EMRI/ Tritol në Vlorë, dëmtohet automjeti i kreut të njësisë administrative Shushicë, zbulohen detajet e pra

19/10/2026 09:32
foto ilustruese

Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit në fshatin Llakatund.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Masi, makina është e shtetasit Igli Bimaj.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, ndërsa automjeti ishte i parkuar pranë banesës së 29-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Vlorë/Informacion paraprak:

Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel