Sot dita e katërt e protestës në kryeqytet, pas grumbullimin në Sheshin Skëndërbej protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë

16/10/2026 11:09

Protesta në kryeqytet ka shënuar sot ditën e katërt të saj.

Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, protestuesit kanë nisur të grumbullohen në Sheshin Skëndërbej. Ndërkohë studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin për t’iu bashkuar protestës.

Pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, pas Bankës së Shqipërisë, protestuesit marshuan drejt rrugës ‘Myslym Shyri’ ku bllokuan për disa minuta aksin, më pas sipas gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, ata kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku protesta ka qenë më e përqendruar gjatë 4 ditëve.

Top Channel