjermani, Zyra Federale e Mbrojtjes Civile thirrje qytetarëve: Përgatituni për emergjencat

Zyra Federale e Fatkeqësive dhe Ndihmës Civile (BBK) ka paralajmëruar qytetarët gjermanë që të jenë të përgatitur për raste të mundshme emergjencash, si ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, të shkaktuara nga sulme kibernetike, stuhi ose sabotime.

14:50
“Kam shtëpinë ngjitur me atë të Andi Malokut”/ Atentati ndaj Arjan Ndojt, vëllai i “Rrumit”: Na erdhi si bombë, jemi takuar pas ngjarjes me ish-prokurorin

Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe Rrumi, ka rrëfyer në gjykatë versionin e tij rreth atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

14:38
Zelensky para takimit me Trump: Forcimi i sigurisë së Ukrainës afron fundin e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në prag të një takimi vendimtar me homologun amerikan, Donald Trump për të diskutuar blerjen e raketave amerikane më të fuqishme, shprehet se furnizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve.

14:24
Fitorja historike me Serbinë dhe triumfi në miqësore, Shqipëria ngjitet me 5 vende në renditjen e FIFA-s/ Kosova vendos rekord

FIFA ka publikuar sot renditjen e përditësuar për muajin tetor, dhe rezultatet pozitive të kombëtareve shqiptare nuk kanë kaluar pa u reflektuar në tabelën globale.

14:17
E rëndë në Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet.

14:16
Për herë të parë pas 500 vjetësh/ Moment historik në Vatikan, Mbreti Charles do të lutet me Papën

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të bëjnë një vizitë zyrtare në Vatikan javën e ardhshme, ku monarku britanik do të bëhet i pari që do të lutet publikisht me Papën në pesë shekuj që nga Reformimi.

14:10
“Rishikoni tekstet”, PS nuk pranon kërkesat e PD për ngritjen e dy komisioneve hetimore

Kuvendi Shqipërisë thotë se Konferenca e Kryetarëve nuk gjeti dakordësi për dy propozimet e opozitës. 

14:07
“Plas” te Barcelona, Yamal i ndalohet të japë autografe falas për tifozët/ Zbulohet arsyeja

Te Barcelona është marrë një vendim i rëndësishëm që prek marrëdhëniet mes tifozëve dhe yllit në ngritje, Lamine Yamal.

14:00
Aksident në Kukës, automjeti i policisë përplaset me një makinë të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku është përfshirë një automjet i policisë rrugore.

13:58
Tomahawk i frikshëm, si mund ta ndihmonte Ukrainën raketa shkatërrimtare në luftë

Kievi vazhdimisht ka kërkuar nga SHBA-ja ngurruese që ta furnizojë me raketat e fuqishme Tomahawk, të cilat mund t’i shkaktojnë Rusisë dëme të prekshme. Dhe në fakt, raketat mjaft të avancuara, nuk lakmohen më kot prej Ukrainës.

13:57
Samiti Ekonomik Shqipëri-Turqi, Balluku: Shqipëria ka treg dinamik, avantazhe të pakrahasueshme për të gjithë ata që investojnë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli në Samitin Ekonomik Shqipëri-Turqi për bashkëpunimet ekonomike mes dy vendeve.

13:53
Kishte fshehur mbi 10 kg drogë në çantë, pranga shoferit shqiptar në Greqi

Një shofer shqiptar është arrestuar në Igumenicsë të Greqisë, pasi iu gjetën 10 kg marijuanë.

13:52
Operacioni ‘Lëvizja e Tokës’, Reuters: Si regjimi i Assad-it zhvendosi fshehurazi deri në 80 mijë trupa nga varret masive të Damaskut

Për gati dy vjet, katër netë në javë, aroma e vdekjes përhapej në një vend të shkretë në Siri.

13:50
Bienalja e akuarelit, ekspozohen punimet e piktorëve nga rajoni dhe mbarë bota

Një urë që bashkon kulturat ku e padukshmja merr formë dhe heshtja tingëllon… edicioni i gjashtë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit vjen si një pikë takimi e artit bashkëkohor e dialogut kulturor.

13:50
Zbulohet klinika dentare në “Don Bosko” me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori turk

Tiranë/Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizon operacionin policor të koduar “Dentistry”.

13:50
Nuk është më në planet e Xabi Alonsos, ylli i Real Madrid e mbyll me “Los Blancos”në fund të sezonit

Real Madrid po përgatitet të ndërpresë bashkëpunimin me Antonio Rudiger pasi sezoni 2025‑26 të përfundojë, sipas raportimeve.

13:44
“Pasdite firmoste në bordero private”, Berisha thirrje Urdhrit të Mjekut: T’i hiqet menjëherë diploma Bajram Begajt

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha u ndal sërish te denoncimi i bërë më parë nga PD, ku deklaruan se Presidenti Bajram Begaj rezulton i punësuar në një klinikë private mjekësore.

13:41
“Rastësisht si futbollist”/ Ish-sulmuesi i Milanit: Stambolli? Një histori e mallkuar, pengu më i madh i karrierës

Ish-sulmuesi i Argjentinës dhe një nga emrat më të dashur të brezit të tij, Hernan Crespo, ka dhënë një intervistë të sinqertë dhe nostalgjike ku flet për gjithçka – nga Lautaro Martinez, te eksperiencat me ekipin kombëtar, e deri te karriera si trajner.

13:38
Kostumet popullore të Gjirokastrës/ Në funksion të turizmit, veshjet e zonës bëhen pjesë e Muzeut Etnografik

Me synim rritjen e standardeve të muzeumeve të Gjirokastrës në shërbim të vizitorëve dhe turistëve punohet për pasurimin e fondit të tyre me relike të ndryshme. Së fundi pjesë e Muzeut Etnografik janë bërë veshje popullore të krahinës së Gjirokastrës, të cilat risjellin dhe rijetësojnë vlerat e traditës sonë kombëtare.

13:29
Dialogu Mesdhetar MED, Spiropali: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, bashkimi i Evropës

Në kuadër të pjesëmarrjes në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED në Napoli të Italisë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte folëse kryesore në Panelin për Rifuqizimin e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe Rolin e Ballkanit.

13:22
Te United po mendojnë shkarkimin e Amorim, drejtuesit gati ta zëvendësojnë me trajnerin që u shpall kampion Europe

Ish-trajneri i Man City dhe kampioni me Italinë në Euro 2020, Roberto Mancini po përmendet si një prej kandidatëve surprizë për të marrë drejtimin e Manchester United, nëse klubi vendos të largojë Ruben Amorim.

13:22
Protesta në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe Maratona e Tiranës/ Tri aktivitete publike në fundjavë, policia njofton kufizime në qarkullim

Policia e Tiranës ka hartuar plane të posaçme veprimi për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për lehtësimin e qarkullimit gjatë tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë që zhvillohen në kryeqytet nga sot deri të dielën.

13:14
Ndryshime në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu emërohet Drejtor i Sigurisë Publike

Dhimitraq Ziu është emëruar Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, pasi doli fitues në procesin e konkurrimit për këtë pozicion.

13:04
“Skandaloze”/ Serbëve nuk u del inati, ‘shpërthejnë’ pas deklaratave të Infantinos për Kosovën

Serbia po përjeton një tetor të tensionuar në arenën e futbollit, veçanërisht pas humbjes së hidhur 0-1 ndaj Shqipërisë.

13:04
Aksident në aksin Elbasan-Përrenjas, automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, plagosen shoferët

Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Përrenjas pak momente më parë.

13:04
“Kushtetuesja” shpalli vakancë për vendin e Sonila Bejtjas, Berisha: Puçi kushtetues u përgatit nga mafiozi Sokol Sadushi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se mandati i  anëtares Sonila Bejtja përfundon në vitin 2025, duke hapur vakancën për vendin e saj.

13:03
Gjyqi ndaj atentatit të Ndojës/ Julian Meçaj: Mos na ofendoni inteligjencën. Plaurent Dervishaj: Mua më ndihmoi Zoti, Andi Malokun jo

Procesi gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut po vijon ende, teksa të akuzuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre.

13:00
Forumi i biznesit Shqipëri-Turqi, Rama thirrje investitorëve turq për bashkëpunim: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

Kryeministri Edi Rama në një videomesazh për Forumin e biznesit Shqipëri-Turqi, u bëri thirrje investitorëve turq që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

12:51
E bujshme nga Gjermania, Barcelona monitoron sulmuesin shqiptar që shkëlqeu në Kualifikuese

Barcelona është një ndër klubet që po monitoron nga afër sulmuesin e talentuar të Kosovës, Fisnik Asllani, sipas raportimeve të Sky Germany.

12:40
Regjistruan vizitë fiktive për person nën arrest, pezullohen nga detyra mjeku dhe inferimeri në Gjirokastër

Pezullohen nga detyra një mjek dhe një infermier me vendim të gjykatës së Gjirokastrës.

12:31
Goditje e rëndë për Chelsea-n, Maresca konfirmon dëmtimin e Cole Palmer/ Ja edhe sa javë të tjera do të mungojë ylli i “Bluve”

Cole Palmer do të qëndrojë jashtë fushave për edhe gjashte javë të tjera, për shkak të një dëmtimi të vazhdueshëm në muskujt e ijëve.

12:28
Gjykata e Lartë presion Kushtetueses: Të përjashtohet Holta Zaçaj nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit

Gjykata e Lartë kërkon nën presion betimin e gjyqtarit të saj Asim Vokshi, për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

12:26
“UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar”/ Në Tiranë për protestën, Presidenti Begaj pret në zyrë kreun e BDI-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ali Ahmeti, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

12:20
E rëndë në Prizren, burri plagos me thikë gruan dhe vajzën e tyre, të dyja në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Prizren, ku plagos me thikë gruan dhe vajzën e tyre të mitur.

12:16
Vetëdorëzimi i autorit të vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Shqipëri, media italiane ngre dyshime: Mund të ketë qenë ekzekutim i porositur

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri vazhdon të bëjë jehonë në mediat italiane.

12:15
Nga kontratat false te dëmtimet imagjinare, historia 26-vjeçare e “mashtruesit” që nuk luajti asnjë minutë

Shumë njerëz ëndërrojnë të bëhen futbollistë dhe të ndërtojnë një karrierë të lavdishme në sportin më të dashur në botë.

12:03
Debate në Konferencën e Kryetarëve/ “Gjuha e përdorur dje, e dhunshme, e turpshme”, Këlliçi-Peleshit: Ne nuk kërkojmë trazirë, por ju po na impononi…

Është mbledhur paraditen e kësaj të premteje Konferenca e Kryetarëve, për të shqyrtuar tre kërkesat e grupit parlamentar të PD, në lidhje me ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare si dhe kërkesën për mocion me debat.

11:56
Babë e bir u arrestuan pasi kërcënuan fqinjin duke qëlluar në ajër, gjendet arma e zjarrit

Policia e Shkodër ka gjetur armën e zjarrit, që u përdor nga babë e bir për të kërcënuar fqinjin e tyre.

11:50
Konferenca e Kryetarëve, Gjakmarkaj: Parlamenti s’është prona juaj, fjala e lirë nuk merret peng. Kuvendi të kthehet në normalitet

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj nga Konferenca e Kryetarëve, shprehu shqetësimin për funksionimin e Parlamentit të Shqipërisë.

11:45
“‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor”/ E porsalindura humbi jetën, prokuroria merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë pasi akuzohet se kanë kryer veprime të pakujdesshme që i kanë marrë jetën së sapolindurës.

11:41
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, vijojnë dëshmitë në gjyq/ Rrëfehet pajtuesi i gjaqeve: Për familjen e Genc Malokut më kërkoi…

Procesi gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut po vijon ende.

11:38
Hetim për vrasje pas aksidentit tragjik të themeluesit të Mango, i biri, mes të dyshuarve kryesorë

Policia spanjolle po heton rrethanat e vdekjes së themeluesit të Mango-s, Isak Andic, dhjetorin e kaluar, e cila fillimisht u atribuua një aksident dhe dyshimet po bien mbi djalin e tij, sipas raportimeve të shtypit spanjoll.

11:37
“Për hir të sigurisë apo ‘politikës në futboll’?”/ Aston Villa ndaloi praninë e tifozëve izraelitë në ndeshjen e Ligës së Evropës, reagojnë tifozët

Asnjë mbështetës i klubit izraelit Maccabi Tel Aviv nuk do të lejohet ta ndjekë nga stadiumi ndeshjen kundër Aston Villës në Ligën e Evropës muajin e ardhshëm në Angli, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë, njoftoi klubi anglez të enjten.

11:36
Arrestimi i Veliajt bëhet çështje në parlamentin gjerman, deputeti i Bundestag pyet Qeverinë: A u prek autonomia e pushtetit vendor? Ja qëndrimi i ekzekutivit

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Mayer, i është drejtuar Qeverisë Federale me një sërë pyetjesh lidhur me situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet ende në paraburgim pas 8 muajsh.

11:35
Po shkëlqen me Interin/ Manchester United nis nga puna për yllin zikaltër, klubi italian bëhet pengesë

Federico Dimarco po kalon një moment fantastik në këtë fillim sezoni me Interin, duke rikthyer versionin më të mirë të vetes.

11:26
Emri/ I dënuar me burg për transport të jashtëligjshëm të emigrantëve, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Është arrestuar në Fier 38-vjeçari, Petrit Lori, për transportim emigrantësh të kundërligjshëm.

11:24
“Drejtësia ka emër”/ Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën (Pamjet)

Do të mbahet këtë të premte në Tiranë një protestë në mbështetje të liderëve të UÇK të cilët po përballen me një proces gjyqësor në Hagë, nën moton “Liria ka emër”.

11:19
Zyrtare/ Fitoret historike shpërblehen, Kosova i rinovon kontratën Franco Fodës, objektivi është…

Franco Foda do të vijojë të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës, pasi Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin gjerman deri në vitin 2027.

11:17
Analiza nga CNN: A po e josh Putini Trumpin drejt Moskës? Çfarë fshihet pas telefonatës së gjatë mes dy presidentëve

Një telefonatë mbi dy orë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur pikëpyetje serioze mbi qëllimet e Moskës dhe efektin që mund të ketë te politika e jashtme e Uashingtonit.

11:12
Meta kërkon lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm shqyrton sot revokimin e masës së sigurisë nga ish-presidenti

Ilir Meta, ish-presidenti i vendit dhe Kreu i Partisë së Lirisë, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

11:11
“Spalletti erdhi për të më larguar”/ Totti rrëfen të pathënat: Roma më la në baltë, u zhgënjeva shumë

Francesco Totti, kapiteni legjendar i Romës, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe të thellë gjatë një interviste për emisionin Prime Sport, të drejtuar nga miku i tij dhe ish-bashkëlojtar, Luca Toni.

11:02
Peruja në prag të gjendjes së jashtëzakonshme pas protestave kundër presidentit të ri, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Peruja është gati të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi të paktën një person u vra dhe dhjetëra oficerë policie u plagosën gjatë protestave kundër Presidentit José Jerí, i cili mori pushtetin vetëm disa ditë më parë.

10:55
Presidenti Begaj takim me zëvendëspresidentin e Turqisë, bisedime për sigurinë dhe bashkëpunimet ekonomike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz.

10:48
Tragjedi në futboll, 19-vjeçari ndërron jetë pas kolapsit në fushën e lojës

Një ngjarje tragjike ka goditur futbollin kazak dhe më gjerë.

10:48
Uragani Halong sjell përmbytje dhe shkatërrime në Alaskë, 1 person humb jetën

Një video e re tregon shkatërrimin nga përmbytjet në Alaskën perëndimore, shkaktuar nga uragani Halong, që detyroi zhvendosjen e mijëra banorëve, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për persona të zhdukur.

10:47
Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ për herë të parë do të aplikojë projektin test me AI në nxjerrjen e rezultateve

Për herë të parë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ do të përdorë në mënyrë eksperimentale Inteligjencën Artificiale, në mbledhjen e të dhënave, numërimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultatit.

10:38
Shpërthim në një ndërtesë 8-katëshe, dy të vdekur dhe 12 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të premten në një ndërtesë tetëkatëshe në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë.

10:35
Skandali në shtëpinë e Schumacher, zbulohet piloti që përdhunoi infermieren që kujdesej për legjendën e Formula 1

Skandali në shtëpinë e Schumacher, zbulohet piloti që përdhunoi infermieren që kujdesej për legjendën e Formula 1

10:24
Fitoi një nga Champions-at më ikonik në histori, ish-trajneri i Liverpool-it dhe Realit drejt stolit të klubit grek

Rafa Benitez është shumë pranë një rikthimi të bujshëm në futbollin europian, teksa pritet të firmosë me gjigandët grekë të Panathinaikosit.

10:22
Propozim për tunel nënujor në Ngushticën e Beringut për të lidhur Rusinë me Shtetet e Bashkuara

Ndërtimi i një tuneli nënujor në Ngushticën e Beringut që do të lidhë Rusinë me Shtetet e Bashkuara është propozuar nga këshilltari special i Vladimir Putinit për bashkëpunimin ekonomik të jashtëm, Kirill Dmitriev.

10:21
KFOR: Mirëpresim respektimin e marrëveshjes për dislokimin e FSK-së në Veri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mirëpret respektimin nga autoritetet e Kosovës të marrëveshjes sa i përket dislokimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të vendit.

10:14
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane: Më quajti prostitutë. Kjo është e majta që bënte moral për gratë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale ndaj sekretarit të përgjithshëm të sindikatës CGIL, Maurizio Landini, pasi ky i fundit e ka quajtur “kortigjane” gjatë një interviste televizive.

10:01
Biznesmeni qipriot vritet në Limasol, qëllohet me armë në makinën e tij

Një biznesmen qipriot, Stavros Demosthenous, i cili ishte edhe president i ekipit të futbollit Karmiotissa, është vrarë të premten në mëngjes në Limasol.

09:49
“Chivu ishte pikërisht trajneri që na duhej”, rrëfehet drejtori sportiv i Interit: Neymar zikaltër? Ja si qëndron e vërteta

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka mbyllur çdo dyshim mbi të ardhmen e tij, duke refuzuar kategorikisht ofertat nga klubet e huaja, përfshirë ato nga Arabia Saudite.

09:48
Djali 39-vjeçar dhunon prindërit në Korçë, i kërcënon edhe me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku djali 39-vjeçar ka dhunuar prindërit e tij.

09:40
Gjoba për sjelljen e tifozëve, Disiplina nuk kursen askënd, e pësojnë dhe disa klube të Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar së fundmi vendimet e Komisionit të Disiplinës, pas analizimit të ngjarjeve të ndodhura gjatë javës së fundit në ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe niveleve të tjera të garës.

09:40
Punëtori humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Lezhë, shpallet në kërkim drejtuesi teknik i firmës

Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në Lezhë, ku një punëtor humbi jetën.

09:30
Goditet organizata që shfrytëzonte seksualisht vajza me probleme mendore, dy të arrestuar

Dy të rinj janë arrestuar në Selanik nën akuzat për përfshirje në një organizatë kriminale që shfrytëzonte seksualisht vajza të mitura me probleme të shëndetit mendor dhe shpërndante materiale pornografike me fëmijë.

09:22
Kishte fshehur në banesë mbi 7 kg kanabis me qëllim shitjen, pranga 62-vjeçarit me precedentë penale në Lezhë

Një 62-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi kishte fshehur mbi 7 kg kanabis me qëllim shitjen.

09:08
“Mund të kishte vdekur çdokush”/ Shpërthen makina e gazetarit italian Sigfrido Ranucci, dyshohet për atentat

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin Campo Ascolano, në jug të Romës, pasi një pajisje shpërthyese u vendos nën makinën e gazetarit dhe prezantuesit të emisionit investigativ “Report”, Sigfrido Ranucci.

09:02
Sherr mes disa personash në Durrës, dy kushërinjtë përfundojnë në spital. Njëri prej tyre kishte armë me vete

Një sherr mes tre personash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në lagjen nr. 15 të Durrësit pranë një pike karburanti.

08:59
Përgatitjet për takimin Trump-Putin, Orban do të flasë sot me presidentin rus

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin gjatë ditës së sotme, ndërsa ka konfirmuar se përgatitjet për një takim të mundshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus janë duke u zhvilluar në Budapest.

08:51
Një rastësi e çuditshme në jetën romantike të Tom Cruise po trazon rrjetin, të tria ish-bashkëshortet e tij ishin…

Një teori e pazakontë për jetën personale të aktorit të famshëm Tom Cruise po qarkullon sërish në rrjetet sociale, duke nxitur debat mes fansave për një detaj që duket më shumë se thjesht rastësi.

08:50
“S’do më shihni ndonjëherë t’i bie tavolinës”/ Deputeti i PD distancohet nga kolegët që u përplasen me Peleshin: Nuk vij nga listat e mbyllura, s’bëj veprime me regji

Deputeti demokrat, Arjan Ndoji, ka dalë kundër kolegëve të tij që u përplasën me Niko Peleshin, teksa më pas mori edhe vlerësimet e kryetarit të Kuvendit.

08:48
Analiza nga DW: Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme

Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërkombëtar do të sigurojë paqen në Rripin e Gazës.

08:20
Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

Më pak burokraci, më shumë forcë ushtarake: Në prag të samitit të BE-së, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz në një deklaratë qeveritare tërhoqi vëmendjen për reforma rrënjësore të Bashkimit Europian.

08:12
Selena Gomez rrëfen momentin pas martesës me Benny Blanco: Fillova të qaja nga frika se…

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi përjetimin e saj emocional menjëherë pas martesës me producentin Benny Blanco.

08:08
Reshjet e shiut “pushtojnë” të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të premte

I gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të dendura të shiut, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë ditës.

07:48
“Keqpërdorim të informacionit të klasifikuar”, ish-këshilltari i Trump në telashe: Ruajti materialet e…

John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, është paditur penalisht nga një juri federale në Maryland, nën akuzat për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar.

07:30
Telefonata Trump–Putin vë në lëvizje Zelenskyn, paralajmëron ngritjen e çështjes për raketat Tomahawk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se po përgatit ngritjen e çështjes kundër Shteteve të Bashkuara lidhur me refuzimin për t’i furnizuar Ukrainës me raketa Tomahawk, pas një telefonate të presidentit amerikan Donald Trump me Vladimir Putin që sipas Kievit mund të ketë ndikuar në vendimmarrjen e Uashingtonit.

07:03
Objektiv i ri mbrojtjeje, BE vendos sistem anti-dron të plotë funksional deri në fund të 2027

Bashkimi Evropian ka vendosur që të zhvillojë dhe vendosë një sistem të përbashkët anti-dronësh, i cili duhet të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2027, si pjesë e një strategjie më të gjerë mbrojtjeje për t’u përgatitur kundër kërcënimeve nga Rusia deri në vitin 2030.

E enjte, 16 Tetor 2025
23:40
Analiza/ Martin Leka: Do të dal në protestë edhe për ty Albin Kurti, që të mos koritesh

Nga Martin Leka

23:35
I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ngrihet akuzë federale për ish-këshilltarin e Trump, John Bolton

John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili më vonë u bë kundërshtar i tij, është akuzuar nga një juri federale në Maryland, sipas dy burimeve.

23:11
Votimi me dy shenja në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese, Rakipllari: Sadushi shkeli ligjin me komisionin që vlerësoi votat, procesverbali u falsifikua

Drejtori i Informacionit në “Top Channel”, Robert Rakipllari, zbuloi në “Top Story” shkeljet që Gjykata e Lartë ka bërë në lidhje me zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses.

22:53
Homazhet për ish-kryeministrit kenian, policia qëllon për të shpërndarë turmën, tre viktima

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në Nairobi, Kenia, pasi policia hapi zjarr dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e mëdha që ishin mbledhur për t’i bërë homazhe ish-kryeministrit kenian Raila Odinga.

22:34
Pas protestave dhe shqetësimeve për sigurinë, Aston Villa ndalon praninë e tifozëve izraelitë në ndeshjen e Ligës së Evropës

Asnjë mbështetës i klubit izraelit Maccabi Tel Aviv nuk do të lejohet ta ndjekë nga stadiumi ndeshjen kundër Aston Villës në Ligën e Evropës muajin e ardhshëm në Angli, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë, njoftoi klubi anglez të enjten.

22:19
Vodhi një automjet, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë, në makinë i gjendet…

Reagimi i shpejtë i shërbimeve të Policisë së Lezhës bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin brenda pak minutash të një 38-vjeçari, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti në lagjen “Nënë Tereza”.

22:05
“Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, në konflikt”, Spahiu: Përplasja tregon krizë brenda sistemit të drejtësisë. Çështja që përfundoi në Venecia…

Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story”, komentoi përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë lidhur me mandatin e një prej anëtarëve të Kushtetueses.

21:55
“Nuk ishte rastësi, por gjueti shtrigash”/ Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese, Muça: Të dy kishin nota ekselence

Analisti Flogert Muça foli në “Top Story” për shpalljen e pavlefshme të votës së Naureda Llagamit për vendin vakant për anëtarësimin në Gjykatën Kushtetuese.

21:45
Falsifikimi për anëtarin e Kushtetueses/ “Kryetari u thotë gjyqtarëve të qepin gojën”, Curri shpërthen kundër Sadushit: Llahtari

Analisti Arjan Curri, i ftuar në ‘Top Story’ foli për falsifikimin për anëtarin në Gjykatën Kushtetuese dhe audion bashkë me procesverbalin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët.

21:34
“U dhunova nga ushtria izraelite”, aktivistja e njohur Greta Thunberg tregon provat tronditëse

Aktivistja e njohur, Greta Thunberg, ka rrëfyer për herë të parë përvojën tronditëse gjatë pesë ditëve të ndalimit nga ushtria izraelite, pasi u kap në anijen humanitare për Gazën.

21:26
Rrezik për gjallesat e detit, aktivistët shpëtojnë breshkën detare të ngecur në rrjeta

Një breshkë deti është shpëtuar mesditën e sotme në zonën bregdetare të jugut, pasi kishte ngecur në rrjetat e peshkatarëve të hedhura shumë afër bregut, një praktikë e ndaluar që po kthehet në rrezik serioz për gjallesat detare.

21:22
Erion Braçe kujton Dritan Hoxhën, mesazhi prekës për themeluesin e Digitalb: Një vizionar që bashkoi shqiptarët përmes gjuhës dhe teknologjisë

Në një kohë kur media dhe teknologjia po ndryshojnë me ritme të shpejta, Erion Braçe ndalet për të reflektuar mbi figurën e një prej vizionarëve që ndikoi rrënjësisht në mënyrën si shqiptarët komunikojnë dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, Dritan Hoxhën, themeluesin e Digitalb, Top Media dhe Top Channel.

21:20
Si u shpall e pavlefshme vota e kandidates për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Spahiu zbulon detajet në “Top Story”: U kërkua sigurimi i padisë, konflikti…

Analisti Kreshnik Spahiu zbuloi në “Top Story” se si u shpall e pavlefshme vota e kandidates Naureda Llagami gjatë zgjedhjes së anëtarit për Gjykatën Kushtetuese.

21:02
Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, pranë fshatit Radhimë.

20:54
Kremlini: Putin paralajmëroi Trump për Tomahawk, mund të dëmtojë procesin e paqes

Kremlini njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, e paralajmëroi presidentin amerikan Donald Trump gjatë telefonatës së tyre të sotme se furnizimi i Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk nga SHBA do të kishte pasoja të rënda për marrëdhëniet dypalëshe dhe për procesin e paqes në Ukrainë.