17:06
Trafiku i armëve nga Shqipëria në MB/ Të ndarë në dy nëngrupe, kush ishin dy ‘bosët’ që organizonin çdo gjë dhe si funksiononte rrjeti kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin në ngarkim të të pandehurve Adulla Hoxhaj, Rifat Avdiaj, Admir Tutaj, Almir Gjidiaj, Alban Gjidiaj dhe Bojken Turtulli, të akuzuar për trafikim armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.