Paraqitet në SPAK biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli
20/10/2026 11:40
Biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme apo nëse ai është thirrur për t’u marrë në pyetje në kuadër të ndonjë hetimi.
Priten më shumë detaje në lidhje me këtë zhvillim.
Top Channel