Gjykata e Shkallës së parë në Gjirokastër ka lënë në burg Behar Zyberin dhe Shpëtim Malasin.
Zyberi dhe Malasi janë të akuzuar për ‘vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim për atentatin që ndodhi më 10 tetor, ku si pasojë humbi jetën shtetasi Beqir Devolli, makina e të cilit shpërtheu në lëvizje në mes të qytetit të Gjirokastrës.
Njoftimi:
Gjykata lë në burg dy të dyshuarit për “vrasje me paramendim” në bashkëpunim
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetasit me inicialet B.Z. dhe Sh.M., të dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim te shtetasit Beqir Devolli
Vendimi është marrë më 18 tetor 2026, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë pranë kësaj gjykate.
Sipas njoftimit zyrtar, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar të ligjshëm ndalimin e të dyshuarve dhe duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”. Hetimet për çështjen vijojnë nga organet kompetente.
Top Channel