E mërkurë, 09 Korrik 2025
17:21
E bujshme, trajneri Ancelotti dënohet me një vit burg

Trajneri legjendar italian, Carlo Ancelotti, është dënuar me një vit burg në Spanjë për evazion fiskal, që lidhet me të ardhurat e tij gjatë periudhës kur drejtonte Real Madridin në sezonin 2013–2014.

17:02
Gjykata e Lartë la në fuqi masën ‘arrest me burg’, avokatët e Veliajt: Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut

Avokatët ndërkombëtar të Erion Veliajt reaguan një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryebashkiakun e Tiranës.

16:55
“RTSH, 6 mln euro borxhe”/ Reformimi i Radio Televizionit Shqiptar bën bashkë maxhorancën dhe opozitën

Një tryezë diskutimi ka bashkuar drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) me përfaqësues të komisionit parlamentar të mediave dhe AMA-s, ekspertë të medias, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe organizatave vendase e të huaja.

16:41
Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

Papa Leo i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e tyre të sotëm se Vatikani është i gatshëm të presë bisedimet e paqes ruso-ukrainase, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

16:30
Të paktën 3 të vdekur nga përmbytjet në New Mexico, dhjetëra të bllokuar nëpër shtëpi dhe makina

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme të martën në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, New Mexico, duke lënë të paktën tre viktima, përfshirë dy fëmijë të vegjël, dhe duke bllokuar dhjetëra persona në shtëpitë dhe makinat e tyre në vendpushimin Ruidoso.

16:20
Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë dhe për rrëzimin e avionit civil MH17

Gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut ka vendosur se Rusia ishte përgjegjëse për shkelje të mëdha të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, përfshirë edhe rrëzimin avionit të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines në vitin 2014.

16:20
Nëntë të vdekur pas shembjes së një ure në Indi

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën pasi një urë u shemb në shtetin perëndimor indian të Gujarat, raportoi sot NDTV.

16:00
Shqipëria fiton çmim në ‘WSIS 2025’ për projektin që përshpejton integrimin në BE me inteligjencë artificiale

Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WSIS Prizes 2025”, Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, znj. Mirlinda Karçanaj, tërhoqi çmimin në emër të Shqipërisë.

15:53
Vrasja e 27-vjeçarit nga pakujdesia në Kosovë, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla

Në mesin e tronditjes së thellë që i ka shkaktuar opinionit publik në Kosovë vdekja e 27-vjeçarit Agon Fejzullahu në duart e policisë, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si një akt moral të përgjegjësisë së tij pas ngjarjes së rëndë.

15:52
Miratimi i rezolutës për Shqipërinë në PE, Begaj: Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.

15:47
502 eurodeputetë, pro Shqipërisë! Parlamenti Europian miraton raportin vlerësues dhe mbështetës për integrimin

Në parlamentin Europian me 502 vota pro nga 686 prezentë në sallë, është miratuar Raporti 2023-2024 i komisionit për punët e jashtme për Shqipërinë, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder.

15:40
Në Vlorë ka konsensus, bizneset largojnë vetë pengesat: Në shtator do bëhen ndryshime në zonë

Bizneset dhe operatorët turistikë në Vlorë kanë kërkuar që prishja tendave ose largimi i vazove me lule të vendosura prej tyre për të kufizuar lëvizjen në zonën e bareve dhe restoranteve, përgjatë Lungomares të bëhet nga vete bizneset.

15:26
Hetimet për 21 janarin, koncesionin e aeroportit të Vlorës dhe sistemin TIMS, SPAK publikon regjistrin e transparencës

SPAK ka bërë publik në regjistrin e pyetjeve të publikut dhe medias për çështje të ndryshme dhe me interes të lartë që janë në procesim apo që janë kërkuar të dihet për fatin e tyre.

15:07
Papa Leone XIV, letër falënderimi dhe vlerësimi Kryepeshkopit Joan

Pas ceremonisë së përurimit si Peshkop i Romës dhe i pari i katolikëve në të gjithë botën, Papa Leone i ka dërguar një letër mirënjohjeje Fortlumturisë së Tij, Joanit, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

14:56
Urdhri i kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike, pezullohet aksioni në bashkinë e Durrësit

Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e të gjithë drejtorëve në bashkinë e Durrësit dhe atyre të ndërmarrjeve të varësisë, si dhe drejtorëve rajonalë, ka mbetur pezull zbatimi i kërkesës kryesore të kryeministrit, lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

14:50
Dy vëllezërit francezë u përplasën me jet ski, ndiqen penalisht pronarët e mjeteve lundruese në Ksamil

Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil ku u përplasën dy turistë me jet ski, ka nisur hetimi ndaj dy pronarëve të mjeteve lundruese.

14:47
Përplasja mes banorëve të Thethit dhe forcave të policisë, i riu u ofron ujë inspektorëve

Mes tensionit të lartë, përplasjesh fizike e përshkallëzimeve verbale mes banorëve të Thethit dhe forcave të policisë e IKMT-së për ndalimin e prishjes së ndërtimeve pa leje, nuk mungojnë edhe gjestet njerëzore dhe simbolike.

14:28
I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Një 24-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Vlorë, pasi i vuri zjarrin banesës së hallës së tij pas një konflikti për motive të dobëta.

14:25
“I thashë Berishës dorëhiqu”/ Jamarbër Malltezi tregon bisedën e parë me kreun e PD pas humbjes së 11 majit: Ishte gati të largohej, por…

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi tregoi sot për herë të parë, se pas disfatës së 11 majit i kërkoi kreut të PD që të dorëhiqej.

14:19
Qeni hero që shpëtoi 67 persona, filloi të lehte para një rrëshqitjeje masive dheu

Lehja e një qeni në mes të natës shpëtoi jetën e 67 personave në një fshat në Himalaje përpara se një rrëshqitje masive dheu të shkatërronte shtëpitë e tyre.

14:09
Punonte për BE-në në Gaza, palestinezi akuzon Brukselin se e ka ‘braktisur’ pas mbylljes së zyrës, letër von der Leyen: Nuk kërkoj lëmoshë, por drejtësi!

Një palestinez që punonte për BE-në në Gaza i është drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi mbyllja e zyrës së tij e la atë në Kajro pa punë ose të drejta qëndrimi.

13:45
E rëndë në Kurbin! Po riparonte mjetin e punës, por aksidentalisht dëmtohet, humb jetën 38-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sanxhak, Kurbin.

13:43
65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

Një 65-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i ka vënë flakën banesës së tij, ku është dëmtuar bashkëshortja.

13:40
Detaje të reja nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se është mbytur, viktima i hetuar për vjedhje

23-vjeçarin Renis Dobra që u gjet sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit dyshohet se e kanë mbytur.

13:37
Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka përplasur dy efektivë policie.

13:29
Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në mbrëmjen e së martës.

13:29
“U dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën”, Berisha për Salianjin: Do ta përcaktojë anëtarësia rolin e tij në PD

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sërish lirimin e Ervin Salianjit dhe rolin e tij në Partinë Demokratike.

13:08
Prostitucion në apartament me qira ditore/ Vihen nën hetim 7 shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja, në pranga një 20-vjeçar

Një rast prostitucioni është goditur në Tiranë, ndërsa është vënë në pranga një 20-vjeçar.

13:07
I nxehti “vrastar”, studimi: Ndryshimet klimaterike trefishuan vdekjet në Europë

Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Europën nga fundi i qershorit deri në fillimin e korrikut konsiderohet fajtore për pothuajse trefishimin e numrit të vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta në qytetet e mëdha të kontinentit të vjetër.

13:00
Vrasja e Agon Zejnullahut/ Presidentja Osmani kërkon transparencë të plotë për ngjarjen: Askush nuk është mbi ligjin!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkonr transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pakompromis sa i takon rrethanave të vdekjes 27-vjeçarit në Lipjan, që humbi jetën gjatë arrestimit prej policisë.

12:52
“Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’”, Berisha për aksionin e IKMT në Theth: Është tokë e trashëguar brez pas brezi

Kreu i PD, Sali Berisha kundërshtoi aksionin e IKMT për prishjen e godinave pa leje në Theth.

12:49
Parlamenti Europian miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i rëndësishëm politik i progresit drejt BE

Parlamenti Europian miratoi në seancë plenare në Strasburg Raportin mbi Ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

12:40
Gjenden në Paqësor pjesë të anijes amerikane nga Lufta e Dytë Botërore, zbulohet historia e jashtëzakonshme e udhëtimit mbrapsht deri në Australi

Gjetja e pjesës së përparme të një anijeje ushtarake të Marinës së SHBA-së, e dëmtuar gjatë një beteje në Luftën e Dytë Botërore në Paqësor, ka hedhur dritë mbi një nga historitë më të jashtëzakonshme në historinë e shërbimit ushtarak amerikan.

12:26
Portokalli në Gjirokastër! “Verë dhe Portokalle” elektrizon sheshin kryesor të qytetit

Mbrëmjen e djeshme, qyteti i Gjirokastrës përjetoi një natë të paharrueshme nën ritmet e humorit dhe energjisë së trupës së spektaklit “Portokalli”.

12:25
“Tradita myzeqare”/ Fermerët festojnë prodhimet e bollshme të stinës

Fier-Shegani, një nga zonat më të pasura bujqësore Myzeqesë, organizoi festën tradicionale lokale “Tradita Myzeqar , Qendra e festës ishte padyshim prodhimi i pjeshkave, për të cilat zona është e njohur prej dekadash, si dhe rritja e ndjeshme e përdorimit të serave diellore.

12:23
Më shumë turistë se banorë në Leskovik, ushqimi bio dhe freskia kanë tërhequr vizitorë të shumë gjatë këtij sezoni veror

Në juglindje të Shqipërisë, aty ku natyra mbetet e paprekur, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj.

12:14
Vdekja misterioze e 27-vjeçarit në Lipjan, dalin sot para gjykatës pesë policët

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, nën dyshimet për përfshirje në një ndërhyrje, që përfundoi me vdekjen e një të riu 27-vjeçar.

12:04
Raporti i KE vlerëson SPAK, jep sugjerime për luftën anti-korrupsion, parlamentin dhe reformat kushtetuese

Draft Raporti konfidencial për “Sundimin e Ligjit dhe Shtetin Ligjor” publikuar tre javë më parë nga Top Channel, ka marrë formë zyrtare dhe është publikuar nga Komisioni Europian.

11:37
“Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit”, Rama: Adresim i tolerancës ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit

Kryeministri Edi Rama tha përmes një postimi në platformën X se kanë nisur punën për një reformë të re ligjore të kontrollit të zhvillimit të territorit.

11:28
“Trump kërcënoi se do të bombardonte Moskën”, del regjistrimi audio i vitit 2024: Putin më tha se…

CNN thotë se zotëron një regjistrim audio në të cilën Donald Trump dëgjohet të pohojë gjatë një takimi privat me donatorë në 2024-tën se dikur kishte tentuar ta pengonte presidentin rus Vladimir Putin nga vendimi për të sulmuar Ukrainë, duke kërcënuar se SHBA-ja do të “bombardonte Moskën.

11:26
Skandal në Kinë! Mbi 200 fëmijë rezultojnë me nivele të larta plumbi në gjak, kopshti përdori bojë si ngjyrues ushqimor

Më shumë se 200 fëmijë të vegjël të një çerdheje në Kinën veriperëndimore u zbuluan se kishin nivele anormale të plumbit në gjak, pasi stafi i kuzhinës përdori bojë si ngjyrues ushqimor.

11:22
600 vende në administratë dhe institucione publike, Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

11:12
Shpërthejnë protestat në Malin e Zi, shkak dhënia e çmimit prestigjioz shkrimtarit Beqir Vukoviq, i njohur si mohues i kombit malazez

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviç, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike.

10:54
Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike, pranga 37-vjeçarit në Durrës. Asgjësohen 150 bimë kanabisi

Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike në Manëz të Durrësit.

10:44
“Putin po flet budallallëqe”/ Moska kryen sulm rekord me dronë në Ukrainë pasi Trump kritikoi presidentin rus

Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dronë ndaj Ukrainës, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump premtoi më shumë mbështetje ushtarake për Kievin dhe akuzoi homologun e tij rus Vladimir Putin për “budallallëqe” mbi bisedimet e paqes.

10:28
Dita e tretë e aksionit në Theth, pas përplasjeve me policinë, banorët hapin rrugën për në fshat

Në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët i kanë bërë bllokadë policisë duke bllokuar urën hyrëse për në fshat.

10:11
28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat, dyshohet se ishte në gjendje të dehur

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Butrinti”.

10:00
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Shtetasi Elis Roga, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Tiranë.

09:57
Situata me flakët, 16 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 4 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive.

09:48
“Hiqini duart”/ Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët përplasen me policinë

Vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

09:41
“Do të shkoj të shoh ndeshjen”, Donald Trump konfirmon, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për Klube

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës 2026, e cila do të bashkë-organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika me një rekord prej 48 ekipesh kombëtare.

09:28
Kishin rënë në ujërat e Koresë së Jugut pak muaj më parë, Seuli riatdheson gjashtë koreano-veriorë

Koreja e Jugut ka riatdhesuar gjashtë koreano-veriorë që aksidentalisht kishin rënë në ujërat e Koresë së Jugut në fillim të këtij viti.

09:20
Emri/ U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se u rrëmbye dhe u vra, identifikohet 23-vjeçari

23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit është identifikuar si Renis Dobra.

09:14
Agresioni rus, analiza e DW: Trump premton më shumë armë për Ukrainën

Para disa ditësh SHBA i ndërpreu pjesërisht furnizimet me armë për Ukrainën. Tani presidenti Trump tha se ka miratuar ridërgimin e armëve në Ukrainë.

08:52
Tragjedia në Teksas! Pas përmbytjeve shkatërruese, të paktën 109 të vdekur dhe 161 të zhdukur 

Katër ditë pas përmbytjeve të mëdha që goditën shtetin e Teksasit, autoritetet raportojnë se të paktën 161 persona janë ende të zhdukur në një qark të vetëm, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 109, duke e bërë këtë një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore në historinë e fundit të shtetit.

08:39
E rëndë në Mat! Babai e denoncoi të zhdukur, gjendet i pajetë 23-vjeçari, dyshohet se u rrëmbye disa ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat.

08:29
Në kërkim të heroit! 51-vjeçari u mbyt në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar dy të huaj që ishin në rrezik

Policia e Shkodrës, me grupin e palombarëve, po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të Arben Anamalit, kapitenit të anijes, që u fut për të shpëtuar dy turiste në liqen dhe u mbyt vetë.

08:27
Dy javë pa internet në telefon/ Eksperimenti që mund të përmirësojë jetën tënde mendore

Në një kohë kur e gjithë bota është e mbërthyer pas ekranit, një studim i fundit vjen si një fllad ndryshe: dy javë pa internet në telefon mjaftojnë për të përmirësuar ndjeshëm shëndetin mendor, gjumin dhe disponimin emocional.

08:26
Rama shpërndan pamjet nga liqeni i zi në Radomirë: Ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes të mërkure pamje të liqenit të zi në Radomirë.

08:08
Situatë alarmante në Francë, zjarri i afrohet Marseilles/ Mbyllet aeroporti, ndërpriten lëvizjet me tren

Një zjarr masiv pyjor përfshiu periferinë e Marseille.

07:40
Mot i paqëndrueshëm! Diell dhe reshje shiu, ja sa shkojnë temperaturat

Sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

07:28
Macron kërkon krijimin e shtetit të Palestinës: Rruga e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë fjalimit para anëtarëve të parlamentit britanik vuri në pah natyrën e ndërlikuar të marrëdhënieve midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe sfidat globale që përballen sot, përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën humanitare në Gaza.

07:14
Moti ekstrem ‘pushton’ Bosnje-Hercegovinën, publikohen pamje të reja dramatike

Një stuhi e fortë shiu ka tronditur Maoçin në afërsi të Brçkos të Bosnje-Hercegovinës.

07:02
Elon Musk ‘plas bombën’ e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

Miliarderi i shndërruar në provokator politik, Elon Musk ka lëshuar një tjetër breshëri në botën e MAGA-s duke pretenduar se ish-këshilltari i Trump, Steve Bannon, është i implikuar në dosjet e Jeffrey Epstein .

E martë, 08 Korrik 2025
23:05
Egnatia hedh hapin e parë drejt raundit tjetër të Champions, triumfon me gol në minuta shtesë ndaj islandezëve

Kampionët e superiores, Egnatia kanë shënuar një fitore të rëndësishme në raundin e parë të kualifikuesve të UEFA Champions League, duke mposhtur në Rrogozhinë ekipin islandez Breidablik me rezultatin 1-0.

22:58
“Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit”, pasi u lirua nga qelia, Salianji: Kam vetëm një mendim që më udhëheq, të rikthejmë PD aty ku e meriton

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas lirimit nga burgu i Fierit ku qëndroi për gati 10 muaj.

22:52
Rama nxjerr foton nga Lungomarja: Ja si doli në dritë pas heqjes së barrikadave absurde

Pas aksionit disa ditor për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Lungomarja në Vlorë.

22:34
Po lundronin me jet ski, dy vëllezërit fancezë përplasen me njëri-tjetrin në Ksamil

Një aksident me jet ski ka ndodhur pasditen e kësaj të marteje në zonën e Ksamilit.

22:34
Kualifikueset për UEFA Champions League/ Triumfon Drita e Gjilanit, djemtë e Ramadanit do udhëtojnë drejt Luksemburgut me avantazh minimal

Skuadra e Dritës së Gjilanit ka marrë një fitore të rëndësishme në përballjen e parë kundër ekipit luksemburgas, FC Differdange 03, në raundin e parë të ndeshjeve kualifikuese për UEFA Champions League.

22:23
Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në një depo në Londër, në emër të grupit rus Wagner

Tre burra janë shpallur fajtorë për një sulm zjarrvënës në një depo në Londër, e lidhur me ndihmat për Ukrainën, i kryer në emër të grupit mercenar rus Wagner.

22:16
Truprojet e shërbimit sekret akuzohen për rrezikimin e sigurisë së kryeministrit suedez, për vite me radhë i publikuan ndodhjet

Truprojet e shërbimit sekret janë akuzuar për rrezikimin e sigurisë së kryeministrit suedez gjatë disa viteve duke ndarë detaje të itinerareve të tyre të vrapimit dhe çiklizmit në aplikacionin e fitnesit Strava.

22:15
Cilat janë aspiratat e Ervin Salianjit në PD pas daljes nga burgu? Ish-deputeti: Detyrimi im është të gjej zgjidhje për rrëzimin e regjimit

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka fituar sot lirinë me kusht, duke lënë qelinë e burgut të Fierit.

22:11
Publikohet raporti! Pentagoni u dha 2.4 trilionë dollarë firmave private të armëve për të ‘financuar luftën dhe armët’

Një studim i ri mbi shpenzimet e departamentit të mbrojtjes, i paraqitur ekskluzivisht për gazetën Guardian, tregon se shumica e shpenzimeve diskrecionare të Pentagonit nga viti 2020 deri në vitin 2024 kanë shkuar për kontraktorë të jashtëm ushtarakë, duke siguruar një ndihmë prej 2.4 trilionë dollarësh në fonde publike për firmat private, në atë që u përshkrua si një “transferim i vazhdueshëm dhe masiv i pasurisë nga taksapaguesit për të financuar luftën dhe prodhimin e armëve”.

22:10
Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, i nisur nga kryeministri Edi Rama në mbarë vendin, po shkakton tërmet në disa bashki. Pas Vlorës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të tensionuar dhe me tone të ashpra edhe në Bashkitë e Fierit dhe të Durrësit. Kreu i qeverisë ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve që varen nga dy bashkitë, si dhe të drejtuesve të institucioneve që nuk kanë përmbushur detyrën.

21:48
Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët pas tetë vitesh gërmimesh.

21:47
Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sonte se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të importuara në vend, me shpresën për t’i detyruar kompanitë farmaceutike të hapin dyqane në tokën amerikane.

21:30
Itali, prifti 35-vjeçar vetëvritet, vdekja e Don Matteos trondit komunitetin: Vetëm Zoti mund të kuptojë misteret e shpirtit njerëzor

Lajmi për vdekjen e priftit italian Don Matteo tronditi të gjithë komunitetin, duke i lënë pa fjalë dhe të gjithë me një dhimbje të thellë.

21:19
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik, duke shtuar se Londra dhe Parisi nuk do të ndalojnë përpjekjet së bashku me “aleancën e të vullnetshmëve” për të arritur një armëpushim.

21:18
Pamje horor në Spanjë! 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Pamplona

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë të tjerë u plagosën ndërsa përpiqeshin të shpëtonin.

21:15
“Flet budallëqe për Ukrainën”/ Trump ‘zemërohet’ me Putinin: Do dërgoj më shumë armë për Kievin

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin të martën se flet “budallallëqe” për Ukrainën, dhe është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më shumë armë për Kievin që ta mbrojë veten kundër pushtimit rus.

21:12
Rëndohet bilanci i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas, shkon në 109 numri i viktimave

Tre trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në Teksas, duke e çuar numrin e të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të premten në 109.

21:01
Elon Musk reagon sërish kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

Elon Musk ka shkaktuar një stuhi të re reagimesh pas një postimi të ashpër dhe kontrovers në platformën X, ku ai sulmon administratën Trump duke përmendur rastin Epstein.

20:57
Fiks Fare/ Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e rrezikshme të fabrikës së bakrit skuqin lumin Fan

Një nga degët më të rëndësishme të sistemit ujëmbledhës të veriut të Shqipërisë, lumi Fan, po shndërrohet në një rrjedhë toksike për shkak të ndotjes së shkaktuar nga fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz.

20:45
Trump bën gati letrën e tarifave për Bashkimin Europian, presidenti: BE po na trajton shumë mirë në negociata tregtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se “me shumë mundësi” do t’i dërgojë një letër Bashkimit Evropian në dy ditët e ardhshme duke njoftuar tarifat që vendet evropiane do të duhet të paguajnë për të eksportuar në SHBA.

20:35
Tjetër aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën

Një tjetër aksident është shënuar pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë të Devollit.

20:30
Vazhdon prej ditësh zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës.

20:18
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Gjykata e Lartë la nën arrest me burg Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, i cili kishte kërkuar ndryshim të masës.

20:12
“Verë dhe portokalle” në Tepelenë, qindra qytetarë shijuan spektaklin në një atmosferë të mrekullueshme

Tepelena ishte ndalesa e radhës e spektaklit të humorit “Verë dhe Portokalle”.

20:08
Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit Diogo Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u përplas në një autostradë spanjolle dhe dyshohet se mund të ketë qenë duke kaluar shpejtësinë, njofton policia.

20:06
Kremtohet dita e ashures, Baba Mondi: Lutemi për paqe dhe ndaljen e konflikteve në botë

Besimtarët bektashinj kremtuan Ditën e Ashures në Kryegjyshatën Botërore, me lutje për paqe, mirësi dhe ndaljen e konflikteve në botë.

19:57
Inflacioni arrin në 2.4%, Instat: ndikoi rritja e çmimeve tek ushqimet dhe pijet joalkoolike dhe argëtimi

Inflacioni vjetor në Shqipëri për muajin qershor 2025 ka shënuar një rritje për të dytin muaj radhazi, duke u ngjitur në nivelin e 2.4% sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 0.2 pikë përqindje krahasuar me muajin maj dhe 0.3 pikë përqindje me qershor 2024.

19:55
Marseja në alarm të kuq për shkak të një zjarri të madh, mbyllet aeroporti, evakuohen dhjetëra banesa

Marseja është vendosur në alarm të kuq pas një zjarri të fuqishëm që shpërtheu të martën pasdite pranë qytetit Les Pennes-Mirabeau.

19:48
Vijon aksioni në Theth, lirohen hapësirat publike në Veri të Shqipërisë, banorët ankohen edhe pse kanë ndërtuar pa leje

Banorët e Thethit kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre pas aksionit për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje.

19:39
“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve

Ka vijuar me përplasje me banorët aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

19:11
“Europa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, Macron nga parlamenti britanik: Duam armëpushim pa diskutime në Gaza

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte në Britani sot, ku foli para Parlamentit Britanik, në prani të homologut të tij britanik, Keir Starmer.

18:53
Tragjedia në Shkodër, kush ishte kapiteni i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme, ku në liqenin e Shkodrës kapiteni i anijes turistike humbi jetën pasi u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë.

18:46
Franca, Britani dhe Gjermania kërcënojnë Teheranin: Nëse nuk bashkëpunoni për programin bërthamor do rivendosim sanksione

Fuqitë evropiane duhet të rivendosin sanksionet e OKB-së ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje mbi programin bërthamor të Teheranit që mbron interesat e sigurisë së Evropës, tha një burim diplomatik francez.

18:34
Mjeti del nga rruga në Korçë dhe përplaset me pemën, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë.

18:32
Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka dërguar një paralajmërim të ashpër një numri vendesh, duke njoftuar se tarifat do të fillojnë zyrtarisht më 1 gusht 2025, pa mundësi shtyrjeje ose përjashtimi.

18:13
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

Gjykata e posaçme rrëzoi Arben Meskutin, i cili kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove.