E martë, 14 Tetor 2025
17:35
Bylykbashi kritikon task-forcën e SPAK, Dumani: Nuk ka dështuar, por ka nevojë për përmirësim

Në mbledhjen e përbashkët për Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike, Oerd Bylykbashi i është drejtuar Altin Dumanit me disa kritika kundër task-forcës së SPAK, duke iu referuar edhe disa rasteve konkrete. Përgjigja e Dumanit: “Ne në zbatim të rekomandimeve kemi krijuar një task-forcë për hetimin e krimit zgjedhorë në të gjitha Shqipërinë. Ajo […]

17:29
Shqipëria dhe Kosova kthehen në “ankth” për trajnerët, edhe rivali i ‘Dardanëve’ shkarkon trajnerin pas disfatës në Goteborg

Federata Suedeze e Futbollit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Jon Dahl Tomasson, pas një fillimi zhgënjyes në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

17:19
Hap i madh për Emanuela Rustën, gjyqtarja shqiptare do të vendosë drejtësi në duelin e Women’s Champions League

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen e fazës së grupeve në “UEFA Women’s Champions League”,  OL Lyonnes – St. Pölten, që do të luhet nesër në “OL Stadium”, në orën 18:45.

17:09
“Kemi goditur 10 grupe kriminale, blinin kokainë nga Amerika Latine ”, Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nga Dubai ekstraduam 8 persona në 2025

Dumani: Grupet janë aktive në disa shtete të BE, si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Norvegji. Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine. Grupet janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Gjatë 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë provuar në gjykatë […]

17:02
Kupa e Shqipërisë/ Fitore të lehta për ekipet e Kategorisë së Parë, Korabi dhe Laçi avancojnë në turin e dytë

Korabi dhe Laçi janë dy ekipet e para që avancojnë më tej në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

16:56
Disfatë e papritur për Brazilin në miqësore, “Seleçaot” e Carlo Ancelottit përmbysen në mënyrë spektakolare nga Japonia

Japonia ka arritur një fitore historike ndaj Brazilit, duke e mposhtur për herë të parë në histori me rezultatin 3-2, në një ndeshje miqësore të zhvilluar të martën në stadiumin “Ajinomoto”.

16:53
Vrasja e gjyqtarit në sallën e Apelit, kryeprokurori Çela: Kompania “Illyrian Guard” nuk ka rezultuar efektive, kemi ankesa nga prokuroritë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Ligjore, foli edhe për çështjen e sigurisë nëpër institucionet e drejtësisë.

16:48
Jo vetëm Shqipëria, edhe Kosova i bëhet “makth” Serbisë/ Fitorja e “Dardanëve” me Suedinë i heq shansin serbëve për Play Off-in nga Liga e Kombeve

Fitorja e Kosovës në transfertë ndaj Suedisë ka sjellë pasoja të mëdha për Serbinë në garën drejt Botërorit 2026.

16:38
Raportimi vjetor në Komisionin e Ligjeve, Dumani: SPAK ka rritur volumin e punës gjatë 2024

Dumani: “SPAK ka rritur dhe ka përballur të gjithë volumin e punës gjatë vitit 2024.Në vitin 2024 SPAK ka pasur në vëmendje ndjekjen e rekomandimeve të BE, të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë dhe rekomandimit të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Raporti tregon rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtare për luftën kundër krimit […]

16:36
“Korrupsioni i funksionarëve të lartë, në ulje”/ Dumani raporton në Komisionin e Ligjeve: Krimi i organizuar mbetet në nivele të larta  

Korrupsioni shënoi rënie gjatë vitit 2024, me dhjetëra zyrtarë të lartë të hetuar dhe miliona euro pasuri kriminale të sekuestruara e konfiskuara.

16:18
Dumani raportim vjetor në Komisionin e Ligjeve: Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri gjatë vitit 2024

Gjatë vitit 2024, SPAK ka sekuestruar 65.5 mln euro pasuri, 60% më shumë se në vitin 2013. Shifra u zbulua nga kreu i SPAK Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve.

15:44
Avdylaj flinte me pistoletë ‘nën kokë’, dalin pamjet kur RENEA ‘zbarkon’ në apartamentin ku fshihej i shumëkërkuari, e shtrijnë në tokë dhe e prangosin

Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i RENEA-s për arrestimin e Aldo Avdylajt, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut.

15:44
Hodhën në erë me bombola gazi shtëpinë dhe vranë 3 efektivë, si e përsëritën skenarin vëllezërit italianë, refuzuan t’i “dorëzohen” përmbarimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vernona të Italisë, ku tre efektivë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, pas hedhjes në erë të një banesë me bombola gazi.

15:40
“Sterilizimin”/ “I bie të blej akuzën”, ish-ministri Beqaj kërkon aksesin në procesverbalet e dosjes së tij: CD nuk e marr me pagesë, na duhet një “Diella” që…

Është mbajtur sot seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi”, ku ish-ministri Ilir Beqaj ka vijuar me kërkesën për të pasur akses në procesverbalet e dosjes së tij.

15:27
Tre muaj pasi dhanë dorëheqje si drejtorë në bashkinë Durrës, një pjesë e madhe e zyrtarëve vijojnë ende në krye të detyrës

Tre muaj pasi drejtorët e Bashkisë së Durrësit dhe ndërmarrjeve në varësi të saj dhanë dorëheqjen pranë kryetares së bashkisë Emiriana Sako, vetëm një pjesë e tyre janë larguar nga drejtimi.

15:26
Forumi i Investimeve/ “AI na ndihmon të kapim majat”, Rama batuta me të rinjtë: E keqja e të qenurit në pozicionin tim është se…

Sot është mbajtur dita e dytë e forumit të investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

15:17
Australia nis fushatën reklamuese për të ndaluar mediat sociale për adoleshentët

Australia do të nisë një fushatë reklamuese prej disa milionë dollarësh për të promovuar ndalimin e parë në botë të aksesit të adoleshentëve në mediat sociale, me sloganin “për të mirën e fëmijëve tanë”, përpara se masa të hyjë në fuqi në dhjetor.

15:10
“E kemi kthyer hierarkinë me kokë poshtë”, kryeprokurori Çela me tone kritike te ‘Ligjet’: Prokurorët s’kuptojnë rolin e tyre, Gjykata hedh ‘benzinë’…

Me tone kritike ka folur sot në Komisionin e Ligjeve Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në lidhje me draftin për Ndryshimet në Kodin Penal, duke u shprehur kundër, pasi sipas tij nuk është kjo nevoja urgjente, dhe se kodi aktual nuk ka problematika të mëdha, por se kërkon vetëm një risistemim.

15:09
Protesta kundër masave shtrënguese të qeverisë në Belgjikë, greva e përgjithshme anulon qindra fluturime

Aeroportet e Brukselit (Zaventem) dhe Charleroi janë ndërprerë sot nga një grevë kombëtare në Belgjikë, e thirrur nga sindikatat kundër reformave ekonomike dhe sociale të qeverisë federale të koalicionit, të udhëhequr nga kryeministri Bard de Wever.

14:50
Serbia lëshoi urdhër arresti, modelja e njohur ironizon me postimin e saj: Festova fitoren nga liria

Juliana Nura ka reaguar publikisht pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku nuk mori pjesë për arsye sigurie.

14:40
“Mos e humbni vrullin për paqen”, Presidenti ukrainas u bën thirrje udhëheqësve të botës: Jepini fund luftës në Evropë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të mos e humbasin vrullin për avancimin e paqes, duke e lidhur këtë me përparimin e fundit në Lindjen e Mesme, pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

14:38
“Kryeprokurori si magazinier pa magazinë”, Korreshi “ping-pong” batutash me Manjën: Mo u mërzit, prokuror ke qenë, unë me nder teje avokat

Deputeti i PD, Saimir Korreshi i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit të Përgjithshëm në Komisionin e Ligjeve, Olsian Çela.

14:37
Raporti i KLSH, PD kërkon mocion me debat në Kuvend për Onkologjikun: Situata është e rëndë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

14:35
Video/ Gorilla vrapon dhe thyen barrierën prej xhami në kafazin e tij në Kopshtin Zoologjik të San Diegos

Momente paniku në Kopshtin Zoologjik të San Diegos në Kaliforni të shtunën (10/11) kur një gorillë papritmas u hodh mbi barrierën prej xhami të kafazit të tij, duke thyer njërën nga tre shtresat mbrojtëse.

14:28
Qëlluan me armë kallashnikov banesën e 42-vjeçarit, arrestohen dy 16-vjeçarë në Pogradec, armën e fshihnin tek… një varr

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në Pogradec, Policia identifikon dhe arreston dy 16-vjecarë.

14:27
Plagosi me thikë të miturin gjatë një konflikti, procedohet 19-vjeçari në Berat

Një i mitur është lënduar pasi është goditur me thikë në Berat.

14:20
“Nuk jam tërhequr kurrë në karrierën time”, boksieri Nelson Hysa: Kam fituar ndeshje me dorën e thyer

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shkruar një tjetër faqe të artë në karrierën e tij në peshat e rënda, duke triumfuar të premten kundër kroatit Abel Pesut në një përballje spektakolare që mbajti publikun me emocione deri në fund.

14:13
“Më ka marrë djalin dhe nuk e ka kthyer më”/ Nëna bën denoncimin, policia e Durrësit nis punën për kapjen e 34-vjeçarit

Policia e Durrësit ka nisur punën për kapjen e një 34-vjeçari, pasi ka marrë djalin e mitur dhe nuk e ka kthyer më tek nëna e të voglit.

13:57
Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

Një i huaj u arrestua dje në mbrëmje nga oficerët e policisë së Nëndrejtorisë të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Igumenicë, ndaj të cilit u ngrit një çështje penale për shkelje të ligjit për armëmbajtje pa leje.

13:56
OBSH ngre alarmin për tre shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjeve së fëmijëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me tre shurupe për kollën të prodhuara në Indi, pasi të paktën 22 fëmijë vdiqën në shtetin e Madhya Pradesh.

13:54
Zgjedhjet në Kosovë, Lista Serbe humbi mbështetje? Por ndikimi i Vuçiçit vazhdon

Pavarësisht fitores së saj në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, Lista Serbe, në sytë e ekspertëve, e ka humbur një pjesë të mbështetjes krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021.

13:50
Në kërkim për vjedhje në banesa dhe dhunë në familje, tre të arrestuar më Tiranë

Tre persona janë arrestuar në Tiranë për vjedhje në banesa/ subjekte dhe dhunë në familje.

13:50
Rusia “shpreson” që Trump do ta shtyjë Ukrainën drejt një marrëveshjeje: E njohim mirë të dërguarin e Presidentit amerikan…

Kremlini ka përshëndetur dëshirën e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, pas arritjes së armëpushimit në Gaza, dhe ka thënë se shpreson që ai do ta nxisë Kievin drejt një zgjidhjeje.

13:39
Shtohen kërkesat për mamografi në Fier/ Rriten rastet e diagnostikimit mes grave, janë prekur tre burra

Spitali Rajonal i Fierit po përballet këto ditë me një fluks të shtuar të grave dhe vajzave që kryejnë mamografinë.

13:37
Martin Camaj, poeti që u përndoq/ Nuk bashkëpunoi me sigurimin e shtetit, zbardhet e vërteta në 100 vjetorin e lindjes

Shkrimtari Martin Camaj nuk bashkëpunoi asnjëherë me ish-Sigurimin e Shtetit është konkluzioni i një hetimi të gjerë të bërë nga Autoriteti i Dosjeve për dosjen e tij, që për habi u hap 10 vite pas arratisjes së poetit në 1948, së bashku me Gjon Destanishën dhe Lazër Marku, që ish-Sigurimi I kërkoi t’i spiunonte.

13:30
Tmerret e përjetuara nga 20 pengjet e fundit të Izraelit: Të lidhur me zinxhirë, të torturuar dhe të uritur. Pengjet tregojnë se si se çfarë u bënte Hamasi

Pas më shumë se dy vjetësh robërie, 20 pengjet e fundit që Hamasi mbante në tunelet e Gazës u liruan dje, duke shënuar një kthesë historike në konfliktin dhe një moment të rrallë shprese për paqen në Lindjen e Mesme.

13:29
Dhjami që “na merr në qafë”, mjekët nefrologë tregojnë pasojat negative të shëndoshjes në zonën e barkut: Indi dhjamor…

Mjeku i njohur Myftar Barbullushi, doktor i shkencave në nefrologji, tregon për Top Channel shkakun kryesor të disa sëmundjeve në organizmin e njeriut.

13:20
Fluks turistësh në Berat/ Rritet numri i vizitorëve, muzeu “Onufri” mbetet destinacioni i preferuar

Qyteti historik i Beratit po përjeton një fluks të lartë turistësh këtë sezon vjeshte, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë se është një nga destinacionet më të preferuara në Shqipëri.

13:19
”Jeta më surprizoi kur u bëra nënë në moshën 19-vjeçare”, të fshehtat e Michelle Hunziker: Ritmi i jetës…

Prezantuesja, modelja dhe sipërmarrësja zvicerano-italiane Michelle Hunziker ka folur për rrugëtimin e saj të jetës, për dashurinë, mëmësinë dhe raportin me veten, duke rrëfyer se momenti më tronditës dhe më i bukur i jetës ishte lindja e vajzës së parë në moshën 19-vjeçare.

13:15
Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur.

13:04
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat me tre turistë polakë të plagosur, procedohet drejtuesi i furgonit

Një aksident u regjistruar paraditen e djeshme në aksin Lushnjë-Berat, ku mbetën të plagosur tre turistë polakë.

12:59
Prokurori i Përgjithshëm kundër Kodit të ri Penal: S’ka asnjë argument, as nevojë shoqërore. Po ndryshohet vetëm se është i 1995

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, bëri një analizë për Kodin e ri Penal, ku shprehu kundërshtinë e tij.

12:55
Grupi i PD zyrtarizon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor: Zgjedhjet e 11 majit, u komprometuan

Grupi i PD ka zyrtarizuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pretendon se janë kompromentuar.

12:48
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Numërohen 97% e kutive të votimit, kryeson LVV. Si renditen partitë e tjera?

Me 97% të kutive të votimit të numëruara në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tashmë ka një pasqyrë mbi renditjen e partive nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë.

12:45
Zjarr në zonën e Kunes në Shëngjin, rrezikohen pjesë të Lagunës

Një vatër zjarri është shfaqur paraditen e kësaj të marte në zonën e Kunes, në Shëngjin. Flakët kanë përfshirë një pjesë të Lagunës dhe, për shkak të bimësisë së dendur dhe erës së fortë, janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime.

12:18
Posedonte dy krehra automatiku, arrestohet 44-vjeçari në Kurbin

Një 44-vjeçar është vënë në pranga, pasi konstatoi se posedonte dy krehra automatiku.

12:18
Raporti mbi kriminalitetin në vend, Prokurori i përgjithshëm raporton në Kuvend: 2159 persona të përgjuar në 2024, 933 me autorizim nga gjykata

Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

12:14
Sonte ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë, policia njofton masat

Teksa sonte mbahet ndeshja Shqipëri-Jordani, policia ka marrë disa masa.

12:13
“Rusia e Putinit, rob i së kaluarës”/ “Forged by War” nga historiani anglez: Pozicioni i Moskës është tragjedia e saj. Përdorimi i shtrembëruar i historisë…

Historiani anglez Mark Galeotti ka botuar librin e tij të fundit, të titulluar “Forged by War” ose në shqip “I farkëtuar nga lufta”, ku thotë se Rusia nuk është përballur kurrë vërtet me demonët e së kaluarës së saj.

12:12
“Paraburgimi është plot”, ministri i Drejtësisë te “Ligjet”: Burgu duhet të shikohet si mjeti i fundit, sipas rrezikshmërisë

Ministri i drejtësisë Besfort Lamallari duke raportuar në komisionin parlamentar të ligjeve, u pajtua me shqetësimin e ngritur nga anëtari demokrat në këtë komision Oerd Bylykbashi për numrin e lartë të qytetarëve që mbahen në paraburgim.

12:05
Hamasi nuk dorëzon të vdekurit, zemërim në Izrael për moszbatimin e marrëveshjes. Paqartësi edhe në Gaza

Një ditë pas zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit falë të cilës 20 pengje të gjallë izraelitë dhe qindra të burgosur arritën mes emocionesh të mëdha të bashkohen me familjet e tyre, pasiguria po rrethon hapat e mëtejshëm për Gazën.

12:02
U mandatua nga Presidentja e Kosovës për formimin e qeverisë, Kurti: Duhet të shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna

Presidenti në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka nisur takimet me partitë e tjera për formimin e qeverisë.

11:55
“A je produkt i Soros?”/ Debat te “Ligjet”, ministri Lamallari: Unë nuk ia bëj kujt biografinë familjare, s’kisha mundësi të merrja fond ekselence

Gjatë raportimit të ministrit të Drejtësisë në Komisionin e Ligjeve, deputetët u përfshinë në debat kur Elda Hoti e PD-së pyeti ministrin nëse ishte produkt i Soros.

11:49
Zgjedhjet lokale në Kosovë, analiza e REL: Dronë në qiell, tension në tokë

Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, përballet me protesta antiqeveritare në Beograd, në Prishtinë formimi i institucioneve të reja zhargitet prej muajsh. Por, përtej krizave të brendshme në të dyja vendet, retorika për sigurinë po bëhet gjithnjë e më e ashpër, duke ngritur pyetje për rrezikun real dhe përfituesit e mundshëm.

11:20
Katër palestinezë vriten në Gaza, një ditë pas lirimit të 20 pengjeve izraelitë. Hamas: U shkel marrëveshja e armëpushimit

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se katër persona janë vrarë nga forcat izraelite në lagjen lindore Shejaiya të Gazës.

11:13
Aksioni në Elbasan/ Policia “blindoi” lokalin dhe arrestoi 14 persona me rrezikshmëri të lartë, sekuestrohen armë, para e automjete

Si rezultat i operacion të koduar ‘Fast’ policia e Elbasanit ka vënë në pranga 14 shtetas me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore thuhet në njoftimin e policisë.

11:08
Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën dhe kreu marrëdhënie intime me të, dënohet me burg mjeku kirurg Dervish Hasi

Mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua pasi rezultoi se ka kryer marrëdhënie me të mitur, është dënuar me 15 muaj burg për ”dhunë në familje”.

10:59
“Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, ironi dhe batuta te “Ligjet”, Manja i përgjigjet Korreshit: Edhe po erdhi, ti nuk e arrin dot

Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

10:52
Destinacionet kulturore dhe historike, Rama ndan shifrat: Rekord, mbi 1.2 mln vizitorë për periudhën janar-shtator

Destinacionet kulturore dhe historike kanë pasur rekord vizitorësh nga muaji janar deri në shtator.

10:47
Paralajmërimi i fortë i Trumpit për Macronin në samitin e Egjiptit: Do ta shihni çfarë do të ndodhë

Një moment i pazakontë gjatë samitit të paqes për Gazën në Egjipt ka tërhequr vëmendjen botërore, pasi presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron shkëmbyen një shtrëngim duarsh të tensionuar dhe të gjatë, që disa e përshkruajnë si “përleshje simbolike”.

10:45
“Në 2024, u sekuestruan 65.5 mln euro pasuri”, ministri Lamallari te ‘Ligjet’: Mes objektivave për 2025, edhe përdorimi i AI në hetime proaktive

Është zhvilluar sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

10:28
Analiza nga DW: Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

Kontrolli i Kinës mbi mineralet e rrallA, të domosdoshme për prodhimin e smartphone-ve, makinave elektrike dhe teknologjisë ushtarake i ka bërë SHBA-në, Evropën dhe Indinë të cenueshme.

10:21
Me një ulje të dyfishtë mbresëlënëse, anija kozmike e Elon Musk përfundon provën e saj të re

SpaceX ka arritur një tjetër moment historik në programin e saj ambicioz hapësinor. Raketa Starship përfundoi me sukses fluturimin e saj të 11-të provë në agim nga Starbase në Teksas.

10:15
Shpërthimi që la pas 3 karabinierë të vdekur dhe 15 të plagosur në Itali, arrestohen tre vëllezër. Si i ngritën kurth policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Verona të Italisë, ku tre karabinierë humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një banesë.

10:06
Çmimit Nobel për paqen i’u dha udhëheqëses së opozitës, Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji 

Qeveria e Venezuelës ka mbyllur ambasadën e saj në Norvegji, vetëm pak ditë pasi udhëheqësja e opozitës, María Corina Machado, u shpall fituese e Çmimit Nobel për Paqen.

09:34
Shisnin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga dy të rinjve. Sekuestrohen lënda narkotike dhe armë të ftohta

Janë identifikuar dhe arrestuar dy të rinj që shisnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

09:32
Tragjedi në Itali/ Shpërthim i fuqishëm në një banesë gjatë operacionit policor, humbin jetën 3 karabinierë dhe plagosen 15 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në mëngjesin e së martës në Castel d’Azzano, pranë Veronës, në veri të Italisë.

09:21
Pas protestave për shpërblimet luksoze, deputetët indonezianë marrin një tjetër rritje bonus gjatë pushimeve parlamentare

Vetëm disa javë pas protestave masive në Indonezi kundër privilegjeve të tepruara të deputetëve, një shpërblim i ri financiar ka ndezur sërish zemërimin e qytetarëve.

09:17
Presidenti Begaj uron ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë: Përpara shqipe

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë.

08:55
Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo Avdyli

Është arrestuar Aldo Avdyli, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut.

08:52
Pretendohet për grusht shteti dhe atentat, presidenti i Madagaskarit strehohet në vend të sigurt

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka deklaruar se ndodhet në një “vend të sigurt” pas një tentative për atentat ndaj jetës së tij dhe përpjekjeve për grusht shteti nga një grup ushtarakësh dhe politikanësh.

08:51
Siguria në gjykata, Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim në GJKKO

Ilir Proda, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në GJKKO.

08:30
Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, anëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt

Është ekstraduar nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi.

08:29
DW publikon studimin: Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

Sipas një studimi të IW, një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga njerëz me prejardhje emigrantësh. Regjistrimet e patentave nga emigrantët me origjinë indiane në veçanti janë në rritje.

08:16
Fitorja historike e Kosovës ndaj Suedisë, Rama ndan pamje nga momenti i valëvitjes së flamurit gjigant shqiptar në stadium

Një flamur gjigant kuqezi u valëvit mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Nya Ullevi” të Gothenburgut, ku Kosova fitoi me Suedinë.

08:07
Diell dhe temperatura deri në 24 gradë Celsius, parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, por do të ketë edhe alternime të pakta vranësirash.

07:33
Erdogan komplimenton Melonin, por nuk kursen kritikat: Duhet ta lësh duhanin/ Kryeministrja italiane: Nëse e bëj, mund të vras dikë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një deklaratë me humor në margjinat e një samiti për paqen në Gaza, duke thënë se nëse do të linte duhanin, “mund të vriste dikë”.

07:14
Greqia “paralizohet” sërish, grevë e re kundër ligjit të ri të punës

Greqia paralizohet sot përsëri nga një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare 24 orëshe , e dyta brenda dy javësh, në shenjë proteste ndaj projektligjit të ri të punës, i cili parashikon, mes të tjerash, mundësinë e punës deri në 13 orë në ditë tek i njëjti punëdhënës.

07:05
NATO “tregon muskujt” ndaj provokimeve ruse? Aleanca nis stërvitjet bërthamore

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore.

E hënë, 13 Tetor 2025
22:56
Video/ Trump ngatërron postin e kryeministrit kanadez, mikrofoni i ndezur kap bisedën mes tyre

Gjatë samitit të Lindjes së Mesme, kryeministri kanadez Mark Carney e korrigjoi me humor Presidentin Donald Trump, pasi ai e quajti atë “president” në vend të kryeministër.

22:50
Kualifikueset Botërori 2026/ Gjermania vijon në rrugën e fitoreve, ndalen Franca dhe Zvicra, Belgjika përmbys Uellsin (Rezultatet)

Përveç Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne janë luajtur edhe 7 duele të tjera, me emra të mëdhenj botëror që zbritën në fushën e lojës.

22:40
Video/ “Dardanët” fantastikë, Kosova i jep tjetër leksion Suedisë dhe prek “ëndrrën” e Botërorit

Kosova është fantastike. “Dardanët” po japin maksimumin dhe kjo gjë po shpërblehet në tre ndeshjet e fundit.

22:34
VIDEO/ “Po ta thoja në Amerikë, do ishte fundi i karrierës time”, batuta e papritur e Trump në Samitin e paqes: Jeni vërtetë një grua e bukur

Një skenë e papritur u zhvillua në samitin e Gazës në Sharm el-Sheikh kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, personalisht e komplimentoi Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke shkaktuar momente sikleti, por edhe buzëqeshje në audiencë.

22:29
VIDEO/ Ish-kryeministri i Kanadasë në romancë me këngëtaren Katy Perry, reagon për herë të parë ish-bashkëshortja e Justin Trudeau

Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektimi në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashuria, vetëm disa ditë pasi ish-partneri i saj u pa në një udhëtim me këngëtaren Katy Perry.

22:19
“Tradhtuan” shtetin e tyre për ‘Tre Luanët’, sulmuesit anglezë kërkojnë rikthimin te kombëtarja afrikane pas kualifikimit në Botëror

Ministri i Sporteve dhe Rekreacionit të Ganës, Kofi Adams, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur përfshirjen e Eddie Nketiah dhe Callum Hudson-Odoi në kombëtaren A të Ganës, Black Stars.

21:58
“Amerikanët kanë sjellë një prokuror”/ Curri zbulon prapaskenat për kreun e ri të SPAK: Ja kush është i preferuari i Dumanit

Analisti Arjan Curri tregoi në “Top Story” prapaskenat lidhur me garën për kreun e ri të SPAK.

21:57
Vuçiç, xheloz për Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

“Mua vërtetë nuk më zuri gjumi nga humbja me Shqipërinë, por nuk më zuri gjumi se isha i trishtuar, jo sepse isha i zemëruar”, kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas ndeshjes.

21:55
“Prokurori i tha ‘JO’ amerikanëve për drejtimin e SPAK”, Karamuço zbulon skenarët e garës për pasuesin e Dumanit

i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, analisti Ervin Karamuço komentoi garën për pasuesin e Altin Dumanit.

21:54
Protesta mbarëkombëtare për ish-krerët e UÇK-së, Rama thirrje qytetarëve të marrin pjesë: Liria ka emër

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës mbarëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, për të kërkuar drejtësi mbi ish-krerët e ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës që po gjykohen në Gjykatën e Hagës.

21:50
“Mallkimi i 5 majit për Interin”, Ventola: Greshkon e gjorë e shpëtuan policët. E vërteta e sherrit me Vierin

Ishte një kohë kur Nicola Ventola madje anashkaloi Ministrinë e Arsimit.

21:46
Triumfi historik i Shqipërisë në Serbi/ Grida Duma nis ndryshe Top Story-n, falënderon ekipin Kombëtar: Meritojnë një himn dhe një mirënjohje të madhe

Fitorja historike e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë është padyshim momenti më i përfolur në vend ditët e fundit, jo vetëm për afrimin e kuqezinjve në një kualifikim të mundshëm në Botërorin 2026, por edhe për historinë mes dy vendeve.

21:37
“Logjika e amerikanëve te çon tek…”, gazetarja Hoxha tregon prapaskenat e garës për kreun e SPAK-ut

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në ‘Top Story’ nga Grida Duma, tregoi prapaskenat e 4 kandidatëve që konkurrojnë për postin e kreut të SPAK-ut.

21:26
Pritje triumfante në Izrael dhe komplimente të shumta për Netanyahun, New York Times: Ja çfarë nuk tha Trump për Gazën

Donald Trump mbërriti në Izrael disa minuta pasi u lirua i pari nga 20 pengjet e Hamasit dhe e gjeti veten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

21:24
“SPAK dhe BKH kanë pasur përplasje”, ish-kreu i KLP në Top Story: Ndërhynë ndërkombëtarët, Hajnaj kishte pretendime…

Ish- kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka zbuluar sonte në “Top Story” me Grida Dumën, përplasjet mes dy institucioneve të larta të drejtësisë, SPAK dhe BKH.

21:17
Çmenduri e sheikëve, 400 milionë euro për Lamine Yamal. Barça refuzon, por lojtari…

Al-Hilal ka bërë një lëvizje të bujshme në tregun ndërkombëtar, duke ofruar plot 400 milionë euro për supertalentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

20:56
Fiks Fare/ Nxënësit mësonin anglisht me aromë rakie. Pushohet nga puna profesori, konsumonte alkool 

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga disa nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Durrës, të cilët akuzojnë mësuesin e tyre të anglishtes se paraqitej i dehur në orët e mësimit.

20:53
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt.

20:17
Fjalimi përmbyllës i Trump në samitin e Sharm El-Sheikhut: Në këtë atmosferë të mirë le ta vazhdojmë këtë bashkëpunim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti fjalimin e tij të mbylljes në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, së bashku me udhëheqës të ndryshëm botërorë që u mblodhën për nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit, duke theksuar natyrën historike të marrëveshjes dhe unitetin në këtë moment.

20:15
Armëpushimi në Gaza, Eurovision pezullon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në garë

Organizatorët e Festivalit të Këngës Eurovision njoftuan të hënën se takimi online i planifikuar për në nëntor për të votuar mbi pjesëmarrjen e Izraelit nuk do të mbahet, pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

20:13
VIDEO/ Përqafime e lot, momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre në atdhe

Koha që dhjetëra familje në Izrael kishin pritur për t’u ribashkuar me të dashurit e tyre që ishin rrëmbyer nga Hamasi dhe ishin mbajtur peng për më shumë se dy vjet, mbërriti sot në mëngjes.