Çfarë po ndodh te SPAK? Efektivët kontrollojnë ambientet e jashtme me qen antieksplozivë
19/10/2026 12:39
Në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme janë kryer sot kontrolle me qen antieksplozivë.
Mendohet se këto kontrolle janë kryer pas emailit kërcënues që u dërgua më herët në mbi 140 adresa institucionesh, ku thuhej se kishte bombë dhe se ajo do të shpërthente.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga operatorët e Top Channel, një qen antieksploziv, i trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse, është duke kontrolluar në këto ambiente të SPAK-ut.
Top Channel