Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së, brenda ndodheshin disa persona të maskuar dhe me shkopinj, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

18/10/2026 14:53

Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat.

Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës.

Ndërkohë, brenda selisë së Partisë Socialiste janë parë disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar te dera e godinës, pa maska.

Të pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, se cilët ishin, ata nuk janë prezantuar dhe nuk kanë bërë asnjë koment.

Top Channel