E diel, 16 Nëntor 2025
11:24
Dy “të fortët” që i vunë tritolin biznesit në Kamëz/ Elvis Lami i përfshirë në vrasjen e postierit, Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn

Është zbardhur sot nga policia shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz.

11:13
Sllovenia, Trajneri Kek vlerëson Kosovën: E meritoi fitoren, ishin më të shpejtë…

Kosova shkroi historinë në mbrëmjen e së shtunës teksa siguroi pjesëmarrjen e saj në playoffin e Botërorit të vitit 2026. Dardanët me meritë të plotë mposhtën Slloveninë me rezultatin 2-0, një fitore që vulosi këtë sukses të madh të skuadrës së Franco Foda.

11:01
“Asnjë pagë nën 500 euro”/ Rama në podkastin “Flasim”: Kapërcyem të gjitha pengesat me çeljen e grupkapitujve

Nga podkasti “Flasim”, kryeministri Edi Rama tha se kryefjala e javës që lamë pas, ka qenë vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt.

10:48
Tritoli për gjysmë milioni euro gjobëvënie ndaj biznesit në Kamëz/ Identifikohen katër autorët, mes tyre ish-polici Jeton Lami

Dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie. 

10:46
“Italia, avokatja e Shqipërisë në BE”/ Rama intervistë për Corriere: Po presim paktin e ri europian për emigracionin. Meloni e ka çuar në nivel tjetër…

Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet ndërqeveritare Shqipëri-Itali, teksa është ndalur edhe te çështja e shumëdiskutuar lidhur me kampet e emigrantëve .

10:23
Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, kapet finlandezi në Tiranë

Një shtetas finlandez i shpallur në kërkiom ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.

09:57
Dhunuan dhe plagosën me armë 42-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Malësi të Madhe, në kërkim nipi

Policia vendore e Shkodrës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorët e ngjarjes së mbrëmshme, ku 42-vjeçari Edison Tirana u qëllua me armë zjarri dhe më pas u dhunua me sende të forta.

09:29
Lufta në Ukrainë, presidenti Zelensky: Na duhet më shumë mbrojtje ajrore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë edhe një herë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin, pasi sulmet ajrore ruse në kryeqytet shkaktuan vdekjen e shtatë personave.

09:13
Pse Rusia po godet trenat? Trefishohen sulmet në infrastrukturën hekurudhore për të paralizuar Ukrainën

Ukraina po përballet me rritje të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së saj hekurudhore. Numri i sulmeve është trefishuar muajt e fundit dhe dëmet kapin 1 miliard dollarë.

09:00
Harry Kane përpara ndeshjes me Shqipërinë: Nuk ka rëndësi me kë luajmë, ne duam gjithmonë të fitojmë…

Sulmuesi që në të njëjtën kohë është edhe kapiteni i Anglisë Harry Kane është prononcuar për mediat para duelit me Shqipërinë.

08:40
“E çmendur histerike”/ Përplasje e ashpër mes Trump dhe aleates së tij të vjetër Marjorie Taylor Greene

Marrëdhënia mes Donald Trump dhe kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene ka hyrë në pikën e ngrirjes totale.

08:29
Kosova ndryshe nga Shqipëria, ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror, ja çfarë thonë përllogaritjet…

Pas fitore 2-0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, Kosova ka siguruar matematikisht play-offin për Kupën e Botës 2026, një sukses historik edhe për ta.

08:20
“Shpërthen” Meksika/ Revolucion kundër karteleve, sulmohet Pallati Presidencial

Një turmë gjigante protestuesish theu barrikadat përpara pallatit presidencial në Mexico City, ku ai që nisi si një tubim paqësor kundër korrupsionit, doli jashtë kontrollit.

08:09
Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të diel

Kjo e diel parashikohet me vranësira mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e vranësira fare të pakta.

02:22
Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Mesfushori i Zvicrës Granit Xhaka ka uruar Kosovën për fitoren dhe arritjet e mëdha në këto kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026.

00:41
Pamje të turpshme, tifozët sllovenë i marrin simbolet tifozëve të Kosovës për t’i shkelur me këmbë

Kosova siguroi me fitoren 0-2 ndaj Sllovenisë zyrtarisht play-off-in e Botërorit njësoj si Shqipëria.

E shtunë, 15 Nëntor 2025
22:56
Pas sherrit e dhunuan dhe qëlluan me armë drejt makinës së tij, zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

Një sherr i nisur për arsye banale, ka çuar në një përplasje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.

22:55
“Amerika nuk është gati për një presidente femër”, Michelle Obama: Mos më shikoni mua si kandidate

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, tha se SHBA-të nuk janë gati për një presidente femër, duke iu referuar përpjekjes së dështuar të Kamala Harris për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

22:45
Kualifikueset/ Zvicra drejt Botërorit, Greqia i hap punë Skocisë, finale për Bosnjën në Grupin H (Rezultatet)

Përveç Kosovës, në fushë këtë mbrëmje zbritën edhe 8 skuadra të tjera.

22:43
Vatikani i kthen Kanadasë 62 objekte indigjene

Artefakte nga popujt indigjenë të Kanadasë janë kthyer nga Vatikani në “një shenjë të prekshme dialogu, respekti dhe vëllazërie”, tha Kisha Katolike Romake.

22:35
Tjetër mbrëmje historike për shqiptarët, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në play off-in e Botërorit (Video)

Shqiptarët vijojnë të shkruajnë historinë. Dy ditë pas arritjes së Shqipërisë në play off-in e Botërorit, të njëjtën arritje e bëri dhe Kosova.

22:14
Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

Në Xhenova moti i keq po shkakton trazira dhe dëme. Tre alpinistë të rinj rezultojnë të zhdukur në Piani di Praglia.

21:26
Thomas Tuchel është i qartë: Ndaj Shqipërisë do të jetë e vështirë, Brojën e pres të jetë në fushë

Anglia do të luajë ndaj Kombëtares shqiptare në Air Albania Stadium, në sfidën përmbyllëse të kualifikueseve të Botërorit 2026. ‘Tre Luanët’ tashmë janë kualifikuar direkt për në kompeticionin e vitit të ardhshëm, por trajneri Tuchel nuk e fsheh ambicien e tij për të fituar ndeshjen ndaj kuqezinjve.

21:22
Qëllohet me armë drejt një automjeti në aksin Shkodër-Hani i Hotit, shoferi humb kontrollin dhe aksidentohet

Të shtëna me armë zjarri raportohen në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

21:11
Alessandra Ambrosio shfaqet pa reçipeta dhe me një fund transparent në Los Angeles

Alessandra Ambrosio bëri një paraqitje provokuese me një fund transparent dhe pa reçipeta në Los Angeles.

21:09
Arrigo Sachi: Gattuso ka shumë merita, por tani skuadra e tij e Italisë duhet të luaj futboll të mire

Pas ndeshjes kundër Moldavisë, kam vetëm një gjë për t’i thënë Rino Gattusos, trajnerit që e respektoj për mënyrën se si iu afrua ekipit dhe për përkushtimin dhe këmbënguljen që sjell në punën e tij.

21:07
Gattuso ‘nuk ia përton’ Presidentit të Senatit Italian: Jo vetëm fërshëllima, ndaj nesh dhe kërcënime me vdekje

I drejtpërdrejtë, i sinqertë, i vendosur. Alergjik ndaj frazave të parapërgatitura dhe shpesh plot hipokrizi. Ivan Gennaro Gattuso thotë atë që mendon. Pas ndeshjes me Moldavinë, trajneri i Kombëtares italiane nuk e fshehu aspak pakënaqësinë e tij për kontestimin e një pjese të tifozerisë duke thënë se ishte i turpshëm fakti që tifozët i bërtisnin që të shkonin të punonin.

20:49
Kualifikueset ‘Botërori 2026’, Spanja fiton me goleadë, Belgjika çon dëm ‘match-pointin’

Vazhdojnë të konfigurohen grupet kualifikuese të botërorit 2026 për zonën evropiane. Në ndeshjet e radhës, Spanja vijon me goleadat në Grupin E me skuadrën kampione të Evropës që shkatërroi Gjeorgjinë në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 4-0 dhe praktikisht është në Botërorin e 2026, duhet vetëm të presë të vendosë vulën në ndeshjen e fundit.

20:31
Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Ekip anglez ka mbërritur në Tiranë në prag të ndeshjes së fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Shqipërisë.

20:26
Bella Hadid flet hapur për luftën e saj me sëmundjen kronike

Bella Hadid po ndan sërish me ndjekësit e saj betejën e vazhdueshme me sëmundjen kronike Lyme.

20:17
Kombëtarja mbyll përgatitjet për Anglinë me një atmosferë pozitive mes kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026 atë me Anglinë. Nën drejtimin e Sylvinhos, kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Air Albania Stadium teksa u provuan disa skema taktike dhe goditje standarde.

20:03
Prindërit e Manajt pranë murales të dedikuar të biri pas festës së golit ndaj Serbisë

Rey Manaj u rikthye nga më i kritikuari në më të dashurin e lojtarëve të Kombëtares dhe për këtë padyshim që pati ndikim të madh goli i shënuar në Leskovc ndaj Serbisë, një momenti historik.

19:58
Norvegjia e Haaland përballen me Italinë: Edhe një hap i fundit drejt realizimit të ëndrrës

Norvegjia është një hap larg kualifikimit për në fazën finale të një botërori pas rreth 3 dekadash me skuadrën skandinave që ndeshjen e fundit e ka me Italinë. Padyshim që protagonisti absolut i skuadrës nordike është Erling Haaland që me golat e tij e ka ndihmuar Norvegjinë që të jetë në pozita të forta, dhe me thënë të drejtën, praktikisht e kualifikuar në kompeticionin madhor futbollistik të vitit të ardhshëm

19:52
Bullizmi në rrjetet sociale, studimi i Departamentit të Gazetarisë: Një në pesë të rinj në Tiranë është i prekur

Një në pesë të rinj janë bullizuar në rrjete sociale. Studimi kombëtar i departamentit të gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës me rreth 1000 të anketuar nxori në pah fenomenin në rritje të bullizmit kibernetik.

19:50
Sulmuesi kuqezi feston ditëlindjen e tij të 29-të bashkë me shokët e ekipit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi ka festuar sot ditëlindjen e 29 me klubin Bodrum FC ku aktivizohet në Ligën e Parë turke.

19:48
Ende mister vrasja e 51-vjeçares në Napoli, kishte denoncuar më parë një burrë për përndjekje

Vdekja misterioze e Nunzia Cappitelli në Napoli, Itali, mbetet ende e paqartë.

19:28
Brazili përgatitet për Botërorin, fiton në miqësoren me Senegalin

Brazili vijon përgatitjet e tij për Botërorin e 2024. Skuadra 5 herë kampione e botës është klasifikuar edhe për këtë edicion të këtij kompeticioni teksa vazhdon të mbetet e vetmja skuadër që ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet e zhvilluara deri tani.

19:28
Ray J kundërgodet Kim Kardashian dhe Kris Jenner: Po më përdorin për famë dhe hakmarrje

Saga ligjore mes Ray J dhe familjes Kardashian-Jenner është ashpërsuar edhe më shumë. Reperi ka dorëzuar një përgjigje zyrtare dhe një kundër-padi ndaj padisë për shpifje që Kim Kardashian dhe nëna e saj, Kris Jenner, ngritën kundër tij në lidhje me kasetën e famshme seksuale të publikuar vite më parë.

19:18
Pas skandalit me mikun e tij të ngushtë dhe ‘gllabërimin’ e 100 mln eurove, Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të shtunën se po fillon ristrukturimi i kompanive shtetërore të energjisë, përfshirë kompaninë e energjisë bërthamore Energoatom, e cila ka qenë në qendër të një skandali të madh korrupsioni ditët e fundit.

19:01
Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga stuhia Claudia në Portugali

Tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas motin ekstrem të shkaktuar nga stuhia Claudia në Portugali.

18:53
Ç’po ndodh me Romain Gavran, pas Dua Lipës dhe Rita Orës regjisori i njohur në një lidhje me Emily Ratajkowski

Në moshën 45-vjeçare, larg teprimeve në TikTok dhe rrjetet sociale, simpatiku me mjekër i urren lojërat me imazhe dhe preferon të veshë një bluzë të lirshme me një printim nga Mali Athos.

18:45
Tajvani… ‘vija e kuqe’! Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

Kina ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Japoni, ndërsa përshkallëzon reagimet ndaj komenteve të kryeministrit të vendit në lidhje me ishullin e Tajvanit.

18:31
Krim në familje në Itali, 80-vjeçari vret me thikë bashkëshorten

Një grua 81-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Via Pezza në Mesenzana, në provincën e Varese në Itali, me disa plagë thike në trup.

18:23
Seri shpërthimesh në zonën industriale në Buenos Aires, 20 të plagosur

Një seri shpërthimesh kanë goditur një zonë industriale në Ezeiza, në periferi të Buenos Airesit, duke shkaktuar një zjarr që është përhapur në disa objekte, sipas zyrtarëve lokalë.

18:20
Vizita e Zelenskyt në Greqi nën masa të rrepta sigurie dhe me orare ‘sekrete’, çfarë do t’i kërkojë Presidenti ukrainas Athinës zyrtare?

Nën masa të rrepta sigurie dhe sekret ekstrem, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Athinën nesër, raportojnë mediat greke.

18:11
Shqipëri-Angli, ambasadori britanik flet me diplomaci: Do jetë futboll i shkëlqyer me tifozë të mrekullueshëm…

Të dielën në Air Albania Stadium kombëtarja shqiptare do të ulë siparin e kualifikueseve të Botërorit 2026 me sfidën ndaj Anglisë, e njëjta me të cilën edhe e hapi këtë fushatë.

18:10
Erdogani provokon: Nuk do ta braktisim kurrë “kauzën kombëtare” të Qipros

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, dërgoi një mesazh me rastin e 42-vjetorit të shpalljes së paligjshme të pseudo-shtetit, në të cilin thekson se Ankaraja “nuk do ta braktisë kurrë kauzën kombëtare të Qipros”.

18:07
Aksidentohet autobusi me 40 pelegrinë në afërsi të Athinës, 12 të plagosur

Një autobus me 30 pelegrinë doli nga rruga të shtunën pasdite në afërsi të Athinës. 

17:53
Gjysma e formacionit bazë të kuqezinjve mund të mos luajë në ndeshjet e Play Off-it, Sylvinho: Është e vërtetë…

Shqipëria është kualifikuar tashmë në play-off, me Anglinë si fituese të grupit që do të shkojë direkt në Botëror ndaj ndeshja e së dielësz në një aspekt nuk ka peshën e rezultatit mbi vete.

17:19
“Anglia është favorite për Botërorin”, Sylvinho: Fola personalisht me Brojën, duhet të shijojmë momentin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, foli sërish para sfidës së madhe me Anglinë, duke theksuar forcën e rivalit dhe rëndësinë e momentit historik për Shqipërinë.

17:13
“Ta ndalosh Harry Kane është e vështirë për të gjithë mbrojtësit” / Gjimshiti para duelit me Anglinë: Futemi në fushë për tre pikët

Shqipëria luan ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Anglisë në Tiranë, me objektivin “Play Off” që është arritur tashmë zyrtarisht.

17:03
Papa takohet me Belluccin, Blanchett dhe artistë të tjerë: Koha jonë ka nevojë për ju

Papa Leo XIV u takua sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit me aktorë, regjisorë dhe skenaristë nga e gjithë bota, me qëllimin e dukshëm — siç raportojnë komentatorët — për të projektuar një imazh pozitiv të tij dhe të Kishës Katolike Romake.

16:44
24-vjeçarja në Lezhë në panik, policia kërkon personin që e përndoqi me makinë dhe i publikoi të dhënat personale në rrjetet sociale

Një e re në Lezhë ka kaluar çaste paniku, pasi është përndjekur nga një person.

16:39
Nesër ndeshja Shqipëri – Angli, policia publikon masat e sigurisë. Këto janë akset që do të ‘blindohen’ në Tiranë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli.

16:33
Mediat ruse zbulojnë: Putini pati një lidhje sekrete me konkurrenten e konkursit të bukurisë

Një raport i medias ruse ka zbuluar se Vladimir Putin, dyshohet se kishte një lidhje me Alisa Kharceva, një konkurrente bukurie dhe anëtare e një kalendari të krijuar për ditëlindjen e tij të 58.

16:20
EMRAT/ Aksident në aksin Vlorë–Kotë, përplasen dy mjete, plagoset pasagjeri

Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë, është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete.

16:12
“Krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare”, Sylvinho: Tuchel? Shpresoj mos të flas me të nesër, ka një ekip fantastik

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh në konferencën përpara ndeshjes me Anglinë se është krenar që është trajneri i ekipit kuqezi dhe se ndihet si në shtëpi.

16:09
Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, gjashtë të plagosur transportohen në spital

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Roskovec , në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.

16:08
Kamerat zbuluan krimin, gjykata dënon me 25 vite burgim Klaudio Përkolën për vrasjen e dyfishtë në 2020-ën

Gjykata e Apelit dënoi me 25 vite burgim Klaudio Përkolën, i cili konsiderohet si ndihmës gjatë atentatit që i mori jetën Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

16:00
Emri/ Tentoi t’i largohej forcave të policisë me biçikletë dhe hodhi çantën me kanabis në lumë, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

Gjatë operacionit, forcat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me “Shqiponja”-t dhe Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë një 43-vjeçar nga Lezha, i identifikuar me inicialet Krenar Berisha, alias Krenar Shabani.

15:58
“9-0 me Norvegjinë? E paimagjinueshme, por kurrë mos thuaj kurrë”/ Gattuso sheh nga Play Off-i: Të mos bëjmë asgjë të pamenduar

Italia po përgatitet për sfidën e fundit të Grupit I ndaj Norvegjisë, një ndeshje që praktikisht nuk ndryshon më renditjen, pasi Azzurrëve do t’u duhej një fitore me nëntë gola diferencë për t’u kualifikuar direkt në Botërorin 2026. Një skenar që trajneri Gennaro Gattuso e cilësoi hapur si të pamundur.

15:49
Video/ Pamje të rënda, mesfushori afrikan pëson dëmtimin horror në miqësoren me Japoninë

Mesfushori i Ganës, Abu Francis, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes miqësore ndaj Japonisë.

15:42
U proceduan nga AMP për dhënien e vërtetimit që të hynte në punë Muçi Shaljani, Gjykata Penale cilëson të paligjshëm arrestimin e dy policëve

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të cilësojë të paligjshëm arrestimin e dy policëve të komisariatit numër 3 në Tiranë Bruno Cara dhe Arshim Zajmi dhe nuk caktoi masë sigurimi në ngarkim të tyre.

15:26
Plakja e popullsisë shtoi demencën, mosha më e re e diagnostikuar me këtë sëmundje: Më shumë preken personat mbi 70 vjeç

Gjithnjë e më shumë po shtohen personat e prekur nga demenca.

15:19
Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit, raportohet vetëm për dëme materiale

Një zjarr ka përfshirë qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit.

15:16
Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, Top Channel zbardh ndryshimet

Qeveria Laburiste e Sir Keir Starmer e vënë nën presion prej opozitës konservatore dhe të Nigel Farage udhëheqës i partisë Reformë UK, po ndërmerr ndryshime drastike në ligjin e emigracionit me pasoja të drejtpërdrejta tek shqiptarët në shtetin ishull.

15:16
Tragjike në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet gjatë manovrës së kthimit në rrugicën e lagjes.

15:02
Hera e parë në histori, kinezët regjistrojnë momentin kur supernova copëton yllin

Shkencëtarët e Universitetit të Tsinghua në Kinë u bënë të parët që arritën të regjistronin momentin kur një supernova copëton një yll; ata mundën të dokumentojnë formën që merr vala e goditjes gjatë gllabërimit të sipërfaqes së  yllit në shuarje.

14:41
“Claudia” po godet Anglinë, stuhia se fortë shkakton dëme: Jemi keq, mos ejani këtu

Stuhia Claudia i është afruar Britanisë së Madhe dhe shira të rrëmbyer, që kanë detyruar Zyrën vendase të Metereologjisë të lëshojë paralajmërime të forta, sidomos në pjesët jugore dhe qendrore të Anglisë dhe Uellsit.

14:37
Miroslav Lajçak pranon komunikimin me Epstein, “kryqëzohet” ish i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pranuar se më parë ka pasur komunikim me financierin pedofil Jeffrey Epstein, por insiston se gjithçka ka qene brenda detyrave të tij diplomatike.

14:20
Konjufca drejt dështimit/ Po skadon afati, pasuesi i Kurtit nuk i ka votat për të krijuar qeverinë

Katër ditë para se të përfundojë afati kushtetues për formimin të qeverisë së re nga Glauk Konjufca, mediat në Prishtinë thonë se i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk e ka siguruar shumicën e nevojshme në parlament.

14:10
Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Durrësit pasi qarkullonte me automjet dhe ishte i armatosur me armë zjarri.

14:06
Lara Colturi feston në mënyrën perfekte 19-vjetorin e lindjes, e dyta në garën e Slalomit në Finlandë

Lara Colturi festoi në mënyrën më perfekte 19 vjetorin e lindjes së saj. Skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e Botës në ski u rendit në vendin e dytë në garën e Slalomit për vajza në pistën e Levi në Finlandë.

13:51
Marcos Llorente dhe të veçantat e tij: Ndjek dietën paleololitike, nuk mbrohem nga dielli…

Marcos Llorente nuk është një futbollist si të tjerë dhe arsyet janë të shumta. E para është që futbollisti i Atletico Madrid vjen nga një familje e gjitha sportistësh duke nisur nga prindërit e gjyshërit, e deri te xhaxhai e stërgjyshi.

13:44
Përfshihet nga flakët një banesë në zonën e Astirit, banorët bllokohen brenda

Një banesë në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët.

13:30
Emrat/ Aksioni kundër kultivimit të bimëve narkotike në ambientet e mbyllura, bien në pranga tre persona në Shkodër

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Neonët 3”, i zhvilluar në Shkodër për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me llamba.

13:26
Të hënën protesta e opozitës, Berisha zbulon planin: Do hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë, një herë në javë do të…

Të hënën e 17 nëntorit, Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë përpara kryeministrisë.

13:17
Shkrimtari 9-vjeçar në panair/ Prezantohet përralla me titull “Ragi dhe muzika e pyllit”, me autor Andrei Agasi

Mes titujve të rinj të letërsisë për fëmijë, në Panairin e këtij viti, dallohen pak vepra që autorë kanë pikërisht fëmijët.

13:14
Video/ “Kush s’kërcen është komunist”, fushata e Melonit si një ndeshje futbolli, kryeministrja italiane bashkohet me korin e qytetarëve

Mijëra mbështetës të djathtë u mblodhën të premte në Palapartenope pranë Napolit për të përkrahur Edmondo Cirielli në zgjedhjet rajonale të Kampanisë.

13:04
Disfata e kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: U pa që populli e braktisi Ramën

Partia Socialiste fitoi në të pesta bashkitë më pak se një javë më parë, ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.

13:03
Trump mburret edhe për rezonancën e tij magnetike, presidenti: Mjeku më tha që është rezultati më i mirë që kishte parë ndonjëherë

Presidenti amerikan, Donald Trump shfrytëzoi rastin për t’u mburrur edhe me rezonancën magnetike (MRI) që ai bëri së fundmi.

13:01
Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera

Akademiku dhe studiuesi Artan Fuga u shpall autori më i mirë i vitit nga juria e Panairit të 28-të librit për romanin “Ndëshkimi i Dytë i Evës”, që e vlerësoi si një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë.

12:53
Dua Lipa e mahnitur nga derbi i nxehtë Boca-River Plate, artistja e madhe foto me legjendën argjentinase…

Dua Lipa përpara pak ditësh përjetoi atmosferën e derbit të zjarrtë të futbollit argjentinas mes Boca Juniors dhe River Plate e fituar pikërisht nga Boca Juniors 2-0.

12:51
La fëmijët në shkollë dhe më pas u zhduk, gjendet e pajetë në një pyll 31-vjeçarja në Itali

Një grua 31-vjeçare me origjinë moldave, Axenia Manoli, është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Cave, pranë Romës.

12:46
Rama e quajti si e keqja më e madhe, Berisha: E kam për nder, më konsiderojnë të tillë sepse…

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama e cilësoi Sali Berishën si “e keqja më e madhe e këtij vendi”.

12:37
Bonny, Inter dhe profecia e Bastonit: Derbi s’do jetë vendimtar, por fitorja e tij do jetë një hap më shumë para

Ange Yoan Bonny këtë sezon po spikat shumë me fanelën e Interit aq sa ka bërë që të mos ndihet shumë mungesa e Marcus Thuram. I transferuar këtë vit te zikaltrit nga Parma, sulmuesi rrëfehet në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ teksa foli edhe për ‘profecinë’ e Bastonit

12:30
Peshq të rrallë në Vlorë/ Ndryshimet për shkak të klimës, peshkatarët: Ndodh sepse deti është ngrohur

Ndryshimet klimatike po sjellin pasoja të dukshme edhe në brigjet shqiptare.

12:22
9 muaj në izolim, Erion Veliaj kërkesë Gjykatës së Posaçme: Ende nuk më është vënë në dispozicion asnjë faqe nga dosja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta kushtetuese për t’u njohur realisht dhe efektivisht me aktet e dosjes ndaj tij.

12:15
Lufta e Trump ndaj karteleve venezuelase, Presidenti: E kam marrë vendimin për hapat e mëtejshëm që do ndiqen nga ushtria

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se kishte marrë vendimin e tij për hapat e mëtejshëm drejt Venezuelës, por nuk dha detaje.

12:13
MotoGP Valencia, Marco Bezzecchi fiton pole positionin e fundit të sezonit

Marco Bezzecchi fiton pole position e fundit të këtij sezoni në Botërorin e MotoGP. Piloti Italian i Aprilias përshkoi pistën e Valencias me kohën 1 minutë 28 sekonda e 809 të mijtat.

11:49
Reijnders beson te Milani: Do të fitojë derbin, titulli është mëse i mundur

Tijani Reijnders është larguar nga Milani por holandezi vazhdon të mbështesë skuadrën kuqezi. Pas mbylljes së ndeshjeve kualifikuese do të rikthehen kampionatet dhe në Itali është rezervuar Derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit.

11:43
Skitë Alpine/Lara Colturi e nis garimin shkëlqyeshëm në Levi, e dyta në zbritjen e parë në Slalom

Lara Colturi e nis në mënyrë të shkëlqyer garimin e saj në disiplinën e Slalomit në Levi të Finlandës, një garë që zhvillohet pikërisht në ditën e 19 vjetorit të saj të lindjes.

11:38
Atentati mafioz me dy të vrarë në Rinas, reagon për herë të parë Rama: Do nisim instalimin e kamerave me IA, do e zbardhte ngjarjen në kohë reale

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi vendin, ku pas një atentati në Rinas mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe sot humbi jetën edhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani.

11:31
Nuk ka më vend për të në skuadrën e Amorim, sulmuesi që erdhi me bujë te Manchester United përfundon në radarët e Romës dhe Milanit

Roma dhe Milani po përballen me të njëjtin problem në këtë fazë të sezonit: mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë që garanton gola dhe vazhdimësi.

11:24
E mashtroi dhe i mori 21 mijë euro për dokumente udhëtimi drejt SHBA-së, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasoja”. I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar […]

11:00
Foto/ A po paralajmëron një projekt të ri? Postimi i Drake me flamurin shqiptar dhe frazën që po komentohet kudo

Reperi kanadez Drake ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotosh të reja, mes të cilave bie në sy edhe një imazh ku një grup burrash janë ulur rreth një tavoline pokeri, të veshur me xhaketa të kuqe që mbajnë shqiponjën dykrenare.

10:50
“Përmende një emër që unë nuk e them prej vitesh”/ U pyet për Berishën, Rama: Merrem me të vetëm në fushatë, e keqja më e madhe e këtij vendi

Në takimin me qytetarët e Njësisë numër 3 në Tiranë, Rama u pyet dhe për fjalët e Berishës sa i përket bonusit të fundvitit dhe rritjes së pensioneve.

10:42
“Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”, Rama: Hapëm rrugën e zgjedhjeve sepse Tiranës i duhet një udhëheqës, Ogerta mbetet kandidatja jonë

Gjatë takimit me qytetarët e Njësisë numër 3, kryeministri Edi Rama u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

10:24
“Projekt-buxheti i PS ka si kryefjalë pensionistët”/ Rama: Nga viti 2026 rroga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit do të shkojë 700

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë numër 3 në Tiranë.

09:59
E bujshme/ Reali merr goditjen e rëndë, Florentino Perez mund të heqë dorë nga posti i presidentit të “Los Blancos” më herët seç pritej

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, pritet të largohet nga posti i tij më herët sesa ishte parashikuar.