Skënder Hita zbret në terren, drejtori i Përgjithshëm i Policisë i bashkohet efektivëve në protestë

18/10/2026 16:50

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zbritur në terren, ku situata gjatë protestës është tensionuar sërish.

Prania e kreut të Policisë vjen në një moment kur efektivët janë përballur me protestuesit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë dhe nga ana e protestuesve janë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit.

Skënder Hita është shfaqur edhe ditët e tjera në protestë.

Top Channel