Protestuesit rikthehen në bulevard, nisin me “breshërinë” e gurëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, pasi një 65-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një taksist 50-vjeçar në rrethrrotullimin e Shëngjinit.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
65-vjeçari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:08, është marrë njoftim nga shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Lezhë, me profesion taksist, se në rrethrrotullimin e Shëngjinit është goditur me mjet prerës (thikë) në bark nga shtetasi N. N., 65 vjeç.
50-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi N. N., 65 vjeç, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.
Top Channel