Disa prej protestuesve janë vendosur aktualisht në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë.

Teksa gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ndodhën edhe disa shoqërime të protestuesve nga ana e policisë.

Teksa një të ri po e fusnin në makinën e policisë, ai dëgjohet të thotë se ishte vetëm duke vrapuar.

Gazetarja Hoxha i pyeti të rinjtë se si quheshin, pasi u shpreh se kishin kërkuar ndihmë që të lajmëronin prindërit e tyre.

Në momentin që po bëheshin këto shoqërime, njerëzit aty pranë tentuan që t’i ndalonin, por policia i hodhi një gruaje spraj.

Ndërkohë e pyetur nga Sidorela Gjoni për moshën e tyre, Hoxha u përgjigj duke thënë ‘jo më shumë se 25 vjeç’.

Top Channel